Arbitrarizëm i kryetarit të Gjykatës Supreme
Faqja 1 e 1

Dr. Mazllum Baraliu
Legjislacioni elektoral në Kosovë(10)
Kjo mënyrë e rregullimit multiplifikues dhe multinstitucional të çështjeve ankimore elektorale, sjell me vete edhe konfuzion,edhe antagonizma, paqartësi dhe mundësi të shmangieve të zbatimit të ligjit,deri në shkelje totale të tij . Mbi të gjitha kjo mënyrë e rregullimit dhe adresimit të çështjeve elektorale në procedurat ankimore ,mund të krijojë pasiguri juridike,për aktorët elektoralë, sidomos për subjektet e caktuara politike,të cilat gjinden në garën elektorale. Pas nenit 109., është dashur të inkorporohet edhe një nen tjetër ,dispozitat e të cilit ,do t’i obligonin,radiostacionet, radiotelevizionet, mediat e shkruara dh e mjetet, format dhe modalitetet e tjera të informimit,që të emetojnë gratis të gjitha informacionet dhe emetimet e Sekretariatit të KQZ-së dhe të vetë KQZ-së gjatë tërë kampanjës informative elektorale. Neni 116., paragrafi 1 .,e trajton KZAP-in,si një organizëm të përhershëm të pavarur,që është kompetent për të gjykuar ankesat dhe parashtresat,të cilat kanë të bëjnë me procesin elektoral, siç është paraparë në këtë ligj dhe në Rregullat interne të KQZ-së. Kjo pozitë rregullative e venë KZAP-in mbi nivelin kierarkik të KQZ-së;për më tepër ,duke i dhënë atij edhe kapacitete dhe resurse të tjera shtesë; humane-profesion –ale(sekretariatin e veçantë dhe buxhetin e veçantë,nga vijë tjetër buxhetore!).
Konsiderojmë se kjo nuk është zgjidhja më e mirë e mundshme,ngase KZAP-i,nuk është kategori kushtetuese,ndërsa KQZ-ja po. Prandaj në ndryshimet dhe plotësimet e ligjit ,duhet të parashihet ,që KZAP-i të jetë trup ndihmës i KQZ-së dhe jo i barabartë me te dhe aq më pakë mbi te, si një organ suprem i imagjinuar ,por që në praktikë,më shumë mund të nxjerr probleme, se sa që t’i zgjidhë ato.
Duke i rregulluar kësisoji gjërat edhe trupat ankimorë,ky ligj ka krijuar struktura institucionale paralele,autoritete paralele -shpenzuese të buxhetit dhe shërbime paralele të po këtyre organeve e organizmave të parapërmendur. Të gjitha këto,më shumë do të mund të krijojnë probleme e pengesa edhe njëra tjetrës edhe subjekteve politike dhe qytetarëve të Kosovës; por sidomos zhvillimit të demokracisë në Kosovë.
Sipas Nenit 116., paragrafi 2., Kryetari i Gjykatës Supreme, pa u konsultuar me askënd, nominon anëtarët e Komisionit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa. Kjo është një zgjidhje joadekuate, ngase krijon ambient të përshtatshëm dhe mundësi për arbitrarizëm, singularizëm etj. Zgjidhja më e mirë do të ishte lidhur me këtë çështje relevante, propozimi paraprak i anëtarëve të KZAP-it nga ana e KQZ-së ose të paktën konsultimi i domosdoshëm i kryetarit të Gjykatës supreme me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve; për të mundur pastaj që ai t’i nominojë anëtarët e KZAP-it.
Për çudi, në paragrafin 4., të të njëjtit nen, ligjëdhënësi në mënyrë krejt ndryshe nga sa u tha më sipër, por sigurisht në mënyrë të duhur dhe të drejtë, vepron në rastin e zëvendësimit të anëtarëve të KQZ-së.
Mandati i pakufizuar për anëtarët e KZAP-it, siq është paraparë me dispozitat e nenit 116, paragrafi 3., sigurisht që nuk është zgjidhja më e mirë. Sëkëndejmi konsiderojmë dhe propozojmë, që mandati 4 vjeçar me një mundësi pasuese të përtrirjes, është zgjidhja më e mirë për zgjedhjet, subjektet politike, vet institucionin e KZAP-it, për qytetarët dhe demokracinë në Kosovë.
Një tjetër çështje me peshë dhe rëndësi specifike e cila nuk është përcaktuar me këtë ligj, është struktura e tërësishme vendimmarrëse e KZAP-it, si një organizëm elektoral relevant ankimor. Kjo çështje domosdoshmërisht duhet të definohet sa më parë që të jetë e mundur; pikërisht për shkak të rëndësisë që ka.
Në qoftëse në Nenin 118., paragrafi 1., të ligjit në trajtim thuhet se: “KZAP-i do t’i instituoj rregullat ose procedurat e tij vetanake...” shtrohet pyetja e paevitueshme logjike: dhe profesionale, çka duhet të bëj atëherë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve?.
Sipas Nenit 118., paragrafi 4., :”KZAP-i mund të urdhëroj rinumërimin e votave në vendvotime ose qendra të votimit dhe mund të ekzaminoj materialet elektorale, si pjesë e hetimeve të tij, të cilat kanë të bëjnë me ndonjë parashtresë ose ankesë”, shpie në drejtim të shumë pyetjeve, për sa i përket rrolit të këtij organizmi dhe pozitës së tij kierarkike dhe vendimmarrëse, në relacion me KQZ-në dhe institucionet të tjera të shumta ankimore, lidhur me zgjedhjet. Një ndër pyetjet më të rëndësishme do të ishte: çdo të bëhet me epilogun e hetimeve të KZAP-it dhe vendosjes eventuale lidhur me një parashtresë ose ankesë të parashtruar?. Kjo do të thotë më tutje, a ka të drejtë KZAP-i për anulimin e procesit të votimit në Vendvotime ose Qendra votuese të caktuara, apo këtë të drejtë e ka KQZ-ja?!A është KZAP-i parësisht organizëm hetimor dhe propozimdhënës në çështjet ankimore zgjedhore apo mekanizëm parexellance suprem me ingerenca të plota vendimmarrjeje dhe urdhërdhënëse? Këto çështje ky ligj në dispozitat e tij të shumta, por konfuze, nuk i sqaron dhe as i definon.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi