Ali Podrimja
Faqja 1 e 1
Ali Podrimja
Ali Podrimja
1942
Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë kombëtare. Botën e vet poetike poeti e artikulon përmes një sistemi figurativ të konsoliduar (veçanërisht me simbolin dhe metaforën) dhe me një shkallë mjaft të lartë ndjeshmërie.
Ali Podrimja lindi e u rrit në Gjakovë. Studjoi gjuhë dhe letërsi shqiptare në Universitetin e Prishtinës, ku dhe jeton aktualisht. Periudha vendimtare për formimin shpírtëror dhe intelektual të poetit janë vitet pesëdhjetë. Më 1957 botoi poezinë e parë në revistën "Jeta e Re". Ishin vitet kur shqiptarët në Kosovë përjetonin njërin nga terroret me të egra të pushtuesit serb, kohën e aksionit famëkeq për mbledhjen e armëve dhe të shpërnguljeve më drámatike të përmasave tragjike për Kosovën dhe shqiptarët (rreth treqindmijë të shpërngulur dhunshëm në Turqi). Poeti rritej dhe piqej në këto kushte, në këtë atmosfere agonie, që e kishte mbërthyer Kosovën. Qyteti i Gjakovës, ku kishte lindur dhe shkollohej, qytet me traditë të pasur patriotike, ishte më i godituri nga kjo vërshimë policore e UDB-së serbe. Poeti i përfshirë në këtë përditshmëri ndjeu nevojë të rezistojë, të kundërvihet dhe ta stigmatizojë tërthorazi synimin e pushtuesit:
Qaj rrafshi im i dashur, qaj! (fjala është për rrafshin e Dukagjinit,)
Diellin tënd verbuar e kanë tytat
E vatrat shkimbur deri më një...
Vargjet janë shkëputur nga poemthi lirik ,Hija e tokës", të cilin Ali Podrimja e shkruajti në vitin 1960, kur ishte gjimnazist. Një vit më pas, më 1961, Ali Podrimja botoi përmbledhjen e parë me vargje elegjiake Thirrje. Më pas vijnë përmbledhjet Shamijat e përshëndetjeve (1963), Dhimbë e bukur (1967), Sampo (1969), Torzo (1971) etj., deri në veprën e tij mjeshtërore Lum, lumi, (1982), që shënoi një kthesë në poezinë bashkëkohore kosovare.
Në vitet '80 e '90 ai do të vazhdojë të botojë libra poetikë si Zari, Buzëqeshje në kafaz etj., deri te dy librat në prozë: Burgu i hapur (1998) dhe Harakiri (1999).
Kur për një poet themi se nuk është konvencional, pra është modern, këtë duhet ta kuptojmë kështu: Ali Podrimja e çliron poezinë shqipe nga disa rregulla metrike, siç është: vargu i thurur, apo nga përmbajtjet si fryma apologjike, brohoritëse e poezisë së pasluftës etj. Por, ai vendos parime të tjera krijuese, siç është vargu i lirë, shqiptimi metaforik, gjuha e ironisë, efikase për të shprehur zona më të errëta apo më të fshehta të natyrës së njeriut. Synimi i poetit për t'u fshehur përmes reflekseve ezopike dhe për t'i përcjellë ato, duke shmangur ndalesat e jashtme, e nxjerrin në plan të parë mesazhin dhe në plan të dytë atë pjesë të vlerës artistike që arrihet përmes ritmit dhe euforisë. Me rëndësi është të kuptohet, nëse këto parime poetike të Ali Podrimjes, janë parime të një brezi dhe të një kohe dhe duhet të njihen si përvojë. Pa to nuk mund të kuptohet dhe të zbulohet arti poetik nëpër kohë, sidomos për krijuesit e rinj, poetët e mëdhenj janë shkollë, nga e cila mund të mësojnë; janë përvojat, nga të cilat do të nisin ata të krijojnë parimet e tyre poetike. Poezia e Ali Podrimjes, e përkthyer në shumë gjuhë të huaja, është pranuar e vlerësuar pikërisht për arsye se në thesarin universal të vlerave, hyn bindshëm përmes koloritit të veçantë, përmes botës shpirtërore me individualitetin e vet të formuar, të ndryshëm nga të tjerët.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Poetika
Po të përqendrohemi në rrugën dhe ecurinë krijuese për këto dyzet vjet, mund të themi me plot bindje se Ali Podrimja e filloi rrugën e vet poetike nën ndikimin dhe frymëzimin gati magjepës nga e kaluara e kombit dhe e Kosovës. Në këtë hark kohor poetik, nën fuqinë e brishtë dhe të virgjër të lirikut, poeti ka arritur të njëjëzojë zërin e unit folës, me atë të unit kolektiv. Më pas, sidomos me vëllimin poetik "Torzo", që me të drejtë vlerësohet si kulmi artistik i Ali Podrimjes, uni lirik gradualisht tërhiqet, intimizohet, zhvishet nga patosi i unit kolektiv, personalizohet. Në këtë fazë të rrugës krijuese (rrethi tematik është gjithnjë në valët e lirikës patriotike), uni përthyhet përmes filozofisë dhe botëkuptimit të poetit, tanimë të pjekur dhe të formuar apo gërshetohet me reflekset e përjetimeve intime nga përditshmëria e poetit. Në fazën e tretë, ku mund të radhiten dhe ciklet poetike "Mbi lumin", si lirikë poetike ka prirje për t'u zhveshur nga mbështjellja figurative e artikulimit poetik. Është faza kur poeti, jo domosdoshmërisht dhe jo përherë, botën e vet e shqipton përmes një sistemi figurativ të konsoliduar (simbolit dhe metaforës).
Në vend të saj kemi një shqiptim të prerë, të drejtpërdrejt, që kryesisht artikulohet përmes shkallëzimit të ironisë dhe, në raste të rralla arrin në sarkazëm dhe anatemë.
Në vend të saj kemi një shqiptim të prerë, të drejtpërdrejt, që kryesisht artikulohet përmes shkallëzimit të ironisë dhe, në raste të rralla arrin në sarkazëm dhe anatemë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Lirika e frymzimit
Lirika e frymzimit
Lirikat e frymëzimit tematik politik në krijimtarinë e Ali Podrimjes, (sidomos ato të viteve nëntëdhjetë), degëzohen brenda tri refleksioneve: refleksi i nxitur nga pushtuesi i tokës kosovare; refleksi tjetër, i nxitur nga "hipokrizia e Evropës", qëndrimi i së cilës ndaj fatit shqiptar në çaste të caktuara historike ka qenë fatal dhe tragjik për tërësinë e kombit dhe në fund, refleksi që nxitet nga pjesa e keqe e kombit të vet.
Përballë "hordhisë pushtuese" poeti vë kalanë e tij mbrojtëse, të veshur simbolikisht, si guri, kulla, muri, Rozafa, që përbëjnë korpusin e kështjellës shpirtërore të kombit me rrënjë dhe origjinë antike në këtë truall dhe në këtë hapësirë. Përmes kësaj lirike, edhe pse të frymëzuar nga ngjarjet e ditës, poeti arrin që ta asimilojë artistikisht lëndën nga e cila frymëzohet, të mos bjerë për asnjë çast në banalitet, dhe aq më pak në patriotizëm të rremë dhe folklorizëm shterpë.
Edhe indiferenca dhe dyfytyrësia e Evropës ndaj çështjes dhe fatit shqiptar, është njëra nga vatrat që e ka nxitur, sidomos gjatë viteve të fundit, frymëzimin poetik të Ali Podrimjes. Ai e shpreh
pezmin e vendimeve të padrejta të qendrave evropiane ndaj lirisë dhe pavarësisë së shqiptarëve, duke u bërë thirrje shqiptarëve se duhet t'i dalin vetë për zot çështjes së tyre. Në kuadër të kësaj lirike, që e emërtuam politike, poeti nuk lë pa fshikulluar sjelljen e atyre shqiptarëve që janë indiferentë ndaj dramës, të cilën e përjeton Kosova e aq më pak ndaj atyre që me sjellje a veprime e pengojnë këtë luftë, duke u vënë në shërbim të pushtuesit. Prirjet për grindje dhe përçarje, për vënie kufijsh rajonalë, krahinorë, fisnorë, dhe besimtarë, janë reflekse që i shkaktojnë shqetësim dhe dhimbje poetit. Si dukuri të ditës, në vargun poetik të Ali Podrimjes së talentuar, ato kanë mundur të shndërrohen në vlera poetike që shënojnë kulme të poezisë aktuale shqiptare.

Ciklet poetike
Ciklet poetike
Me të drejtë mund të thuhet, se Ali Podrimja është ndër poetët më të shquar të lirikës patriotike në poezinë aktuale shqiptare. Poemthi Híja e tokës është matricë e përbashkët frymëzimi poetik dhe e cikleve Guri, Kulla, Cungu, Poema e heshtjes, Kali i Trojës, Dëftore, Pylli, etj. Edhe tek vargjet intime, familiare të poetit, madje dhe tek vargjet e përfshira në vëllimin Lum Lumi, që janë vargje të dhimbjes dhe pikëllimit për vdekjen e të birit (Lumit), shqetësimi krijues për Kosovën dhe etninë është në sfond, prapavijë e përhershme, atmosfere nisëse dhe përmbyllëse. Poetika e vargut të Ali Podrimies, e çliruar nga konvencionet tradizionale, shquhet për gjuhë ekspresive e të pasur figurative, për shqiptim të dendur, dramatik dhe komunikativ. Është një poetikë në kërkim të pandërprerë për mundësi të reja e originale të artikulimit të emocionit, të imagjinatës dhe filozofisë jetësore. Shtylla standarde të korpusit figurativ në këto poezi janë emërtimet: Guri, Kulla, Pylli, Cungu, Muri, Ura... Poetika e Ali Podrimjes është e dendur me dramacitet historik, origjinal, përmes të cilit arrihet unifikimi i plotë mes individit dhe kolektivit, mes vetëdijes individuale dhe asaj kolektive. Përmes simbolikës së tillë mitike dhe antike të fisit, Ali Podrimja arrin vlera universale të përgjithësimit artistik. Pikërisht në mbështetje të ngjyrimit emocional, shpirtëror të fisit të vet, vlera krijuese e kësaj gjuhe arrin të marrë vlerë gjithënjerëzore.
Pylli
Cikli Pylli është një faqe tjetër e udhëtimit nëpër botën e kombit, të fatit të tij. Pylli, simbol i bashkësisë së botës dhe të njerëzimit është shkelur, pushtuar nga dhëmbi i ujkut. Përtej pyllit është lumi që shuan etjet e truallit, tokës etnike, stërgjyshore, por për të ecur lirshëm nëpër pyll duhet të të prijë Ylli (ideali, besimi), i shqiptuar në frymën e një përralle popullore. i tërë cikli "Pylli" është një mikrohistori e rrëfyer poetikisht, me anë simbolesh dhe aluzionesh që sjellin mesazhin për trashëgiminë tonë etnike. Poezia "Dëftore" pak më e gjatë se Pylli është një tjetër perspektivë ligjërimi: ardhja dhe ikja e pushtuesve gjatë shekujve shprehet me gjuhë realiste. Ajo është ardhje pushtuesish si mbretër, sulltanë, kralë, përherë në përsëritje. Ndërsa, njësoj si tek cikli Pylli, edhe tek Dëftore, është i gjallë besimi i poetit, vizioni i hapur drejt të nesërmes, lirisë: një brez i ri, një frymë e re, por edhe një fyell (poetik) zgjon gjakun e arbërit dhe të Kosovës, njësoj si tek rilindasit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Bukuria
Bukuria
Zgjata dorën në livadh lulen me këputë
"Mos - fqiu im i dashur më bërtiti-
-do të vyshket!
Zgjata dorën në livadh lulen me këputë
"Mos - fqiu im i dashur më bërtiti-
-do të vyshket!
Qita hapin, kalin e bardhë me mbërri-
-vashën e ëndërruar kaherë.
"Mos! - përsëri m'u gjegj fqiu.
Unë qava me mall edhe atëherë.
Hodha dorën në gjithësi me pikëllim-
Çel e mshel sytë dritë m'u bë.
"I lumi ti!" - dikush më bërtiti në përqafim
e kurrgjë tjetër s'pashë as ndjeva.
Sot e atë ditë, kudo e kërkoj fqiun tim të mirë.
---------------------------------------
Këtë poezi Ali Podrimja e ka shkruar në vitin 1960, në moshën 18 vjeçare, kur ishte gjimnazist në Gjakovë. Kjo poezi tingëllon si një përrallë e rrëfyer nga ndonjë gjysh i lashtë. Bart me vete një fshehtësi të thellë të njeriut gjatë rrugës së tij të jetës. Mesazhi i saj është pothuaj i hapur; s'ka asgjë të fshehtë, për të cilën rrëfyesi lirik mundohet ta fshehë, përkundrazi. Ai e ka jetuar jetën me të gjitha gëzimet dhe mundimet dhe tani i takon roli i plakut të urtë, që me shumë urti nuk jep këshilla, por i sugjeron ato nëpërmjet përvojës së tij vetiake. Poeti jep mesazhin: po lakmove ta kesh, ta pushtosh "botën" me një hap, me një lëvizje, po lakmove ta zotërosh cakun e fundit me një të goditur, me një të këputur, do të jesh humbës i përjetshëm. Në fillim, mbase në rini mund ta këpusësh lulen ose vashën, por do vijë dita kur të ëndërrosh caqe përmasash të largëta, të pafundme, të përjetshme. Është koha kur të shuhet zjarri për të arritur diku, por të ndizet pendesa që s'ke arritur qëllimin. Dhe ky qëllim jepet si vizion i bukurisë që s'ka fund. Një trajtim filozofik ky, nga ana e poetit, që ndonëse është vetëm 18 - vjeç imagjinata e ndezur dhe talenti poetik e bëjnë të arrijë në mesazhe universale.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Ali Podrimja
Me jetue
Tim bir, Lumit
Erdhe në jetë
Nuk ka më nevojë për kuje, lutje
Kryesorja të jetosh
Këtë gur ta hedhësh më larg se Unë
Prandaj:
Bukën ta pjekësh dy herë nën saç
Ujin ta ziesh deri në shkallën 99
Derisa të mbetesh ti i vetmi kërthi në ajër
në kohë kosmos.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Ti dhe Uji
Ti dhe uji
Diellin ta shikosh nga hija e plepit
Dhe ta matësh
Kur hijen tënde s'mund ta kapërcesh më
Qenit ruaju se të kafshon ajo kafshë shtëpiake
Besnik i madh i Njeriut
Nga kafshimi i gjarprit mund të shpëtosh
Macen nxirre nga fjalori yt gjithsesi
Ajo s'është simbol i kohës sate as i artit tënd

(Unë gjthmonë ia kam frikën edhe Lules edhe
Femrës)
Kur të flasësh fol të dëgjohesh në bjeshkë
të dëgjohesh në shkretëtirë
Për të dytën herë mbetesh pa kokë ose kush
nuk të beson:
Sa më pak shikoje veten në pasqyrë
Dhe kurrë mos mendo: I pari
Ai që ka ekzistuar para teje jam UNË
Ai që do të kujdeset për ditët e mia të mbrama
Për ëndrrat e mia e qetësinë je Ti
Me pleh kurrë mos u pajto: Nxirre në gjysmë
të natës
në pikë të vapës
Asgjë mos rrit asgjë mos krijo me dhunë
Rast i humbur nuk je edhe pse pylli
dendësohet
Mund ta kalosh natën në Kullën time të vetmuar
në botë
Dhe si të duash Ti Lumi
Kryesorja: jetën ta jetosh pa e vrarë
Dhe pa të mbetur në këmbë ndonjë therrë
e saj e zezë
Bashkudhëtari im
Ta provojmë vetveten derisa kemi frymë.
----------------------------------------------
Kjo poezi është nga perlat e krijimtarisë poetike të Ali Podrimjës madje dhe në poezinë shqiptare. Ajo i përket vëllimit Lum Lumi botuar më 1982, dhe i kushtohet djalit të poetit, Lumit, tashmë të pajetë. Ndërsa poezia mban datën e krijimit në vitin 1979, kur Lumi ishte ende gjallë, por shumë i sëmurë. S'ka asgjë vajtuese, asnjë ankesë, asnjë mallkim në këtë poezi, përkundrazi poeti krijon atmosfere mjaft poetike, duke e pozicionuar veten në vend të prindit, i cili as që mund ta shkojë nëpër mend vdekjen e fëmijës së vet, pasi kjo është kundër vetë ligjeve të natyrës. Ajo që është më e dhimbshme se vetë dhimbja në këtë poezi shfaqet në formën e këshillave të babait ndaj birit, sikur ai ka këtë jetë të gjatë përpara. Porositë, siç mund të shihet shtrihen në një rrafsh të gjerë të ekzistencës, e sidomos në planin e formimit etik dhe kombëtar të personalitetit. Cili duhet të jetë ideali, synimi kryesor i Lumit, Çfarë duhet të dojë dhe Çfarë të urrejë në jetë, prej kujt duhet të mbrohet dhe për kë duhet të kujdeset. Këto amanete të nxjerra nga përvoja shekullore e trollit, e Kullës tingëllojnë të përhershme e të çdokohshme. Ato përhapen si jehonë e hapësirës etnike dhe njerëzore njëkohësisht. Ai që ka ekzistuar para teje jam unë. Dhe në këtë përhershmëri vdekja bëhet e papërfillshme.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi