Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bilall Maliqi: Vargje reflektive motivuese dhe figurative

Shko poshtë

Bilall Maliqi: Vargje reflektive motivuese dhe figurative Empty Bilall Maliqi: Vargje reflektive motivuese dhe figurative

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 27, 2009 3:03 pm

Bilall Maliqi: Vargje reflektive motivuese dhe figurative U1_bilall_maliqiVARGJE REFLEKTIVE MOTIVUESE DHE FIGURATIVE

(Dashnim Hebibi “Aristrokracia e shpirtit”, Cyrih, 2008, faqe 86).

Nga Bilall Maliqi

Dashnim Hebibi është një emër i njohur për lexuesit e Kosovës Lindore dhe më gjërë. Këtë krijues e njeh edhe komuniteti shqiptarë në Diasporë duke u ballafaquar me përditshmëritë e punimeve gazetareske, duke paraqitur objektivisht problemet dhe sfidat e bashkatdhetarëve si dhe duke organizuar aktivitete kulturore në vendin ku jeton dhe vepron, por edhe në shtete përreth Zvicrrës.Përveç në lëmin e gazetarisë Dashnimi në bagazhin e vet krijues ka disa libra të cilat nëse merren të analizohen mund të themi se kemi të bëjmë me një krijues që premton shumë dhe se për disa nga përmbledhjet poetike kanë shkruar pozitivshtë edhe kritikët letrar.Me këtë vërtetohet se Presheva është “djep” ku u përkundën shumë krijues ku me sukses të madh lanë gjurmë të pashlyeshme kulturës letrare të Preshevës duke bërë emër edhe në Kosovë me vlera të shquara artistike të veprave të tyre.Rrugën e gjeneratës së shkrimtarëve preshevarë që janë me vlera të qëndrueshme letrare po e trasojnë edhe gjeneratat e reja të krijuesve, në mesin e tyre edhe poeti Dashnim Hebibi i cili është autorë i shtatë veprave letrare të cilat shoqërohen me vlera të kënaqshme letrare.Dashnimi shkruan kryesisht për të rritur, ka gjashtë përmbledhje poetike dhe një përmbledhje me prozë.Përmbledhja poetike “Dialog me gurin”, është përkthyer në gjuhën gjermane dhe Libri i fundit “Aristokracia e shpirtit” është përkthyer në gjuhën angleze.Një përkushtim të madh për ta ruajtur vlerën e librave të mëparshme në kontuinitet janë edhe 397 vargjet e librit më të ri të Dashnimit të titulluar “Aristokracia e shpirtit”.Duke e lexuar këtë libër do të vërejmë se autori fillon me vendlindjen e tij Preshevën, shihet një lokalizëm i lehtë, por fillon me motivin patriotik ku paraqet një realitet që shihet në përditshmërit tona si në planin kombëtarë të ndarë, të përbuzur të mbetur në gjysëm rruge, me pak liri (të kufizuar) dhe në planin e dytë atë social me papunësi të madhe, si dhe nga ky realitet i krijuar shumë të rinj morën rrugën e kurbetit, për këto probleme që janë të shumta në këtë nënqiell që flet shqip Dashnimi ngrehë zërin e fuqishëm poetik kundër padrejtësisë dhe jep mesazh të qartë përmes vargjeve poetike në këtë libër.

Poezi me liri

Vrulli poetik i Dashnimit nuk ka të ndalur prej vargjeve që stendojnë një ofshamë dhe psherëtimë për vendlindjen dhe Kosovën Lindore edhe pse ende e ndarë me sinorë prapë se prapë:

“Një gjak gjuhësor i shqipes
Është Kosova Lindore”

Me vargje të motivit të njejtë autori shoqëron më tej këtë libër pa u liruar ende nga koncepti i dhembjes me një anë dhe optimizmit e dashurisë për vendlindjen në anën tjetër.Janë të shumta vargjet e Dashnimit të cilat si këngëtim poetik kanë patriotizmin nëpër kohë të Preshevës të cilën autori e njeh kështu:

“Qiellin me Preshevë
Unë e njoh nga këngët
Nga armët dhe betejat”

Më tej nga thellësia e shpirtit të autorit del një protestë e fuqishme kundër qeverive të cilat përpara në një formë a tjetër ndalonin fjalën e lirë, mendimin e lirë, kremtimin e festës kombëtare, publikimin realisht të vuajtjeve etj., autori del në fund të këtytre vargjeve me fishkëllimë si kundërpërgjigje për këto të këqia.Në vazhdim poeti paraqet një krahasim për mbrëmjen në mërgim dhe në atdhe, pra për një çast u shkëput nga motivi patriotik për t’u kthyer përsëri aty tek motivi paraprak duke dalë kështu para lexuesve me vargjet reale në të cilat paraqet objektivitetin e rrethanave të krijuara edhe pas luftës që është bërë gati në të gjitha trojet shqiptare por edhe te ne, ku me anë të vargjeve shprehet kështu:

“Ky vend i betejave
I ndarë padrejtësisht
E ka emrin Preshevë
E ka emrin Bujanoc
E ka emrin Medvegjë”

Përkushtimi

Edhe në vazhdim të leximit të vargjeve poetike të këtij libri hasim në vargje përkushtimore kushtuar heroit të kombit Mitat Musliut i cili ra heroikisht për liri, për një jetë më të mirë për brezat që vijnë së bashku me gjithë ata heronjë që ranë në altarin e lirisë.Autori i drejtohet me këto vargje heroit Mitat Musliut:

“Në Rahovicë gjëmon kujtesa
Kohën mas me trimëri
Me pjesmarrjen e trimërisë
Mitati shikon Çamërinë”.

Ose vargjet tjera të cilat lidhen drejtpërdrejt me trimëritë e Mitatit “Krismat e pushkës te mulliri, matet koha e kufiri”, dhe në fund të vargjeve autori paraqet amanetin e tij “E kur t’mi mbyllni sytë, kufinjtë hiqmi, që t’më bashkohet trupi, mbi flamur dhe një zemër”.Ky pra ishte ideali i Mitatit dhe i gjithë heronjve tjerë që dhanë më të shtrenjtën, jetën për liri e bashkim.
Gati në fund të librit gjejmë një motiv të kurbetit, plagë kjo e pashërueshme ndër breza të tërë, ku Dashnimi del para lexuesve me disa vargje dhembjeje dhe malli për vendlindjen e largët dhe për prindërit .Vargu “Zemrën time e pushkaton mërgimi”është një ofshamë e thellë e autorit sepse “mjerimi është një fjalë e thyer e trishtuar”.Me këso vargje malli autori e përfundon ballafaqimin e tij me plagën e kurbetit dhe me optimizmin që prapë se prapë do të vijë momenti që t’ua puthë sytë prindërve dhe prapë të kthehet dhe ta shpallë veten përsëri të mërguar:

“Befas pashë vargun fluturim nga qielli i Preshevës
Atje nga numri 13 i adresës sime
Gjeta biletën time
I putha sytë babës dhe nënës
E prapë u ktheva
E shpalla veten të mërguar”

Në fund të librit gjejmë disa vargje përkushtimore për dy vajzat e veta për Dea dhe Eda, të cilat në një formë e motivojnë dhe e inspirojnë autorin të hyjë thellë në botën e poezisë.Psherëtimat motivuese dhe figurative të shpirtit janë disa nga figurat poetike të Dashnim Hebibit që i shprehë pjesërishtë në të gjitha botimet e veta, por edhe në këtë libër.


“Perspektiva” Viti IV. Nr.108
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi