Përparim Hysi: Vetëgjyqësia e tre poetëve
Faqja 1 e 1

Vetëgjyqësia e tre poetëve
(esse)
Nga Përparim Hysi
Ata qenë tre poetë rusë që,sado të shkollave dhe stileve tëndryshëm,patën fat të njëjtë.Emërueesi i përbashkët i tyre,qevetëgjyqësia.Dy varën veten dhe tjetri vrau veten me kobure.Që të treqenë poetë rusë dhe,njëkohësisht,bashkëkohës.E kam fjalën për poetëtMajakovski,Esenini dhe Cevetajeva.Për ta janë shkruarlibra,monografi,artikuj kritikë e deri esse nga bashkëkohës dhe nëvazhdim,por,megjithatë,ende nuk është dhënë një përgjigje e saktë përatë pyetjen fare të thjeshtë:-Pse bënë vetëgjyqësi dhe i dhanë fundjetës së tyre në mënyrë aq tragjike dhe aq paaradoksale.Kur shkruaj kështu,duket fare naive tentativa ime për t'iu sjellëpërqark kësaj teme që,pak me eufomizëm,do të thosha që i përgjanë asajthënies aq kuptimplote të popullit,që për kësirastesh,thotë:-Rrumbuallake e nxehtë dhe s'ke nga e zë me dorë.Sifilxhan pa bisht,i mbushur plot me një masë të lëngëshme e tënxehtë.Sidoqoftë,orvajtja ime është veç dashamire,si të një njeriu qëpër të tre këta Poetë të mëdhenj,ku,padyshim,rruaza më e madhe ështëMajakovski,jo vetëm kam simpati,por dhe i adhuroj.Për të qenë indershëm,më shumë dua Eseninin.Pse do ta bëj hasha.Por duke lënëmënjanë simaptinë time,le të ndalemi pak nga pak për secilin prejtyre.
***
Në se këtë esse unë po e filloj me Eseninin,kjo jo pse e duaveçanërisht,por ky ka bërë vetëgjyqësi para dy të tjerëve.Nuk do bëjbiografinë e asnjërit prej tyre,se nuk kam atë qëllim,por dua,që nëvija të trasha,pa e mërzitur shumë lexuesin,të tregojë ndonjë gjë mëpikante për ta.Esenini ka qenë fshatar me origjinë dhe në shpirtin etij,mbushur lirika,ai këndoi me pathosin e një njeriu që kurrë s'ushkëput as nga peizazhi fshatarak,as nga kuajt,lopët,qentë që zunëvënd në krijimet e tij të bukura.Qe i bukur dhe rrëmbeu sa e sa zëmrafemrash."I mbillte fëmijtë si pemët",-shkruan dikush për të.Qe ilindur për dashuri dhe për lirika.Gorki e ka quajtur:"Organ i lindurpër poezi".Majakovski,me të cilin sa shkonte aq dhe zihej,thoshte përtë"Çiraku harrakat me zë kumbues".Për vete(janë të shumtë poetët që upëlqen vetja dhe Esenini qe një nga ta)thoshte"Kam ardhur si mjeshtërneqez".Po bashkëshokët tregojnë se si kapërdisej me shumëtangërllëk,kur e përshëndesnin.Këndellej si foshnja.Dhe se kush kathënë për poetët(më duket Pasternaku?!),që"poetët mbeten si foshnjadhe kur vjen pleqëria".Bobo,sikur të jetë evërtetë?!!!Ai,Esenini,rrihte gjoksin para prindërve se"biri i tyre ngaRjazani qe Poeti më i madh i Rusisë".E kish zili Majakovskin,por dhe edonte.Tek e shihte ashtu bubullues,zëmadh,tëpapërmbajtshëm,ankohej:"Kanë për t'i ngritur monument atij,kurse unëdo vdes pas ndonjë gardhi,i harruar."Më tej e kam parë në tentativatpër t'u afruar me Bllokun dhe ky,Blloku(një kokë më vete dhe pakëzqibar),t'i shkruaj pak ashpër:"S'kemi gjë të përbashkët".Pakfyese,domosdo.Po qenë të kulturave të ndryshme.Esenini mbahet mënd,veç tjerash,si një Kazanov për kohën e tij.Nuknumërohen dashuritë e tij,por ajo me atë valltaren dhe aktoren emadhe,Ajsedora Dunkan ka qenë ndoshta më e veçanta.Ajo qe disa vjetmë e madhe se ai dhe,megjithëse e çoi Esenini në Evropë dhe deri nëAmerikë,edhe kjo nuk arriti që këtë djalosh pak rrebel ta vinte nëfre.Esenini qe dhënë pas pijeve dhe qejfeve dhe ,shpesh,bëhej agresivdhe dhunues.Ai,pak nga pak,po e pinte helmin e kupës së jetës dhe njëditë të ftohtë dimri,në prag të vitit të ri 1926,më sakt më 27 dhjetor1925,e gjetën të varur pranë dritares së hotelit ku flinte.Njëvetvrasje që fshihte në vete shumë hamëndësira.Hamëndësira që edhe sotnuk kanë marrë një përgjigje të saktë.Për të do të ishte shumë iqëlluar ai vargu aq domethnësi mikut tij(më duket Dimitër Kedrin) qëshkori:-Eh,Serjozha,ti vet e prishe jetën!...Esenini u varros meceremoni të madhe dhe vlerësimet për të kanë qenë nga më tëveçanta.Por si një të mesme të artë për popullaritetin e tij në gjithëRusinë,mendoj se ia vlen të shënosh atë që e tha një grua e thjeshtëruse në kortezhin e tij:-Proshajte maja kazka!Që po s'gabova nëpërkthim(ishalla nuk më skuq i nderuari Vangjush Ziko),do tëthotë:-Lamturmirë përralla ime!Shtesat ia prishin bukurinë dhelavdinë.
***
Majakovski-them që nuk gaboj aspak,- është poeti më i madh iasaj që quhet epoka sovjetike.Sado që kritika sovjetike i rri larg elarg futurizmit të tij dhe ca më afër bolshevizmit të tij,unë them qëMajakovski ndoshta me shkollën e vargut të tij,ështtë më moderni dhemë përfaqësuesi i poezisë ruse,të shekulit XX-të.Ka patur zëbubullues,metalik,i gathshëm për sherr dhe për t'u përfytur dhe pak mëtepër se narcizist.Nuk e mohoj partishmërinë e tij komuniste me atopoemat"Mirë e bukur" apo "Lenini"(për të mos i cituar ato vargje kusecili prej nesh i mësoi përmëndësh),ku mitizohet njësh mepartinë,udhëheqësi.Nuk e mohoj as atë thirrjen"Na ljevo...",porMajakovski,sado jetoi pak,gjeti aq kohë që me vargun e tij tëpërjetësohet.Sikur të kish shkruar veç"re në pantollona",pa ndalur nëshumë poezi e poema të tjera,është pranuar njëzëri se nga Majakovskikanë mësuar poetë me famë si Aragoni,Pol Eluar apo nobelisti kilianPablo Neruda.Natyrshëm,si çdo poet,ka qenë pak vetpëlqyes.Hajde,- ilutej me përulësi Lunaçarskit(të parit ministër kulture të postrevolucionit të tetorit),- hajde thuaj ato fjalët e bukura që the përpoezitë e mia.Thuaj që të dëgjojnë këta.Dhe Lunaçarski,me shumëtakt,tregonte se sa e vogël është vtelavdërimi.Po ku mbahejMajakovski?-Nuk do të jetë e largët dita,- kumtoi ai,- kur mu këtu,përmua,do të ngrihet përmendore...Dhe,sado pak paradoksal ky vetpohim,porvëret që këtij poeti të madh iu ngrit monument.Jo aty kukumtoi,po,ndoshta njëqind metro më tej.Dhe Majakovski qe tip pakëz ivështirë dhe kontradiktor.Majakovski që gjasme kishte atë parrullënfuturiste"Më pëlqen të shoh si vdesin fëmijtë",qe nga ata njerëz qënuk therte dot një pulë.Po të takonte një njeri që nuk e honepste,mevrap do shkonte të lante duarët.Tekanjoz dhe i vetkthyer në mit.Ekërkonte këtë që në gjallje.E arriti pas vdekjes.E vrau veten në vitin1930.5-vjet pas Eseninit.
***
Marina Cvetajeva një poete e dëgjuar ruse që së bashku me AnnaAhmatovën formojnë një dyshe shumë të veçantë.Cvetajeva nuk qe ngaato që përqafoi tetorin e kuq.Përkundrazi.Qe në anën e kundërt.I shoqii saj mori arratinë.Cvetajeva këndoi për të bardhët dhe atyre dhe ukushtoi poemën"Tufa e mjelmave".Kur mori vesh se i shoqi i saj qegjallë,në arrati,kërkoi të ikte jashtë shtetit.Kur iku(megjithë se ekërcënuan se do pendohej që linte BS),fshehurazi mori dhe"Tufën memjelma".Por takimi me të shoqin,në Austri,sikur ia fashiti pakentusiazmin për të bardhët.Megjithatë,ajo që duhet thënë përCvetajevën është se pas 17-vjetësh emigrim,ajo u kthye në Rusi.Qe viti1939 dhe djali i saj qe 14 vjeçar.Ndërsa,sa filloi luftapatriotike(pas qershorit 1941),edhe burri,edhe djali isaj i ri,uvranë.Ajo i humbi të tëra.Në shtëpi,në atë ngushticë që mund të quhejshtëpi,ajo kurrë muk iu nda tryezëës së punës.Vetëm shkruante.Po tëhyje brënda tek ajo,çdo gjë qe brënda,qe si një makazinë ku nuk bëndot inventar.Plaçka të përmbysura,hedhur vënd e pa vënd si një peizazhqë emërtohet në pikturë"Natyrë e qetë!".Kjo përshtypje,natyrshëm,qeështë pak sipërfaqësore,se mu në një cep të ksësaj"makazine",pranë njëtryeze do të shihje duke shkruar atë Marina Cvetajevën.Por e lodhurnga andrallat e jetës,e lodhur nga një mërgim i gjatë,e palgosur ngady humbje aq të mëdha njëra pas tjetrës,ky shpirt i brishtë dhe ipaepur,u var mu prapa derës,në vitin 1941.
* * *
Duke përfunduar këtë shkrim timin,s'kam si mos vë në dukje dhe ndonjëfakt për këta poetë fatkeq.Para ca vjetësh,kam lexuar nga e nderuara,zonja Rozi Theohari njëshkrim për djalin e madh të Eseninit.Jetonte në Amerikë e quajnëAleksandër(emri të jatit të Eseninit) dhe kish dhënë mathematikë.Qe mi80-vjeç në mos gaboj.
Për Majakovskin nuk di a ka lënë trashgmitar,kurse ngaCvetajeva,para disa vitesh,jetonte e bija,Alla,që është poete si eëma.Sa më kujtohet,merresh me botimin e plotë të veprave të sëëmës,Marina Cvetajevës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi