Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deputetët nënshkruan për njëri-tjetrin

Shko poshtë

Deputetët nënshkruan për njëri-tjetrin Empty Deputetët nënshkruan për njëri-tjetrin

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 21, 2009 10:50 pm

Deputetët nënshkruan për njëri-tjetrin


Deputetët nënshkruan për njëri-tjetrin Jetmir.idrizi_100_diteshi_i_qeverise_kuvend1-490x320


Nga Express

Në kërkesën e djeshme të një grupi të deputetëve për të themeluar komisionin hetimor për RTK ka pasur parregullsi. Këtë e konfirmoi kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, i cili tha se në listën e nënshkrimeve ka pasur edhe nënshkrime të bëra nga deputet në emër të njëri-tjetrit. Megjithatë Kryesia e Kuvendit tha se nuk do të ndalojë nismën për formimin e komisionit, por vetëm pasi të mblidhen 40 nënshkrime dhe të përcaktohet qartë se në cilat aspekte do të bëhet hetimi.

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se tërheqja e nënshkrimeve të djeshme të deputetëve nga kërkesa për të themeluar komisionin hetimor për RTK është bërë me vullnetin e tyre dhe se nuk ka pasur kurrfarë presioni. Krasniqi tha se kërkesa e djeshme ka pasur parregullsi pasi në listën e nënshkrimeve ka pasur edhe nënshkrime të cilat janë vënë nga deputetët, në emër të kolegëve të tyre.

“Absolutisht nuk kemi bërë presion, nuk është hera e parë që deputetët i tërheqin nënshkrimet e tyre. Megjithatë ata duhet t’i kenë nënshkrimet. Ka aty deputetë që nuk e kanë nënshkruar, apo që kanë nënshkruar në emër tjetër. 40 nënshkrimet duhet të jenë të deputetëve”, ka thënë Krasniqi.

Kërkesa për themelimin e një komisioni hetimorë për RTK nuk u mor parasysh dje në seancën e Kuvendit të Kosovës, pasi në momentin e fundit disa deputetë nga minoritetet tërhoqën nënshkrimet.

Sipas Kushtetutës për të themeluar një komision duhet të bëhet kërkesa e së paku 40 deputetëve. Kryesia e Kuvendit vendosi që të respektojë të drejtën e deputetëve për të themeluar komisione, por vetëm pasi të mblidhen 40 nënshkrime dhe të përcaktohet qartë se për çfarë do të bëhet hetimi.

“Ne si kryesi u morëm vesh që konform Kushtetutës një grup parlamentarësh prej 40 deputetëve e kanë të drejtën për të bërë kërkesën për komision hetimorë. Pastaj ata duhet të dinë çka do të hetojnë dhe lëndën me të cilën duan të merren”.

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se gjatë dy ditëve të ardhshme do të presë nëse komisioni ad hoc për zgjedhjen e bordit të RTK do të konstituohet. Në rast të kundër ai tha se do të shfrytëzojë të drejtën për të thirrur mbledhjen e këtij komisioni. (RTK)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi