Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Luan Myftiu:Rama do akuzojë edhe elektoratin e majtë

Shko poshtë

Luan Myftiu:Rama do akuzojë edhe elektoratin e majtë Empty Luan Myftiu:Rama do akuzojë edhe elektoratin e majtë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 21, 2009 7:36 pm

Rama do akuzojë edhe elektoratin e majtë

Luan Myftiu


Ruhu, kur zemërohet “liberali”. Inati i mburravecit është i frikshëm. Kush e mban veten për Perëndi, nuk pyet për engjëjt. Ndoshta prandaj në diktaturë ishin të gjithë të kërcënuar. Despotët nuk i pranojnë disfatat. Kur u ndodhin, qetësohen duke akuzuar ata që kanë më pak faj. Për humbësin delirant të gjithë janë fajtorë. Ata që udhëheqin me anë të përjashtimit, e kanë akuzën në majë të gjuhës. Mjerë kush i beson dhembshurisë së narcizit. Në shpirtin e tij s’ka vend për të tjerët. Rama i ngjan dhelprës, që ia hidhte fajin “lákut”. Meqë nuk i njeh vetes gabim, të gjithë i duken fajtorë. I pikëlluar, mallkon rrotacionin. Tjetër ishte diktatura ! Kush mund t’i hidhte atëherë faj tiranit ? Enver Hoxha i dënonte ata që i sillnin lajmin e një dështimi. Këtij frymëzuesi të ligësísë iu ruajt me kopaçe imazhi i udhëheqësít shpirtmirë. Të gjithë u detyruan të pranonin se ujët dilte i kulluar nga burimi. Edhe pse në burgjet komuniste kish dekada që njerëzit ridënoheshit, “qoftëlargu” bënte të paditurin. Dhe, kur ia donte puna, u vinte hekurat atyre që s’e kishin lajmëruar për urdhërat që kish dhënë vetë (!) Porosinë e Stalinit “Populli voton, ne numërojmë!” e la me testament. Ndoshta prandaj Rama habitet me shokët, që i thonë të pranojë humbjen. Prandaj tërbohet, tek i rekomandojnë dorëheqjen. Ndoshta prandaj dhe më besnikët i duken të pabesë. Në trurin e tij është ulur galiç akuza. Apo mallkon fatin, që e hodhi mes njerëzish që nuk e kuptojnë? Veçse ky ankim e bën të ndihet i ngushëlluar. Ndoshta përdëllehet, kur mendon që gjithë njerëzit e mëdhenj kanë rënë viktima të rrethanave. Se nuk do ta kishte besuar kurrë që, i mundur, nuk do adhurohej, të paktën, si martir! Zhgënjimi po i kalon caqet e njerëzisë. Mos, vallë, prandaj kërkon shpesh të rrijë vetëm? T’i nxjerë me shkelma ata që e këshillojnë? Të gjithë i duken të kallur nga kundërshtari. Prandaj, ndoshta, të gjithë i akuzon si kompllotistë. Çudí! I duken natyralë vetëm ata që e këshillojnë të japë dorëheqje! Mos, vallë, deliranti e justifikon ambiciozin? Apo ata që kërkojnë t’i zënë vendin, i duken të ngjashëm me veten? Veçse, mbi të gjithë, nuk duron idealistët. Ata që e dënojnë me heshtje. Gjithë komisionerët, që kanë firmosur procesverbalet. Ata që kanë pranuar të njihen vota të pavlefshme. Gjithë “maskarenjtë”, që kanë dashur të zbatonin ligjin. Ndaj klith me zemërim: “Frikacakët!”. Dhe i padit me mend si dikur “klasiku” mediokër i marksizmit : “Të shitur për pesë aspra tek imperializmi”! Pastaj i kujtohen qëndrimet e tij besimplota në fitore. Pozat e tij prej Çezari fitimtar. Ulërímat ndaj primitivëve të djathtë. I kujtohen shpifjet e veta ndaj qeverisjes së djathtë: “Vrasjet dhe vjedhjet e saj!” I kujtohet epoka madhore e mitingjeve të kota. Dhe befas mori zjarr. U betua se do të hakmerrej ndaj komisionerëve. Bilé, dhe ndaj Kryesisë së partisë ( ndonëse vetë nuk e lejoi të zhvillonte fushatë ! ). Po! Po! Edhe ndaj Kryesisë, që rri e më vështron si të jem unë një fajtor, një mëkatar, një mashtrues, një egoist i mjerë, që paska vënë veten mbi partínë, mbi mijra militantë, të fandaksur nga ideja “Përtej së majtës e së djathtës”. Pastaj, si u mendua pak, e pushtoi pakënaqësia edhe ndaj vetë elektoratit të majtë. Pse qëndron i heshtur gjithë ky milet, që unë e mora me autobuz në çdo skaj të Shqipërísë për të mbushur mitingjet ? Si nuk e kupton që unë, fundi i fundit, një votë kisha? Ç’bënë këta me miqtë e tyre ? Përse i pranuan votat si të pavlefshme? Nuk e dinin që “kryqi” (+), a “iksi”(X) viheshin në kutinë e fletës së votimit!? Jo! Kjo nuk mund të ketë qenë e rastit! Kjo shpreh lëkundje! Dyshim dhe pavendosmërí ! Kurse unë brodha fshat më fshat që t’u mësoja si prashitej misri! Mos janë tallur me mua duke më duartrokitur? Mos vepruan si me Enver Hoxhën, që e përqeshën duke i bërë qejfin? Po! Po! Edhe elektorati ka fajin e vet ! Nuk janë vetëm komisionerët dhe Kryesía! Nuk shëmbej kalaja ime si lodrat e fëmijëve në rërë! Po ç’flas unë kështu? Dhe preku krahun e vet të bindej, nëse ishte vërtet Rama ai që po përçartej? Dhe vazhdoi: “Taní do ngul këmbë të mos e pranoj rezultatin e zgjedhjeve. S’kam rrugë tjetër! Sikur t’u bëj dhe një thirrje lakejve të mi? T’u kërkoj gjyqtarëve të “kapur” të ngrejnë padira për ta zgjatur procesin e nxjerrjes së rezultateve? Ankimimet kanë mbetur epilogu i shpëtimit tim. Shpëtimit!? “Mos po veproj si ai që, kur ra i dërrmuar nga fiku, kërkonte qylafin ? Sidoqoftë, nuk jam jashtë skemës: “E kam zbuluar armikun! Po akuzoj komisionerët, Kryesinë e partisë, madje dhe eleltoratin tim (natyrisht, jo të gjithin!)! A nuk janë këta armiqtë e brendshëm? Kurse i jashtmi dihet. Ai e zbuloi veten, sidomos kur u lidh me fitimtarin. Pastaj Rama sikur u përmend: “Po sikur të bashkohen të gjithë kundër meje? Sikur të ma kujtojnë që unë desha të bëja dhe vetë lidhje me “Aleancën e Integrimit”?! Dhe këtu Rama ngeci!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi