Mehmetali Rexhepi: Ikonë vetëdijësimi
Faqja 1 e 1
Mehmetali Rexhepi: Ikonë vetëdijësimi
Ikonë vetëdijësimi
Mehmetali Rexhepi
(Shefik Shkodra: “Albania” e Konicës - pergamenë shqiptare”, Rilindja, 1995)
Le t’i shpalojmë vetëm disa fletë të librit të pashkruar që i parapriu këtij, të cilin ka vite e kemi të shkruar, të botuar dhe në duar të lexuesve.
Interesimet për figurën dhe veprimtarinë e Faik Konicës të Shefik Shkodrës, autorit të librit “Albania” e Konicës - pergamenë shqiptare” kanë qenë të hershme dhe, madje edhe para viteve tetëdhjetë të shekullit njëzet. Ato interesime frymëzuese qenë të këmbëngulta, të pandërprera, të gjithanshme dhe të vijueshme, ndonëse situatat e kishin shtyrë në dëshpërime jetësore etninë dhe autorin.
Të gjitha mynxyrat e çfarëdollojshme, i përballi vullneti i pashkruar, me një frymëzim të pashuar i studiuesit, për t’iu qasur figurës së anatemuar për gjysmë shekulli, Faik Konicës. Dhe, përmes kësaj figure, Shkodra ka depërtuar në kënde të pandriçuara të periudhës së vetëdijësimit kombëtar dhe evropizimit qytetar, të emërtuar me të drejtë Rilindja Kombëtare Shqiptare.
Në këtë vepër, që del e rudhur, me peshore të masës, veçmas spikatet përmasa dhe roli i veçantë e i pazëvendësueshëm, i themeluesit e prijësit vizionar të “Albanisë”, për vetëdijësimin e shqiptarëve në sferën qytetare, për përkatësinë e tyre në gjirin e kulturës e të qytetërimit evropian.
Ngjajshëm me studiues të mirëfilltë, me gjithë mangësinë materiale, gjakimi pas “Albanisë”, të cilën e çmoi si pergamenë shqiptare, përpos në Institutin Albanologjik të Prishtinës, e shpuri në Zagreb, në Francë, në Paris, në Bruksel ku e kishte selinë e daljes, pastaj në Zvicër dhe në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës.
Një dilemë e mbrujtur në modestinë e Shkodrës, sa vinte e po i shtohej, kur po e përgatiste këtë libër për ideatorin e adhuruar të Rilindjes. Në atmosferën e rrjedhave të ndryshuara shoqërore, kur Faik Konica po i rikthehej botës shqiptare, pasoi një “vërshimë” në kuptimin rivlerësues, qasje për dhe rreth Faik Konicës, të studiuesve të shumtë, të mirëfilltë, shterues a të përciptë, të guximshëm a frikamanë, të çiltër a përfitues. Dilema përkonte me drojën për ngjajshmëritë në qasje dhe përsëritje të mundshme me studiues të tjerë, gjithnjë në rritje të kësaj trashigimie, që po rivlerësohej në dritën e shumëmendësisë.
Përkitazi me këtë, Shkodra shmangien e bëri digë për ndikimet a tautologjitë e mundshme, reflektimet e tyre në rezultatet e zbërthyera me rreptësinë e dijes. Burimeve që iu referua për të argumentuar pikëpamjet për “Albaninë” janë të dorës së parë…
* * *
Se “Albania” e Konicës ishte “Anatomi e kulturës shqiptare” mbi dhjetë vjetët e daljes e të shpërndarjes, herë si mujore, herë si e përdyjavshme e javore në gjuhët shqip e frëngjisht për opinionin e paktë të ngritur shqiptar dhe atë evropian, në shkrimet e saj ngjizej etnia, pleksej, identiteti kulturor e shpirtëror i shqiptarëve mes Skilës e Haridbës… Mprehej çështja ekzistenciale mes kudhrës e çekanit, gjysmëhënës, kthetrave të shqiponjave të bardha, drapërit e çekanit…
Shkodra pasi ngulmoi të vilte anë të panjohura të mendësisë, solli shumëçka për “Albaninë”dhe ideatorin e saj, Faik Konicën.
Ky libër qartëson gamën e gjerë të gjetjeve, interesimeve, kërkimit, zbulimit, argumentimit e krahasimit, konstatimeve brengosëse e mospajtimit, ripërtëritjes e rigjenerimit përmes risjelljes së vlerave të shkapërderdhura etnisë, duke ushtruar kritikën për flakje dogmash e vesesh të shartuara imponueshëm…
Konstatimet e Konicës që i rinënvizoi Shkodra, si roli çlirimtar i shqiptarëve për Greqinë e të tjerët, anashkalimet, përbuzjet, kurthat ballkanike në aleancat e fqinjve, paragjykimet shëmtuese për t’i arsyetuar grabitjet e trojeve përmes zhbërjeve tragjike, të pashkruara dhe, për veshët evropianë të padëgjuara e të pandëshkuara!
A nuk janë këto këndshikime tjera pa perde, nga asosh të servuara prapa perdeve të aleancave fetare e politike, të ideologjive të qytetërimit evropian?
“In medias res” i librit është pikërisht qasja kritike, qortuese e Konicës për shqiptarët lehtë të përdorur në luftëra e shërbime për të tjerët, por pa përfitime për veten e tyre.
Libri “Albania” e Konicës - pergamenë shqiptare” riaktualizoi vizionet e Konicës për akëcilën dukuri, personalitet e ngjarje zhvlerësuese të etnisë në fillim të shekullit të njëzet dhe, moderniteti është duke ia përtrollit.
Në pikëpamjet për gjuhën dhe nivelin profesional, “Albania” ishte strumbullari i rilindësve shqiptarë, ca nga të cilët Konica i përqeshi dhe i ironizoi, me a pa të drejtë? Përmes “Albanisë” ai vuri në spikamë konstatimin, se pa një gjuhë unike “…kemi mbetur të ndarë njëri nga tjatri”. Shqipja, duke mos qenë e lavruar, nuk e thithte dot, sipas Konicës, nektarin e gjuhëve e të kulturave të pasura.
Avokati më i shquar i shqiptarëve: në Evropë, në Amerikë, Lidhjen e Kombeve e gjetiu, Konica përfaqësoi pasqyrën e gjallë modeluese të zëdhënësit “gjentelmen”, të një populli të nëpërkëmbur që meritonte tjetër trajtim. Dhe, ai me dijet enciklopedike në fusha të ndryshme të kulturës e komunikimit perëndimor, me argumente: qofshin arkivore a të gjalla, të atypëratyshme, me stil të hollë e të mprehtë polemik, ironik e satirik, me të dhëna të dorës së parë, “sui generis”, kur e lypte interesi i atdheut ambientohej në një diplomat “par exelans”, si me fjalor, takt diplomatik e retorik dhe logjikë të papërsëritshme.
Në “Albania” intuita e Konicës identifikonte ngjyrat e ambientuara të kameleonëve politikë e shpirtërorë serbë, sado të kamufluar… Prapa të viktimizuarëve të shpifur fshihej krimi i tyre grabitqar. Për taktika të tilla, të pavjetëruara për ta, a nuk jemi edhe sot dëshmitarë?
* * *
Në studimin “Albania” e Konicës - pergamenë shqiptare” të Shefik Shkodrës,është për tu nënvizuar kujdesi i këtij shkrimpasionanti për një ndërtim sintaksor të rrjedhshëm të fjalëve, të shijes përzgjedhëse për kapërdirje vetëm të asaj që është lëndë e njëmendtë, fjali të ndërthurura me kumte e kuptime të logjikshme. Përdorimi dhe renditja e fjalive të ndërmjetme, duke iu shmangur ndërhyrjeve kalkore të frëngjishtes, e bëjnë të lehtë rrjedhën e komunikimit të përceptuesit me receptuesin. Për ta pikasur këtë ngre stome sintaksore, që të mos vërshohen qartësia e mendimit dhe e thënieve me dyzime termash, të hasur në letrat e diskurseve të pasprovuara shkencore.
Ajo çka e bën këtë libër të përdorshëm e praktik, janë të dhënat e larmishme, informacionet që jep, është kronologjia e jetës dhe ngjarjeve historike e kulturore, e dhënë përmes datave dhe emrave të personaliteteve, të cilat reflektojnë kontekste të fushëveprimeve të gjithanshme të Faik Konicës e të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
* * *
Saktësia e pikëgjykimeve të para një shekulli, mendjemprehtësia parashikuese e sintetizuese për akëcilën dukuri për dhe rreth kulturës shqiptare, organizimit të organizmit shtetëror në kontekstin evropian, me prani tiparesh anadollake, nuk ia luhati, as zbehu moderniteti.
* * *
Pikërisht këto veçanti admiruese, mëtoi t’i sintetizonte studimi përgjithësues i shtjelluar në “Albania” e Konicës - pergamenë shqiptare”.
Nga ky autor, për këtë trashigimi të denjë, me reflektime nga e djeshmja në të sotmen, presim këndvështrime më të qëmtuara edhe më shteruese.
Me këtë trashigimi nuk kemi arsye të ndjehemi inferior para të tjerëve: as si studiues, as si kulturë, as si mendësi e përshkuar evropiane.
GJILAN, korrik 2009

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi