Mirëpo! Ku e dinte?!
Faqja 1 e 1
Mirëpo! Ku e dinte?!
Mirëpo! Ku e dinte?!
Beqir Sina
Një miku im, i cili kaloi disa vite si internuar në një fshatë të lumit të Vlorës - Kotë, më tregon shpeshherë një ngjarje të jetuar. Bariu i fshatit, një ish-pronar në kohën e luftës, kishte një fiksim ngado që shkonte, sidomos kur nxirrte dhe mblidhte delet e kooperativës, gjatë gjithë rrugës së fshatit rrinte duke bërë "Mirëpo! Ku e dinte?!" e përsëriste dhe e ri-përsëriste disa herë. Mirëpo! Ku e dinte?!, ishte një shprehje e tij, që askush nuk kishte guxuar ta pyeste se përse bariu i kapitur, "tundte dorën duke e përplasur tek pëllëmba tjetër duke mërmëritur më zë të lartë" Mirëpo! Ku e dinte?!". Një operativ i zonës, mik i afërt me familjarët e bariut, gjeti rastin dhe e uli si burrat bariun. Jemi miq dhe miq do të mbetemi, por ama ma thuaj siç i themi ne labët - "burri i burrit, pse rri duke bërë gjithë rrugës e çdo ditë kur del me kopenë e kooperativës, "Mirëpo! Ku e dinte?!". Po i tha bariu, edhe burri-burrit do ta them në djall të vejë kjo punë!
Daja, iu drejtua gjithë inat, babait: "Shif këtu, ai sheh këto bagëti, sot janë tuat, por nesër kur të vinë këta miqtë e tu në pushtet, ti këtyre bagëtive, pluhurin dhe shurrën do t’ua pish, por jo qumështin e mishin për të ngrënë". E mik i dashur, ja që doli fjala e dajës, unë gjithë ditën e natën jam me këto dele, por qumështi, mishi e leshi janë të kooperativës. "Unë pluhurin ia thithë gjithë ditën - por qumështin nuk ua pi dot!" Kjo më ka çuditur me dajën "Mirëpo! Ku e dinte?!”. Kështu ndodhi edhe me zgjedhjet në Shqipëri, i pari që e paralajmëroi se "Edi Rama nuk do të njohë zgjedhjet dhe do të shkojë deri tek bojkoti, për të mos pranuar humbjen, ishte miku i madh i shqiptarëve dhe njohësi i mirë i çështjeve në Ballkan, ligjvënësi amerikan, Eliot Engel.
Vetëm 10 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit, kur në seancën e dëgjimit në Komitetin e Helsinkit në Kongresin Amerikan, Eliot Engel shprehu shqetësimin për qëndrimet e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, për mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve parlamentare të qershorit për shkak të frikës nga humbja. Në një seancë të organizuar posaçërisht për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri, ku merrte pjesë edhe kryetari i këtij komiteti, kongresmeni Alcee Hasting, dhe të ftuar për të folur rreth zgjedhjeve parlamentare 2009, ishin kongresmeni demokrat Eliot Engel, kongresmeni Robert Aderhold, drejtori rajonal për Evropën dhe Azinë i “Zërit të Amerikës”, Elez Biberaj, drejtori për Evropën Qendrore dhe Lindore i NDI-së, Robert Benjamin, si dhe Drejtori Rajonal për Evropën Qendrore dhe Jugore i Institutit Shoqëria e Hapur, Jonas Rolett.
Ndërsa, Rolet shprehu besimi për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri, duke e bazuar këtë në përpjekjet e qeverisë për krijimin e një infrastrukture zgjedhore moderne. Në fjalën e tij, kongresmeni Engel e vuri theksin në tentativat e PS-së për gjetjen e arsyeve që mund të justifikojnë bojkotimin e zgjedhjeve nga ana e saj pas konstatimit se ajo mund të humbasë.
Bojkoti ka ndodhur dhe njëherë më parë dhe unë besoj se nëse një parti ndjen se do të humbasë zgjedhjet, ajo thotë se do t’i bojkotojë ato dhe më pas vjen me shumë arsye se përse po bojkoton, duke thënë se kushtet janë të padrejta. Por nuk është domosdoshmërish kjo arsyeja e humbjes, mund të bojkotosh dhe të thuash se kushtet ishin të padrejta”, - u shpreh kongresmeni Engel, duke uruar që të mos ketë bojkot. Ai shprehu besimin se kushtet do të jenë të drejta për secilën palë, ndërsa theksoi se në çdo proces zgjedhor ka vështirësi që duhet të tejkalohen. “Nisur nga ajo që kam parë dhe nga raportet e ambasadës dhe të monitoruesve, duket se do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, - vijoi më tej kongresmeni amerikan.
Humbjen e paralajmërojë i pari Ruçi në Fier, "Do ta mbrojmë me gjak!". Le t'i referohemi shtypit shqiptar! Nuk mundet të mbetesh pa u indinjuar si njeri dhe si qytetar kur natën e 2 korrikut turmat e organizuara nga Gramoz Ruçi, sulmonin qendrat e numërimit të votave në qytetin e Fierit. Ishte pamja e frikshme që të kujtonte revolucionin bolshevik të vitit 1997, kur pikërisht ky njeri u printe turmave dhe falangave të ish-Sigurimit komunist që i vunë zjarrin Shqipërisë dhe përmbysën qeverinë demokratike.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dhjetëvjeçarja ikën nga bashkëshorti tetëdhjetë vjeçar, mirëpo pa sukses
» Marti: Perëndimi dinte për trafikimin e organeve në Kosovë
» Si u vra Behajdin Allaqi, çka dinte Jakup Krasniqi dhe Xhavit Haliti?
» Mimoza Lakna:Presidenti Rugova e dinte vlerën e madhe të Trepçës
» Rubens Shehu: Çfarë më tregoi Genta për shtatzëninë. Ajo nuk e dinte me kë e kishte fëmijën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi