Halit Bogaj: Istref Begolli
Faqja 1 e 1
Halit Bogaj: Istref Begolli
ISTREF BEGOLLI/1933-2003/
Nga Halit Bogaj
Ashtu si çdo popull që ka idhujt e vetë kulturorë, në fusha të ndryshme të artit, edhe ne kishim Istref Begollin tonë me t’ cilin ishim mësuar të jetonim gjysmë shekulli të tërë.Vdekja e tij, e papritur, kur ai mund të krijonte edhe role të tjera të famshme teatrore dhe filmore, ishte nje ogur i zi për të gjithë ne që kishim përjetuar ta shikonim Istrefin si në Teatër, ashtu edhe në film.Vdekja e pamëshirshme e mori me vete një yll të vërtetë të nënqiellit kosovar, i cili la një vend të zbrazur, por edhe një histori krenare të unit të tij intelektual dhe artistik.Ai na la të pikëlluar përgjithmonë,por edhe na bëri që ta kujtojmë me mburrje dhe pietet të madh .Vdekja e mori Istrefin për t’i a thyer krahët edhe Teatrit tonë kombëtar, por edhe filmit kosovar në të cilin Istref Begolli ishte njëra ndër shtyllat kryesore.Kur aktronte në Teatër dhe film,vërtet na dukej se kishte lindur vetëm për atë vokacion të ndritur, por shpeshherë edhe të dhembshëm, ngase e dimë se çka perjetoi kultura jonë kombëtare në vitet e kaluara dhe në një peridhë të gjatë kohore.Personalitetii tij i rrallë dhe me karakter të fortë dhe fisnik, ishte përherë i pandryshuar.Te gjitha rolet i luante pa ngurrim dhe me një forcë të pashterrshme,për të na mbetur në kujtese të përhershme si një aktor i përmasave madhështore çfare i lejonin rrethanat dhe mundësitë tona kombëtare.Na dukej se Istref Begolli kishte lindur dhe ishte rritur në skenë,duke interpretuar çdo rol të tij me aftësira të jashtëzakonshme,me përkushtim të paparë dhe me sens kuptimplotë artistik.Ashtu siç ishte origjinal deri në skajshmëri ,Istref Begolli me të vertetë na bënte qe ta donim edhe më tepër artin teatror,filmor,dramatik dhe gjithçka qe ishte e lidhur me skenën.Modest përnga natyra dhe edukata e tij,por ballëlartë në qëndrimet e veta jetësore,Istrefi na bënte përherë ta donim, ta çmonim dhe respektonim si njërin ndër doajenët tanë më të më mëdhenj që i nxori ky popull nga gjiri i vetë i lashtë dhe i talentaur. Kur shkonte edhe në festivale të ndryshme jashtë Kosovës, ia zbardhte fytyrën këtij vendi dhe këtij populli,duke u vlerësuar si duhej edhe nga të gjithë ata që e kuptonin thellësinë e artit të vërtetë. dhe kreativ.Istrefi shpeshherë mori edhe shpërblime të ndryshme për rolet e veta poliedrike dhe madhështore me të cilat mahniste publikun kudo që ishte në skenë.Luante role të shumta pozitive dhe negative,por duke u mbetur përherë besnik idealeve dhe qëllimeve të larta që çdo rol ta nxirrte sa më superior. Ajo ishte dhunti dhe profesion vetëm i aktorëve të formatit të Istref Begollit,Abdurrahman Shalës,Shani Pallaskës,Malo Gamit dhe Xhevat Qenës të cilët nuk gjenden më në mesin tonë për të na dhuruar edhe shumë role të tjera të fuqishme me të cilat na kishin mësuar në vitet dhe ditët e tyre të lavdishme.Të flitet dhe të shkruhet për figurën madhështore të Istref Begollit,do të duhej hapësirë më e madhe dhe të bëheshin edhe analiza të ndryshme të roleve të tij aq të shumta që kapin një periudhë gjysmëshekullore.Edhe Istref Begolli i përkiste asaj plejade të aktorëve të cilët në asnjë mënyrë nuk pranonin të luanin çfardo roli,pa qenë i bindur se do t ‘i përshtatej plotësisht dhe duke mos dashur të binte nën nivelin e krijuar gjatë atyre viteve të stuhishme. Ndonse edhe ai ndante fatin e pafat të popullit të vetë,asnjëherë nuk dorëzohej para sfidave të ndryshme të cilat provokuan çdo individ dhe personalitet të qenjes sonë kombëtare që vuante nga kthetrat e nacionalshovinizmit serbomadh.Pra edhe ai i tejkaloi të gjitha ato golgota dhe sprova të vështira me te cilat u përballën sidomos intelektualët më të mëdhenj të cilët nuk kishin kah t’ia mbanin..Istref Begolli na la shumë role fenomenale në interpretimet teatrore,siç janë:
”Zhelanët ”,”Zjarri dhe hiri”, ”Zullumçarët”, ”Sikur të isha djalë” , ”Zhorzh Dantoni”, ”Besa”, ”Dy rreshterë”, ”Mirandolina”, ”Nuk martohem me para”, ”Shërbëtori i dy zotërinjve”, “Halit Gashi”, “Berberi i Seviljes”, ”Miu në xhep”, ”Dredhitë e Shaptukut”, ”Erveheja” ,”Othello”, ”Antigona”, ”Makbethi”, ”Hamleti”, ”Riçardi i tretë”.
Gjithashtu luajti edhe në filmat:
”Atentatorët e Selanikut”, ”Kaptien Lleshi”, ”Vëllau i Dr.Homerit”, ”Mali i Lelejit”Pushka e Nevesinjes”, ”Sulmi i kuq”, ”Koka ime e marrë”, “Republika në flake”, ”Era dhe Lisi ”, ”Kur pranvera vonohet”, ”Përroi vërshues”, ”Tre vetë kapërcejnë malin” ,”Proka”, ”Njeriu prej dheu”, ”Pikniku”, “Rojet e mjegullës” dhe” Teroristi”.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi