Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Polici grek tenton të përdhunojë emigranten shqiptare

Shko poshtë

Polici grek tenton të përdhunojë emigranten shqiptare Empty Polici grek tenton të përdhunojë emigranten shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 20, 2009 11:28 am

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kalamatë. 42-vjeçari grek i hyri në banesë

Nga Gazeta Metropol

Një grua e re, emigrante shqiptare, është bërë objekt i terrorit psikologjik për muaj të tërë dhe në orët e para të ditës së djeshme i ka shpëtuar përdhunimit nga një polic grek 42-vjeçar, i cili pasi u përlesh me të shoqin, tani gjendet në spital. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 04:30 të ditës së djeshme në Petalidi, qytet i rajonit Kalamatë në Greqi. Prokuroria rajonale ka urdhëruar arrestin në kushte spitalore, për policin 42-vjeçar që sulmoi banesën e çiftit shqiptar me synimin për të shuar epshet seksuale me nusen e re. Nga hetimi i kryer prej policisë së Kalamatës, u zbardh se ngjarja kishte pikënisje prej disa muajsh. Polici 42-vjeçar, emri i të cilit nuk u publikua, kryente shërbimin në Petalidi dhe atje, kishte pikasur një 24-vjeçare shqiptare. Edhe pse e dinte fare mirë se ajo ishte e martuar dhe jetonte me të shoqin, 42-vjeçari polic e ngacmonte atë sa herë që të mundte, duke i demonstruar se ishte i dashuruar me të. Duke mos i mjaftuar ta shihte dhe ta ngacmonte kur hynte apo dilte në shtëpi, muajin e fundit, 42-vjeçari shkonte në restorantin ku gruaja e re, nënë e dy fëmijëve, punonte dhe qëndronte atje, me justifikimin se darkonte. Sipas dëshmive që policia mblodhi pas ngjarjes, kolegu i tyre e ngacmonte të renë edhe në restorant. Por prej saj kishte marrë një përgjigje të prerë, në mënyrë të përsëritur. “Gruaja 24-vjeçare i kishte bërë të qartë punonjësit të policisë së rendit se ai duhet t’i rrinte larg dhe të mos e ngacmonte, duke i kujtuar edhe faktin se ishte lumturisht e martuar dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël”, - tregoi policia, e cila theksoi faktin se viktima i qëndroi shumë kritike ngacmimeve dhe problemeve që i hapte polici 42-vjeçar. Natën duke gdhirë dita e djeshme (e premte), 42-vjeçari, si zakonisht tashmë, ka shkuar sërish në orët e mbrëmjes në restorant, “për të darkuar”, ka qëndruar nja dy orë dhe është larguar. Por jo për të kaluar natën me gruan dhe familjen e tij, por për t’i zënë pritë 24-vjeçares. Në orën 04:30, duke parë se makina e 28-vjeçarit shqiptar nuk gjendej e parkuar pranë shtëpisë ku ata qëndronin me qira, polici ka vendosur të hyjë brenda në banesë, për të abuzuar seksualisht me 24-vjeçaren shqiptare. Mirëpo plani i tyre nuk u realizua, pasi në banesë ndodhej burri i shqiptares, i cili pas një përleshje fizike ka mundur ta verë nën kontroll policin grek, duke e prangosur me pas atë. Aktualisht polici është urdhëruar të izolohet në një nga spitalet psikiatrikë të Greqisë.

Sherri me burrin

Sapo ka hyrë në dhomën ku kishte menduar se do të gjente vetëm të renë, është shtangur kur në shtrat ka dalluar se gjendej në gjumë edhe i shoqi. Këtu, ka nisur përleshja mes dy burrave. Si pasojë e përdorimit të forcës fizike, por jo armëve, polici grek ka marrë plagë të shumta në trup dhe në kokë, por i lënduar ka mbetur dhe emigranti shqiptar. Burrë e grua kanë lidhur me prangat që kishte në brez, 42-vjeçarin dhe kanë njoftuar policinë, duke i kërkuar të marrë kolegun e tyre abuziv.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi