Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bardhyl Metaj: Kosovari i munguar dhe kufizimi si fisnikërim!

Shko poshtë

Bardhyl Metaj: Kosovari i munguar dhe kufizimi si fisnikërim! Empty Bardhyl Metaj: Kosovari i munguar dhe kufizimi si fisnikërim!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 20, 2009 9:37 am

Bardhyl Metaj: Kosovari i munguar dhe kufizimi si fisnikërim! U1_BardhylMetajKosovari i munguar dhe kufizimi si fisnikërim!

Pse ky mallkim i emrit Kosovar? Pse ky vetëmohim,n`Kosovën e lirë!? Pse, përçfarë arsye dhe kush po ndez zjarrin e përballjes së shkabës dykrenore meflamurin e Kosovës! Si mundtë jetë gjysmak, një popullkaq i vogël, por që fitoilirinë dhe krijoi shtetin nëkonditat më të pafavorshme? Shkelin një zhgjëndërrt`bukur e fisnike, Kosovën ePavarur, për një ëndërrt`shëmtuar e t`përgjakshme, Shqipërinë Etnike!

Shkruan Bardhyl Metaj, Cyrih

Ishte 9 Marsi i vitit 1980 kur për herët`parë shkela n`Qafë t`Morinës!Kishim dalë tash e sa ditë e gjithëfamilja jonë dhe po prisnim se mosvërtetë, *Fetah (Jashar) Sedllari, gjyshiim, do të kthehej përgjithmonë ngaShqipëria...!- “Mund të dështojë gjithçka sekondëne fundit”, po thoshte nëna ime, derisatymonte gjithë nerv cigaret e njëpasnjëshme,për t`vazhduar: “Ky terrorpsikik s`ka të sosur, gjithfarë skenarëshe idiotësish – të Tiranës e Beogradit, por hmmm, e përballojmë edhe këtë”! E shkreta nënë, po pristeta shihte babën e saj, pamjen e t`cilite kishte ende të freskët nga takimit i fundit, 33 vjet më parë! Atëherë, kurme pranga në këmbë e duar e kishtepërkëdhelur herën e fundit...!Ishin “zotat” politikë të asaj kohe (dheata ishin shumë!), që vendosnin përfatin jo vetëm të gjyshit tim, por edhetonin, këndej e andej kufirit meShqipërinë! Kishin vënë dorë mbi nedhe gravuar e balsamosur në mendje,trup e shpirt, mallin dhe dhembjen...!- “Nëse arrin këtej kufirit, atëherëvërtet do të shohim një ëndërr me syhapur”, përsëriste pa ndarë babai im(Sylejman Metaj)!N`ikje, atëherë më 1947-ën, nënëntime, Teutën (Sedllari-Metaj), e kishtelënë tre vjeçe, djalin e madh, Agronin,1 vjeç, Agimin, më të voglin, s’e kishteparë kurrë, ngase ishte n`bark tët`shoqes së tij shtatzënë! Dënohet nënjë proces të udhëhequr nga AliShukriu, përkundër mbrojtjes sëshkëlqyer të avokatit më me namt`Ballkanit, z.Fila Filota e një ekipi metë gjerë, me 101 vjet burg të rrënd!Megjithatë, falë korrupsionit t`komunistëve(dhe ndërmjetësit të FilaFilotës), por ndihmuar dhe nga fakti segjyshja ishte një aristokrate (bejlere) epasur në Prishtinë, arrijnë që t’i blejnë“lirinë” - në këmbim me një qyp lira tëarit! Kushti, të ikë nga Jugosllavia!Afati, vetëm 48 orë...! Nëse nxihet, dotë vritet n`vend! Por pas ikjes së tij,kishte ngjarë persekutimi e terrori mbikosovarët - në të dy anët e kufirit!Gjyshi - ishte lejuar të ikë nga dënimiprej 101 vjetësh, i Prishtinës së AliShukriut, por fatziu kishte zgjedhur tëikte në Shqipëri, pa e ditur se po i këmbenteato 101 vjetët serbe, ku t`paktëndo të mund ta vizitonim, me 30vjet të burgjeve e kampeve t`internimitnë Shqipëri! Filluar me 15 nëntor1947, kur me urdhër apo për qejf tëBeogradit, ia vënë prangat n`Kukës!Në Kukës, ku edhe Shote Galica,kishte vdekur për bukë goje,ndëshkuar nga një tjetër regjim Tirane!Kalvari i vuajtjeve e izolimit t`FetahSedllarit, u vazhdua pastaj gjithandejnë Burrel, Spaç e Ballsh të Fierit!
Akuza: vetëm e vetëm se ishte intelektualkosovar, intelektual me profilperëndimor, veprimtar për çështjen eKosovës dhe i dënuar edhe nga mikeshae Enverit, Jugosllavia e 1945-ës!Ditën e parë të shkollës e mbaj mendshumë mirë! Përballë FakultetitFilozofik, aty ku sot ndërtohetKatedralja - para se të hyja në shkollë,nëna ime, më serioze se gjithherë mëtha: “Bardhyl, shikomë në sy - këtu eshumë-kah, o bir, nuk e duan të gjithëgjyshin! Nëse flet për te dhe thua se kuështë (Shqipëri), mund të ngjajë diçkae keqe”!Censura e parë në jetë, më erdhi kështue butë, bashkë me një puthje tëëmbël n`ballë: “Besomë, të lutemBardh, përmbaju, nëna të doshumë...!”, kështu m`tha dhe mëprezantoi te mësuesja e dashur, z.Qirezi!Censurën e mora seriozisht, por kjos`më frenonte kureshtjen. S`kuptoja.Gjyshi n`Shqipëri, por sikur s`jetontetamam në Shqipëri, apo të paktën, jonë atë që njihnim nga KinostudioShqipëria e Re apo TelevizioniShqiptar! N`rregull se këtun`Jugosllavi – por pse edhe atjen`burg?!Pse ngjante që edhe atje në shtetin eshqiptarëve, dhe edhe në nga EnverHoxha, të ketë “persekutim t`gjyshit”!Një realitetet skizofrenik, jo vetëm përbrishtësinë e vogëlsinë time atëherë,por edhe sot!Sa më i komplikuar e shumë-shtresuarqë ngjante të jetë aparatura multinacionalee ideologjike që kishte ndërtuarferrin e ngujimit e të persekutimit tëtij, si dhe atë mallkim tonin, aq më eqartë dhe më e shenjt më shpërfaqeje lartësohej mua – fytyra, personaliteti,flijimi dhe atituda e gjyshit tim!Aq më i madh më bëhej ai! Aq më edhimbshme mungesa e tij! Aq më epadrejtë kjo botë – për Kosovarin tim!Një gjë ndërkaq e dija gjithë kohënshumë mirë: se do ta kap atë fijemendësie e atitude t`gjyshit, dhe do taheq zvarrë tutje, pa e këput asnjëherë,gjithë jetën dhe gjithandej nga të shkojënë jetë...!Kështu mendoja dhe për kaq - ishabetuar! Por vendimi dhe betimi, siduket, kishin qenë jo edhe fort n`heshtjee të pazhurmshëm! Shpejt, ngjauai kufizimi i parë!Më drejt, ngjau një sqarim dhe njëndërhyrje: “Është mirë që e admirondhe bashkëvuan me gjyshin! Ti mundt’i shkruash për veten tënde dheshkollën, por të tjerat, ato rreth tij,s`guxon t’i përmendësh” - “ta dish seletrat kontrollohen dy herë, një herënga shteti jugosllav në Prishtinë dhepastaj edhe nga shteti shqiptar, i cilimund t`ia zgjatë dënimin e burgungjyshit”! “Ti duhet të mësosh si taduash gjyshin, Kosovën, dhe si tëkomunikosh përtej këtyre kufizimevetë vogla”!!!- Çfarë më thanë: kufizime t`vogla!?Item (nejse), kështu tingëllonte sugjerimikufizues, i cili m’u këmbye apo mashitën - si çlirim! Dhe ishte, edhe mëshumë se kaq! Kishte aty, në gjithërelacionin tonë, timin me përvuajtjen etij shumëçka bizare, makabre, shumëankth e makth! Ishte relacion i stërmbushurme politikë...! Kufizim si mallkimapo si fat? Se di as sot!Nuk kam shkruar më shumë se trerreshta, në atë pasdite në Vërmicë,n`Qafë Thane, që shpejt ka përvjetorin(mbushen tridhjetë vjet) - kurbabai im thirri plot gojë: “Shihni,Fetahu po vjen”!? Veç Agronit, djalit tëmadh, ishte vetëm babai im, dhëndri i tij, që e kishte takuar (1972), kur megjithë profesorët e tjerë të Universitetittë Prishtinës ishte n`Shqipëri!- Një siluetë e një burri t`gjatë dymetrash, të veshur me shumë pedanteridhe me një fytyrë t`pashme të njëzotërie elegant, me sy t`gjelbër e qethjeflokësh nga ato që njihja prej filmavesi Kasablanka, dallohej gjithnjëe më mirë..! E kisha vetëm edhe njëhap larg, kur më ngjau që bashkë metë tjerët, ta dëgjojmë për herë të parëzërin e tij kumbues, dhe një gegërishtet`bukur letrare: “Po ku je moj Nafije,pse m` shkruaje se je plakë, ndërkohëqë ti dukesh si Hana n`pesëmbëdhjetë- Ti qenke ende një zonjë shumëe rëndë dhe e bukur, ashtu si t`kamlanë...”! Kështu, fjalë e tij e parë që itha gruas, asaj që e kishte lanë 23vjeçe!Me një fjali, para ne të gjithëve shumët`hutuar, ai shpaloi gjithë kulturën e tijevropiane, e cila ishte pjesa më dominantee tij, e poliglotit që fliste 7 gjuhëdhe me t`cilin Zoti më kishte nderuarqë ta kem gjysh – dhe ta kem,Kosovarin tim! Kosovarin e munguar!Ky relacion me gjyshin - emocionetmbi kalvarin e tij, po aq sa edhe filozofiae mendësia, misioni e atituda etij – ishte gjëja më domethënësen`jetën time, pothuaj vendimtare nëformësimin njerëzor, politik, por dhekarshi Kosovës e njeriut, veçanërisht,të atij nënqielli!Në përballje me realitetet skizofrenepolitike, që ishin sulur të gjykoningjithandej Kosovarin, mbështetur herënë kushtetutat e Shqipërisë e herë nëato t` Jugosllavisë së pasluftës, muamë ngjau dhurata më e madhe jetësore:Kultura e kundrimit të gjithçkajee çdo fenomeni nga këndet më tëndryshme, dhe që atëherë, kurs`bashku me puthjen e nënës n`ballëmësova censurën, ngjan dhe ngjizetn`mua - Kosovari!Nuk jam i sigurt, se sa mund të jem fisnikëruar,por e di se nga çdo kufizim, idhunshëm apo i vetëpërzgjedhur -lind hapësira tjetër e mendësisë dhefilozofisë! Ndjeshmëria!Në kufizim, lind e provokohet edhemendja - nga ndjesi e sensibilizuar, atye ashtu, lind edhe arti e letërsia!Kultura s`është gjë tjetër, veçse pjellëkufizimi! Dhe kufizimi, s`është si duketn`shikim të parë, horizont i reduktuar!
Në kufizim – paradoksalisht gjen ngjizjenajo që e quajmë – fisnikërim, atyngjizet edhe refuzimi! Edhe ai, i njohurin`Kosovë, “Refuzimi Estetik”Rugovian!Kufizimi, veç të tjerash, është edhefokusim!N`rastin e aktualitetit tonë kosovar,“kufizimi” është fokusim n`hallet eKosovarit! T`shtetit të tij!Jo, vetëm ngase për halle t`durrsakute t`sarandasit, kishte tash e njëqindvjet, dhe ka kush të kujdeset edhe sot!

***

Gjyshi: “Unë, or bir, si vuajtje përjetojavetëm faktin se s`kisha mundësi t’ikthehem familjes sime dhe Kosovës!Ky ishte dënimi i madh dhe pafundësishti rëndë! Sa për burgun einternimet, s’e kisha dert, ngase atyndjehesha më mirë, se t`isha “qytetari lirë, në Shqipërinë e E. Hoxhës”!“Dënimi na shpërblente ne intelektualëte ngujuar. Na kursente, për sakohë që ishim në burg nga respektimii ligjeve dhe mendësisë më t`krisur,më antishqiptare e më anti-kosovareqë ka njohur bota”! “N`burg ishim disijashtë ligjit...apo t`amnistuar nga zbatimitij”! Burgu, më thoshte ai mëshpesh, “na kursente nga ai mallkimvetëmohimi, që ngjante jashtë, atjepërtej, n`lirin Enveriane”!Hm, çfarë tha gjyshi? - po më tingëllonedhe sot në vesh: “Na kursente nga aimallkim vetëmohimi”! Pse i kujtova tëgjitha këto, e po i ndaj sot me Ju, lexuestë nderuar? Për një mijë e njëarsye, por disa po shpaloj më poshtë.

***

Kosovari jam unë!Mirë atëherë, po sot - pse ky mallkimvetëmohimi, n`Kosovën e lirë...!? Pseky mallkim i emrit Kosovar?Prej nga buron kjo energji përbuzjejetë asaj historie të veçantë shqiptaret`Kosovarit, të atij kalvari vuajtjeshnjëshekullore? Pse kjo harresë e kymohim i atyre ngritjeve e sukseseve tëpashpjegueshme kulturore, letrare,arsimore, t`artit e shkencës, sociologjisëe filozofisë, e mos të flas përsukseset politike! Suksese, që përpopujt e tjerë të shumtë anembanëbotës, edhe sot të pashtet, rezultatet eKosovarit u mbeten model e shembullshprese e inkurajimi! Ndërkohë,dikush mes nesh ka zanë të mallkojët`qenit Kosovar!Tjetri, më postmodern, demek ngakëta kullerët tallava - e quajnëKosovarin transvertit!Ndonjë patriot i sertë, s`heziton taquaj edhe tradhtar! Sepse Kosovari, jovetëm ky imi, por edhe ai i HalilMatoshit, paska pushuar të jetë shqiptar!!!Tjetri, sakaq, ia shan KosovaritKushtetutën...! Presidenti i vendit, z.Sejdiu ndërkaq, ia shkel Kushtetutënme dy këmbët! Ndonjë dallkauk tjetër,nga ata trimat, veteranë luftërash tëpangjara, merr turr e ndërsen përanash edhe të tjerë – që t` ia djeginedhe flamurin! Kujt - Kosovarit?!Të gjithë, ndërkaq, bashkërisht endaras, i bëjnë këto, gjoja në emër tëShqiptarisë, e me demek,t`Shqipërisë së Madhe!Shkelin një zhgjëndërr t`bukur e fisnike,Kosovën e Pavarur, për njëëndërr t`shëmtuar e t`përgjakshme,Shqipërinë Etnike!Ngjan kështu, ditën për diell, që edhesot Kosovarin, n`Kosovën e pavarurdhe me Kushtetutë e Flamur, ta përshkruajnë si të pavetëmjaftueshëm! Sinjë gjysmak! Apo si një t`hendikepuar!Prishtinën, ndërkaq, e quajnë periferikulturore e politike?! T`kujt? - TëTiranës?! Zot i madh, prej nga ky vetëmohim?!Si mund të jetë gjysmak një popull kaqi vogël, por fisnik, një popull që fitoi lirinëdhe krijoi shtetin, në konditat mëtë pafavorshme?Si mund të jetë gjysmak, i pavetëmjaftueshëmdhe i paidentitet, një popullqë meritoi, por edhe arriti të fitojë -admirimin dhe solidaritetin e pothuajgjithë globit, n`kauzën e tij përpavarësi! Si?Pse - me çfarë arsye dhe kush po ndezzjarrin e përballjes së shkabësdykrenore me flamurin e Kosovës!Pse harrohet kaq qëllimshëm se nukka flamur më të përgjakur se ky që kasot Kosova!Si s`arrin t`kuptojnë: Se sa më lart edinjitetshëm të valojë ky flamur iKosovës, aq më lart e krenar do të valojëedhe shkaba dykrenore!?Ndërkohë, të gjithë, shprehimisht tëgjithë qytetarët e Kosovës, pra edheserbët kosovarë, janë viktima t`konjukturavepolitike qindvjeçare...! Tëimpotencës politike tradicionalen`Ballkan! Por edhe në Evropë!Të destruktivitetit dhe energjive negative!Sikur edhe sot, kur prapë te gjithë,shprehimisht të gjithë, shqiptarë,serbë, goranë, malazias, turq e egjiptasjanë viktima të një kaste impotentepolitike, e një tarafi të pakreativitet, një“lidershipi” i cili s`dinë se çfarë të bëjeme lirinë e shtetin – dhe për mirëqeniet`qytetarëve t`saj, s`arrin të sigurojëasnjë dokument të vlefshëm udhëtimi,dhe liri lëvizjeje, që i mungoi edhegjyshit tim, në gjithë atë qindvjeçar qëkaherë kemi lënë pas!Për vete – po! Dinë të jetojnë dhet`pasurohen! Bile po qesin edheyrnek!Sot, asaj që po e quajnë “elitë politikekosovare”, më bie t`ua bëj vetëm njëlutje:- Na kurseni, ju lutem, të paktën aq, saedhe burgjet Enveriane: “Nga ky mallkimvetëmohimi”!Kosovari - duhet t`gjejë më n`fundbuzëqeshjen e qetësinë, që ia garantonedhe Kushtetuta e tij e mrekullueshme!Sado kufizuese t’i duket kjondokujt!Kufizimi - është refuzim, fisnikërim, por dhe fokusim!

*Fetah Jashar Sedllari kambaruar Medresenë e Lartën`Shkup dhe Orientalistikën.Në Beograd “VishaBeogradska Gimnazia-n”bashkë me doktor DautSpahiun, një klasë meMilovan Gjilasin! Kishtemiqësi me avokatin e tij tëmëvonshëm, arumunin (vllahJanine), z. Fila Filota.Bashkëthemelues i Shoqatëssë Studentëve Shqiptarën`Beograd “Besa”! Shkollimine tij e financojnë pjesërisht,Ferat Bej Draga (kryetari iPartisë Gjymrijet ), RamëBllaca! Një kohë gëzontebursë të mbretit Zog!Bashkëpunëtori i ngushtë iXhafer Devës, Ilaz Agushit eFerat Bej Dragës. Poliglot!Për vite ka qenë sekretarPrefekture i Prishtinës!Vdiq nëPrishtinë më 1993!
Kosova Sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi