Berisha: Shqipëria do të ecë me shpejt se kurrë drejt BE. Rama, një politikan i shanseve të humbura

Konferenca e plotë
Shqiptarët në këto zgjedhje votuan projektin e Shqipërisë Europiane, përmes të cilit ata do të gëzojnë standarde moderne, të njëjta me ato të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Pra votuan për të përgatitur veten për finalen tonë, hyrjen në Bashkimin Europian. Votuan për një Shqipëri që duhet të shkëputet me shpejtesi nga prapambetja shekullore. Që të shndërrohet në një vend me zhvillimin më të madh në rajon, të shndërrohet në një vend ku mirëqenia e qytetarëve do të ecë më shpejtësi të madhe, në një vend ku varfëria do të luftohet me shpejtësi të madhe. Këta shqiptarë nuk votuan për të ndëshkuar njeri. Ata votua për integrimin e vendit. I garantoj se qeveria ime ka edhe do të ketë të gjithë mundësitë që të gjithë projektet e Shqipërisë europiane ti realizojë sa më shpejt. Në këto zgjedhje nuk ka të humbur. Në këto zgjedhje ka fituar çdo qytetar që ka si ëndërr të tij Shqipërinë Europiane. Ka fituar kombi. Shqipëria në katër vitet e ardhshme do të ketë një shpejtësi që nuk e ka pasur kurrë ndonjëherë. I falenderoj të gjithë qytetarët.
Pyetje
Rama ka thënë se ju nuk keni një mandat për të qeverisur. Madje ju ka akuzuar si pengmarrës i KQZ-së.
Zoti Rama, më duhet të them se do të mbetet në historinë e këtij vendi si politikani i humbjeve personale. Për të tjerat ju garantoj se nuk është axhenda e PD-së. Ai humbi një shans për të më telefonuar dhe për të më uruar për fitoren. Ndërsa deputetëve të PS do u shtrij dorën e bashkëpunimit. I garantoj. Sa i përket KQZ unë nuk kam bërë asnjë koment dhe unë mendoj se kam vepruar drejt. Ndonëse përfaqësuesit e mi në këtë institucion kanë bindjen e plotë se mandati që iu dha në Fier është i jashtëligjshëm, numërimi i atyre kutive është bërë jashtë kamerave. Nuk do të sulmoj askënd, as KQZ e as anëtarët. Me vjen shumë keq që ne kemi votuar për ndonjërin prej tyre, po unë ia kam së shkuarës ato. Rama ia ka lënë rrugën presionit të përditshëm. Unë kam deklaruar se do të pranoj rezultatet zyrtare dhe e kam bërë. Por të lënduar jemi ne.
A jeni i qetë në dërgjegjen tuaj për arritjen e standardeve? A kishte ndonjë që nuk shkoi?
Jam plotësisht i kënaqur. Unë mund të citoj këtu vende shumë më të zhvilluara se ne dhe ku ka pasur përplaje vdekjeprurëse. A mund të themi se ishin të përkryara? Absolutisht që jo. Sepse e përkryera nuk ekziston. Por unë mendoj se i vetmi problem ishte kohëzgjatja e numërimit. Nuk ishte hartuar mirë ligji në këtë aspekt. Por unë ju premtoj se herën tjetër nuk do të ndodhin këto. U përjashtua forca e tretë politike në vend. Unë nuk kisha se çfarë të bëja. U mundove ta mbroj. Por duhet të bëja dialog. Këto do të korigjohen. Në këto zgjedhje vetëm pati vetë 30 ankesa. Duke i krahasuar me qindra të tilla vite më parë. Jam shumë krenar me këtë proces zgjedhor. Zgjedhjet tjera do të jenë më mirë.
Me LSI kemi rënë dakord që të nisim negociatat për qeverinë e re në kohën e përcaktuar nga kushtetuta. Duhet ta falenderoj shumë Metën për mirëkuptimin që gjeta tek ai. Ky është shembulli i parë dhe më i mirë qeverisës. Ky është koalicion parimesh dhe jo karrigesh. Punët e kësaj qeverie nuk do të behen nga qeveria e re. Gjithçka do të mbyllet në shtator. Unë kam besim të madh që ky do të jetë koalicioni më efiçent që vendi ka pasur ndonjëherë. Nga ana tjetër do kemi edhe një opozitë të fortë. Në maxhoritar unë do të kisha më pak se 80 deputetë. Por unë jam i kënaqur për këtë. Unë e kam deklaruar, nëse nuk do të ishte LSI, para se të mendoja për të shkuar në zgjedhje të reja, unë do t’i shtrija dorën PS-së për ta dërguar vendin në BE. Sovrani nuk voton për inate politike, dhe vota e tij nuk duhet lexuar me inate. Edhe sikur PD do të dilte forcë e dytë, unë sërish do të bashkëpunoja me PS për ta drejtuar vendin me një kryeministër socialist. E vërteta është ndryshe nga sa thonë analistët militantë. Ata duhet të jenë promotor. Unë këtë e marr si një proces.
Berisha: Nuk them dot se ne cilën datë shqiptarët do të lëvizin pa viza
Pyetjes së kur do të lëvizin shqiptarët pa viza, kryeministri Berisha iu përgjigj se “Unë nuk mund të flas për një datë të caktuar. Por e vetmja gjë që unë di është se në vitin e parë të mandatit të dytë BE do të miratojë lëvizjen e lirë për Shqiptarët” tha Berisha.
Berisha: Kur u ndava i thashë “Kujdes Dule”
Kryeministri Berisha u shpreh pak më parë se është i hapur për bashkëpunime. Ai përmendi edhe ndarjen e tij me Dulen. “E ndoqa sot Dulen. Unë nuk kam dashur që të largohet. Unë i thashe, Dule “Never sai never” në politikë. Por i thashë “Kujdes Dule”. Kështu i thashë kur iku”, deklaroi Berisha.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shqipëria shumë shpejt përmbush kriteret për vizat
» Vlahutin: Për herë të parë në historinë e saj Shqipëria ka shansin që koha mund të ecë më shpejt
» Lajme mbi rezultatet e zgjedhjeve:Edhe PD-ja edhe PS-ja kane filluar te festojne fitoren!
» Ismail Kadare: Shqipëria dhe Greqia nuk kanë qenë kurrë fqinj të mirë
» Rama: Europa ka nevojë për Ballkanin. Merkel: E mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së (Foto/ Video)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi