Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kolegji amerikan Monroe i New Yorkut gumezhiti nga gjuha shqipe

Shko poshtë

Kolegji amerikan Monroe i New Yorkut gumezhiti nga gjuha shqipe Empty Kolegji amerikan Monroe i New Yorkut gumezhiti nga gjuha shqipe

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 24, 2008 3:57 pm

Shkrimtari modern Ramiz Gjini dhe poeti Mhill Velaj midis
miqve te librit dhe dashamiresve te shumte te krijimtarise se
tyre


Nga Këze (Kozeta) Zylo



Shkrimtari modern Ramiz Gjini dhe poeti Mhill Velaj midis
miqve te librit dhe dashamiresve te shumte te krijimtarise se
tyre

Nga Këze (Kozeta) Zylo


Kolegji amerikan Monroe i New Yorkut gumezhiti nga gjuha shqipe per ore te tera ne nje dite te shtune, ne nje dite promovimi librash te rinj nga shkrimtare shqiptare.

Edhe pse jashte vetetinte e bubullonte dhe shiu binte si me shtemba nga catitet e Bronxit,brenda auditorit ndjeje nje puhize pranverore, qe ta flladiste shpirtin me poezite e Velajt dhe
tregimet moderne te Gjinit.

Nje nga auditoret e Kolegjit kishte hapur zemren duke mirepritur miqte e shumte te librit
shqip, e ne kete rast te shkrimtarit Ramiz Gjinit dhe poetit Mhill Velajt.

Mysafiret kishin zene vendet dhe prisnin duke shikuar ne ekran foto te ndryshme
kuptimplote nga Velaj dhe Gjini, cka tregonte per nje mireorganizim te ketij promovimi dhe
dashuri te pakufishme per librin.

Moderatori i ketij promovimi ishte z.Shkumbin Tetaj i cili me profesionalizem dhe me nje
kujdes te vecante solli me elegance dhe kulture gjithe punen e vyer te dy shkrimtareve per
dekada te tera.

Librin shqiptari nuk e ka ndare kurre nga dora, por nuk e di se c’kam nje ndjesi: qe ketu ne
emigracion merr me shume kuptim, me shume dashuri, me shume vlere!

Ndoshta ndjej qe eshte i vetmi mik qe na bashkon si nje ure lidhese me Memedheun tone te
shumevuajtur, eshte i vetmi dashnor qe nuk na tradheton kurre, ndoshta!

Duke shkruajtur keto rreshta ne mendje me vijne fjalet e Volterit, shkrimtarit, komedianit dhe
enciklopedistit te madh francez (1694-1778) i cili shkruan:

Ne jete kam pasur vetem nje mik te sinqerte, LIBRIN.

E ndersa shikoja me endje ne ekran, copeza nga jeta e te dy shkrimtareve, mendja ime
gjezdiste, treste veshtrimin larg-larg diku, tutje ne horizont, atje ku gjithe mendjet tona
shqiptare piketakohen, pavaresisht nga pikepamjet, pavaresisht nga kundershtite, ato
bashkohen nga e ambla gjuha jone shqipe, qe me se shumti dhe cilesisht stampohet ne
libra. Lum, cila pene e ben kete, lum kush lexon dhe i cmon librat!

Por me konkretisht ne kete dite ata qe i cmonin dhe i dhuronin librat ishin shkrimtaret, qe
rreth Gjinit dhe Velaj, anetare te Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane, ishim
mbledhur ne, miqte dhe lexuesit e shumte te librave te tyre.



Pershendetjet



Z.Ted Goldstein Dean i Kolegjit, pershendeti ne emer te Kolegjit te gjithe te pranishmit dhe
ju uroi pune te mbare

Znj.Elmira Mujo lexoi pershendetjet e z.Marinaj dhe z.Luzaj

Të dashur dhe të nderuar Miq,

Gëzohem, në kuptimin më të sinqertë të fjalës, që patët mundësinë dhe fatin të gjendeni sot
në këtë promovim të librave të poetit Mëhill Velaj dhe shkrimtarit Ramiz Gjini. me vjen keq,
që pr arsye objektive, nuk pata mundësi të gjendem sot fizikisht mes jush.

Pjesëmarrja në këtë festë letrare, do të ishte një nder dhe privilegj për mua.

Kam pasë nderin të jem anëtar i shoqatës nën Ramizin, si Kryetar i Shoqatës së
Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe nën Mëhillin, si nënkryetar i shoqatës, një detyrë
shoqërore kjo që po e kryen me dedikim edhe sot. Por mbi të gjitha kam pasë dhe kam
privilegjin e madh ti kem miq të vërtet të dy.

Velaj është kthyer në një figurë që në jetë flet me fjalë edhe të pashkruara. Zemërbardhësia
e tij ka vazhduar edhe me sponsorimin e disa librave të kolegëve të tij, përfshi këtu edhe
antologjinë e sapo botuar “Zemra Prindërore”. Gjithashtu, ai eshte edhe njeri nga
sponsorizuesit e librit te Ramizit, qe prmovoet sot. Me fjalë të tjera, ai u gëzohet sukseseve
të te tjerëve. Ndaj e keni sot duke promovuar së bashku me Gjinin veprat e njeri-tjetrit. Kjo
pastërti shpirtërore, kjo dashamirësi njerëzore dhe kjo bujari personale gjendet e shkrirë në
formë vargu në të gjitha poezitë e ndjeshme të librit të Velajt që sot kemi në dorë. Velaj
është një poet që unë e lexoj me shumë kënaqësi dhe gjithmonë pres të lexoj gjëra të reja
prej tij.

Velaj dhe Gjini nuk mund të krahasohen me njëri-tjetrin si autorë. Ja vetëm tri arsye për
këtë:

E para është se krijuesit janë si yjet—secili ka bukurinë e vet brenda diferencave ekzistuese
në paraqitje dhe në përbërje. Krijuesit nuk duhet të krahasohen me njëri tjetrin, por të
shijohen dhe të vlerësohen për atë që na japin në letërsi.

Arsyeja e dytë është se klasifikimi kategorik i krijueseve nuk bëhet kurrë me qëllim të mirë
dhe gjithmonë është rezultat ose i ngutjes ose i papërgjegjësisë personale të atij që i bën
këto krahasime. Ajo është e pranueshme dhe e ndershme vetëm kur vjen qartë si një
opinion personal, pra duke thënë “ky apo ai libër, apo ky apo ai shkrimtar më pëlqen me
shumë, është më i përafërt me shijet e mia për letërsinë.

Arsyeja e tretë dhe e fundit është kjo: Edhe sikur ta bëja atë gabim e të tentoja ta krahasoja
Ramiz Gjinin me ndonjë shkrimtar tjetër këtu në Amerikë, gabimi im do të ishte i pafalshëm.
Sepse në gjykimin tim për letërsinë, asnjë prej nesh nuk mund të krahasohet me Ramiz
Gjinin. Tregimet e tij apo “Rrefimet në hije” të tij, parë nga një këndvështrim i veçantë, janë
si skulpturat e Mikelanxhelos, në të cilat, të heqësh apo të shtosh qoftë edhe gjënë më të
vogël, do të prishësh diçka shumë të madhe. Besoj se do të jeni dakord me opinion tim kur
ta lexoni librin.

Me respektin më të lartë dhe me dashamirësinë më të madhe për ju si pjesëmarrës dhe për
autorët që ju po promovoni sot,

Gjekë Marinaj,

Anëtar i shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

Ndersa z.Luzaj kryetari i shoqates kishte sjelle kete pershendetje:

Te nderuar zonja dhe zoterinj,

Per arsye shendetsore dy ore para nisjes anullova udhetimin.

Gjithesesi jam aty me zemer dhe shpirt.

Letersia Shqipe qe nga krijimet e saj e gjer me sot eshte ushqyer me ushqimin gjallerues
nga bijte dhe bijat e saj me te nderuar, qe ishin dhe jane neper bote.

Nje nga arteriet me te fuqishme te kesaj letersie ka qene gjaku patriotik i shqiptareve te
AMERIKES.

Ky gjak i ardhur nga zemrat e medha jo vetem qe s'ka shteruar, por eshte shtuar, ne
gjurmet e Nolit dhe te Konices.

Gjeke Marinaj ky vigan i ri i kultures shqipe, vite me pare themeloi: SHSHSHA-n

e cila gjallon nga viti ne vit. Anetare te kesaj shoqate jane pena te fuqishme ne proze dhe
poezi, e kam te pamundur te rreshtoj nga vlerat, por ky fenomen ndodh edhe me tej.

Asnje s'ka te drejte te klasifikoj ne gjithe boten krijuese penat me te ndritura.

Jemi mbledhur per gezimin e librit, gezimet dhe festimet e kultures jane gezime kombtare,
sepse kultura eshte arme e fuqishme qe na mbron dhe perfaqeson.

Krijusit jane nga me patriotet, por me fukarenjte, do ta kishte per nder cdo i kamur qe te ta
kish emrin si sponsor mbi nje liber qe s'vdes kurre.

Mehill Velaj qe me librin e tij te fundit ka mundur ta fus krijimin e zemres se zjarrte ne
shinat pa fund te poezise i duhet energji zemre dhe shpirti qe ky tren i tij te udhetoje larg,
krah shokeve. Suksese vella Mhill!

Ramiz Gjini me krijimtarine e tij letrare i ngre Karatin Shoqates dhe letersise shqipe.

Rruga e tij letrare eshte pak a shume si rruga qe ben avioni.

Ai rendi e rendi ne toke gjersa mori lartesite.

Libri i fundit me tregime:” Rrefime ne hije”qe feston sot, eshte pjesa me e arrire e ketij
shkrimtari dhe tregimi:”Frika” konkuron dhe ze vend nderi ne letersine europiane dhe me tej,
tregimi “Frika” eshte nje perle e rralle e krijuar, dhe e nxjerre nga thellesia e nje shpirti te
madh! Ajo pati nje lindje te veshtire per te t’u bere zbukurim mbi unaze zengjini

Suksese dhe ju faleminderit!




Nga Prof.Peter Prifti u lexua:

U gezova nga lajmi qe njoftoi per organizimin e kesaj mbremje, per te diskutuar dhe
reklamuar veprat me te reja te dy shkrimtareve te njohur ne diasporen tone, Ramiz Gjini dhe
Mhill Velaj. Une pata rastin te njihem me ta, ne Konferencen e Shoqates se Shkrimtareve qe
u mbajt ne Dallas, Teksas, para tre viteve. Ishte nje takim i kendshem, qe e kujtoj me
kenaqesi. Zoterinjte Gjini dhe Velaj punojne me zell dhe zotesi per lartesimin e letersise dhe
kultures shqiptare. Prandaj, e kam per nder qe t'i pergezoj per veprat e tyre te reja, duke
uruar qe ato te priten mire, dhe mbremja te perfundoje me sukses.[/size]

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kolegji amerikan Monroe i New Yorkut gumezhiti nga gjuha shqipe Empty Re: Kolegji amerikan Monroe i New Yorkut gumezhiti nga gjuha shqipe

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 24, 2008 4:02 pm

Diskutimet gjate promovimit



Studjuesi i mirenjohur Tom Mrijaj:

Tek ritmet dhe mesazhet e vargjeve shihet dora e mjeshtrit
poetik Mhill Velaj.

“Nisje”. Me kete titull kaq te gjetur origjinal dhe shume
kuptimplote nis edhe vellimi i ri me poezi te z.Mhill Velaj “
Metamorfoza e Rruzullit”.

…Vete fakti i pasionit dhe perkushtimit ndaj poezise, qe ne
moshen adoleshente te poetit, provon “thirrjen e brendshme”
dhe prirjen e lindur per poezi te Velajt.

Qe ne “Nisje”, poeti Velaj e fillon me poezine dramatike: “
Rozafa sot”, sepse dramatike madje tragjike ka qene mjerisht e
gjithe historia e atdheut tone, qe ne “Nisje” e deri ne ditet
tona…

Komediani i shquar dhe dipllomati P.Kulla tha se jam shume i
kenaqur qe marr pjese ne kete promovim te prozatorit qe e
kam te preferuarin tim, shkrimtarin Gjini.

Ne letersine shqiptare kane ndodhur shume ndryshime, mund
ta quaja nje termet, me prurjen e shkrimtareve te rinj. Ende
nuk eshte shoshitur trashegimia e realizmit socialist, ende nuk
eshte shoshitur e djeshmja, ka boshlleqe ne kritiken letrare,
nuk po kuptohet vlera dhe per rrjedhoje antivlera.

Gjini eshte nje shkrimtar qe meriton nje vemendje te vecante,
nga kritika profesioniste.

Ai eshte i edukuar ne shkollat me moderne dhe gjithashtu ka
nje bagazh te pasur jetesor.

Ai ka shetitur si bleta neper lulet e pahelmuara dhe ka
prodhuar mjaltin e vet.

Tregimi i shkurter eshte shume afer poezise tha z.Kulla dhe
beri nje paralelizem midis Cehovit dhe Gjinit.

Tregimi “Frika”, “Macja e zeze”… etj mbeten nje pasuri e
madhe per letersine.

Kritiku Pal Ndrecaj foli per poezine dhe fatin historik te
shqiptareve

Poezia ne pergjithesi, si forma me e artikuluar e komunikimit
artistik, qe nga Homeri e deri ne koherat e paramdernizimit ka
qene njeheresh edhe zeri me i artikuluar shpirteror ne
interkomunikimin e artistit me kohen dhe me vetveten.

…Duke qene tematikisht e angazhuar poezia shqipe,
vecanerisht ajo qe krijohej ne Kosove dhe vise te tjera te ish-
Jugosllavise krijoi nje gjuhe te vecante shenjash e kodesh qe
here-here e ngarkonin ate edhe me doza jo te vogla
hermetizmi.

Jane keto dukuri qe e percjellin artin ne kushtet e mungeses
se lirise se fjales.

Edhe poezia qe do te pasoje ne gjeneratat e tjera te krijuesve
do te ndjeke te njejtin preokupim tematik dhe do te rezonoje
ide te ngjashme. Kesaj “shkolle letrare iu bashkuan edhe
gjenerata te tjera, ne mesin e te cileve edhe autori qe sot e
promovojme, Mhill Velaj. Poezia e Velajt ndjek te njejtat
interesime tematike qe e kane karakterizuar brezin krijues qe
ne letrat tona eshte i njohur si brezi I viteve 60-te. Ajo ka te
njejtat vecori qe mund te themi se permbajne kodeksin poetik
te nje periudhe te tere.

Kritiku Ilir Seci permendi se krijimtaria e ketyre shkrimtareve
eshte konsoliduar, tashme ata jane mjeshtra te fjales ne
gjuhen shqipe…

Ju uroj atyre suksese te metejshme dhe cilesore!

Poezite e Mhill Velaj te japin emocione te fuqishme dhe te
ngjerthejne te teren kur lexuesi i merr per t’i lexuar!

Me mjaft emocion aktorja e Brodueit Elza Zagreda
intepretonte poezi te ndryshme nga librat e Mhill Velajt!

Konsulli shqiptar ne New York z.Albert Jerasi, qe vazhdimisht
merr pjese ne aktivitetet qe organizon komuniteti, pershendeti
Shoqaten e Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane dhe falenderoi
perzemersisht si z.Gjini dhe z.Velaj.

Ai pohoi se kritiku me i mire per cdo shkrimtar eshte koha dhe
vetem ajo e gjykon shkrimtarin, pra vjen nje dite dhe vlerat e
librave gjykohen sipas nivelit qe ato kane.

Keshtu shkrimtari i madh boteror Cehovi, nuk ishte i vleresuar
aq shume sa qe i ri, fama e tij u rrit ndjeshem pas vdekjes.

Z.Badedin Bala, ish ambassador ne Slloveni e pershkroi me
emocion cfare ai kishte ndjere kur kishte lexuar librat e Velajt.

Ndersa editori i gazetes “Illyria” Dalip Greca solli me
profesionalizem kritiken e tij per z.Gjini. Ai kishte qemtuar me
kujdes qe nga tregimi i pare i Gjinit qe ishte botuar ne gazeten
lokale dhe deri tek libri i tij i fundit “Rrefime ne Hije”.

Nuk eshte e lehte te zberthesh tregimet e Gjinit, pasi ato kane
kode te vecanta deshifriuese. Gjini qe heret ka paralajmeruar
nje stil tjeter krijues, larg letersise socialiste. Ai eshte nje
mjeshter i vecante i artit, dhe shkon atje ku buron arti dhe jo
atje ku derdhet.

Shkrimtari i mirenjohur Adnan Mehmeti pohoi se te gjendesh
ne mesin e dy miqve, Mhill Velaj dhe Ramiz Gjini, eshte fat,
sepse jane dy njerez shume te mire. Por, te flasesh per ta si
krijues, duhet me shume kohe per nje studim me shkencor.
Keto dy figura jane dy botera krejtesisht te ndryshem: njeri
poet dhe tjetri shkrimtar.

…Tek poezia “Kosova” poeti ka arritur te derdhe refleksionin
poetik te historise se saj dhe arritjen e formules optimiste, mjaft
artistike, origjinale, i shkarkuar nga prozaikja, i cliruar kesaj
here nga notat patriotike, arrin te realizoje nje poezi antologjike
e cila formohet vetem me 12 vargje:

Neper tingujt e emrit tim

Ajo merr zemer…Vetem duke lexuar kete liber me poezi lexuesi
takohet me shpirtin fisnik te poetit Mhill Velaj.

Aktori Shpend Gjocaj me interpretimin e tij dhe me zerin
burreror do te bente qe salla te shperthente ne duartrokitje,
dhe te na sillte shume prane Kosoven martire, qe aq bukur I ka
thurrur vargje poeti Velaj.

Ndersa Intelektuali Ilir Spata do te emociononte se tepermi
sallen me interpretimin e tij me aq passion dhe dashuri per
librin, ai vazhdimisht ka dale para publikut ne interpretime te
ndryshme nga poete shqiptare.

Poetja Donika Timko, falenderoi perzemersisht z.Velaj dhe z.
Gjini duke ftuar biznesmenet te sponsorizojne librat e
shkrimtareve, pasi kjo eshte nje pasuri e vyer per Kombin.

Piktori i talentuar dhe poeti Nexhat Imeraj i pershendeti
perzemersisht z.Velaj dhe Gjinin dhe ju uroi atyre suksese te
metejshme. Z.Imeraj vazhdimisht ndodhet ne aktivitet e
artisteve dhe shkrimtareve dhe me pasion e humor te holle
pritet diskutimi i tij artistik.

Shkrimtari Pierre Simsia i falenderoi perzemersisht te dy
autoret qe na kishin mbledhur ne kete promovim dhe dalloi
shkrimtarin e vertete nga krijuesit e rendomte.

Shume veta mund te shkruajne, por jo cdo krijues eshte
shkrimtar, shkrimtari afirmohet nga vepra qe shkruan dhe nga
vleresimi i kritikes profesioniste, pohoi Simsia.

Gazetari Qazim Doda mik i ngushte i heroit Adrian Krasniqi me
fjalen e tij dritheruese na e solli si nje engjell te vertete prane
salles kete luftetar trim, duke marr shkas nga poezia e Velajt
kushtuar enkas ish nxenesit te tij, qe dha jeten per Kosoven.

Tom Paloka uroi per librat dhe nje vazhdimesi te metejshme
punes se shoqates!

Anetarja e ShShShA-s znj.Sulkuqi pohoi se kur me prishet
shija nga leximet e rregulloj ate me librat e Gjinit.

Znj. R.Moisiu pershendeti perzemersisht te dy autoret duke e
mbyllur diskutimin e saj me vargje nga Velaj: Jemi lisa me
rrenje/ Ne gure e varre/ Jehone zerash te rinj/ Oshetime
zerash te te pareve.

K.Z. diskutoi se nuk eshte rastesi qe shoqata e Shkrimtareve
Shqiptaro-Amerikane, ka sjelle prane lexuesve nje krijimtari te
bollshme dhe cilesore, pasi saktesisht jane disa shkrimtare,
anetare te kesaj shoqate qe i kane dhuruar publikut nje sere
librash me vlere per kete vit. Eshte viti i Pavaresise se
Kosoves qe frymezoi te tre shkrimtaret shqiptare prej Kosove,
eshte ajo, Perendesha e frymezimit qe u dha muze, dhe
pikerisht sot promovojme krijimtarine e Velajt.

Eshte Gjini qe me librat e tij i ka bere sfide mediokres ne
letersi, prurjes me teprice, dhe na con ne shtratin, ne lemin e
dialektikes, per te cilen ka shume nevoje letersia e sotme
shqiptare.

Tregimet e shkurtra, cka dhe eshte stili i rrefimit te tij, ku ne
koncentrat te mendimit jep gjithe mesazhin dhe te mban gjalle,
te ngerthen te teren dhe ne ate tension ke marr gjithcka qe
duhet. Magjia e te rrefyerit, zhdukin aureolen e territ dhe
sherbejne si nje kolone vertebrale per kulturen tone. Tregimet
e tij sot duhet te vihen ne tekstet shkollore ne Shqiperi ku te
mbushet zbrazetia shpirterore qe shpesh pushton mendjet e te
rinjve.

Edhe poeti Velaj, poet shqiptar prej Kosove, me terhoqi shume
me titullin tejet simbolik:”Gershetat e Aulones”, gersheti nje
tradite e hershme per vajzat shqiptare, feminitetin e tyre, nje
zakon si me i hijshmi, me i stolisuri, me i bukuri, me emocionoi
pa mase. E falenderoj perzemersisht dhe per sponsorizimin e
librit “Zemer Prinderore” nje antologji e ShShShA-s cka flet
qarte per fisnikerine dhe bujarine e Velajt.

Ne kete promovim kishin ardhur nje sere perfaqesuesish nga
organizata te ndryshme, si z.Namik Shehu, z.Sali Bollati, z.
Selaudin Velaj, z.Ismail Ahmeti i cili interpretoi dhe poezi te
ndryshme etj…

Promovimi u mbyll me fjalen e Velajt dhe Gjinit ku ata
falenderuan se tepermi pjesemarresit, familjet e tyre ne kete
promovim.

Velaj shprehu mirenjohjen e pakufishme per motrat e tij dhe z.
Haxhi Berisha i cili mundesoi mjediset e kolegjit dhe mirepriti
gjithe miqte e librit.

Gjini falenderoi gjithashtu sponsorizuesit M.Velaj, S.Velaj, per
librat e tij dhe pohoi se kritika letrare duhet te thote te verteten
dhe profesionalisht per librat e shkrimtareve.

Miqte e librit u larguan per ne shtepite e tyre, te gezuar dhe
me shijen e mire se kishin kaluar kendshem dhe ne menyre
tejet te kulturuar nje dite te fundjaves se tyre.





Bronx, NY, 2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi