Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Sërish për Presidentin Rugova

Shko poshtë

Halit Bogaj: Sërish për Presidentin Rugova Empty Halit Bogaj: Sërish për Presidentin Rugova

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 25, 2009 1:42 pm

Halit Bogaj: Sërish për Presidentin Rugova U1_HalitBogajSërish për Presidentin Rugova

Nga Halit Bogaj

Ky tekst është analog me telegrame të shumta nga mbarë diaspora jonë e shpërndarë e cila përherë i ka sytë të kthyer kah atdheu dhe bashkëjeton me vuajtjet, vështirësitë dhe përparimet tona të pasluftës për të cilat ka kontribuar edhe ajo duke u ndihmuar pa kursyer të afërmve të tyre dhe atdheut të robëruar. Diaspora jonë në dy dekadat e shkuara ka qenë vazhdimisht aktive që ky popull të mbijetonte luftën e vetë të tmerrshme politike dhe sociale duke ndarë një pjesë nga të ardhurat e veta të fituara me mundime të mëdha, ngase të gjithë e dinë se sa është vështirë të fitohet paraja në Perëndim. Ky popull do t’i jetë përherë mirënjohës botës sonë të shpërndarë e cila vazhdimisht i ka të kthyera shikimet kah atdheu i tyre dhe dëshira e madhe për Pavarësi sa më të shpejtë për të cilën punoi aq gjatë presidenti ynë i ndjerë Ibrahim Rugova me emrin e të cilit janë të lidhura të gjitha arritjet dinamike të këtij vendi. Ky popull e dinte fare mirë se kush ishte në të vërtetë Presidenti i tyre i adhuruar të cilin e kishte dërguar vetë Zoti për ta udhëhequr këtë popull të privuar nga liria dhe nga e drejta për jetë. Edhe diaspora e di fare mirë se Rugova bënte luftë të pakompromis që me mjete paqësore të zgjidhej çështja jonë ngase ishte shumë lehtë që populli të futej në luftë por si të dilte prej saj në një kohë kur Serbia kishte potencial kolosal për të granatuar, bombarduar dhe djegur çdo shtëpi të Kosovës dhe të teritoreve ish jugosllave, ashtu siç bëri me të vëretë, duke i ndezur edhe mbi 125.000 shtëpi shqiptare edhe në majat më të larta të vendit tonë.Populli dhe diaspora e dinin fare mirë se Ibrahim Rugova ishte ai që e ruajti substancën tonë të pambrojtur kombëtare të cilën donte ta shfaroste armiku ynë shekullor, por edhe disa të tjerë donin të na fusnin në luftë siç ishte Tugjmani dhe Liga patriotike e Bosnjës. Tugjamin kurrë nuk ia fali Rugovës të cilin nuk mundi ta mashtronte dhe ta fuste në luftë po atë vit kur hyri edhe Kroacia. Ne me veshët tanë e kemi dëgjuar edhe ’’Ligën patriotike’’ të Bosnjës kur në një emision të natës disa përfaqësues të saj thanë: ’Ne kemi menduar se edhe ata atje poshtë në Kosovë do ta fillonin Luftën kundër Serbisë, por ata nuk e filluan’’. Domethënë kishte shumë të tillë që shpresonin se Dr.Rugova do ta merrte popullin e vetë në qafë për ta filluar luftën pa snjë armë, ngase edhe Bosnja e kishte një lloj armatimi nga Mbrojtja territoriale kurse Serbia shumë vite më herët e çarmatosi popullin tonë të cilit ia mori edhe pushkët e gjuetisë dhe për një revole të gjetur shqiptarët i dënonte me nga 10 vjet burg të rëndë.

Halit Bogaj: Sërish për Presidentin Rugova U1_presidenti_rugova2Për këto dhe shumë arsye të tjera populli ynë e respektoi, e nderoi dhe e çmoi Dr. Rugovën dhe filozofinë e tij paqësore e cila e mahniti botën mbarë dhe ai nuk u quajt rastësisht ’’Gandi i Ballkanit’’ aq më tepër kur Gandi ynë kishte të bënte me një armik tepër barbar, kurse Gandi indus me një okupator tjetër shumë të civilizuar i cili nuk shkonte përtej normave njerëzore. Gandi ynë e kishte shumë më vështirë se gjithkush tjetër edhe për shumë arsye. Dhe është çudi e madhe se si kishte mundësi që pas vetes ta mbledhte mbarë popullin për vite të tëra , dukuri kjo e cila nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë shqiptare. Edhe këtu duhet mbiçmuar aftësinë e tij prej lideri të urtë i cili e njihte për mrekulli popullin e vetë por duhet admiruar edhe popullin tonë që i shkoi prapa liderit të tij karizmatik të cilin e njohu dhe e testoi edhe mbarë bota demokratike e cila i doli atij në ndihmë në ditët më të vështira kur rrezikohej ekzistenca jonë nacionale të cilën donin ta çrrënjosnin çetnikët e të gjitha ngjyrave, të cilët edhe sot nuk shohin vetveten dhe të kaluarën e tyre barbare, që kishin ushtruar gjenocid mbi popujt e tjerë e mbi shqiptarët posaçërisht.Dhe kush do të besonte se Serbia do të bombardohej pikërisht për Kosovës!? Këtë nuk e kanë besuar as optimistët dhe analistët më të mëdhenj, por kjo është edhe meritë e kokëfortit Millosheviq i cili tani gjendet me banim të përhershëm në Hagë, bashkë me maniakun tjetër Vojisllav Sheshel i cili me çmendurinë e vetë totale aktivisht merret me nervozizmin e trupit gjykues duke u thënë atyre llojlloj fjalë të ndyra, por edhe duke e ditur se nuk ka çka humb më tepër.

Përkitazi me vdekjen e Dr.Rugovës ky popull dhe familja e tij morën telegrame të shumta nga shumë burra të shquar shtetërorë të cilët e kuptuan fare mirë se kush ishte ai njeri i cili popullin e vetë e nxori në dritë të vërtetë dhe drejt aktit final të Pavarësisë formale të vendit të vetë të dashur. Kjo u pa edhe me rastin kur na informoi se ishte i sëmurë nga kanceri, duke mos u brengosur fare për vetveten por për Kosovën e tij të shtrenjtë me të cilën ishte mishëruar sëtepërmi dhe në mënyrë të pashkoqur. Ai na bëri të gjithëve të njohur në botë dhe krenarë që jetuam në kohën e tij të ndritshme, por edhe të mundimshme në të cilën ndanim të mirën dhe të keqen dhe të gjitha vështirësitë e paraqitura para nesh. Dr.Rugova përjetoi dhimbje të shumta duke iu vrarë edhe disa bashkëpunëtorë të tij të ngushë dhe luftëtarë të denjë të çështjes sonë madhështore kombëtare, si Fehmi Agani, Latif Berisha, Xhemajl Mustafa, Agim Ramadani, Zahir Pajaziti, Tahir Zema, Komandant Drini, e shumë të tjerë që ishin të lidhur ngushtë me figurën poliedrike të të tij dhe me ardhmërinë e ndritur të popullit të tyre dhe të familjeve të veta.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi