Luan Cipi: Magjia e dashurisë
Faqja 1 e 1
Luan Cipi: Magjia e dashurisë
Lëviz më shumë, që të jetosh më gjatë - Xhek London
MAGJIA E DASHURISË
Rrëfenjë nga Luan Cipi
Arjanit Vlora ishte djali i vetëm i Sami beut, i një pasaniku vlonjat me kulturë evropiane, që, siç thonë, e vriste kohën, më së shumti, në tavolinat e mëdha të pokerit, sa në Shqipëri, Itali, Austri e deri në Monte Karlo.
Po, brezi ynë, i periudhës së ndërtimit të “socializmit të ndritur” njohu Titin, siç i flisnim shkurt, Arjanit Vlorës. Patëm fatin ta njohim qysh fëmijë, ta shihnim çdo ditë, ja aty, karshi shtëpisë sonë, pesë metër më larg, në rrugicën tonë me kalldrëm, që mbante emrin e dëshmorit për liri e pavarësi, trimit vlonjat Ceno Sharra. Kjo rrugicë formonte një transversale, e cila bashkonte dy anë të Sheshit të Flamurit te qendra e vjetër e Vlorës, në një bllok shtëpish që tani janë zëvendësuar me Hotelin e madh Turistik.
Edhe Titi, duke i ngjarë gjithnjë e më shumë babait të vetë, ishte djalë hirmadh. Fëmijë, më i shkathët se ç’duhej. Nga kureshtja dhe pakujdesia e tij, duke zbërthyer një bombë të ngelur nga lufta, për t’i marrë barutin, ai ngeli fare pa sy, humbi krejt shikimin dhe i ngeli dora me dy gishta të prerë e të copëtuar.
Qysh në adoleshencë Titin e sakatuar, po ta shikoje nga afër, duke i mënjanuar sytë, do t’i dalloje një fytyrë të spikatur burrërore, me një profil të përsosur e si të ishte skalitur në mermer, që padashur të shkonte mendja te punët më të mira artistike të Leonardo Da Vinçit apo të lashtësisë greke. Me kalimin e viteve ai formoi një trup atleti, të gjatë e të hedhur, me gjoksin të kërcyer, gjithë muskuj e fare pa bark. Kështu ngeli deri në moshë të thyer.
Teoria e kompensimit të shqisave, vërtetohej kryekëput te personi i tij. Ai, vërtet nuk vështronte fare, por drejtohej lehtë dhe lëvizte me shkathtësi, madje, çuditërisht lëvizte edhe me biçikletë, më vonë, në rrugë të drejtë dhe të shkurtër edhe me motoçikletë,vetëm sa të mbante një dorë të takuar me ndokënd, apo të një ndihme, sado të vogël, qoftë dhe verbale.
Shumë herët Aranit Vlora nisi të studionte e të merrej me muzikë. Në fillim me kitarë, më pas me fizarmonikë, trombë dhe saksofon. Ne, nga shtëpia jonë, përkarshi, e dëgjonim për dhjetëra orë në ditë, kur me vullnet të pazakontë, me këmbënguljen e tij dhe me kujdesin dhe vendosmërinë e zonjës Dezi, nënës së tij të kulturuar, të mençur e poliglote, Titi, zhurmonte e zhurmonte, pa pushim, deri sa kapte dhe formonte, në fillim, ndonjë biçim melodie e më pas e saktësonte dhe e përsoste atë. Ai shumë shpejt u bë mjeshtër në fizarmonikë e më pas në trombë e në saksofon. Nisi të marrë pjesë në formacionet orkestrale të dasmave e në lokalet e baret me pista vallëzimi të qytetit të Vlorës, ku këndohej e vallëzohej deri në orët e vona të natës. Hera herës, në shtëpinë e Titit vinin dhe orkestrantë fillestarë, për të mësuar e për t’u aftësuar. Kujtojmë, në këto takime pune komshiun tonë Arif Gërbi, ardhur nga Tepelena, që më vonë u bë primoorkestrant e saksofonist i estradës së qytetit, apo Çakon, Bubushin, Koraqin, etj
Një tjetër dhunti e Titit ishte prirja për teknikën. Sa me mollëzat e gishtave cung të dorës, sa me buzë e me mjekër, po ta shihje nga afër do të çuditeshe. Ai i zbulonte me lehtësi mangësitë mekanike dhe elektrike të pajisjeve elektroshtëpiake dhe gjente rrugë të pabesueshme për ndreqjen e tyre. Si të ish një magjistar, përcaktonte me saktësi llojin dhe tipin e një kushinete deri përmasat milimetrike dhe numrin e sajë, të këshillonte se ku mund ta gjeje atë tip kushinete, në ç’magazinë, te cili magazinier me emër, se ç’shok e mik mund t’i gjeje atij, për ta siguruar me hesap, sa më lirë, atë. Çuditeshe tek e shikoje kur punonte, por edhe kur fliste e të sqaronte për çdo gjë, duke përdoruar atë bagazh të pasur informacioni dhe kujtese. Me prirje dhe aftësi të pazakontë. Përpiqeshe ta krahasoje me bashkëmoshatarët e tjerë, apo me veten tënde të shkolluar dhe vije re ndryshime të pa arritshme, në favor të njohurive dhe aftësive te tij, aq sa thoshe me vete, pa mëdyshje: në një farë mënyre i verbër jam unë, jo Titi..
Titi flinte pak, por rrinte gjatë shtrirë. Qetësohej,duke dëgjuar radion, që e mbante ditë e natë hapur në stacione italiane. Dëgjonte muzikë dhe lajme të çfarëdoshme. Muzikën, sidomos kanconetat i përvetësonte saktë dhe i këndonte bukur, shoqëruar me kitarë apo fizarmonikë. Shpjegonte, vlerësonte dhe përhapte lajme interesante të kohës dhe entuziazmohej për të rejat e kohës, sidomos në mjekësi, shkencë dhe teknikë, të cilat shokëve ua bënte të njohura menjëherë.
-More, Titi, po kujdes, o vëlla. Mos fol kaq pa doganë për të rejat e perëndimit, se do ta pësosh. Ti flet për çdo gjë, po nuk vështron se cilin ke pranë.
-Rri, o Luan! Kujdesu për veten ti, se mua s’ka ç’më bëjnë, jo vetëm se jam djalë dëshmori e s’ma marrin për keq, po, fundja, s’kanë ku të më çojnë mua. Në burg u kushtoj shumë, se duhet të më japin njeri të më tërheqë nga dora, apo që të më bjerë oturakun. Pastaj unë nuk propagandoj lajme politike dhe, në fund të fundit, me shokët e mi bisedoj....
Është vërtetuar, pa asnjë dyshim, se Titi ishte i verbër krejt. Ose, për të qenë më të pranueshëm, ai dallonte vetëm dritëhije, pa figurë. Kishte vetëm një nerv orientimi, siç thoshte ai. Dhe, kur kishte lotim, apo ndonjë acarim te sytë, ai edhe këtë nerv e humbiste fare. Por, në të njëjtën kohë, e kishte të fortë e të largët dëgjimin. E dallonte dhe e ndante çdo njeri, sa e dëgjonte. Kujtdo veç njëherë t’i dëgjonte zërin dhe t’i mësonte emrin, ai nuk e harronte më dhe, sa e ridëgjonte, i përgjigjej në emër.
Ne, djem të rinj, bisedonim shpesh dhe për shoqet tona të mira. Ndonjëri edhe fliste me pasion dhe dallonte e veçonte cilësitë dhe kënaqësitë e lidhjeve dashurore. Titi, në kësi rastesh, dëgjonte si i tjetërsuar dhe psherëtinte e entuziazmohej nga këto rrëfime dhe veç thoshte: Lum si ju! Ndërkohë, me sytë e mendjes përpiqej t’i gjente e t’i përcaktonte ato ndjesi hyjnore, që nisin me një të parë, por që ai, deri aso kohe, nuk kish mundur t’i përjetonte...
Por, ndërsa Titi nuk e kish fatin ta shikonte me sytë e ballit bukurinë femërore, vajzat e shtuara, hajdhjare e të bukura të lagjes sonë, rriteshin e silleshin rreth tij, e shikonin në heshtje këtë bukuri mashkullore, që bëhej çdo ditë e më i hijshëm, e vështronin me vëmendje të madhe dhe e lakmonin nga larg. Shpejt dolën, ndërmjet tyre, trimëresha që guxuan t’i afrohen, t’i flasin dhe ndonjëra, t’i hidhte ndonjë romuz.
-Po, sa i mirë je bërë, Titi, i tha një ditë gjitonia.
-Rri, Behije, mos u tall me fatkeqin.
-Jo, jo, nuk tallem. Je absolutisht, pa diskutim, më i miri ndërmjet shokëve. Mos u mërzit për ndonjë mangësi kote. Ti je më i zoti nga të gjithë!
Behija, një vajzë me familje origjinë shkodrane, ishte komshie e afërt me Titin. Ajo, më e pjekur, por edhe e dëshpëruar nga që ishte pak e sëmurë nga mushkëritë, rrinte gjithë ditën, pa dalë jashtë, në shtëpinë e saj, ngjitur me atë të Titit dhe e dëgjonte atë duke punuar e kënduar. Nga një dritare e katit të dytë të shtëpisë së Titit mund të shihje oborrin e shtëpisë së Behijes. Ajo, vajzë e pjekur, veç bukurisë mashkullore të trupit atletik të Titit, që e dëshironte çdo ditë e më shumë, duke e parë atë po pushtohej dhe nga ndjenja e mëshirës dhe e keqardhjes, për këtë të ri kaq të talentuar, po fatkeq…
Në një ditë jave, kur vëllezërit e saj kishin shkuar në punë dhe skish tjetër njeri në shtëpi, Behija, duke u mbajtur te një shkallë druri, nëpërmjet dritares, mori guximin dhe… u ngjit në dhomën e Titit.
Nuk kish nevojë për shumë mësime profesionale. Titi, i talentuar në shumë anë, tashmë të njohura, doli se edhe në lëmin, deri atëherë, të pa eksploruar e të panjohur të dashurisë, ishte një mjeshtër i lindur…Duket se e “çmendi” Behijen e dëshiruar, që nuk e mbante dot veten, në këtë harmoni njerëzore të paparë… Pas kësaj shkallët e drunjta në dritare si nuk u thyen, sepse shkeleshin disa herë në ditë.
Kjo s’kishte si mos të binte në sy të vëllezërve të Behijes, që ndërhynë energjikisht, sipas normave të moralit të tyre tradicional , këmbëngulën e realizuan një martesë të shpejtë e me sa më pak ceremoni.
Behija u bë gruaja e parë e Titit dhe nga kjo martesë, brenda vitit lindi një vajzë shumë e bukur, e përsosur, në të gjitha drejtimet, që më pas u bë yll i basketbollit vlonjat, të ekipit tonë kombëtar dhe të ekipeve greke.
Behija pas pak vitesh u sëmur më keq. Atëherë s’kishe ç’t’i bëje tuberkulozit në mushkëri. Ai, në vitet e para të Çlirimit bënte kërdinë në Shqipëri. Titi kishte mësuar, nëpërmjet lajmeve të radiove italiane, për medikamentet e reja efikase, por përpjekjet e tij dhe të vëllezërve të Behijes dështuan. Ajo vdiq papritur dhe vajza e vogël u rrit nën kujdesin dhe edukimin e zonjës Mukadez, gjyshes së vetë të mirë, të papërtuar dhe fort të dashur.
Titi e humbi kështu gëzimin e parë dhe iu shtuan, sadopak, detyrimet familjare për të mbajtur dhe edukuar vajzën e vogël, i duhej të punonte më shumë. Tanimë ai ishte specializuar për riparim radiosh dhe motoçikletash.
Jeta kalonte, pothuajse si me parë, si para martese, por me një përvojë dhe një dëshirë më shumë. Klientel për riparim radiosh Titi kishte krijuar kryesisht te fshatarët, që zbritnin, zakonisht në qytet në ditë pazari. Shumë frekuentim kishin kaninjotët, që vinin në qytet çdo ditë, për të sjellë kucka e dru me gomarë. Pikërisht në Kaninë Titit i doli nami si një usta i çuditshëm, që edhe pse pa sy, bënte mrekullira.
Një ditë maji, një hallexhi nga Kanina, solli te Titi një radio të vogël tip Strella, për riparim... Kaninjotin e shoqëronte e bija, një vajzë tetëmbëdhjetë vjeçare. Ajo, sapo kish blerë një fustan të ri në qytet me rastin e ditëlindjes, që e kishte asaj dite..
-Ja, ti rri këtu, në dhomën e punës të usta Titit. Shiko, hapi sytë mirë, që të mësosh edhe zanat dhe që, herën tjetër, po u prish, mos ta sjellim më këtu radion, i tha babai së bijës, me shaka. Unë, do blej një thes çimento e do ta ngarkoj në gomar. Për dy orë më ke këtu. Dakord, Donikë?
-Mirë, o babi, i tha Donika. Mos ki hiç merak. Unë nuk kam për të humbur, pikërisht sot, që kam datëlindjen. Ndërkohë do ta kaloj kohën mirë, duke lexuar këto revistat italiane këtu... Ku ta dinte fatkeqi se pikërisht këtu do niste kobi i saj…
Muzikantit Titi, vejushit mjeran, po i kumbonin veshët nga ai zëri melodioz dhe i ëmbël i vajzës së re. Ai filloi të konceptojë fizionominë e saj, ç’ka thjesht, nëpërmjet dëgjimit, mund ta bënte vetëm ai. Një afsh i nxehtë e pushtoi të tërin. Pasi iku kaninjoti, ai e diktoi shpejt dhe e zhduku menjëherë defektin teknik. E stacionoi radion te një program me muzikë të lehtë italiane, pastaj, me shpejtësi, vuri syzet e errëta, për të mbuluar zgavrat e zbrazëta të syve dhe u kthye rrëmbyeshëm nga Donika.
-Sipas zërit, që dëgjova, me ëndje dhe me vëmendje, duhet të jesh edhe e bukur, edhe e re edhe me shëndet të mirë, guxoi të fliste me zë të ulët, intim, Titi.
-Kështu thonë… Donika i ngriti sytë nga revista. Për herë të parë e pa me vëmendje, kaq afër djaloshin, duke u befasuar me këtë bukuri mashkullore të rrallë. Ajo, vërtetë ishte shumë e re por, qoftë dhe si fshatare e thjeshtë, nuk ishte fare pa përvojë. Iu kujtua, në atë çast, nuk e di sepse, marrëdhënia e fundit me brigadierin e vetë në kooperativë, që, megjithëse ishte i martuar, aty, te koçeku i misrit, thuajse e kish detyruar të realizonte një marrëdhënie intime me të.
vijon

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Luan Cipi: Magjia e dashurisë
-Po, dhe ti, s’je i pakët!, guxoi t’i përgjigjet vajza. Dhe, me sa di unë, je dhe beqar, vazhdoi t’i thotë, pa u menduar shumë, siç ia diktonte zemra.
-Dale, dale, si the? Pa afrohu! Dhe Titi, pa e zgjatur, me mollëzat e gishtërinjve cung, i bëri një revistë të plotë nga flokët, balli, sytë, goja, mjekra, gjoksi, e deri te barku dhe kofshët. Nuk zgjati shumë. Me të shpejtë e mbylli derën me çelës dhe… u bë njësh me të. Më pas, të kënaqur së tepërmi të dy filluan të njihen, të shpjegohen dhe të mirëkuptohen me njëri tjetrin, sikur të ishin dashnorë të hershëm.
-Po, ku më erdhe, moj Donikë e bukur. Sikur më zbrite nga qielli, se Zoti i dëgjoi lutjet e mia. Do rrish qysh sonde këtu. Të bëhesh gruaja ime legjitime.
Kur u kthye babai, me gomarin të ngarkuar me thesin e çimentos, menjëherë, vuri mbi të radion e vogël të riparuar dhe i gëzuar urdhëroi:
- Gati, vajzë, nisemi për Kaninë!
-Ik, o babi! Unë u martova me Titin dhe qysh sot do rri këtu… Së bashku do ta festojmë dhe ditëlindjen time. Kaninjoti u befasua dhe sa s’u çmend.
-Ç’thua, moj! Hajde nisu shpejt, se të vrava në vend. Ç’do të thotë fshati, moj? Ç’do të thonë vëllezërit dhe nëna jote. Ku je ti, në Evropë, që u martuake tak-fak. Dhe me kë pa. Pse, moj, të kanë plasur sytë e ballit ty, gjidi edepsëze. Hajde, nisu para!
-Babi, bëj ç’të duash, unë e kam vendosur. E dhashë fjalën dhe veç e vdekur dalë prej këtej.
Ndërkohë, ndërhyn Titi me vendosmëri dhe i thotë kaninjotit se ky është një vendim i përbashkët dhe se të dy palëve u bëhet mirë. Mos harro që edhe vajza jote e ka një histori...
Kaninjoti dha e mori dhe kur e pa se s’bënte dot gjë u nis i shqetësuar për në fshat, që të këshillohej me djemtë.
Në mbrëmjen e asaj nate, gjer shumë vonë, u dëgjua një zhurmë e madhe, një kujë e vërtetë te shtëpia e Titit, për karshi. Siç mësuam, të nesërmen, babai me të tre djemtë e kishin rrëmbyer me forcë Donikën, gjysmë lakuriq dhe pasi e kishin rrahur paq, ashtu, pa ndjenja, gati të vdekur, e çuan në shtëpinë e vetë në Kaninë. Më pas për të nuk dëgjuam më...Titi shumë i dëshpëruar dhe sikur të qe ai fajtor, tha, me lot në sy, se, ndofta, atë e kishin mbytur në pus të vëllezërit, se s’ishte e mundur të qe hedhur ajo vetë.
Po, ku dreqin më zbardhi mua kjo ditë dimri me diell dhe vetëm sa ma kujtoi të kaluarën, përsëriste i dëshpëruar, si në kllapi, Titi. M’u duk sikur Zoti mendoi për mua dhe më ktheu sytë e ballit. Po, pse, o Zot, më le përsëri në errësirë? Ç’të kam bërë?
Titit nga të qarët dhe dëshpërimi iu acaruan keqas kokërdhokët e syve, e humbi fare nervin e orientimit. U bë keq. E shtruan menjëherë në spital, gjysmë të vdekur.
Në Repartin Okulistikë të Spitalit të Qytetit të Vlorës punonte doktor Kallfa, një specialist shumë i aftë dhe vërtetë njeridashës. Ai e kishte për zemër Titin, këtë pacient të pazakontë dhe menjëherë u tregua i gatshëm për t’i shërbyer me të gjithë personelin. Si asistente e tij në këtë repart sapo kish ardhur një ndihmës mjeke e re nga fshati Nartë i Vlorës, Kristina, një bionde e shkathët dhe e shëndetshme...
Kristina, si me magji, jo vetëm se ia hoqi dhëmbjen dhe lotët Titit, por e nxori dhe nga gjendja e rëndë dhe e shëroi në mënyrë të plotë atë, duke i sjellë, njëherazi, kënaqësi e gëzime të reja. Në këtë anë, duket se ndikoi, veç dhuntive mashkullore, tashmë edhe përvoja e Titit, deri tani dy herë i kryqëzuar. Ai, brenda javës, doli nga spitali për në shtëpi, krejt i përmirësuar. Në shtëpinë e vetë, skish si bëhej ndryshe, e përcolli dhe e shoqëroi Tina, siç e thërrisnin shkurtazi, ndihmësmjeken e re. Duke u marrë vesh mirë me Titin, në ato ditë kur ai ishte i shtruar në spital, ajo vendosi që, qysh atë natë mos të shkonte më te prindërit e saj në fshatin Nartë, po të rrinte në shtëpinë e Titit në qytetin e Vlorës. Ishte një zgjidhje ideale shumëplanësh: Titi gjente shokun e vetë të jetës, si grua dhe si udhërrëfyese…Në këtë rast ajo ishte dhe profesioniste e specialitetit okulistikë, e gatshme për t’i shërbyer në ndonjë rast tjetër të mundshëm për acarimin e syve, por që, kushedi, siç i kishte thënë, mund të gjendej edhe ndonjë shpresë drite...Po, Tina, kishte edhe prirje për teknikën dhe, siç vërtetoi koha, u bë motoçiklistia e parë femër në Vlorë që, në sediljen e pasme, mbajti burrin me vete.
Kristina beqare gjeti princin e saj të bukur në dukje dhe në shpirt që, veç së tjerash, do t’i shërbente deri në vdekje dhe që do t’i vlente për të thelluar njohuritë e veta profesionale. Ajo do të largohej e do të shpëtonte nga jeta e saj monotone dhe patriarkale në fshat. Do të kishte shtëpinë e saj dhe një vjehrrë të urtë e të ditur që do ta ndihmonte pa u kursyer në punët e shtëpisë, po sidomos në përkujdesjet, për edukimin dhe deri në mësimin e gjuhëve të huaja për fëmijët e vetë të shumtë, që ëndërronte të kishte me burrin e sajë. Tina do të kishte së shpejti edhe një motoçikletë, duke e bërë atë femrën e parë në Vlorë, që do niste hapur goditjen e mendësive të vjetruara, drejt emancipimit të plotë.
Ja të tilla projekte kishte thurur çifti i ri, duke këmbyer mendime, pikërisht në ato pak ditë fatlume, që Zoti i bëri bashkë, në spitalin e Vlorës.
Po, si reagoi familja dhe babai i Kristinës?
Dita e nesërme nisi sërish me zhurmë e zallamahi në rrugën tonë. Britma zëlarta dëgjoheshin sa në kalldrëmin, para shtëpisë së Titit, sa brenda shtëpisë së tij. Në dritaren e dhomës së katit të dytë, që shihte nga rruga, kishte dalë Kristina, veshur me këmishën e natës së zonjës Dezi, gjithë dantella. Ajo, me zë të ulët, që mos ta dëgjonin komshinjtë, përpiqej të qetësonte e sqaronte të atin. Ai, aty në mes të rrugës, jepte e merrte, me zë të lart, në gjuhën greke, përplaste patericën e vetë në kalldrëm dhe më së fundi, nisi të bërtiste në shqip:
-Hajde, bijë, zbrit, të kthehemi tani në fshat, se po na presin.
-Nuk vij, babi. Ti e sheh unë jam gjysmë e ç’veshur. Jam martuar me Titin. Unë për këtë të kam folur, ka disa ditë.
-Hajde, shpejt. Zbrit poshtë, mos më detyro të ngjitem aty e të ta marr shpirtin me dorën time. Dhe pastaj, fol e sha greqisht, për mos ta marrë vesh gjitonët.
Titi i egërsuar tej mase, kujton në atë çast edhe ndodhinë analoge me Donikën fatkeqe, zbret vrullshëm te porta, del, ashtu siç ishte, me ato brekët e shkurtra, buzë rruge dhe ndërhyn me vendosmëri:
-Ik, babai i Tinës! Nuk bën dot gjë me forcë, se je edhe invalid e i moshuar, kurse ne jemi të dy të rinj e të fuqishëm. Siç e sheh, tani jot bijë është në dhomën matrimoniale. Mjaft u bëre gazi i botës dhe po na diskrediton të gjithëve. Ne u martuam. Po qe se ti do që të bëjmë edhe ceremoni fetare dhe veprimet zyrtare, ato do t’i bëjmë qysh nesër. Ik, se ne e kemi vendosur dhe nuk tërhiqemi: o bashkë këtu, o bashkë në varr.
Ja kështu. Kristina qëndroi te shtëpia e Titit për shumë vjet. Dhe duket se ata u harmonizuan bukur e mirë. Siç qe dëshira e sajë, lindën tri fëmijë të shëndetshëm, që u bënë të mbarë e të shkathët, njëri më i mirë se tjetri. Për shumë vite banorët e qytetit të Vlorës shihnin, pothuajse çdo ditë në një motorelerë tip Vespa çiftin aq interesant, të kudondodhur e të pandarë nga njëri tjetri.
Titi, për shumë kohë vazhdoi të punonte me suksese në shtëpinë e vet. Kur fëmijët iu shtuan dhe u rritën dhe nuk i përballonte dot shpenzimet për ushqimin dhe arsimimin e tyre, me këshillën dhe ndihmën e shokëve ai u punësua në punë shtetërore, në Parkun Automobilistik të Tregtisë. Në fillim merrej me mirëmbajtjen dhe riparimin e motoçikletave dhe të motokarrove dhe më pas si elektroaut e baterist i vetëm për të gjitha automjetet e parkut. Punën e kryente me dëshirë dhe cilësi. Qendra e punës ishte në Skelë, afër Portit Detar. E shpinte dhe e merrte nga puna Tina, me motoçikletë dhe hera herës me dy biçikleta, secili në të vetën, paralel. Kur u rritën vajzat e më pas djali, këtë detyrë e kryenin ata, të alternuar.
Vitet rridhnin dhe Titi, gjithnjë vital në punë dhe në shoqëri, ponë drejtim të marrëdhënieve bashkëshortore nisi të krijojë zbrazëti. Vihej re një zbehje e entuziazmit dhe e dashurisë për Tinës. Nga ana tjetër Tina, duhet thënë saktë, me lindjet e shumta, stërmundimet dhe kalimin e kohës me superngarkesë, ishte gjithnjë në rënie të kondicionit të vetë. Ajo po e humbiste freskinë, optimizmin dhe vitalitetin rinor… Nga ana tjetër, ne, atje ku ishim, përkarshi shtëpisë sonë, po dëgjonim, gjithnjë e më dendur grindje, pakënaqësi, mosmarrëveshje ndërmjet tyre deri rrahje, britma dhe ulërima. Edhe jashtë në punë, në rrugë e shoqëri dukej hapur “çarja”, në qëndrimet e tyre e veçanërisht në dëshpërimin e shfaqur të Kristinës, gjithnjë të sjellshme, të urtë e të mirë.
Kuptohej qartë, Tina e rënë fizikisht më shpejt, si shumica e femrave të munduara nartjote, nuk i përshtatej më dhe se frenonte e se ngopte vrullin ende të pashuar e të pashtershëm të Titit. A thua se shqisat të kishin burime të pafundme kompensimi?…

-Ku ishe, o Titi? Pse hyn e del, pa teklif, te kjo porta e komshies vejane. Mos, ngaqë nuk sheh mirë, ngatërron portat dhe të duket si të jetë porta jote?
-Jo, more Luan. Sa e ndihmova pak, lumëmadhen. Ç’t’i bësh, or vëlla, ajo është vejushe, pa burrë. Ka shtëpia dhe halle dhe punë burri, që s’i bën dot një grua e vetmuar. Ka vazhdueshëm nga këto farë punësh... Ja, p.sh, këtë radhë pati të prishur bravën e derës së brendshme. Më foli mua, si usta. Ç’të bëja, mos t’ia ndreqja, thua ti...Ia ndreqa, fare pa para. Edhe ajo u kënaq e varfra. Sa të mundesh, bëj të mira në këtë dynja!
Vazhdonin çuditë në rrugicën tonë. Përsëri Titi në qendër të vëmendjes. Përsëri shumë zhurmë dhe këtë radhë trokitje takash në kalldrëmin qindravjeçar. Tani edhe trokitje të çizmeve të policëve. Problemi ishte ky: Plaka dhe pleq të lagjes ishin shumë të shqetësuara, për një çështje, që ata e quanin rrezik të madh imoraliteti. Prandaj dhe e kishin denoncuar ngjarjen me urgjencë në Polici. Ata kishin dëgjuar se në Evropë, diku ishin ende të hapura bordellot e grave, po, çuditeshin sesi Qeveria këtu, në një vend socialist, e lejonte Titin, që të largonte nga shtëpia gruan me kurorë dhe të strehonte në shtëpinë e tij, sipas tyre, një putanë të afirmuar.
Policia, pasi ndërhyri gojarisht dhe nuk arriti ta bindë Titin, mori autorizim, kontrolloi shtëpinë dhe e nxori me forcë prej andej atë grua guximtare, që, për një javë të tërë, argalisej me Titin, pa dalë fare nga shtëpia.
Dhjetëra banorë, nga e gjithë rrugica dhe më tej, dolën nga shtëpitë në çastin e duhur, kur atë, “imoralen”, “laviren”, e nxorën me forcë në rrugë, duke e qëlluar me domate dhe me vezë të prishura. Ajo, “e përdala”, kishte qenë, s’kishe ç’t’i thoshe, një bionde e bukur dhe e re, megjithëse e martuar dhe me fëmijë, grua e një ndihmësmuratori gungaç e hallexhi nga lagjia Varosh. Dizi, se kështu e quanin atë, as që bëhej merak për turmën e egërsuar, e të papunë, shumica gra kurioze.
-Rrini, moj gra! Ç’keni me mua, që më qëlloni me domate. Më lini, moj injorante të poshtra, në punën, në vullnetin dhe në lirinë time. Po ju, o policë pleq, antipatikë, ku më çoni? Në ferr? Më lini, ore, të kthehem, atje ku isha, se unë shyqyr Zotit, mezi sa e gjeta parajsën. E dini, ju, o gra të mjera, ç’është parajsa? Një javë me Titin, si në parajsë kam qenë. Titi është parajsa. Po tani, ku do vete?…
Titi, pas kësaj ngjarjeje e kaloi shpejt gjendjen e shokut dhe duke qenë nën trysninë e opinionit të lagjes dhe të ndërhyrjes së vendosur të organeve të diktaturës, iu nënshtrua, rishtazi, jetës së rregullt familjare.
Kalonin vitet dhe aty, në qendrën e punës të Titit, në Parkun Automobilistik të Tregtisë, si në të gjithë vendin, filluan të duken edhe shofere, femra. Njëra prej tyre, një grua e martuar dhe me një fëmijë të vogël, që edhe vetë ishte në moshë të re, u nda nga burri dhe u lidh shpejt me Titin. Në fillim ai e ndihmonte për mirëmbajtjen dhe riparimin e makinës që ajo drejtonte dhe më pas, me sa duket, edhe për shërbime personale e intime, se, për të kolauduar cilësinë e riparimit të makinës ata dilnin bashkë për ta provuar në rrethinat jashtë qytetit.
Sërish po frynte era e “vidhithjes” së familjes së Titit. Tina, që i kish pas vetes fëmijët dhe i mbante si një klloçkë e mirë, bashkë me ta i bëri të gjitha përpjekjet për ta afruar edhe këtë radhë Titin, po pa dobi..
Më e fortë doli shoferja e re, Dashuria, që e kishte edhe anën financiare më të pranueshme. Ajo e tërhoqi Titin në shtëpinë e saj dhe me të lindi dhe një vajzë të bukur, Vjollcën, një fëmijë i mbarë, tëpkë si Titi. Atë e strehuan në Shtëpinë e Fëmijëve, për të qenë më të lirë në jetën e tyre nomade.
Pas viteve të demokracisë Titi vazhdon të bashkëjetojë me Dashurinë. Po ndërkohë, ai, si të ishte në mes të Amerikës, mban marrëdhënie të mira me të gjithë fëmijët e vetë. Në këtë drejtim ndihmon edhe fakti që Titit i është kthyer nga shteti një pjesë nga pasuritë e trashëguara dhe në këto kushte, askush s’ka interes ta prishë me të. Ai ka dalë në pension dhe me shtëpi të re e autoveturë komode të vetën, bën një jetë luksoze, duke u përpjekur t’i ngjajë, sadopak, babës së vetë të shquar…
Ngjarjet që kam përshkruar, shkurtazi, për shokun tim të fëmijërisë, pa asnjë shtesë e zbukurim, pasqyrojnë fakte dhe ndjesi të përjetuara direkt, duke qenë se gjithë kohën banuam, jo vetëm në një rrugicë, po fare afër, për karshi, pesë metro larg. Një shkrimtar i mirëfilltë, një dramaturg, apo një skenarist, po ta njoh nga afër Titin dhe të jetojë ca kohë me të, (jam i bindur që ai do rroj, ashtu vital, siç e kam njohur dhe për shumë vite), pra pas një pune njohëse dhe intervistuese, mund të bëj romane bestseller, apo skenarë për filma hollivudjanë. Në këtë rast do jem i kënaqur edhe unë, që mora guximin të shkruaj këto rreshta, duke pretenduar për një kontribut modest.
Nga ana tjetër, jeta e Titit, këtij “njeriu të vërtetë”, që u godit nga një fatkeqësi e madhe qysh fëmijë, tregon se kushdo, në çfarëdo lloj kushtesh, mundet dhe duhet të gjejë forca për të mbijetuar me sukses. Ato, secili, duhet t’i kërkojë brenda vetes së tij.
Veç sa sipër ky shembull të grishë për t’i dhënë, vazhdimisht, ndihmë njeriut në nevojë, për t’i zbuluar forca jetese, të cilat, në rastin e Titit, dolën se ishin të pashtershme dhe e tejkaluan dukshëm ndjenjën humane të vetë nisiatores, gruas dhe nënës së mirë Kristina.
Po morali? Normat që e rregullojnë shoqërinë nuk duhet respektuar nga secili? Si, jo? Po, Titi, nuk vrau e nuk vodhi njeri. Faji më i madh i tij, i vetëm, ishte se u largua nga Tina, duke i krijuar një boshllëk asaj. Po mos harrojmë se një boshllëk, i tillë, ishte krijuar dhe te Dashuria. Dhe qe pikërisht ai që e plotësoi atë. Edhe detyrimet ndaj Tinës dhe sidomos për fëmijët ai i kreu mësëmiri…
Jo, nuk mund të hidhet poshtë “evropiani i hershëm”, Titi, që ka ditur të jetojë çudirat e dashurisë, e cila e përcjell në shpirtin e të dashuruari një fuqi që shfaq thellësi ndjenjash, me një bukuri gati hyjnore. Ishte fuqia e dashurisë që e bëri Arjanit Vlorën të jetë një sfidë ndaj jetës, shoqërisë dhe kohës së vetë....

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi