Baki Krasniqi: Vargje që burojnë nga thellësia e shpirtit
Faqja 1 e 1

VARGJE QË BUROJNË NGA THELLËSIA E SHPIRTIT
Këto ditë doli në dritë libri i dytë poetik i Sinan Sadikut ,,SHIGJETAT E LAKMISË”, botues “Brezi `81”, Prishtinë.
Nga Baki Krasniqi
Ky libër erdhi në një kohë jo fort të mirë për artin; në kohën kur vargu si nevojë e ushqim shpirtëror është duke përjetuar një krizë të thellë; në kohën kur shumë njerëz, disa edhe në pozita të larta shoqërore a politike artin e fjalës së bukur artistike nuk e shohin ashtu siç është, hyjnor, si domosdoshmëri të pasqyrimit të botës shpirtërore, si pasqyrë të gjendjes emocionale të ëndrrave e imagjinatës kreative, por e shohin me një sy përbuzës, si diçka fëmijërore duke u tallur me të. Mendoj se ata që tallen me poezinë, nuk tallen me artin po me vetveten. Megjithatë kjo nuk e ka penguar autorin e librit ,,Shigjetat e lakmisë”që edhe në këtë kohë t`na dhurojë një margaritar. Siç duket, kjo edhe e ka nxitur më shumë të pasqyrojë edhe më fuqishëm jo vetëm botën e tij të brendshme shpirtërore, por edhe të shoqërisë në përgjithësi; pasqyrimin e një bote të trazuar, e një drame njerëzore me plot batica e zbatica, sepse shigjetat e lakmisë mu si shpata e Demokleut që vret e pret në të dy anët, ,,godasin lisa e plisa dhe tallen me ne”. Më të pambrojturit nga shigjetat e lakmisë janë fëmijët, ardhmëria jonë. Në një mjedis të trazuar, ende pa u varrosur të vrarët vjen tragjedia tjetër ,,një fëmijë e rrëmbejnë qentë”. S`ka ngushëllim për të, s`ka ngushëllim për shoqërinë, s`ka ngushëllim për ardhmërinë, s`ka ngushëllim për askënd” edhe pse ,,qeni asht hajvan e hajvanit nuk i prehet dam”. Shkurt, qeni është qen, ashtu siç e përshkruan populli kur thotë ,,qenit nuk i zihet besë”, anipse disa e konsiderojnë ,,besnik”, prapëseprapë qeni mbetet qen, nganjëherë edhe frankenshtajn, që e ha të zotin e vetë.
Titulli metaforik i librit ,,Shigjetat e lakmisë” është shumë i qëlluar; është një shigjetë e nënvizuar që na tregon cakun se ku duhet të arrijmë, dhe kur të futemi brenda, në shtëpinë metaforike bindshëm do ta vërtetojmë atë që e kemi thënë më herët, se kemi të bëjmë me vargje shumë kuptimplota, domethënëse e të frymëzuara nga jeta. Do të ndeshemi me një tendencë reale të pasqyrimit të gjendjes së brendshme shpirtërore e emocionale të vetë autorit, me sensin e fuqishëm poetik dhe energjinë pozitive dhe me sfidat me të cilat rrethohemi e ballafaqohemi çdo ditë. Do të hasim vargje kuptimplote që komunikojnë lirshëm me lexuesin, në të cilat lexuesi do ta kuptojë e ndiej me lehtësi botën shpirtërore të autorit, sepse vargjet burojnë nga thellësia e shpirtit të krijuesit që poezinë nuk e thur për të bërë akuzë, por për të shfaqur një opinion, një ndjenjë, një krenari, një shqetësim...
Sinan Sadiku poezinë e ka pasion, e shkruan me përkushtim e pedantëri edhe pse me profesion është jurist. Thënë shkurt, jurist me profesion, poet me pasion. Përmes vargut arrin të depërtojë thellë në brendinë e vjershës duke iu shmangur rrëfimit, duke iu shmangur parullave e fjalëve pompoze, por duke hyrë drejtpërdrejt në temë. Autori është pjesëtar i një shoqërie me plot probleme, i një vendi të sapodalë nga lufta ku njerëzit kanë shumë halle e probleme. Këto shqetësime e brenga të hallexhinjve janë njëherit edhe të autorit, i cili e ka zgjedhur gjuhën poetike për t`i pasqyruar ato, për të shfaqur shqetësimin personal, jo në cilësinë e një prokurori, po të një krijuesi sfidues. Mund të konstatoj se Sinan Sadiku është tërësisht lirik dhe njëri nga lirikët më të shquar jo vetëm të kësaj ane, por edhe të poezisë bashkëkohore në përgjithësi, kurse me librin ,,Shigjetat...” i ka prekur majat e poezisë moderne. Vargu i tij është i përpunuar me kujdes e maturi, me një ekonomizim fjalësh e pedantëri, me një gjuhë të lehtë e të lezetshme, me mjete të mjaftueshme artistike e me figura të bollshme letrare duke dominuar mbretëresha e figurave (metafora), por janë përdorur me mjeshtri edhe figurat tjera si: simboli, krahasimi, epiteti, figurat e përsëritjes, alegoria, antiteza e të tjera.
Mund të konstatoj se autori i librit ,,Shigjetat e lakmisë” zgjodhi gjuhën e letërsisë artistike për të bartur te lexuesi mesazhin, porosinë, për të komunikuar me lexuesin jo me një gjuhë e përditshme, po me gjuhën e poezisë. Ani pse këtu fjalët kanë shumë kuptime, lexuesi nuk e ka vështirë ta kuptojë qëllimin e autorit, ta nxjerrë mesazhin a të hyjë në brendinë e vjershës, sepse krijuesi ka punuar me kujdes dhe një kohë të gjatë në to, duke latuar si vargun, strofën, ritmin etj, gjithmonë duke ua dhënë fjalëve bukurinë artistike, por edhe duke shfaqur pikëpamjet e veta. Për ilustrim po e marr vjershën ,,Mushkonja”. Po qe se e marrim kuptimin e parë të fjalës, atëherë kemi të bëjmë me një krijesë interesante, tinëzare, gjakpirëse që e do terrin mu si ujku mjegullën. Krejt në rregull, përshkrim i një insekti, por esenca qëndron te njeriu, të mos harrojmë se edhe Ezopi te fabulat e tij, qysh para erës së re personazhe i ka kafshët, por gjithmonë aludon te njerëzit. Këtu qëndron madhështia e fjalës artistike, gjuha metaforike e saj që në realitet lidhet me njerëz. Vetitë e mushkonjës barten te njerëzit gjakpirës, tinëzarë e qyqarë, që për kënaqësinë e vet janë në gjendje të bëjnë gjithçka në mënyrë të fshehtë e djallëzore, te njerëzit që janë dashuruar në terr, zdralë e tym të cilët me dashje a padashje djallin e kanë bërë aleat.
Dita e mirë shihet në mëngjes. Topi s`e luan këtë mendim filozofik që e ka thënë populli. Ditën me diell e hasim që në mëngjes te poezia e parë e librit, ,,Strehim në vargje” që u paraprinë poezive e cikleve të tjera. Kjo poezi është një margaritar letrar i ndërtuar me dashuri e me ndjenja të përziera. Deshëm, s`deshëm ato do të shpërthejnë si një vullkan dhe në vargje do ta paraqesin dhimbjen e bukur, e cila do të gjejë qetësi vetëm në vargje. Kjo nuk do të thotë se autori është i prirë kah romantizmi, por tregon qartë se është një botë e trazuar plot emocione, me ëndrra të realizuara e të parealizuara, me shqetësime për vese shoqërore, por krenar për virtyte e sakrifica njerëzore.
Kur është i mirë mëngjesi edhe mesdita dhe mbrëmja janë të tilla. Pas pranverës me shi e lule vjen vera që i pjek frutat dhe më vonë vjeshta për t`i shijuar ato. Do të thotë tashti e kemi në dorë një libër të mrekullueshëm.
Rruga nëpër të cilën kemi kaluar ka qenë e gjatë, e mundimshme, me plot sakrifica e befasi, nganjëherë edhe me ndërskamsa, por megjithatë e arritëm cakun. Arritëm atje ku synuam, po si!? Disa të përbaltur, disa lakuriq e disa me fytyrë të nxirë. Po citoj:
Të gjithë u përbaltëm
dikush më shumë e dikush më pak
dikush këpucët
e dikush fytyrën
derisa e kaluam këtë rrugë (Faqe 39)
Poezia e Sinan Sadikut shpesh ka kontraste e antiteza, përballë të mirën me të keqen. Derisa shkruan për dëshmorët, për ata që dhanë çdo gjë që patën për këtë ditë, që dielli të ngroh e të ketë ujë me bollëk duke dhënë edhe jetën, të cilët nuk vdiqën po e fituan pavdekësinë e përhershme shkruan: ,,Shkoi për të ardhur përherë/ erdhi për t` mos shkuar kurrë”*Faqe 18, poezia “Shkoi për të ardhur”. Në anën tjetër të medaljes kemi: tinëzinë, lakminë, djallëzinë, fanatizmin... që të gjitha të prezantuara fuqishëm, mu ashtu siç janë në praktikë në disa poezi të tjera. Shpesh njeriu nuk mund të ik nga vetja, ashtu siç nuk mundi të ik personazhi i vjershës ,,Metamorfoza” i cili edhe pse deshi ta pikturojë të Bukurën e Dheut, piktura i doli diçka krejt tjetër ,,një shtrigë e tmerrshme/ e cila hëngri çdo gjë/ edhe ëndrrat e tij/ edhe ëndrrat tona” (Faqe 33), sepse djalli i ofroi djallëzi, mu ashtu siç u kishte ofruar edhe njerëzve të parë Adamit e Evës të cilët e patën ngrënë Mollën e sherrit.
Njeriun e prishë lakmia ,,e kanmja” siç do të thoshte populli. Rreth këtij vesi shoqëror shumë është përqendruar autori dhe titulli librit ka dalë vetvetiu, bile mua i tërë libri më duket si një poemë që e ka boshtin rreth të cilës zhvillohet ngjarja dhe shqetësimi i autorit kur thotë:,,Na hutoi lakmia s`e dinim ku ishim/ në cilin shekull në cilën planet/ ishim të zgjuar apo kishim fjetur…Mbi kokat tona fluturonin korbat/ lotin e syve donin të na e pinë/ Kuajt e Trojës Kainët Kobrat/ thikat e mprehta na i ngulnin në shpinë” *Faqe 31. Këto vargje nuk donë koment. Autori është nisur nga vetja, nga ne, që shpesh vetëkënaqemi, nuk jemi largpamës, sepse na ka rënë perdja syve dhe nuk shohim edhe pse sytë i kemi në ballë.
Shumë krijues gjejnë frymëzim në vendlindje, inspirohen nga begatitë e shumta të fshatit të lindjes si: jeta e bukur dhe idilike me ujë të ftoftë si bora e të bardhë si qumështi, me këngën e bilbilit e të tjera, e të tjera, ndërsa te poeti Sinan Sadiku i gjejmë vargjet prekëse kushtuar vendlindjes ,,Kam zbritur te Kroi i Jazit/ ta shuaj etjen/ e kthehem/ edhe më i etur/ edhe më i mbetur”*Faqe ll. E ku të mos kthehet i uritur, i etur, kur nuk e dëgjon as blegërimën e qengjave, as fyellin e bariut, oxhaqet nuk tymojnë, e pragu është kalbur…
Në mes gjërave të bukura është vështirë të zgjedhet më e bukura., sepse si vargjet edhe vjershat e këtij libri pa përjashtime janë të bukura. Megjithatë poezitë më të realizuara të librit më duket se janë: ,,Strehim në vargje”, ,,Shigjetat e lakmisë”, ,,Shkoi për të ardhur”, ,,Erdhe”, ,,Metamorfoza”, ,,Mallkimi”, ,,Zogj të pikëlluar”, ,,Mushkonja”, ,,Rrëfimi i lisit” dhe ,,Përbaltja”.

Për ZSH: Nexhat Rexha
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi