Vilhelme Vranari: Një memorie e historisë sonë të mohuar
Faqja 1 e 1

Njoftim
Të nderuar qytetarë të Vlorës!
Njoftojmë se ditën e mërkurrë, në datën 22 / 7 / 2009, ora 10-oo, në godinën e Universitetit “I.Qemali”, Vlorë , në sallën e katit të parë me hyrje nga mbrapa, çelet Ekspozita me fotografitë e të Pushkatuarve dhe te Burgosurve Politikë nga diktatura komuniste.
Është në nderin e çdo qytetari, që dënon krimet dhe genocidin shfarosës, të marrë pjesë në këtë memorial të historisë sonë të mohuar. Gjithashtu ftojmë të marrin pjesë gjithë institucionet shtetërore, shoqatat, familjarët e këtyre viktimave dhe rrethin familjar të tyre.
Dashamirësit që nuk kanë mundësi të vijnë, le të përshëndesin në E-mail: haxhirajvilhelme@yahoo..com
Komisioni i punës
Një grup të burgosur dhe të përndjekur politikë
__________
VLORË: NJË MEMORIE E HISTORISË SONË TË MOHUAR
KUJTOHEN ME NDERIM DHE DHEMBJE 1400 BIJA DHE BIJË TË VLORËS QË U VRANË DHE U BURGOSËN NË BURGJET E DIKTATURËS
Nga Vilhelme Vranari (Haxhiraj)
Po e nis shkrimin me këto vargje kuptimplote, të cilat janë sentencë e romanit “Dilema e së nesërmes”,
MOS HARRO!...
Kurrë mos harro!
Ne të gjithë kemi një vatan,
lindëm nga e njëjta baltë!
Si unë edhe ti, për herë të parë
shqiptuam fjalët: “Nënë dhe babë”.
A e mban mend?
Sa herë kujtonim të parët tanë,
të habitur njëri-tjetrit i thamë:
“Qënkemi një fis e një farë,
pa u njohur desh u vramë?!...”
Kujtohu!
Jo ne! Kurrë ne!
Koha bastarde na ka ndarë,
për të kënaqur të pangopurit lakmiqarë.
Lodër e kujt jemi bërë vallë?
Më urren sikur të kam vrarë,
Më sheh vëngër e tërë inat,
sikur kërkon të marrësh hak.
Bota mizore, bota e përdalë,
me ne a nuk është ngopur vallë?!
Mos harro!
Nëna nuk i do fëmijët të ndarë!
Prej drobitjes zemra i pikon gjak.
Mos harro të më buzëqeshësh pak!
Zgjatma dorën që të ecim bashkë!
Nga këto rreshta, çdo individ, i majtë, i djathtë, apo i qendrës, është në gjendje të bëjë një analizë të mierfilltë, jo të njëanshme. Kur janë probleme kombëtare kardinale, kur bëhet fjalë për bashkim dhe jo për rindarje klasore njëanshmëria është e dëmshme.
Ndaj le të shërbejë si kujtesë për këdo se kemi lindur në këtë tokë dhe historinë e kemi gdhendur të gjithë bashkë papërjashtim.
Për gjysmë shekulli diktaturë u tjetërsua historia, u zhvat prona, u vodh identiteti shekullor i familjeve fisnike, u mohuan vlerat njerëzore dhe mbi të gjitha individi.
U gënjyen brezat me një histori të gjymtuar, të gënjeshtërt, të njëanëshme dhe tejet të politizuar.
Për gabimin e një individi apo të një fajtori të pafaj u dënua një familje, një fis, u mohua një krahinë dhe u lanë në harresë, me dashje duke mos u përfshirë në historinë tonë kombëtare.
Ky dallim klasor i ndau shqiptarët në “atdhetarë” dhe “armiq të betuar” të tokës që i lindi. Mos vallë ishin bijë të një planeti jashtëtokësor? Me ç’të drejtë ua mohonin pronën e tyre, që ishte atdheu që i lindi dhe i mëkoi me dashurinë për tokën, për njerëzit dhe gjuhën?
Dashuria amtare bëri që ata të vinin shenjën e barazisë mes lirisë dhe jetës. Si në gjithë vendin edhe në Vlorë dhe rrethinat e saj, ndodhi e njëjta gjë me gjysmën e popullsisë. Mes këtyre njerëzve që u gënjyen dhe u flijuan, mes këtyre luftëtarëve të lirisë dhe demokracisë së vërtetë, që u vranë e u sakatosën, u burgosën, familjet ua internuan, u mohuan profesionin, këto ditë kujtohen me nderim dhe dhembje 1400 vlonjatë të harruar.
Pikërisht atë detyrë që nuk e bën historianët, po e bën një grup qytetarësh të mirë vlonjatë. Ata janë njerëz të thjeshtë. Nuk janë Akademikë, as doktor shkencash sociale apo juridike, as me detyra shtetërore, por me përgjegjësi morale qytetare që ia vlen të admirohen.
Ideator i kësaj pune,që e quaj si një ringjallje e jetëve të varrosura, rilindje e jetëve të mohuara, dergjur burgjeve dhe internimeve, ishte qytetari fisnik, z.Shaban Xhyheri. Ky qytetar i urtë, i moshuar, në prag të nëntedhjetave, i cili mbart qytetari, kulturë dhe atdhetari, po realizon atë pjesë të mohuar të historisë së Vlorës, e cila është e pandashme nga historia kombëtare.
Puna e kryer me një vullnet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, e të gjithë grupit të punës, bëri të mundur që ditën e mërkurrë, me datë 22, në qytetin e Vlorës të çelet ekspozita fotografike e të vrarve dhe të burgosurve politkë nga dikatura komuniste.
Nuk janë pak, por 1400.
Vetëm të pushkatuar apo të varur janë 425, nga të cilët 14 janë gra. Kurse 980 janë të burgosur, nga të cilët 52 kanë vdekur në burgje, duke e rritur varrezën gjigante të kombit më të lashtë të kontinentit. Shumica e tyre u vranë dhe u burgosën në kope. Dënimi kolektiv, shpikja e “madhe”e diktaturës më të egër që ka njohur njerëzimi, shfarosi palcën kurrizore të kombit; fisnikërinë dhe intelektualët.
Ndërsa duartrokiste Hamletin, Demoni me penën e ngjyer në gjak shqiptari, nënshkruante vdekjen, burgosjen dhe internimin e rinisë, segmentit më vital të kombit.Truri i kombit u varros në këneta, kanale, miniera dhe aerodrome, duke u kthyer në shtretër gjarpërinjësh a fole mushkonjash.
Për gjysmë shekulli, Shqipëria, Parajsa ku kanë folenë Perënditë, u shndërrua në një burg, ku kishte vetëm roje dhe të burgosur. Me zakon, a me ligj, çdo kufomë ka të drejtën e një copë toke, ku të prehet. Por Shqipëria e bukur dhe e pasur, veç tejet e vuajtur dhe e varfër, u shndërrua në një varrezë gjigante mbushur plot me varre pa emër, ku mes tyre u dergjën edhe këta dragonj.
U mohuan këta bijë të një klase fisnike, që në shekuj, ka qenë palca e kombit dhe pati vlerat e saj të pazëvendësueshme si në politikë, ekonomi dhe kulturë. Vrasjet dhe dënimet sollën ndarjen e kombit më dysh, në dy klasa armike,. Si pasojë lindi urrejtja dhe hakmarrja. Krimet u bënë vetëm për të mbajtur në këmbë sa më gjatë kolerën komuniste, një shtet të pathemelt. Pas rënies së diktaturës, shkaktarët e shfarosjes masive, të urisë e mizeries, të luftës klasore “u gjykuan”, ndërsa ata, apo bijtë e tyre nisën të drejtojnë shtetin e ri demokratikë. Sa për të qeshur dhe njëkohësisht për të qarë.
Kriminelët duheshin dënuar për genocid dhe jo për kafe e metrazhe. Duke e marrë këtë shfarosje, për numër popullsie, kam bindjen se është shfarosja më e madhe e shekullit. Sepse e njëjta gjë u ndoq edhe ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë dhe ndaj shqiptarëve të Kosovës nga komunizmi serb. Kurse brenda territorit mëmë, këto krime u bënë jo nga i huaji, por nga vëllezërit e një gjaku.
Thonë me gojë, se e pranojnë krimin dhe padrejtësinë që i është bërë gjysmës së shqiptarëve, por në këto vite demokraci, persekutorët, as u penduan dhe as kërkuan falje, sepse nuk e njohin veten si të tillë.
Historianët kanë shumë përgjegjësi në mohimin e fakteve reale. Janë faktor për përçarje dhe luftë klasore, e cila e ka dëmtuar Shqipërinë. Komunizmi e varfëroi shqiptarin jo vetëm materialisht, por edhe mendërisht. Kurse mosmarrëveshjet mes shqiptarëve, u rritën oreksin qarqeve shoviniste të fqinjëve. A ka dobi kombi nga grindjet dhe urrejtjet?!
Po i drejtohem Presidentit dhe Qeverisë shqiptare, se mes këtyre fisnikëve që i morën zvarrë, ka plot individë që japin vlera me profesionalizëm, ndoshta japin më shumë se bijtë e atyre që dje ua mohuan vlerat, madje edhe fizikisht, kurse sot na drejtojnë. Tashmë ata vlerësohen me tituj, u jepen pensione të posaçme apo emërohen në vende me rëndësi. Integrimi i të harruarve a nuk duhet të vlerësohet?
Rivlerësimi i viktimave të komunzmit, kthimi i pronës pronarëve legjitim dhe dënimi i krimeve të komunizmit, janë domosdoshmëri e shtetit Demokratik.
Historianët duhet t’u drejtohen jetëve dhe aktivitetit të këtyre shqiptarëve të mohuar që janë memoria e gjallë e historisë sonë. Brezat duhet t’i njohin të dy anët e historisë sonë të pashkruar dhe të shtrembëruar. Atdhetarizmi nuk njeh ngjyra politike. Pavarësisht nga bindjet, të gjithë jemi shqiptarë, vëllezër të një gjaku dhe jemi autoktonë në këto troje. Kemi nevojë për vëllazërim e dashuri dhe jo për përçarje e urrejtje.
Kjo ekspozitë është një memorie historie, e cila këlthet: “Politikanë, qeveritarë, gjyqtarë dhe prokurorë, mos lejoni tragjeditë të përsëriten!”

Vlore, 2009 - Për ZSH: Kozeta Zylo
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi