Dhjetë hotelet më të „trent“ në botë
Faqja 1 e 1
Dhjetë hotelet më të „trent“ në botë
Dhjetë hotelet më të „trent“ në botë
E përgatiti: Diella XHOKLI
Jumbo Hostel në Stockholm
Materialet dhe teknologjitë e reja u mundësojnë arkitektëve realizimin dhe aplikimin e ideve të tyre. Hotelet gjithnjë kanë qenë projekte interesante sidomos sot kur edhe nuk ka ndonjë limit të caktuar. Sipas disa anketave, këta janë dhjetë hotelet më të njohur dhe më ekstravagant në botë:
1. Jumbo Hostel në Stockholm, është një hotel i vendosur në barkun e një aeroplani të braktisur Boeing 747. Për ta shpëtuar nga shkatërrimi i plotë, është rregulluar një hotel me 25 dhoma, secila me mbi 6 metra katrorë. Në hyrje ndodhet recepsioni, ndërsa hoteli në aeroplan ka edhe kafeterinë dhe banjot e përbashkëta. Në pjesën e lartë ndodhet salla e konferencave, ndërsa më e veçanta është dhoma për të sapomartuarit.
2.Hoteli Everland në Paris-Hoteli Everland gjendet në Paris i cili ka vetëm një dhomë luksoze me krevat mbretëror, banjon dhe sallonin e pushimit me shikim në Kullën e Ajfelit. Ajo që e bën më të veçantë është se, ky hotel është i instaluar. Janë disa hotele në botë që janë të vendosur në vende jo të zakonshme, si p.sh. Everland në Leipozig, i parkuar në kulm të Muzeut të Arteve të Bukura, ose ky i Parisit që është instaluar në kulm të muzeut Palais de Tokyo. Edhe pse shumë origjinal, çmimi është mjaft i lirë, thonë: 333 euro nata, ndërsa në fundjavë, 444 euro nata.
3.Hôtel de Glace në Kanadë- Hotel de Glace në Kanada, është i ndërtuar tërësisht nga akulli dhe bora. Që nga viti 2000, hoteli rinovohet për çdo vit, ndërsa për rinovimin e tij duhen pesë javë, 500 tonelata akull, 15 mijë tonelata borë, të gjitha këto vendosen në kthina të larta deri në dhjetë metra. Muret janë të gdhendura me vepra origjinale artistike, ndërsa shtretërit janë të mbuluar me lëkura kafshësh, më së shumti me lëkurë të fokave ose të luajve të detit.
4. Hoteli Waterworld në Songjiang-Hoteli Waterworld në Songjiang të Kinës, është i lidhur me ujë. Byroja arkitektonike Atkin, ka fituar shpërblimin e parë dhe mirënjohjen për dizajn për një enterier të mrekullueshëm si dhe për idenë që hoteli të vendoset në një gurëthyes. Hoteli ka 400 dhoma, kafeteri, dhoma të veçanta pushimi, kthina të tjera për takime të ndryshme si dhe terrene sportive. Edhe pse në majë të hotelit janë pishinat, mysafirët mund të freskohen edhe në liqenin shumë të madh për rreth hotelit.
5. Hoteli Sala Silvergruva në Suedi-Sala Silvergruva në Suedi është hotel i cili ofron dhomën në minierën e argjendit. Dhoma ndodhet 155 metra nën sipërfaqen e tokës, në minierën historike të Sala Silvermine, njëri nga minierat më të njohura të botës. Kur minatorët gërmonin më së shumti, brenda një viti vetëm në Sali, nxirrnin më shumë se tri tonelata argjend, ndërsa nga e gjithë miniera, pa përgatitje të duhura dhe pa vegla pune, nxirrnin 40 mijë tonelata argjend.
6. Hoteli Capsule në qendër të Den Haag-Hoteli „Capsule“ gjendet në qendër të Hagës dhe është i ndërtuar nga barkat e shpëtimit. Hoteli është ndërtuar në vitin 1972. Në diagonale, është i gjatë 4,25 metra ndërsa toaletët janë të vendosur jashtë kapsulës. Për shkak të saj, shumëkush ka thënë se komfori në këtë hotel le shumë për të dëshiruar. Para pesë vitesh, kapsulat janë rregulluar dhe shërbejnë si projekt artistik i Denis Oudendijk.
7. Hoteli De Vrouwe van Stavoren-De Vrouwe van Stavoren gjithashtu ndodhet në Holandë dhe është ngritur nga fuçitë e verës të ndërtuara në Zvicër. Ideja ishte që të mendohet një hotel ku do të kremtoheshte vera. Vozgat apo fuçitë, më parë ishin të mbushura me 14 mijë e 500 litra verë, Beaujolais. Aktualisht në njërën prej këtyre fuqive mund të bëjnë gjumin dy persona. E vetmja telashe, për ata që nuk e duan verën, mund të jetë aroma e saj e cila edhe sot ndjehet në vozga. Një natë gjumi në ato vozga paguhet nga 74 deri në 119 euro, ndërsa gjatë dimrit çmimi bie deri në 19 euro për një natë.
8. Hoteli Giraffe Manor në Keni-Në këtë hotel të Kenisë, në të shumtën e rasteve, ushqimin do ta hani në shoqëri me gjirafa. I vogël, por hoteli ekskluziv është i rrethuar nga rreth 140 hektarë tokë dhe pyje në afërsi të kryeqytetit Najrobi. Është shumë i popullarizuar pikërisht për shkak të gjirafave të cilat edhe kur hani drekë, ju shikojnë për dritare dhe domosdoshmërish ju duhet t’i ushqeni edhe ato, sepse koka e tyre arrin deri në tryezën tuaj.
9. Hoteli Das Park në Austri-Hoteli Das Park në Austri, ofron dhoma të ndërtuara brenda tubave të betonit. Për shkak të dhomave të vogla dhe pa banjo, ky hotel ofron çmimet më të lira të shërbimit. Por, përveç shtratit për dy persona, në tubat dhoma, është edhe mini–bari, i cili ofron shërbime në dhomë deri në orën 1 pas mesnate.
10. Im Wasserturm në Gjermani-Hoteli Im Wasserturm, është i vendosur në një kullë uji. Sot hotel luksoz, dikur ishte kulla më e madhe në Evropë. Më 1990, disenjatori francez Andrée Putman e adaptoi në një hotel elegant me 78 dhoma.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi