Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mexhid Yvejsi: Shejh Shefqet Shehu

Shko poshtë

Mexhid Yvejsi: Shejh Shefqet Shehu Empty Mexhid Yvejsi: Shejh Shefqet Shehu

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 31, 2009 12:56 am

Mexhid Yvejsi: Shejh Shefqet Shehu U1_MexhidYvejsiSHEJH SHEFQET SHEHU (1900-1952)

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Shejh Shefqet Shehu lindi në Gjakovë, në vitin 1900. Ishte djali më i vogli, i katërti, i Aqif Efendiut, nga familja e njohur Shehu, me prejardhje nga Shejh Sylejman Efendiu, që ishte themelues i Teqesë së Madhe, tarikati Sa’adi, në Gjakovë dhe në Marash, Prizren…
Mësimet e para i nisi në Gjakovë, i vazhdoi studimet në Medresenë e Madhe të Gjakovës, pranë Myderrizit më të njohur të kohës, Hafiz Iljaz Efendiut, që ishte nipi i Yvejs Efendiut, myderrizit të parë të Medresës së Madhe të Gjakovës…
Diplomoi në Prizren, në Medresenë e “Mehmet Pashës”, tek dijetari, Nusret Efendiu, që ishte edhe Myfti i Prizrenit.
Në vitin 1928, në moshën 43 vjeçare, ndrroi jetë, në Gjakovë, Shejh Qamili, vëllau i madh i Shejh Shefqetit. Shejh Qamili ishte i martuar, por nuk la pasardhës, kështu, me vdekjën e tij, Teqja e Madhe e Gjakovës për disa vjet mbeti pa shejh, pa udhërrëfyes…

Mexhid Yvejsi: Shejh Shefqet Shehu U1_ShejhShefqetShehu
Shejh Shefqet Shehu (1900-1952)
Në muajin prill të vitit 1928, Shejh Shefqeti u nisë për në Damask, Siri, për të marrë Hilafetnamenë tek Shejh Ibrahimi, që ishte udhërrëfyesi kryesor për tarikatin Sa’adi.

Nga vendlindja, Gjakova, Shejh Shefqeti shkoi në Shkup, nga Shkupi në Selanik, nga Selaniku me anije nëpër Detin Mesdhe, arriti në Halep, nga Halepi në Damask…
Në Damask, kryeqyteti i Sirisë, u vendos në Teqenë e Shejh Ibrahimit, i cili u befasue kur Shejh Shefqeti u prezentue…, por e priti me shumë dashamirësi…
Shejh Shefqeti i tregoi se vjen nga Gjakova, Vilajeti i Kosovës, në Shqipni (Arnautllëk), në Rumeli, siç quhej atëherë…, se është stërnip i Shejh Sulejman Efendi Axhiza Babës dhe se qëllimi i ardhjës së tij është marrja e Hilafetnamesë, sipas rregullit të tarikatit “Sa’adi” dega “Axhizi”, për të plotësue vendin zbrazët në teqe, pas vdekjës së vllaut, Shejh Qamilit…
Shejh Ibrahimi, ndër të tjera, tha:
“Shejh Sa’adeddin Xhebbaviu është Piri i Tarikatit Sa’adi, kurse Shejh Sulejman Efendiu nga Jakova, është Piri i dytë për Rumeli…Prandej, nëse ka ndonjë shejh të tarikatit “Sa’adi” dega “Axhizi” mund t’a pranoni Hilafetnamenë prej tij…
Shejh Shefqeti i tregoi se ka shejhlerë të tarikatit “Sa’adi” kolli “Axhizi”, njëri ndër ta është Shejh Muharrem Mitrovica, i cili ka marrë hilafet nga vëllau im i ndjerë Shejh Qamili….Kur i dëgjoi këto fjalë të Shejh Shefqetit, atëherë Shejh Ibrahimi tha:
”Ardhja e juej këtu, në Damask, na ka befasuar, por edhe na ka gëzuar! Jeni të mirëseardhur! Mund të pushoni këtu, mund të qëndroni sa të dëshironi, sepse në gjuhën arabe shumë mire po komunikoni, kjo dëshmon se keni përgatitje të duhur, prandaj, kur të kthehesh në vendlindjen tënde, menjëherë njoftoni të gjithë dashamirësit tuaj dhe Shejh Muharremin, i cili do ta kryen ceremoninë e hilafetit…”
Në muajin nëntor, 1929, në Teqenë e Madhe në Gjakovë, Shejh Shefqeti, në një ceremoni madhështore drejtue nga Shejh Muharrem Mitrovica, u gradue Shejh i tarikatit “Sa’adi” në Teqes e Madhe, ku shërbeu me nder për 23 vjet, deri sa ndrroi jetë me 1952…
Shejh Shefqeti ishte dijetar, i devotshëm, shumë bujar…Njohës i mirë i fesë Islame, praktikues i Sheri’atit, shembull për pjestarët e tarikatit…
Gjatë shërbimit të tij, Shejh Shefqeti me secilin njeri është sjellur me shumë dashamirësi, por ishte shumë rigoroz në zgjedhjën, pranimin e anëtarëve të rinj… Sipas djalit të tij, Shejh Muhamedit, :
”Baba i ka pranue vetëm 40 myhybë, 4 dervishë dhe nuk ka pranue për të gradue asnjë shejh! A thue pse? Sepse, fakiri thoshte:” Ai që nuk është i udhëzuar, qysh do t’i udhëzojë të tjerët? Ai që nuk di për veti, qysh do t’i mësojë të tjerët? Ai që s’ka edukatë, kujt mund t’i japë?
Për Shejh Shefqetin tregohen shumë keramete, por kjo është një temë në vete…Por, thënë shkurt, ai ka qenë një burrë shumë i nderuar, sepse me vepra e ka dëshmuar…Me gjithë këtë, ai ka vuajtur, është arrestuar, është burgosur, nga komunistët e Gjakovës, nuk është lejuar as në Teqe të Madhe për t’u varrosur…!
Shejh Shefqeti ndrroi jetë, kaloj në jetën e vërtetë, në orën 13-të, ditën e martë, me 11 mars 1952. Të nesërmen, ditën e merkurë, me 12 mars 1952, u varros me nderime të mëdha, që nuk mbaheshin në mend në Gjakovë, deri në atë ditë…!
Në varrimin e Shejh Shefqeti, me gjithë pengesat e pushtetit, morën pjesë mbi 12.000 vetë, jo vetëm të Gjakovës, por nga të gjitha anët e Kosovës…!
Trupi pa jetë, i të ndjerit, shejhut Shefqet, nga Teqeja e Madhe nëpër Çarshi të Vogël, u bartë në maje të gishtave nga rinija, ndërsa madhërohej me tekbire, Allahu, Zoti, Perëndia, deri tek xhamija…
Në “Xhaminë e Sefës” u falë namazi i xhenazës, nën drejtimin, udhëheqjen, e trimit, luftëtarit, atdhetarit, Hafiz Ymer Efendi Guta, ku ishin të pranishëm edhe shumë shejherë, hoxhallarë, ndër të cilët vlenë të përmendën: Myderriz, Hafiz Fahri Efendi Iljazi, Mulla Mustafë Efendi Canhasi, Mulla Mustafë Efendi Loshi, Mulla Jahja Efendi Bakalli, Mulla Sahit Berki, Mulla Hamdi Doli, Hafiz Hysni Efendi Yvejsi, Hafiz Selim Efendi Yvejsi, Mulla Sejdiu etj. Kurse nga shejhlerët ishin të pranishëm, ndër të tjerë, edhe këta: Baba Qazim Bakalli, përfaqësues i bektashinjve, Shejh Aliu i Teqës së Shejh Banit, të Sa’adive, Shejh Mehmeti i Shejh i Shejh Aliut të Doblibarës, Shejh Danjolli i Teqës së Haxhi Shejh Musasë, të Rifa’ive, Shejh Dyli i Teqes së Shejh Eminit, të Sa’adive, Shejh Lita (Haliti) i Halvetive, Shejh Mahmudi i Teqes së Kaderive, Mulla Hajrullah Hoxha i Junikut, Shejh Hyseini nga Prizreni… etj. etj. Për gjithë këta emra të nderuar ka dëshmi, sepse dëshmohen me fotografi….
Mbasi u krye falja e Namazit të Xhenazes në Xhaminë e Sefës, ashtu të bashkuar, hoxhallarë e shehlerë, qytetarë e katundarë, bujqë e tregtarë, pasunikë e fukara, në rreshtë të gjatë pa u nda, nga të gjitha besimet, muslimanë, katolikë, ortodoksë e të pa fe, nën vëzhgimin e sigurimit (udbashëve), u përcollë xhenazja e Shejh Shefqetit në maje të gishtave deri në banesën e fundit, te Ura e LLukacit, ku sot i është ngritur një tyrbe madhështore, siç ishte madhështor edhe ai vetë, në këtë jetë…!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi