Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Blerim Rrecaj: Nga ditët verore të Durrësit 2009

Shko poshtë

Blerim Rrecaj: Nga ditët verore të Durrësit 2009 Empty Blerim Rrecaj: Nga ditët verore të Durrësit 2009

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 25, 2009 1:54 pm


Blerim Rrecaj: Nga ditët verore të Durrësit 2009 U1_1
Foto: Sokol Demaku

Nga ditët verore të Durrësit 2009

Nga Blerim Rrecaj

Vendosëm dhe u nisëm për Durrës. Nga stacioni i autobusëve në Prishtinë. Do të kalonim jo rrugës së re, po asaj të vjetrës, pasi që ishte dhënë njoftimi se disa punime që po vazhdonim do ta mbanin tunelin të mbyllur deri me nëntë korrik për të bërë ca riparime. Mua kjo disi më pëlqente pasi që më dukej se po ia bëjmë pak me “hile” rrugës gjarpërore e drithëruese dhe pak si shumë iu kemi rrekur Rrëshen-Kalimashit, ndonëse jo pa arsye e jo pa emocione të forta.
Sido që të jetë nisemi dhe sapo bie muzgu mbërrijmë në njërën nga bar-restorantet skaj rrugës në Vermicë. Pushojmë, çlodhemi dhe pas rreth një ore secili nga ne ia mësyen autobusit me të cilin udhëton. Nisemi. Errësira e natës fillon të shtrihet ngadalë derisa të bëhet dominuese. Por një hënë e madhe e shëndritshme e bën këtë natë më të këndshme, më të qetë e më të hijshme. Me ritme të ngadalta majft autobusë, ndonjë veturë a mjet tjetër motorik lëvizin. Kur qëllojnë të jenë në kahje të kundërta mirëkuptohen në të shumtën e rasteve me anë të sinjalizimit të dritave dhe njëri duhet të pres derisa të kalojë tjetri.
Rrugëtimi vazhdon. Nën dritën e hënës shquhen konturet e atyre maleve e bjeshkëve madhështore për të na u kujtuar titulli i veprës së Dritëro Agollit: “Pse mendohen këto male”. Ideja se malet kanë rrënjë dhe e mbajnë baraspeshën e tokës përforcohet. E edhe do kujtohemi se për të parë detin e gjerë e të kaltër së pari duhet të kalojmë nëpër këtë “det” malesh krenare, të egra, të bukura…të cilat kushedi ç’ngjarje e ç’histori përmbajnë. Na bëhet sikur e ndjejmë frymëmarrjen e tyre dhe këtë frymëmarrje e provojmë sapo ndalemi në pushimin e radhës. Na mbetet edhe mjaf rrugë për të bërë edhe mjaft male për të parë. E ato të mbuluara nga kjo natë e nga rrezet e arta të hënës duken të errëta, të egra e miqësore njëkohësisht… Duket se nuk flenë e nuk koten sikurse ne udhëtarët e lodhur, kushedi… megjithatë tashmë jemi duke u larguar prej tyre dhe dalngadalë po “bijmë” më në rrafsh, i afrohemi Durrësit.
Vërehen shenajt e para të një epërsie të mëngjesit ndërsa mbi det shihen ca drita neoni. Pastaj natyrshëm do të vazhdojnë ritet e një zakonshmërie të përvitshme të nxitura nga një sezon turistik. Më pas do vijmë deri te gjetja e një strehe për ditët që do t’i kalojmë në bregdet. Ra ky bregdet e po shihemi ne si shqiptarë të të gjitha viseve e edhe atyre që punojnë jashtë këtyre trojeve. Po pushojmë, po ndërrojmë ambient, po njihemi e po përpiqemi ta njohim e ta kuptojmë më mirë njëri tjetrin, ashtu siç jemi me të mirat dhe teket që ndonjëherë na shoqërojnë.
Në Plazh do gjejmë kohë për t’u shoqëruar e biseduar me dike qoftë ai nga Bujanoci, Gostivari, Gjakova, Tirana… nën tingujt e shitësve të ndryshëm që do enden gjatë tërë ditës duke ekspozuar dhe shitur mallrat e tyre. Mbrëmjeve rrugët do të jenë të mbushura me shëtitorë që parakalojnë skaj një tregu “udhe”, gjithashtu edhe bar-restorantet e improvizuara, pastaj kafenetë me e pa muzikë do të mbledhin shumkë. Orët e hershme të mëngjesit plazhi do të mbledh shumë shëtitorë të moshave të ndryshme të cilët do bëjnë shëtitje të gjata, dikush do vrapojë, e ndonjë do të zhytet në ujin e kripur. Të gjithë këtë “armatë” herakësh do ta shoqëroj ajri i mrekullueshëm i mëngjesit. Plazhi do të vazhdojë të “popullohet”nën çadrat të cilat deri diku shërbejnë për të na strehuar. Mbrëmjeve dhe mëngjeseve pastruesit do ta kryejnë punën e tyre edhe duke larguar edhe ato fije të gjata barishtesh që i sillnin valët në breg. Njerëzit kanë ngjarjet, tregimet, këndvështrimet e veta, flasin për të mirat dhe shprehin paknaqësinë e shumë prej tyre më nuk janë të prirur të shohin vetëm bardh e zi, ndonëse në njërafë mënyre pajtohemi se shumëçka lë për të dëshiruar.
“Ç'qe kjo hata e madhe që bëre, o plazh ?”, tha e ndoshta përsëri do thoshte njëri nga poetët… Ditët do kalojnë dhe do të kthehemi rrugës së re duke vështruar e ndoshta duke thënë sa mirë që tashmë na shërbejnë të dyja, për ta përmbyllur me vargjet e atij që thotë: “…Sa më larg aq më pranë na ke, /Gjithsesi të urojmë për mbarë…”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi