Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Naser Aliu

Shko poshtë

Poezi nga Naser Aliu Empty Poezi nga Naser Aliu

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 02, 2009 1:14 am

Poezi nga Naser Aliu U1_NaserAliuNaser Aliu

Gjeneza

Në fillim ishte
Kryefjala
Pastaj
Kallëzuesi!

Lufta e tretë

Lufta e tretë botërore
Do të plasë me përpikëri
Në orën 15:00
Kur Kina
Dhe India
T' i posedojnë
Një miliard vetura

Lufta do të plasë
Për dy motive
Dhe do të ndalet
Për vetëm një motiv!

Bashkëfajësia

Ne që gjalluam
Dhe nuk patëm mundësi të jetojmë
Jemi bashkëfajtorë
Dhe bashkautorë të mjerimit...

Update1

Shqipëria duhet të instalojë
Newbornin
Kjo beta version
E Shqipërisë së vjetër
Nuk është më aktuale!

Internimi

Poezinë tënde
Klasa punëtore
Nuk e kupton

Absurde
Pak folje
Shumë metafora

Me abstrakten
Hermetizmin
Dhe izolimin
Ke paraparë fati tënd!
Për dhjetë vjetët e ardhshme!

Nuk do të mërzitesh
Familjen do ta kesh me vete!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi