Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ksenofon Dilo: Petro Harito, burrë i vyer i kombit

Shko poshtë

Ksenofon Dilo: Petro Harito, burrë i vyer i kombit Empty Ksenofon Dilo: Petro Harito, burrë i vyer i kombit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 31, 2009 12:28 pm


Ksenofon Dilo: Petro Harito, burrë i vyer i kombit U1_PetroHarito
Petro Harito
Petro Harito, burrë i vyer i kombit


Nga Ksenofon Dilo

Shqiptarizmi as nuk plaket as nuk vdes. Kaluan vite. E reja merr ç’i takon dhe i jep hakun së kaluarës. Koha është e etur për Demokraci. E uritur për Drejtësi. Kjo, kërkon soliden. Grindjet ,amullitë kërkojnë e i duan varrmihësit e kombit, që presin sa ne të flëmë. Vetëm filosofia e disa brumbujve, që si u thotë populli ”vrave një gjerman të vrarë” e sheh çështjen kombëtare në interesin e vet dhe u detyron të njëjtin avaz tërë jetën të vazhdojnë kryqëzatën kundër patriotëve! Ti bien gjoksit duke mburrur bëmat dhe vet-veten, të ngrënë në qiell “meritat” e tyre. Njësoj sikur nxjerr shpirtin të nxjerrë të vërtetën nga goja e droguar nga Mugosha që bënte 5-së pushkë kthehej e urdhëronte 50 shqiptarë të vriteshin si tradhëtarë. ”Bukurira, të butësisë së tillë serboiste sa dhe të vdekurin çvarrosi “komunist o lule” dhe e quante sakrilegjin–progres (!) mund të takosh vetëm në përralla. Së fundi çudia: ”Kush nuk bindet, nuk e do popullin!”

Dhimbjet janë të shumta. Ato të shqiptarit patriot kalojnë çdo përmasë tjetër të sakrificës. Trishtohesh kur burra me përmasa të tilla si Petro Harito, Jani Dilo etj. që tërë jetën kishin patriotizmin për busullë, dënohen me heshtje! Heshtje që nuk është flori! Ajo nuk lejon popullin të ushqehet me qumështin e vet. Po, historia nuk vidhet. Kombi na kërkon kurdoherë të jemi modestë, ndërsa kasta e kuqe përdor tërë arsenalin e marifeteve të saj për të poshtëruar virtytin. Më kryesorja metodë e përdorur - terrori! Kjo shpjegon që dhe jetën nuk e filloi nga djepi po, nga varret (po kështu dhe në pluralizëm, e njëjta eksperiencë u konsumua: viti 1991 shënoi lindjen e stinës së terrorit me armë të ftohta.

Me paturpësi, në Nivan të Zagorisë në portën e të Atit të Petro Haritos (Mihal Haritos, krahut të djathtë të Abdyl Frashërit, pjesmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit), atë ditë që ia shkatërroi, shkroi me germa te medha: “Ujët flë, hasmi nuk flë”!?! Dhunonin kujtesën historike dhe nuk kursenin as britmën e hajdutit: ”Kapeni hajdutin!”, se... hasmi?! Hasmi, askush tjetër, veç ai që urdhëroi: “Të zhduken dëshmitë, partia të jetë mbi të gjitha!”. Në vëndin qe ngroh si Dielli zëmra e zagoritit, e malet marrin emrat e burrave!.. të largohej njeriu prej qënies njerëzore e të arrrijë si robot që funksionon verbërisht dhe pa menduar deri të shkatërrohej dhe ajo portë, me ato vlerat e veçanta arkitektonike dhe historike e diplomatit Mihal Harito ku, mënçuria popullore i thosh: “Kur dilje në portë e rrinje/ Ç’bëhej në Stamboll e dinje. “

Njeriu ndjeu dhimbje, dobësia banale e mëndjes enveriste përbuzte virtytet kombëtare! Kuqo/dopingët ndjenin nevojën për të mobilizuar tërë potencialin emocional e mendor, që të dobësonin kujtesën kombëtre . Shqiptari të vuante shqiptarizmin! Identifikohej akti patriotik me aktin e vuajtjes, të mbesës së Mihalit, bijës së Petro Haritos, zonjës së nderuar, Ifijeni, nuk ju lejua kurrë (dhe nga shtetii vetëquajtur demokrat) të banonte në shtëpinë e të parëve të saj!!! Nga mëndja nuk më çkitet: ish në ato çaste agonie (nëntor 2007), kur ajo Mëmë e bekuar qysh në fëmijërinë e saj me patriotizëm, kur vështroi flamurin me shkabën dykrenare që u çpalos (edhe pse doktorët kishin hequr çdo shpresë), gjeti forca e foli me gjithë shpirt: “Sa lezet ka ky Flamur i Skënderbeut, sa krenare kjo shqiponjë dykrenare! Afromani ta puth një çikë!”, e me sa fuqi i kish mbetur, e shtërngoi me dorën e Saj aq sa mundi.

Shkojnë njerëzit tani afër asaj shtëpie, te ai rrap madhështor urojnë (dikush dhe ndihmon, është gjak shqiptari që vlon) birin e saj, Piron (inxhinieri dinjtoz që dhe në demokraci në vazhdimësi, persekutimi i rëndon) edhe pse në kushte shume të vështira me një punë vetëmohuese plotëson “zbrazëtinë”, shmang dhunën mbi kujtesën kombëtare, në vëndin ku kanë hyrë e kanë dalë Burra të Kombit. Kanë histori ata Burra të besës, të fortë si stralli, hijerëndë si rrapi, të bëshëm, të drejtë, kurrë s’i ranë gjoksit me grushta, as qaheshin e shkumëzonin prapa gardhit por serjozë, të mënçur që e kishin për turp të të mburreshin e të flisnin për trimërinë e tyre (se veç gratë flasin në Zagori për to). Burri zagorit e ka trimërinë në gjak. E tregon kur duhet, madje edhe në monizëm , me zgjuarësi, baruti i këngës së tij kërkonte opozitë. Isua mbushte, këngën aprovonte bujshëm mesazhin që shpërthente (dhimbjen për dobësitë parimore, morale dhe ideollogjike): ”More rrap të qofshim falë, more rrap! Ku i ke burrat e parë, more rrap!”

Shtonte efektin kuptimor të këtyre vargjeve, vlera e mbështetjes emocionale te shqiptarizmit, të ngrinte peshë (kënga labe) sa, shtynte dhe dëgjuesin më indiferent të jetë, dakord me to.. Më madhorja, shquante bukuria e shpirtit shqiptar, dhe ç’ka jeton në botën e shpirtit të shqiptarit, nuk vdes kurrë. Është force lëvizëse e karakterit, energji shpirtërore në vëndin ku burri kërkon burra të vështrojnë rrugën e përjetësisë. Koha i kërkonte dhe i kërkon burrat ë besës e të fjalës, burra që nuk u dridhej qerpiku, si Mihal Harito, Ilia Dilo Sheperi, Petro Harito, Jani Dilo, Aristidh Ruci, Anton Zako Çajupi, Ilia Harito, Jorgji Cako, Pano e Pilo Xhamballo etj.etj. se, shqiptarizmi nuk plaket, as nuk vdes. Ai jeton në botën e shpirtit shqiptar, dhe kush jeton në botën e shpirtit nuk vdes kurrë. Gjallëron e shquan dukshëm sot, i riu me sedrën shqiptare në universete, kudo duke u prezantuar denjësisht para botës, krenar që jam shqiptar! Edhe në këtë mes përsëritet tani e vërteta e qëmotshme, njëkohësisht dhe oshëtima e fjalës me zë të lartë ,e besimit të patundur të rilindësve: Sh q i p t a r ë t janë të v e ç a n t ë! Po kush ishte rilindasi Petro Harito? Le të citojmë fjalimin e profesor Ilia Dilo Sheperit ( para arkivolit të Petro Haritos,73 vjet më pare): “ Zi e madhe mbuloi sot tërë Zagirinë, vëndin e lindjes sate. Ngushëllim të thellë përhap sot në të gjithë anët e Shqipërisë lajmi i papritur i vdekjes sate, o bir i shtrënjtë i Zagorisë o burrë i vlefshëm i Shqipërisë.

Qysh ike dhe e le për jetë Shqipërinë tënde që e deshe aq shumë. Qysh nuk kujtove fare Zagorinë tënde, që të ka pasur kurdoherë të vetmin mbrojtës në rrezik, të vetmin udhëheqës në ditë të këqija dhe të vështira, të vetmin përfaqësues në gëzime dhe hidhërime. Po,qysh nuk të erdhi keq për fëmijën tënde, që e le të mitur e të parritur, për fëmijën tënde që kishte kaq nevojë për kujdesitë e tua atnore, për Nënën dhe Hallën tënde që u qe thënë të pinin dhe këtë kupë të hidhur, për farefisin tënd që të adhuronte, që të mbështetesh tërësisht mbi ty? Mbylle sytë, o Petro Harito dhe i le të gjithë dhe të gjitha dhe bashkë me fëmijën tënde të dëshpëruar, bashkë me farefisin tënd të pikëlluar, bashkë me Zagorien tënde të shkretuar, derdh lotë hidhërimi dhe tërë Shqipëria që të njojti, i tërë Atdheu ynë, të cilit aq bukur i shërbenje gjer në këtë ditë, i shtyrë nga ndjenjat fisnike të zëmrës sate të madhe.

Bir i Babait të mirë, i Mihal Haritos, që nderoi tërë vëndin duke përfaqësuar Sjqipërinë e tërë prej Shkodre gjer në Prevezë, si deputet në parlamentin e parë të perandorisë Otomane më 1878-të, bir i atij Babai, dhe nip i atij Ilia Harito, që e nderonte tërë vilajeti i Janinës, bir them dhe nip i atyre burrave që të lanë si trashëgim një emër aq të lëvduar po dhe me detyra sa të larta aq dhe të rënda, i pasove. Ishte zëmra jote e madhe, ishin ndjenjat e tua fisnike dhe patriotike, ato që të bënë t’a mbaje lart këtë emër, ato që të bënë të vlefshëm për Atdhe, ato që të udhëhiqnin në çdo rast të mirrje udhën e nderit, të bashkoheshe kurdoherë me shokët më të kulluar në ndjenja , më të matur në vendime dhe veprime për të mirën, për shpëtimin e Atdheut. Në ditët e tua Shqipëria jonë e dashur ndeshi në vështirësi më të mëdha të jetës së saj të gjatë,shkoi peripëcitë më të rrezikëshme, pati nevojën për ndihmën më të gjallë të bijve të saj . Dhe do të ishte tepër e gjatë sikur të nisja të numëronja një nga një të gjitha punët e tua , sikur të matesha të analizonja gjithë ndjenjat që të shtynin në ato punë për të mirën e Atdheut , o, burrë i vyer i Shqipërisë.

Në kohën e okupacionit grek nuk e mohove emrin e nderuar të Shqiptarit, nuk pushove së mburruri që jeshe Ssqiptar, as peshove përbuzjet, as dhe rreziqet që shkaktonin këto mburrjet e tua fisnike. Në kohën e autonomisë kundërshtove paudhësinë me sa ishte njerëzisht e mundur dhe e rrezikove bujarisht jetën tënde kur u ngrite e vajte i paftuar në Hormovë në mes të andartëvet dhe u përpoqe me çdo mënyrë që të shpëtonje vëllezërit Shqiptarë Muhamedanë nga rreziku që i kërcënonte. Në mbledhjen panepiriote të Delvinës e shfaqe burrërisht mendimin tënd që Epiri ishte i Shqipërisë dhe duhej t’ì lëshohej Shqipërisë. Në kohën e Italisë i përbuze nderimet e nuk pajtoheshe me cungimin e indipendencës shqiptare. Zbrite gjer në bashkëfjalim me njerëz keq/bërës, që të ndaloje veprimet kundër katundeve të Shqipërisë, në të cilat provinca jote e Gjirokastrës të ka zgjedhur kurdoherë si përfaqësues të saj për meritat e tua, kurdoherë qëndrove i pandarë nga shokët që përpiqeshin për të mirën e mirëkuptimit të Atdheut, dhe, kur e desh nevoja, nuk dyshove të bashkpunoje me ta, për shpëtimin e Shqipërisë. Nuk u druajte në çdo rast të çfaqje mendimet që të diktonte zëmra jote e pastër, dhe nuk u dëshpërove kurrë, as u zëmërove kurrë kundër atyre që keq shpjegonin fjalët e tua të kthjellta, ndjenjat e tua të kulluara.

Këto sjelljet e tua të nderuara të mbajtën lart në sy të popullit shqiptar dhe tërhoqën mbi Ty dashurinë e Mbretit tonë,i cili të pati kurdoherë në të djathtë të Tij. Deputetëve dhe nëpunësve të lartë të shtetit të cilët, të gjithë sot, me lajmin e papritur të vdekjes sate derdhin pa dyshim lot hidhrimi së bashku me fëmijën tënde të pikëlluar, së bashku me Zagorien t’ënde që të është mbledhur sot këtu e po të qan me lot. Në një hidhërim të këtillë janë të pafuqishme fjalët , nuk zënë vënd për ngushëllim. Feja vetëm është ajo që largon dëshpërimin, feja që thërret e thotë :”Të tjera janë mendimet e njrzve dhe të tjera urdhërat e Perëndisë për të mirën tonë”: Të përunjemi para urdhërave të Perëndisë, le të përmbajmë hidhërimin e madh, le t’i lutemi të Madhit Zot të derdhi balsamin e ngushëllimit, në fëmijën dhe në farefisin e Tij të pangushëlluar,dhe , duke ditur që s’ ka njeri pa të mëkate në këtë botë, le ti lutemi atij Zoti t’a ç’lodhi në banime të të drejtëve, duke thënë: “ Ndie Z ot Shpirtin e Tij!”

Sot, me atdhetarin zëmërzjarrtë, Petro Harito, e ndjejmë vehten krenarë, ndonse dikujt duhet t’i skuqet faqja që u la në harresë, ai që gëzonte respektin e miqve dhe të armiqve. “Nuk vete unë me yje që perëndojnë, tha kryetari i partisë opozitare me të, në Parlament, por mbaj sytë mbi yllin e polit, Xha Petron, dhe këshilloj gjithë shqiptarët që të bëjnë po kështu në se, duan shpëtimin e Atdheut.” Të tillë ishin burrat e kombit, që, të pajisur me pikpamje dhe me virtyte të larta nuk është çudi pse dënohen me harresë nga ata që e shikojnë popullin si një masë amorfe, të cilën mund ta manipulojnë sipas qejfit dhe interesave personale, se realitetin shoqëror para të tillëve qënkërka arenë e gjesteve të automatizuara! Angazhimi permanent dhe lufta e pandërprerë e burrave si Petro Marito, Jani Dilo, etj. në temperaturën e kohës aq të shqetësuar, për triumfin e idealeve kombëtare të demokracisë, të së drejtës e të së vërtetës, është rrugërrëfyes për brezat e ardhshëm.

Për ZSH: Baki Ymeri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi