Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pilotprojekti 'E ardhmja e Kosovës' për një të ardhme të re

Shko poshtë

Pilotprojekti 'E ardhmja e Kosovës' për një të ardhme të re Empty Pilotprojekti 'E ardhmja e Kosovës' për një të ardhme të re

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 01, 2009 3:30 pm

Pilotprojekti 'E ardhmja e Kosovës' për një të ardhme të re

Sokol Demaku
Göteborgs Initiatives në Suedi nis një projekt të ri riatdhesimi


Pilotprojekti 'E ardhmja e Kosovës' për një të ardhme të re Lina%20(Small)
Blerina Rabushaj, e angazhuar në projektin e Göteborgs Initiatives

Göteborgu i Suedisë ka kohë që ka filluar me aktivitetin rreth kthimit të të ardhurve në vendet e tyre e kjo iniciativë daton nga vitet e 90-ta kur ishte numri më i madh i refugjatëve në këtë vend. Punë të madhe Göteborgs Initiativets ka bërë me ardhacakët nga Bosnja, Iraku dhe vende tjera ku atyre u ka dal në ndihmë me projekte për kthim. Këtë punë kjo OJQ e ka bërë dhe e bënë në bashkëpunim me Entin për migrim suedez si dhe ne bashkëpunim me vendet nga vijnë ardhacakët. Këto ditë nga ana e kësaj OJQ është ndërmarrë iniciativa për riatdhesimin e kosovarëve të cilët kanë leje qendrimi në Suedi por nuk kanë shtetësinë suedeze dhe atë në baza vullnetare.
Lidhur me këtë ne takuam dhe biseduam me të renë shqiptare e cila është e angazhuar në këtë projekt të Götebirgs Initiatives, Blerina Reabushaj nga Göteborgu. Ne bisedë me të ne mësuam sa vijon lidhur me këtë iniciativë dhe projekt e Blerina lidhur me këtë shton:
- "Në vitin 2009, Göteborgs Initiativets do të zgjerojë aktivitetet e saja në Kosovë. Göteborgs Initiativets i janë dhënë para nga Bordi i Migracionit për të kryer një studim mbi kushtet për mundësinë e riatdhesimit të kosovarëve të cilët jetojnë në Suedi, vullnetarisht në Kosovë.
Tani për tani është në vijim një studim i cili ka për qëllim të shqyrtojë interesimin dhe angazhim për riatdhesim vullnetar të njerëzve nga Kosova që jeton në Suedi të cilët kanë lejen e qendrimit (PUT) por që nuk janë shtetas të Suedisë, të kërkojë mundësitë për zhvillimin dhe rindërtimin e Kosovës".
Por ajo shton se është me interes të thuhen disa fjalë rreht këtij projekti apo si ata e quajnë pilotprojekti "E ardhmja e Kosovës" Pilotiprojekti si qëllim të parë ka interesin për riatdhesimin e kosovarëve që jetojnë ne Suedi dhe rindërtimin e Kosovës. Zbatimi i këtij studimi gjithashtu duhet të ofrojë mundësi Göteborgs Initiativets për të shqyrtuar mundësit dhe lidhjet me OJQ-të (Organizatat joqeveritare) lokale dhe autoritetet e Kosovës dhe të Suedisë për përpilimin e projekteve që mund të kontribuojnë për riatdhesimin, rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. Ky studim do të zgjasë 3 muaj, nga maj deri në gusht 2009.
Blerina thotë se do të bëhet një vizitë në Kosovë në muajin korrik, ku me rastin e kësaj vizite ne do të përqëndrohemi në disa qytete të zgjedhura, si në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë. Ne do të vizitojmë dhe zhvillojme biseda me politikanë, zyrtarë autoritativ, autoritete biznesi, organizata ndërkombëtare dhe OJQ-të lokale, për të mësuar më shumë rreth veprimtarive të tyre dhe që mbështesin procesisn e riatdhesimit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi