Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sokol Demaku: Përfundoi turneu ndërkombëtar i futbollit për të rinjë

Shko poshtë

Sokol Demaku: Përfundoi turneu ndërkombëtar i futbollit për të rinjë Empty Sokol Demaku: Përfundoi turneu ndërkombëtar i futbollit për të rinjë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 19, 2009 2:40 am


Sokol Demaku: Përfundoi turneu ndërkombëtar i futbollit për të rinjë U1_KlubifutbollIliria
Klubi i futbollit Iliria Kijeve
Sokol Demaku: Përfundoi turneu ndërkombëtar i futbollit për të rinjë U1_SokolDemakuPËRFUNDOI TURNIRI NDERKOMBËTAR I FUTBOLLIT PËR TË RINJË

”GOTHIA CUP” NË GÖTEBORG TË SUDISË

Nga Sokol DEMAKU

Në Göteborg të Suedisë përfundoj Turniri ndëkombëtar i futbollit për të rinjë ”Gothia Cup” në të cilin morën pjese mbi 2000 ekipe nga më se 80 vende të botës moshash të ndrsyhme nga ajo 15 deri në 18 vjeq.
Këtë vit Republika e Kosovës është përfaqësuar me katër ekipe mosha dhe kategori të ndryshme.
Qellimi kryesor i të rinjëve kosovar ishte prezentimi në mënyrë të denjë të futbollit kosovar në opinionin nderkombëtar botëror dhe prezentimi kulturës sportive të të rinjëve kosovar.
Në këtë turnir më të madhin në arenën nderkombëtare për të rinjë që për cdo vjet mbahet në qytetin Götebog të Suedisë me emrin ”Gothia Cup” Republikën e Kosovës perfaqësuan katër ekipe moshash të ndryshme ku pesëmbshjetëvjeqaret vinin nga qyteti i Prizrenit, pastaj gjashtëmbdhjetë vjeqarët nga ekipi ”Drenica” i Skenderajt dhe ”Ilirija” nga fshati Kijevë i komunës së Klinës, më të medhenjtë ishin tetëmbdhjetëvjeqaret që perfaqësonin ekipin ”Gjaokova” nga qyteti i Gjakovës.
Rezultatet ishin modeste për këta të rinjë por edhe një isnpirim për të ardhmen, sepse këta këtu kanë fituar një përvojë me vlerë në sferëne futbollit dhe lojës së futbollit, por edhe udheheqësit e klubeve prezente kanë se cka të marrin në bagazhin e tyre kur të kthehen në atëdhe.
Ne bemë një vizitë në vendqendirmin e klubeve kosovare dhe aty takuam djelmoshat dhe udheheqësin e klubit ”Iliria” nga fshati Kijevë komuna e Malishevës dhe me ta zhvilluam një bisedë rreth punës së tyre në klub, kushteve të punës dhe mundësi për ta cuar përpara futbollin kosovar.
Kjo është një shkollë e madhe për ne thot krytari i klubit të futbollit ”Ilirija” nga Kijeva Hysni Gashi, i cili ka fjalë miradie për organizatorët e turnirit si dhe për vet turnirin.
Hysni është plot entuziasëm nga puna dhe prezentimi i të rinjëve të fshatit Kijevë, të cilët për herë të parë ne historine ketij fshati janë dhe prezentojnë fshatin e tyre por edhe Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai është në Göteborg së bashku me udhëheqësin eklubit Zymer Bacaliun dhe dy trajnertet e klubit Bedri Toplanën dhe ndihmësin e tij Binak Gashin së bashku me 24 djelmosha kijevas.

Hysniu faledneron Ministrin e Kulturës dhe Sportitt ë republikës së Kosovës, Kuvendin Komunal në Malishevë, Ndermarrjen private tregtatere ”Gllareva” nga fshati Gllarevë komuna e Klinës si dhe të gjithë prindërit e djelmoshave të cilë kanë ndihmuar materilisht klubin në këtë udhetim. Por nuk duhet të harrojmë edhe kontributin e bashkëkombasve tanë në Suedi, mikëpritjen e tyre, ndihmen në vendosje si dhe këtu Hysniu vecon bashkekombasin tonë nga Malisheva Bashkim Thaqin që ka kohë që jeton dhe punon në Göteborg ku me rastin e ardhjes së djelmoshave kijevas ai u dhuron nga nje fanelë kuq e zi me hartën e Rebulikës së Kosovës në gjoks, për cka perzersisht e falenderojnë për këtë kontribut.
Bedri Toplana trajner klubi thotë se ai është i kënqaur me rezultatin përfundimtar me dy fitore, dy barazime dhe dy humbje që e bjen që djelmoshat me të cilët ai punon në përfundim të turnirit të radhiten në vendin e gjashtëmbëdhjetë në listën e bashkemoshatareve të tyre ku ishin gjithesejt 168 ekipe. Kjo është për cdo lavadat thotë ndihmëstrajneri Binak Gashi duke pasur parasysh se per herë të parë dalim jasht vendit me këta djelmosha dhe duke pasur parasysh konkurencën që kishim në grup ekipet sudeze, norvegjeze të cilët të parët ishin nikoqir e te dytet ndjeheshin si në shtëpinë e tyre.

Hysniu është optimist për djelmoshat që ai udheheqë, sepse e ardhmja e tyre duhet të jetë në duart e tyre dhe ajo është një e ardhme e ndritshme për futbollin kosovar. Po të me pyeste mua dikush sot thot Hysniu –”unë do isha ai i cili për cdo vit do planifikoja dhe organizoja udhetimin për në ”Gothia Cup” me të rinjë kosovar në këtë turnir edhe ate me të rinjët e të gjitha moshave nga të gjitha komunat e Republikës. Eshtë e rrugës që ne që ishim këtu kur të kthehemi në atdhe të kontaktojme dhe komunkojme me kolegët tanë nga të gjitha komunat që janë të interesuara që qyshg tani të fillojmë përgatitjet e perbashketa nese na merr mendja që edhe vitin e ardhm të paraqitemi nëkëtë truni.
Por jo sikur këtë vit secila komunë për vete por të bejmë kombinimin e ekipeve nga të gjitha komunat me grupmosha të ndryshme dhe atëhere edhe rezultati do të jetë pozitiv dhe në favor tonin.
Edhe djelmoshat e këtij ekipi janë të kënaqur me rezultatin që kanë arritur dhe ate cka ata kanë treguar në fushën e gjelbertë ketu në Skandinavi.
Valdrim Bacaliu kapiten i ekipit të ”Ilirsë” nga Kijeva thotë se ia ka vle që ne kemi qenë pjesëmarrës në këtë trunir nderkombetar të futbollit, kemi fituar një eksperiencë të madhe e cila do na sherbeje per perfeskionimin e lojës sonë në të ardhmen, por edhe bashkëlojtarët e tij si Lum Daka, Driton Gashi e Ramë Krasniqi edhe ata janë të mednimit se ia ka vle pjesëmarrja në ketë turnir dhe se janë të mendimit se përgjegjësit e sportit kosovare duhet të mendojn e q ene të ardhmen të ndihmojnë sa më shumë të rinjët dhe sportin ksoovar.
Sokol Demaku: Përfundoi turneu ndërkombëtar i futbollit për të rinjë U1_1
Sokol Demaku: Përfundoi turneu ndërkombëtar i futbollit për të rinjë U1_2

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi