Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arrestohet terroristi kosovar në SHBA

Shko poshtë

Arrestohet terroristi kosovar në SHBA Empty Arrestohet terroristi kosovar në SHBA

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 29, 2009 1:17 am

Arrestohet terroristi kosovar në SHBA



Arrestohet terroristi kosovar në SHBA U1_HysenSherifi
Hysen Sherifi
Nga
Gazeta Express


Kosovari Hysen Sherifi dhe gjashtë burra të tjerë amerikanë janë arrestuar të hënën në Karolinën Veriore në ShBA. Bazuar në padinë e policisë federale, ata akuzohen për komplotimin e sulmeve brenda Izraelit. 24 vjecari i lindur në Kosovë, jetonte me dokumente të rregullta në SHBA. Gjashtë të arrestuarit e tjerë ishin me banim në Karolinën e Veriut.

Të dyshuarit akuzohen për komplot për t’u siguruar mbështetje materiale terroristëve, komplot për vrasje, rrëmbim, dhunim dhe plagosje të personave jashtë vendit “Sipas akuzave, një nga burrat, Hysen Sherifi, thuhet se shkoi në Kosovë për t'u angazhuar në luftën fetare te dhunshme të xhihadit, por është e paqartë nëse ai ka bërë ndonjë sulm”- shkruan sot AP.

Në aktakuzë e bërë e njohur për median thuhej se të akuzuarit kishin udhëtuar për në Izrael në qershor 2007 për t’u angazhuar në xhihadin e dhunshëm, por përpjekjet e tyre kishin dështuar. Prokurorët thonë se udhëheqësi i tyre ishte , Daniel Boid ndërsa të arrestuarit e tjerë si të dyshuar për sulme terroriste janë dy djemtë e tij, Zakarija Boid, 20 vjec dhe Dilan Boid, 22 vjec, si Anes Subasic, 33 vjec, Mohammad Omar Aly Hassan, 22 vjec dhe Zijad Yaghi, 21 vjec.

Të akuzuarit janë paraqitur, të hënën për herë të parë para një gjykate në Raleigh nën akuzën për sigurimin e mbështetjes materiale për terroristët. Autoritetet thonë gjithashtu se Boid dhe të dyshuarit e tjerë ishin stërvitur me armë sulmuese dhe ishin përpjekjur të mblidhnin para për sulme terroriste.

Prokurorët thonë se udhëheqësi i tyre, 39-vjeçari Daniel Boid, kishte qenë në Afganistan për stërvitje ushtarake në kampet terroriste, dhe kishte luftuar atje mes viteve 1989- 1992, para se të kthehej në SHBA. Dokumentet në gjykatë akuzojnë Boid, që njihej dhe me emrin “Sejfullah” se ka inkurajuar të tjerët të angazhuar në luftë fetare. Nëse të arrestuarit deklarohen fajtor mund të dënohen me burg përjetë.

Aktakuza

Shtatë individët janë akuzuar për konspiracion për të siguruar mbështetje materiale për terroristët dhe konspiracion për vrasje, rrëmbim me dhunë, dhe të plagosje e gjymtim të personave jashtë shtetit.

Përveç kësaj, Daniel Boyd, Hysen Sherifi dhe Zakariya Boyd, secili janë ngarkuar me posedimin e një armë zjarri në mbështetje të krimit dhe dhunës. Nga përafërsisht nëntor i vitit 2006 deri në korrik 2009, padia pretendon se Daniel Boyd dhe të pandehurit tjerë kanë konspiruar për të ofruar mbështetje dhe burime materiale për terroristët, duke përfshirë edhe paratë, trajnimin, në transport dhe në personel.

Gjatë kësaj periudhe, të pandehurit gjithashtu kanë konspiruar për të vrarë, rrëmbyer me dhunë, dhe për të plagosur persona jashtë shtetit. Sipas padisë, objektit të konspiracionit, ishte për të përparuar xhihadin e dhunshme, duke përfshirë mbështetjen dhe pjesëmarrjen në veprimtari terroriste jashtë vendit dhe kryerjen e akteve të vrasjes, rrëmbim etj.

Padia pretendon se, si pjesë e konspiracionit, të pandehurit përgatitur veten për t'u angazhuar luftën e dhunshme të xhihadit dhe ishin të gatshëm të vdesin si martirë. Si pjesë e konspiracionit, aktakuza pretendon se të pandehurit kanë ngritur fondin për të mbështetur përpjekjet e trajnimit për të zhvilluar aftësitë me armë. Disa nga të pandehurit e radikalizuar gjithashtu thuhet se kanë shtyrë të tjerët të besojnë se lufta e dhunshme xhihadit ishte një detyrim fetar personale.

BOX: Hysen Sherifi, 24-vjeçari nga Kosova është banor legal i SHBA-ve. Si pjesë e konspiracionit, aktakuza pretendon se ai udhëtoi për në Kosovë, në korrik 2008 për t'u angazhuar në xhihadin e dhunshëm dhe pastaj është kthyer në SHBA në prill të vitit 2009 për të rritur mbështetjen për muxhahedinët. Thuhet se Sherifi ka ofruar 500 dollarë për të ndihmuar fondin e Daniel Boyd. Thuhet se i akuzuari Daniel Boid kishte ushtruar Sherifin se si te operojë në një sulm me armën automatike AK-47

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arrestohet terroristi kosovar në SHBA Empty Planifikonin sulme terroriste edhe në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 29, 2009 2:11 am

Planifikonin sulme terroriste edhe në Kosovë

SHBA: arrestohen 7 veta për terrorizëm

Arrestohet terroristi kosovar në SHBA Karolina
Është ky qytetari i dytë nga Kosova që në dy vjetët e fundit akuzohet për terrorizëm në Amerikë. Në rastin e të ashtuquajturit komplot i Fort Dix-it, një shqiptar i ardhur refugjat nga Kosova fillimisht qe akuzuar për terrorizëm, ndërsa më vonë akuza ndaj tij u zbut për t’u shpallur fajtor dhe dënuar me 20 muaj burg nën akuzën “për bashkëpunim për të furnizuar me armë imigrantët e paligjshëm”.


Autoritetet federale amerikane në shtetin Karolina e Veriut kanë arrestuar dhe ngritur aktpadinë për terrorizëm kundër shtatë vetave, gjashtë shtetas amerikanë dhe njëri nga Kosova me leje të përhershme qëndrimi në Amerikë. Ata akuzohen se kishin bërë plane udhëtimi dhe komplot për vrasje e sulme terroriste në Gazë, Izrael, Jordani, Pakistan, dhe Kosovë. Zyrtarët amerikanë që ngritën aktpadinë thanë se të dyshuarit nuk akuzohen për sulme të planifikuara për t’i kryer në Amerikë, apo për ndonjë lidhje me ndonjë organizatë terroriste ndërkombëtare. I akuzuari me prejardhje nga Kosova me emrin Hysen Sherifi, 24 vjeç, thuhet se ishte i vetmi që nuk është shtetas amerikan, por me leje qëndrimi të përhershëm apo “green card”.
Aktpadia e nxjerrë si udhëheqës të grupit amerikanin Daniel Boyd, i cili kishte qenë gjatë viteve 1989 dhe 1992 në Afganistan dhe Pakistan. Boyd me të dyshuarit e tjerë, ne mesin e tyre edhe dy djemtë e tij, thuhet se kanë kryer stërvitje me armë dhe kanë bërë përpjekje
për mbledhje të parave me qëllim të kryerjes së sulmeve terroriste.
Të tjerët në këtë grup, që u akuzuan për terrorizëm, u dënuan me burgim të përjetshëm, në mesin e tyre tre shqiptarë me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë. Edhe sipas aktpadisë së djeshme, po që se gjenden fajtorë, të dyshuarit mund të marrin dënime me burgim të përjetshëm.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi