Çlirim Peka: Diplomaci e kompromentuar
Faqja 1 e 1
Çlirim Peka: Diplomaci e kompromentuar
Diplomaci e kompromentuar
Nga Çlirim Peka
Dy-tri ditët e fundit me sa duket kanë qenë tepër të ngarkuara për politikanët shqiptarë, por edhe për diplomatët e huaj. Kjo ngarkesë edhe psikologjike, vazhdoi dhe gjatë fundjavës, kur përveç replikave në distancë midis maxhorancës dhe opozitës, apo dhe segmenteve të veçanta të korpusit diplomatik, pati edhe momente ilariteti, si në rastin e telefonatës së kryeministrit me Nën-Sekretarin amerikan të Shtetit, z.Daniel Fried. Në pamundësi të ofrimit të një argumenti bindës ligjor, moral apo politik kundër projektligjit, ambasadori amerikan në Tiranë, zoti John Withers na ofroi një skenë të tipit “e lagu s’e lagu”. Sa qesharake. Më qesharake se edhe vetë konferenca e shtypit e kryetarit të PS-së, po prapë mbi çështjen “e lagu, s’e lagu”.
Pa u shuar jehona e telefonit të prishur, paraditen e paravotimit, Kryetari i Pranisë së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Robert Bosch dhe Drejtori i Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) dolën me një deklaratë të përbashkët, ku, në pamundësi për t’u deklaruar mbi anti-kushtetutshmërinë e projektligjit (sepse as nuk munden të thonë një gjë të tille, dhe as nuk kanë tagrin ligjor e politik), dolën me tezën se ligji ka pasoja serioze kushtetuese dhe politike. Unë, për vete nuk di ndonjë ligj që nuk sjell pasoja. Reagimi i OSBE-ODIHR, nuk ishte qesharak. Ai ishte për të ardhur keq. Zyra e OSBE-së në Tiranë ka një krizë legjitimiteti të vazhdimit të qëndrimit të saj në vendin tonë, kurse ODIHR na mësoi se përveç zgjedhjeve, merret edhe me të drejtat e njeriut. Ajo pse e bën deklaratën e tyre për të ardhur keq, është sepse fatkeqësisht të dy ambasadorët ishin plotësisht jashtë kontekstit. A thua ta kenë kuptuar?
Debati mbi ligjin e dosjeve është paraprirë dhe po shkon paralel me një debat edhe më të madh: atë mbi Reformën Zgjedhore. Për shkak të mos gjetjes së konsensusit, 10 deputetë të opozitës u futën në grevë urie, kërkuan dhe iu përgjëruan OSBE-së dhe ODIHR-it që të ndërhynin, por ata kurrë nuk folën për konsensus, kurrë nuk i thanë PS dhe PD prisni sa të konsultoheni me ekspertët tanë, gjë për të cilën janë në Tiranë. Unë nuk e di, që OSBE-ODIHR të ketë ndonjë manual ku konsensusi përkufizohet si i tillë, vetëm kur Edi Rama është dakord.
Duke naviguar në sitin e internetit të OSBE-së, gjeta një material interesant; një dokument mjaft informativ që quhej: “Manual për Menaxhimin e Problemeve Mjedisore në nivel Vendor”. M’u kujtuan pemët e mbjella në bregun e jugut nga zyra rajonale e OSBE-së. Lexova mandatin e OSBE-së në Shqipëri, por nuk më përputhej. “Ndoshta”, mendova, “mbjellja e pemëve ndikon në uljen e trafikimit të qenieve njerëzore nëpërmjet detit”. Kjo krizë legjitimiteti, duket se është edhe shkaktari i nonsensit të vërejtur në këto kohë interesante. Zotin Bosch e kuptoj, se fundja është holandez e nuk ka lidhje me të shkuarën komuniste, por do të doja të dija mbi perspektivën e diplomatit slloven Lonarcic, si përjetues i komunizmit dhe pasojave të tij. Të refuzosh, të shprehesh e të kërkosh konsensus për Kodin Elektoral, dhe të fusësh hundët diku që nuk të takon, nuk është dyfytyrësi, ajo është paturpësi. Një nga kritikat e mia më të forta kundër Sali Berishës ka qenë dhe vazhdon të jetë përdorimi i personave me dosje për qëllimet e tij politike, por e vërteta është se tani që ai vendosi të heqë dorë përfundimisht nga kjo, stafetën duket se a kanë marrë në dorë disa individë në korpusin diplomatik në Tiranë. E dimë se deri tani kanë përdorur gazetarët me dosje për të bërë PR-në e tyre, tani duket se po përpiqen të përdorin edhe politikanët, e madje edhe gjyqtarë e prokurorë. Në mos gabohem, një mallkim kinez thotë “jetofsh kohë interesante”. Fatkeqësisht, duket se po përjetojmë kohë interesante. Kohë kur diplomatë perëndimorë kundërshtojnë ligjin për “pastrimin e figurave”, ligj i miratuar në të gjitha vendet ish-komuniste përveç Shqipërisë. A thua se po kundërshtojnë ligjin për “Pastrimin e imazhit të disa diplomatëve të huaj në Tiranë”.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi