Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri: Flora Brovina, Radije Hoxha dhe Albina Idrizi në gjuhën rumune

Shko poshtë

Baki Ymeri: Flora Brovina, Radije Hoxha dhe Albina Idrizi në gjuhën rumune Empty Baki Ymeri: Flora Brovina, Radije Hoxha dhe Albina Idrizi në gjuhën rumune

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 21, 2009 12:30 am

Baki Ymeri: Flora Brovina, Radije Hoxha dhe Albina Idrizi në gjuhën rumune U1_BakiYmeriFlora Brovina, Radije Hoxha dhe Albina Idrizi në gjuhën rumune

Nga Baki Ymeri

Shtypi letrar i Rumanisë vazhdon t’i hapë shtyllat edhe për vlerat tona. Shkrimtarët rumunë shkruajnë me admirim për vlerat shqiptare të Kosovës. Kështu, revista Poezia (nr. 1/2009), periodik i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë që del në Jash të Moldovës, mes tjerash prezanton edhe dy poetesha kosovare: Flora Brovinën me poezitë Ngjyra ime e rozmarintë, Zë prej zemre e Kosove, Pranverë e përgjakur, Në muzg, si dhe Radije Hoxhën me poezitë Jam burrë apo grua, Në liqenin e Ohrit, Në tavernë, Ti më do dhe Sa rëndë është (fq. 159/161). Paralelisht me shënimet për autorët, poeti Viktor Sterom jep edhe nga një karakteristikë estetike të motrave kosovare.

Kështusoj, sipas tij, “Flora Brovina njeh “dehjen” romantike të ndjenjave të cilën din ta zotërojë me zjarrin përvëlimtar të vuajtjeve. Paradoksalisht apo jo, në çdo gjë që shkuran, ajo kërkon me përgjërim që të vuajë sa më pak. Vizionet janë të shtyra nën lupën e luciditetit, por edhe të ëndërrimit. Asgjë nuk është e thënë rastësisht. Asgjë nuk e mund përjetimin, fërgëllimën e zjarrtë, nevojë e domosdoshme për ekuilibrimin e temperaturës...Kështupra, poemat e krijuara nga Flora Brovina rezatojnë në ndriçimin e hapsirës së brendshme.” Duke deshifruar enigmën e diskursit lirik të një poeteshe tjetër nga Kosova, Victor Steromi thekson: “Trazirat shpirtërore te Radije Hoxha janë të “pikturuara” në gjakun e meditimit dhe repeticionit mbi të njëjtën temë, të ndjekur natyrshëm nga një autoportret sugjestiv në veçoritë e një sqenari/tabllo të Unit të saj. Janë vargje lakonike, kërkimesh të brendshme, të njohjes dhe kalimit të kohës nga uni lirik drejt metaforës gjithëpërfshirëse, duke koncentruar një filozofi në një formë me fond të ndritshëm dhe të kapshëm..”

Revista “Hesteu”, e përmuajshme kulturore që del në Plojesht, në kuadrin e rubrikës Poezie albaneza, hap shtyllat për vlerat lirike të poeteshës Albina Idrizi nga Kosova. Kështë, në nr. 2 (2009) të kësaj tribune letrare, Albina defilon në gjuhën rumune përmes poezive Alarmi u dha, Pa titull, Nga dritarja, Në atë ditë dhe Të dashurosh. Drejtori letrar i revistës në fjalë, Victor Sterom, thekson faktin se “Albina Idrizi shkruan lakonikisht dhe në disa fjalë zjarri i krijimitarisë djeg gjithnjë e më shumë në brendi, në vetvete. Përndryshe, një nga metaforat karakteristike dhe strukturale të këtyre poemave, është ai i që referohet në mënyrë speciale Vetvetes. Kjo është një formë e padyshimtë e besnikërisë ndaj vlerave semantike të brendisë, e shndërruar në një akt ekzistencial. Në fund, partiturat janë të llojllojshme, me gjithë fleksionet e mirësjelljes, me gjithë ashpërsinë e nuancave, me gjithë ceremonialin. Poemi – në vetvete – që e praktikon Albina Idrizi, është i mbrujtur me shkathtësi stilistike dhe të josh me brishtësi formash të një thellësie të veçantë.”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi