Qytetërimi vendos hapjen e dosjeve, opozita izolohet brenda krimit
Faqja 1 e 1

Nga Silvi Tresa
E majta nuk mundi të kapërcejë trashëgiminë e vet diktatoriale dhe iu nënshtrua presionit të falangave të ish-Sigurimit të Shtetit. Mazhoranca, e unifikuar në vendimin për t’i kthyer shoqërisë standardin moral të shkëputjes nga segmentet enveriste dhe qeverisjes së standardeve demokratike
TIRANE - Parlamenti ka miratuar ditën e djeshme me 74 vota pro, 2 kundra dhe 1 abstenim ligjin “Për pastërtinë e figurave të ish-zyrtarëve të lartë”, i njohur ndryshe si ligji i dosjeve.
Kryeministri Sali Berish, i pranishëm gjatë seancës së djeshme në Kuvend theksoi domosdoshmërinë e miratimit të këtij ligji, duke deklaruar se “Ligji për dosjet që do të votojmë sot, është ligji për tu ndarë një herë e përgjithmonë nga e kaluara nga krimet e komunizmit, nga barbarizmat e diktaturës që u morën jetë mijëra shqiptarëve që kërkonin të drejtat e tyre, lirinë e fjalës, demokracinë e vërtetë”.
Duke vijuar më tej Kryeministri Berisha theksoi se “Ky është një ligj që prek ata që masivisht njohim, kjo sepse ky është një ligj që deligjitimon bazën, prejardhjen e tyre, ky është një ligj që fakton me shpejtësi lidhjen e tyre me mijëra e mijëra fije me aparat të kobshëm të diktaturës që e shndërroi Shqipërinë në vendin më të egër”.
Duke iu drejtuar deputetëve të pranishëm në sallë Berisha tha se “Mos harroni se Partia e tyre nuk ka kërkuar ndjesë kurrë, nuk i iket në këtë mënyrë historisë, burracakë dhe frikacakë, historia është e pamëshirshme, ka vetëm një alternativë: të përballesh me të. Shqiptarët pyesin të gjithë, Shqipëria mbarë kombi e ndjekin këtë seancë, por ata fshihen, si fshiheshin dosjet, ky nuk është ligj për hakmarrjen, por për tu ndarë me të shkuarën, për tu ndarë me krimet e delelegjitimuara. Të gjeni kurajën, ti dënoni ato dhe mos mendoni se i shpëtoni verdiktit të shqiptarëve duke lënë karriget bosh. Opozita nuk mund të ikë, opozita në çdo rast duhet të qëndrojë për vlerat që beson, por opozita në këtë rast është një opozitë që ka frikë nga fytyra e vet, ka tmerr ka nga pasqyra”, tha Kryeministri i vendit, Sali Berisha.
Bojkoti i paralajmëruar i parlamentit nga kryesocialisti Edi Rama, është shndërruar dje në vendim politik të deputetëve të forcës që ai drejton, të cilët nuk kanë marrë pjesë në votimin e projektligjit për hapjen e dosjeve të komunizmit. Nën frymën e deklaratës urdhëruese të Edi Ramës, mesditën e djeshme, në seancën Parlamentare të mbrëmjes, në emër të grupit parlamentar të PS-së, Erjon Braçe ka kundërshtuar miratimin e ligjit për dosjet.
Kundër projektligjit të qeverisë për dosjet janë shfaqur kundër të gjithë partitë e vogla të së majtës si dhe disa deputetë tashmë të pavarur.
Ndërkohë, seancën e votimit të këtij ligji e bojkotuan dje edhe deputetët e LSI-së, PSD-ës dhe PDK-së.
Ndërsa nga të pranishmit në sallën e kuvendit, Leonard Solis, mësohet se ishte deputeti që abstenoi, ndërsa dy deputetë që votuan kundër ishin Durim Hushi dhe Bukurosh Stafa.
Me gjithë mungesën e opozitës mazhoranca arriti ta kalojë në tërësi dhe nen për nen këtë ligj i cili prej disa kohësh qëndronte i depozituar në Parlament.

Berisha: Hetimi i nismave private në media po krijon përshtypjen e një lufte klasash
Kryeministri i përgjigjet kërkesës së deputetit Nikollë Lesi që në ligjin e dosjeve të përfshihen edhe pronarët e kryeredaktorët e mediave, duke deklaruar se përfshirja edhe e sektorit privat krijon përshtypjen e një lufte klasash
Gjatë seancës së djeshme parlamentare, deputeti i PLDK-së Nikollë Lesi ka kërkuar që në ligjin “Për pastërtinë e figurave të ish zyrtarëve të lartë” të përfshihen dhe drejtuesit e mediave. Kësaj kërkesë të deputetit Lesi i është përgjigjur Kryeministri, Sali Berisha i cili ka ndarë të njëjtin mendim me deputetin Lesi, por ka argumentuar arsyet se pse kjo nuk mund të bëhet e mundur.
Berisha u shpreh se “Së pari, Këshilli i Evropës në atë formën e lustracionit, përjashtoi sektorin privat, nuk pranoi të shtrihet në sektorin privat. Pse e bënë këtë? Sepse në qoftë se do të shtriheshin në sektorin privat do të krijonte përshtypjen e një lufte të re klasash, dhe në sektorin publik mund të ndërpritej”. Arsyeja e dytë sipas Kryeministrit Berisha është sepse “e ke vetë parasysh se çfarë karakteri delikat do të përbënte kjo për t`u akuzuar qeveria dhe pushtetin se po e përdorin për të ushtruar trysni, mbi atë pushtet të rëndësishëm dhe delikat”.
Duke pasur parasysh dhe qëndrimet e njëanshme të disa mediave, Kryeministri Berisha duke iu drejtuar deputetit Lesi, sqaroi se “Imagjinoje ti se çdo të thonë pronarët kundra meje, që kam dy vjet që jam i vetmi politikan që mbroj gazetarët kundra pronarëve, tani në qoftë se unë marr një hap të tillë ata janë të gatshëm të angazhojnë gjithë pasuritë e tyre në shpifje kundra meje se po e bëj për hakmarrje, mos na ngatërro me ta”, tha Kryeministri Berisha.

G. 55
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi