Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zyrtarët e Kosovës pohojnë se atje gjithçka është në rregull!?

Shko poshtë

Zyrtarët e Kosovës pohojnë se atje gjithçka është në rregull!? Empty Zyrtarët e Kosovës pohojnë se atje gjithçka është në rregull!?

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 01, 2009 3:27 pm

Zyrtarët e Kosovës pohojnë se atje gjithçka është në rregull!?

Nefail Maliqi, Bota Sot
A do t`i kthejë Zvicra azilkërkuesit nga Kosova?

Autoritetet zyrtare të Prishtinës deri tash, sa herë që kanë vizituar Bernën, kanë kërkuar njëzërit nga autoritet zvicerane që të kenë mirëkuptim ndaj azilkërkuesve nga Kosova për shkak të situatës ende të vëshitirë dhe të rëndë ekonomike dhe sociale, si pasojë e luftës në rajon.
Por i dërguari Thaçit në Bernë të Zvicrës, i cili po ashtu në emër të azilkërkuesit ka arritur të qëndrojë në ketë vend, ka deklaruar se "kosovarët nuk kanë më motiv të kërkojnë azil në Zvicër". Kështu sot ka shkruar shtypi zviceran, duke njoftuar se për këtë qëllim së shpejti në kryeqndrën helvetike, pikërisht në fillim të shtatorit, do të gjendet Ministri i Punëve të Brendshme z. Zenun Pajaziti, për nënshkrimin e një marrëveshjeje me autoritetet zvicerane.

Gjurmëve të ketij lajmi jo të mirë për azilkërkuesit, ne biseduam edhe me autoritetet e Bernës. Zonja Ave Mari, zëdhënëse në Departamentit të Migracionit (ODM), nuk ishte në gjendje të konfirmonte këtë informacion e as të saktësonte datën e këtij takimi mes autoriteve të Bernës dhe minsitrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, z.Pajaziti.

Por, sipas zonjës Ave Mari, "rreth riatdhesimit të azilkërkuesve ende asgjë nuk është e sigurt dhe ne lidhur me këtë çështje presim shenjën e gjelbër nga Këshilli Federal i Zvicrës, i cili do të mblidhet së shpejti për këtë qëllim..." Sidoqoftë, sikur vetë azilkërkuesit dhe vetë Kosova ende nuk janë të gatshme për një kthim të tillë të azilkërkuesve për shkak sitatuatës tashmë të njohur.

Lidhur me këtë edhe Këshili Evropian ka alarmaur autoritet zvicerane që të mos nguten në këtë drejtim. Ndërsa zonja Susanne Bolz, zëdhënëse e një organizate joqveritare (OSAR) në Zvicër, ka kritikuar ashpër autoritet zvicerane, duke kërkuar nga ato që të kenë consideratë ndaj kësaj kategirie njerëzish pa status të definuar.

Madje, sipas saj, "autoritet zvicerane po mbyllin sytë ndaj situatës reale në Kosovë, ku papunësia është tepër e madhe, drejtësia ende nuk funksionon si duhet, kurse korrupsioni është në rritje e sipër..."
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi