Beir Sina:Festivali shqiptar i Usterit është kthyer në një qendër të re njohjeje mes emigrantëve shqiptarë
Faqja 1 e 1

Festivali shqiptar i Usterit është kthyer në një qendër të re njohjeje mes emigrantëve shqiptarë
Beqir Sina
Në Worcester të Massachusetts (SHBA) u mbajt
Në këtë festival dukuri e veçantë është se tek të gjitha moshat e sidomos tek fëmijët, krenaria jonë shqiptare virtytet e trashëgimisë shqiptare, vjen gjallë me muzikën tradicionale dhe vallet dinamike. Festivali ashtu si edhe ishte parashikuar ishte një fundjavë fantastike e shumë familjeve shqiptare emigruar qysh heret por edhe ato të viteve të fundit, pas rrëzimit të komunizimit në Shqipëri.
Është koha që përsëri festivali më i vjetër shqiptar në Amerikë "Worcester's Albanian Festival 2009" është me ne. Ky festival folklorik, vjen mes emigrantëve shqiptarë të vjetër e të rinj si një festë e kulturës dhe traditës shqiptare, edhe këtu përtej oqeanit. „St. Mary” - Kisha ortodokse shqiptare në Worcester, Masaçustes, ishte mikëpritsja e një nga festivaleve më të mëdha të shqiptarëve të Amerikës. Në këtë festival kisha i bashkoi emigrantët shqiptarë që të gëzojnë së bashku, ushqimin shqiptar, muzikën e vallëzimin dhe shumë shumë gjëra të tjera që u orfoi ky festival i bukur i cili u kthye në festë.
Kisha ortodokse shqiptare “Fjetja e Shën Marisë” në Uster Masaçusets (Worcester – Massachusetts) të SHBA-ve, mbajti Festivalin e 14-të shqiptar. Ky festival organizohet çdo dy vjet, dhe bashkë me rritjen në numër të bashkatdhetarëve shqiptaro-amerikanë, shpreh edhe interesimin e shumë bashkëkombasve tanë emigruar në kohë e rrethana të ndryshme.
Rreth 13 mijë veta e vizituan Festivalin Shqiptar në vitin 2007. “Grupi i të rinjve të Shën Marisë”, është një grup amator, ku bëjnë pjesë nxënës nga shkollat e mesme të qytetit dhe studentë, pjesmarrës i rregullt i festivalit. Te këta të rinj gjen energjinë dhe dëshirën për të punuar së bashku në krijimin e numrave koreografikë. Kristia Xhai, një nga vajzat e grupit, tregon me gëzim se i erdhi përsëri radha shfaqjes së kostumit popullor të stërgjyshes së saj nga fshati Dardhë i Korçës.
Kjo sipas tyre është kënaqësi e madhe e Kishës Ortodokse Shqiptare " St Mary" në Worcester të Maçesustit të mbledhë së bashku shqiptarët të argëtohen e gëzojnë sipas traditës së tyre, duke i mësuar edhe fëmijët e tyre me ushqimin shqiptarë, këngët e vallet shqiptare.
Mërgimtarët tanë punojnë për organizmin e zhvillimin e këtij festivali si vullnetarë. Ata po punojnë shumë vetëm për të ruajtur disa nga virtytet më të bukura nga tradita jonë shqiptare, si dhe, të mbajnë gjallë e kultivojnë kulturën tonë, gjuhën, edhe tek ajo pjesë e komunitetit, që ka filluar t'a "harrojë" pak shqipen.
Në këtë festival dukuri e veçantë është se tek të gjitha moshat e sidomos tek fëmijët, krenaria jonë shqiptare virtytet e trashëgimisë shqiptare, vjen gjallë me muzikën tradicionale dhe vallet dinamike. Festivali ashtu si edhe ishte parashikuar ishte një fundjavë fantastike e shumë familjeve shqiptare emigruar qysh heret por edhe ato të viteve të fundit, pas rrëzimit të komunizimit në Shqipëri. Festivali ishte një rast me të vërtet për të mos u humbur me ndjekjen e parashikuar të mbi 20.000 vetëve nga ata dhjetra e mijëra shqiptarë që jetojnë në zonën më të madhe të banuar me shqiptarë në Worcester - shtetin e Massachusetts.
Festivalin më të vjetër shqiptar në Amerikë "Worcester's Albanian Festival 2009", e hapi Konstantina Lukes, një shqiptaro-amerikane, e hershme dhe e para grua kryetare e bashkisë, në Worcester - shtetin e Massachusetts. E cila ishte në mesin e shumë të pranishëmve për tri ditë sa zgjati edhe festivali.
Festivali, përfshinte edhe një serë aktivitetetsh, një pazar gjerash të lira, një lotari, një karneval dhe lojra magjike, dhe ushqim tradicional shqiptar. Një turne i kishës, të çoi nga një prej Saint Mary. Priftërinjtë shpjegonin se festivali ka rëndësinë e një brendshme pothuaj tërësisht të mbuluara në ikona, pikturat që përshkruajnë skenat fetare. Një trupë valle nga St Mary kishte bërë kostumet tradicionale vallet, disa numra të tërhequr audiencë të cilat përfshihen anëtarët. Pastaj pati muzikë dhe mbrëmja vazhdoi me vallëzim.
Shtypi shqiptar, shkruan se "Jo vetëm Kristia, që mban një dhuratë të çmuar mbi një shekullore në familjen e saj, por edhe të tjerë djem e vajza kanë në shtëpitë e tyre kostume popullore të krahinave prej nga ata vijnë. Ndërsa kur vjen radha e festës, këto kostume janë pjesë jo vetëm e valleve tradicionale që prezantohen në skenë, por edhe e kureshtjes për spektatorët. Me dëshirën e ndihmës dhe me detyrën e koreografit, vjen nga Bostoni në Uster Dhimitraq Demiri, dikur një nga valltarët e spikatur të Ansamblit Folklorik të Korçës.
Ai shkruan një gazetë lokale "Pasi dëgjon me vëmendje dhe shikon materialet e sapopërgatitura nga të rinjtë, shprehet se e emocionon dëshira kaq e madhe e këtyre djemve dhe vajzave për të sjellë vazhdimisht diçka të re dhe të freskët. “Ndryshe nga dy vite më parë, ata më duken më të pjekur dhe si të ishin profesionistë tek ata sheh seriozitetin për të punuar, dashurinë për muzikën, vallet tona dhe për më tej përgjegjësinë për t‘u paraqitur sa më mirë." u ka thënë ai gazetarëve shqiptarë pjesmarrës në këtë festival.
Ky sukses ndoshta do të bëjë më tej që ata edhe të zhvillojnë turne shfaqjesh në diasporë”, shton ai. Ndërsa Frankli Zdruli, përgjegjës për grupin artistik dhe mbarëvajtjen e zbavitjes së Festivalit Shqiptar të Usterit, tregon se “përfaqësuesit e këtij grupi shpenzojnë mjaft kohë dhe japin ndihmën e tyre vullnetare për aktivitete të tilla”. Në rrjedhën e dhjetëvjeçarëve të fundit, festivali shqiptar i Usterit është kthyer në një qendër të re njohjeje mes emigrantëve shqiptarë në Amerikë. Ai tërheq vizitorë të shumtë me traditën e kuzhinës, me muzikën dhe vallet popullore, e më së shumti me atë gjallëri dhe hare festive që i karakterizon bashkime të tilla mes shqiptarëve.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi