BDSH: Letër Parlamentit Evropian
Faqja 1 e 1
BDSH: Letër Parlamentit Evropian
Letër Parlamentit Evropian
Të nderuar deputet të Parlamentit Evropian,
Me 15 korrik 2009 Komisionit Evropian miratoi propozimin që të hiqet regjimi i vizave për qytetarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë dhe të mbetet në fuqi regjimi i vizave për qytetarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.
Ky propozim i shtrohet për konsultim Parlamentit Evropian para se Këshilli i Evropës të sjellë vendimin përfundimtar.
Më lejoni që në emër të Bashkimit Demokratik Shqiptar t’ju përcjell shqetësimet tona lidhur me këtë çështje duke shpresuar se konsultimet që do t’i bëni paraprakisht këtij propozimi do të ndikojnë që të hiqet ambiguiteti dhe Këshilli i Evropës të sjell një vendim të drejtë për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
Të nderuar deputet të Parlamentit Evropian,
Fillimisht po vë theksin se miratimi i propozimit të Komisionit Evropian që të hiqet regjimi i vizave për qytetarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë dhe të mbetet në fuqi regjimi i vizave për qytetarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës ka provokuar efekte të menjëhershme:
- Nga njëra anë, Serbia e inkurajuar nga argumentimet se gjoja “ka plotësuar kushtet në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” ndërmori operacione të gjëra të terrorit policor kundër popullit shqiptar në Luginën e Preshevës.
- Nga ana tjetër, në Maqedoni ka filluar propagandimi se në këtë shtet qarkullojnë ndërmjet 50.000 dhe 100.000 armë pa leje. Kjo propagandë, që është ripërsëritur shpesh në të kaluarën, ka shërbyer dhe shërben si maskë për operacionet e dhunës policore kundër popullit shqiptar në Maqedoni.
Propozimi i Komisionit Evropian që të hiqet regjimi i vizave për qytetarët e këtyre shteteve dhe interpretimi i këtij propozimi si sinjal për të intensifikuar dhunën kundër shqiptarëve duhet të alarmojnë institucionet e Bashkimit Evropian.
Sjelljet e institucioneve shtetërore të Serbisë dhe Maqedonisë janë në kundërshtim të plotë me parimet mbi të cilat funksionon Bashkimi Evropian. Arroganca e qeverive të Serbisë dhe Maqedonisë dhe mospërfillja e rekomandimet që dolën nga Samitet e BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Zagreb ( 24 nëntor 2000) dhe të Selanikut ( 21 qershor 2003) janë arsye që imponojnë rishikimin e politikës e zgjerimit të BE-së ndaj këtyre shteteve.
Vlerat e demokracisë, shteti i së drejtës, respektimi i të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve, rregullimi paqësor i konflikteve, bashkëpunimi rajonal, pajtimi ndëretnik dhe shumë parime të tjera mbi të cilat mbështetet vizioni i Evropës demokratike janë aspirata të popujve dhe demokratëve të mirëfilltë të këtyre shteteve që janë objekt i dhunës nga klanet kriminale të korruptuara që jenë akomoduar në strukturat udhëheqëse të institucioneve shtetërore.
Bashkimi Evropian duhet t’ua bëjë me dije këtyre shteteve se pa përmbushjen e të gjitha rekomandimeve të BE-së dhe pa zbatimin në praktikë të vlerave mbi të cilat mbështetet funksionimi i institucioneve të BE-së rruga e integrimeve është e mbyllur.
Bashkimi Evropian duhet t’ia bëjë me dije Serbisë se pajtimi rajonal kalon në mënyrë të pashmangshme përmes pranimit të gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit që ky shtet ka ushtruar kundër popullit shqiptar dhe atij boshnjak, dëmshpërblimit moral dhe material të dëmeve të shkaktuara nga ky shtet dhe heqja dorë nga stereotipat e regjimeve të mëparshme të këtij shteti.
Gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit përbëjnë veprat më të rënda që janë në kundërshtim me vlerat euro- amerikane.
Kushti që Serbia të njohë gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit që ka shkaktuar një dekade është po aq legjitim sa kërkesat e vazhdueshme të personaliteteve politike të Evropës që Turqisë të njohë gjenocidin kundër popullit armen të ndodhur një shekull më parë.
Kushti që Serbia të njohë shtetin e pavarur të Kosovës në tërësinë e saj territoriale është po aq legjitim sa kërkesat e vazhdueshme të personaliteteve politike të Evropës që Turqia të njohë shtetin e Qipros në tërësinë e vet territorial.
Bashkimi Evropian duhet t’ia bëjë me dije Maqedonisë se pajtimi rajonal kalon në mënyrë të pashmangshme përmes realizimit konkret dhe në tërësi të Marrëveshjes së Ohrit, të heqjes së diskriminimit racial kundër shqiptarëve dhe aplikimit të standardeve demokratike në funksionimin e shtetit.
Bashkimi Evropian duhet t’ia bëjë me dije Malit të Zi se respektimi i të drejtave të shqiptarëve, krahas obligimeve që dalin nga vlerat dhe standardet evropiane, kanë edhe obligim moral për rolin e madh që luajtën shqiptarët në pavarësimin e këtij shteti nga thundra dhe tutela e Serbisë.
Të nderuar deputet të Parlamentit Evropian,
Bashkimi Demokratik Shqiptar përshëndet liberalizimin e vizave dhe e konsideron si një hap të madh për qytetarët e shteteve të lartpërmendura, të cilët deri tani kanë pësuar izolimin nga një pjesë e vlerave euro perëndimore për arsye të papërgjegjshmërisë së udhëheqësve të tyre politik.
Bashkimi Demokratik Shqiptar shpreson se gjatë konsultimeve të propozimit do të shihni të domosdoshme që autoritetet e BE-së t’ua bëjnë me dije institucioneve shtetërore të Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi se liberalizimi i vizave nuk është inkurajim për të vazhduar politikat e tyre antishqiptare por qëndrim në përputhje me vlerat mbi të cilat mbështetet krijimi i Evropës së re politike.
Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga autoritetet e BE-së që gjatë miratimit të propozimit të Komisionit Evropian nga institucionet tjera të BE-së të përfshihen edhe Shqipëria, Kosova dhe Bosnje e Hercegovina. Në të kundërtën, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, në vend të bashkëpunimit rajonal që kërkon BE-ja, do të aplikojnë izolimin e Kosovës, Shqipërisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
Të nderuar deputet të Parlamentit Evropian,
Mbesim me shpresë se rekomandimet e juaja do të ndikojnë që vendimi i Këshillit të Evropës të jetë një vendim që zgjeron liberalizimin e vizave edhe për qytetarët tjerë evropian të Ballkanit Perëndimor.
Bardhyl Mahmuti
Kryetar
Bashkimi Demokratik Shqiptar
20 korrik 2009
Tetovë
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi