Besi Bekteshi: Apoteoza e madhe e shqiptarëve në vitin 2009
Faqja 1 e 1

Apoteoza e madhe e shqiptarëve në vitin 2009
Nga Besi BEKTESHI
(Ndoshta kur të heqin vizat, do të fillojë edhe dashuria e “vërtetë” me Europën!!)
Të gjitha shtetet që sot Brukseli promovon për të udhëtuar nëpër Europën e Bashkuar pa viza edhe para viteve ‘90-të apo përpara viteve ‘85-së, por edhe përpara viteve ‘80-të kishin lirinë për të dalë në Europë. Po dilnin, studionin dhe udhëtonin në mënyrë të rregullt dhe me një leje të posaçme nga pikërisht vendet e Europës. Ishte koha kur në Shqipëri të vritnin në kufi. Po në kufirin me Malin e Zi, në kufirin me Serbinë-Kosovën e dikurshme dhe në kufirin me Maqedoninë... ose ish Jugosllavinë.
Në fakt pushkatarëve, kryesisht ua kishin dhënë pushkën për të shtënë mbas shpine të gjithë atyre që arratiseshin. Kurse malazezët, serbët dhe maqedonasit vritnin shqiptarë afër viteve ‘90-të dhe kanë vrarë edhe para tyre... sepse kishin pushkë edhe për të shtënë në fytyrë. Shqiptarët vriteshin pas shpine nga Enveri dhe para fytyrës nga Rankoviçi dhe të tjerë deri te Millosheviçi. Por atëherë Europa nuk merrej me ne, sepse ishte “pajtuar” me regjimin “Fanar në brigjet e Adriatikut”... Kishte gazetarë italianë dhe gjermanë që bërtitnin për këtë fatkeqësi, por nuk bëhej ndonjë zhurmë e madhe. Përveç disa artikujve në Korriere Della Sera dhe në disa të përditshme gjermane dhe franceze... asgjë më tepër. Po televizioni malazez dhe ai shtetëror jugosllav, nxirrnin njerëz të arratisur që tregonin se si regjimi kriminal i Hoxhës merrte jetë njerëzish në Shqipëri. Po ashtu deri në fund edhe në kohë të Ramizit, të vrarët në kufi dhe të pushkatuar si në jugë dhe veri të Shqipërisë nuk mbaruan. Unë i kam parë vetë me tela në fyt në rrugët e Shkodrës.
Por harresa është një moment dobësie në një popull. Vetëm motivi i arratisjes apo tentativës ka persekutuar mbi 100.000 mijë shqiptarë apo 20.000 familje...!! As në vizitë komshiu i shkallës nuk vinte më, në qoftë se djali i hallës ishte në burg për tentativë.. arratisjeje. Pastaj të mbyturit në ujë apo pritjet e ambasadave të mijëra njerëzve, apo të vrarët në kufi dhe të vdekurit në borë. Vdekje, mbytje, rropatje apo edhe shkatërrim familjesh dhe pasurish, vetëm e vetëm për t’u larguar nga vendi që ka resurse për të mbajtur më së miri jo dyfishin tonë, por më tepër se 10 milion njerëz. Po.. e kështu sot kemi 1.3 milion njerëz jashtë. Janë mbi 80 për qind të rehatuar dhe kanë ikur prej tyre 60 për qind në mënyrë ilegale. Ok... Pra mbi një e treta e popullsisë tonë është pjesë e botës që udhëton pa viza. Një jetë komplet në kërkim të një vize apo heqjes përfundimtare të saj!!! Apoteozë që vazhdon edhe në 2009-tën Më e “bukura” është se edhe në politikën tonë po bien copë sa majtas dhe djathtas, për të arritur heqjen e kësaj të shkrete vizë.
Kur edhe sot kemi kufijtë me të ndërlikuar, me të kontrolluar dhe kur nuk nxjerrim një jaht në breg, se “nuk lejohet” edhe pse ligji ka përfunduar... kur edhe një polic si jashtë, por edhe brenda, të persekuton duke të vështruar në sy në se “je apo nuk je për vizë” a thua se jemi në kohën e Enverit, për të vërtetuar biografinë. Nejse... por Europa ka standarde dhe ne e duam shumë dhe fort Europën. Jemi pak gënjeshtarë, pak jo të rregullt dhe pak jo mbajtës së fjalës, por ama jemi mbi 95 % për Europën dhe NATO-n...! Kurse Serbët janë më tepër se gjysma kundër NATO-s dhe vetëm 45 % për BE-në. Po ashtu edhe në Malin e Zi, por më Europianistë se Serbët dhe Maqedonasit që akoma kanë probleme me vetëm dhe emrin si shtet..!! Por ne i duam të gjithë Europianët...! Ne duam të kemi ose të gjithë viza ose të na largojnë vizat...! Por duhet të plotësojmë standarde dhe pasaporta biometrike!! Në fakt në BE kanë futur Rumaninë që ka 5 milion njerëz që nuk janë integruar në Rumani dhe jo më të kenë aftësi të integrohen në BE...! Janë cingarelët rumunë që i kanë bërë shqiptarët të duken “italianë” në fakt, dhe patjetër që ato (cingarelët) kanë të drejtë vote dhe marrje-vendimi për Europën...!! Ka fshatra në Rumani dhe Bullgari që nuk kanë një tabelë që shkruan “COCA-COLA” me shtëpi që të vjen ndot të hysh, apo gardhe llamarine!! Kur... sa do lart të ngjitesh te ne, mund të mos ketë rrugë, por ka “Mercedes” dhe shtëpi të mirë dhe mobiluar paqtas. As që dua të them se Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë më pak nivel qytetërimi... më pak se ne...!! Jo përkundrazi. Por mund të them se për nga korrupsioni dhe mungesa e demokracisë janë më “lart” se sa ne. Dua të them se “demokracia” si në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni është një iluzion, kurse te ne nuk është aspak iluzion, por është e zbatuar ashpër dhe përdorur nganjëherë pa fre. Por ne kemi demokraci e ato nuk kanë akoma, duke pasur shtete policore. Ne kemi polic, por kaq “të demokratizuar” sa që nuk ka nevojë të ketë të mesmen si shkollë për tu pranuar në polici. Nuk ka dyshim që tre shtetet kanë më shumë kazanë plehrash se sa ne, por po ashtu kanë më shumë analfabetë dhe mafiozë se sa ne.
Pa dyshim që Europa na ka ndihmuar dhe vazhdon të na ndihmojë shumë, por ajo po vonon me pasionin dhe persekutimin tonë. Ajo po vonon me vizat dhe kam frikë se kur të largojë përfundimisht ato, atëherë do të jetë vendosur edhe “dashuria” e vërtetë e jona... me pikërisht Europën. Si e kanë Serbët apo edhe vetë shtetet Europiane me veten e tyre.
Patjetër që do të ketë edhe prej atyre që të thonë “as që me plas fare për...” Sot te ne po bëhet edhe lufta politike për largimin e vizave dhe është një “kalë beteje” kjo. Ashtu si Berisha ka qejf të thotë “ju futa në NATO dhe po ju heq vizat”, ashtu edhe socialistëve dhe Ramës ju pëlqen të thotë: Nuk po na heqin vizat se fajin e ka Berisha...!! Se ju vjen mirë të thonë të parët ( demokratët) se “merita e futjeve” është e qeverisë dhe të dytët (socialistët), merita e “mos futjeve” është faji i qeverisë. Janë të mëdhenj... për fjalë të nderit, dhe sot më shumë Rama dhe socialistët e tij që “gëzohen” se ne nuk jemi në një radhë me Serbinë dhe Malin e Zi apo Maqedoninë. Gëzohen, sepse po “dëmtohet Berisha” sipas tyre. Duke e lidhur me zgjedhjet që i kanë humbur vetë..!! Me komisionerët e tyre që ishin së bashku me komisionerët demokratë. Me ligjin e ri “Proporcional Rajonal” një shpikje alla Rusmajli-Islami, që është një ngjizje e modelit spanjoll, pa asnjë impakt moral, urban-rural dhe identitet shqiptar. Gëzohen për gabimet e fajet e Berishës kur shpikin modele “përtej të majtës dhe të djathtës” dhe kur mbysin demokracinë e brendshme në parti. Deklarojnë gëzimin e tyre për dështimet e “familjes kryeministrore” kur në anën tjetër e kanë të vështirë të kenë familje apo edhe konceptin familjar që nuk mund të gëzohesh pse “babai bën një gabim, ose premton më shumë, dhe komshiu i pasur të mbyll derën e oborrit dhe ti nuk mund të kalosh në të, ose kërkon që komshinjtë me të varfër të jenë gjithmonë me hundë në xham”. Kur për më tepër po të njëjtat akuza të bëhen ty (kreut të opozitës) edhe duke mos qenë Kryeministër..!! Për më tepër kur je edhe ..opozitë! Tani në këto momente Europa ka vetëm fjalë boshe me vizat e shqiptarëve, sepse kanë në Europë mbi 1.8 milion shqiptarë që lëvizin si të integruar dhe me viza shengen. Sikur nesër të deklarohet “nuk keni nevojë për viza” asgjë nuk ndodh..
Sepse do të shikojnë se nuk kanë se çfarë të bëjnë një pjesë e madhe e “të pa vizëve” në Europë. Nuk flenë më nën urë, apo në kartonë, dhe nuk lypin dot, apo nuk i mban as komshiu dhe as vëllai. Kanë dy rrugë.. ose të kthehen vetë duke harxhuar edhe dy metalikët e fundit, ose të dorëzohen në policitë e vendeve respektive, duke deklaruar “më ktheni në Shqipëri se nuk kam më asnjë euro”..! Pra problemi i heqjes së vizave është problem i kushteve të padukshme të Europës, por jo të standardeve të Shqipërisë...! Sepse me sa duket një nga standardet e këtij populli nuk pëlqehet nga Europa. Ai standard është “dashuria” që shqiptarët kanë për botën perëndimore. Kanë standardin e ngritjes së flamujve europianë, të dëgjimit të këngëve të tyre, të muzikës dhe kulturës europiane dhe demonstrimit të dashurisë për kulturën pikërisht europiane. Të emrave europianë. Sepse 90 për qind e emrave të fëmijëve shqiptarë, kanë emra pikërisht europianë. Sepse edhe tifozë janë me ekipet europiane dhe po ashtu se janë filo-europianë dhe amerikanë.
Sepse edhe emrat dhe logot e kafeneve dhe dyqaneve, apo botimeve dhe të tjera, i kanë me ndikim të madh europian. Po... por kjo nuk ngjet as në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni..!! Jo... ato vendosin vetëm flamurin e shtetit të tyre shpesh herë agresor. Vetëm emra sllav dhe me konotacion anti perëndim. Kanë monokulturë sllave dhe kryesisht serbe apo anti-perëndim. Mezi njohin (serbë, malazeze dhe maqedonas) një gjuhë perëndimore kur shqiptarët njohin dy apo tre. Kanë më shumë se gjysmën e popullsisë këto shtete, që nuk e duan Europën. Biles as futjen në Europë. Ndoshta... kur të lëvizim pa viza do të kemi arritur edhe ne në këtë pikë?? Jo asnjëherë... Ne do të duam dhe respektojmë me sinqeritet si Europën dhe sidomos USA-n. Sepse në fund të fundit janë miqtë tanë të sigurtë, dhe që kanë bërë sidomos vitet e fundit atë që është realiteti i dy shteteve shqiptarë që ndoshta nesër do të jenë edhe një. Por ka shumë kapadainj-groteskë në Shqipëri dhe burokratë në Bruksel që problemin e vizave me ne, e trajtojnë si një “kapje për b..esh” për shqiptarët dhe po ashtu për politikën e tyre. Megjithatë një ditë do të vijë dhe atëherë si me pasaporta biometrike dhe si me shumicë muslimane apo jo, shqiptarët do të udhëtojnë dhe kjo do të jetë meritë e një populli që ka vuajtur shumë dekada nga muret, gardhet dhe telat apo policët në kufi. Sepse ka miq si në Amerikë, Itali dhe Gjermani apo Britani që e dinë se shqiptari edhe pse është i tillë si duket, në realitet është plotësisht i tyri... po plotësisht i tyri dhe nuk kanë se ku ta çojnë përveç se në shtëpinë e përbashkët që quhet Europë, ku fiset e lashtë Ilire, kanë qenë shumë më përpara se sa kombet e sotme perëndimore.

G. Sot
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Besi Bekteshi:Kush tha "bravo" në botë dhe gjakrat e ndezur në Shqipëri
» Besi Bekteshi: Falja nuk është kulturë e demokracisë shqiptare, por standard që nuk do ta plotësojmë edhe për shumë vite
» Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2009!
» Sot nënshkruhet marrëveshja e IPA për vitin 2009
» Lajme nga Univesiteti:Mujë Rugova është zgjedhur Rektor i Universitetit të Prishtinës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi