Blerim Rrecaj: Një ditë...
Faqja 1 e 1
Blerim Rrecaj: Një ditë...
Një ditë...
Nga Blerim Rrecaj
Me “një ditë” e “një herë” nisin e mund të nisen shumë rrëfenja, përralla, tregime. Fundja kështu gjithçka nis vazhdon dhe përfundon…Dhe kështu duke u hamendur vendosa të dal në qytet dhe pikërisht të gjendem në njërën nga libraritë në qendër të Prishtinës, pasi që dje në të pashë një titull libri të një shkrimtari që mua ma ka ënda. Bëhet fjalë për Rexhep Hoxhën dhe për veprën me poezi “Elegji dhe Satira”. Mos më pandehni për kushedi çfarë lexuesi dhe çfarë njohësi të kësaj sfere…Mirë, vazhdojmë. Hyra e bleva librin dhe drejt e në parkun e qytetit. Nuk u ula në ndonjë stol por në tokë mbi bar dhe nën hije. Fillova ta shfletoj, ta lexoj dhe herë-herë ndjeje një dëshirë pak të çudshme për ta lexuar të gjithën menjëherë. Dhe kështu ndokush mund të ndihet ndokush sikurse u pata ndjerë unë kur u pata ndodhur përballë një grumbulli librash njëherë... Në fillim i vështroja, më pas ndjeja një keqardhje që s’i kisha lexuar dhe më pas më pat shoqëruar një marramendje e lehtë. E mira e këtij libri që tash kasha me vete ishte se ishte një përmbledhje me poezi që kisha pasur rastin t’i lexoja edhe më parë, por në të kishte edhe mjaft poezi që s’më kishte rastisur t’i lexoja.Bëra s’i bëra dhe herë duke humbur në faqet e librit e herë vështroja atë fëshfërimë gjethesh të drunjve dhe njerëzit e ulur nëpër stola, a shëtisnin por edhe fëmijë disa prej tyre disa motoçikletave të cilat u përshtateshin moshës së tyre. Ndejta sa ndejta dhe u ngrita nga aty. Pasi që m’u kishte shkrepur ta vizitojë parkun regjional të Gërmisë. Mora rrugën drejt stacionit dhe hipa në autobus që do të më shpiente deri te bazeni. Deri te ai bazen që natyrisht është i vogël për vizitorët që ka, por edhe që më duket i betonuar vrazhët.Kishte mjaft njerëz, jo aq shumë sa paramendoja dhe koha ishte e bukur me diell. Eca rrugës mbi të pasi që synim kisha malin. Dhe bëja rrugën asaj rruge që e njohin vizitorët e këtij parku që nuk janë të paktë dhe çdo ditë po të ndodhesh në të do të takosh mjaft njerëz. Kështu në mbretërinë e këtij pylli vazhdoja një shëtitje të ngadaltë e me libër në dorë. Në njërin prej krojeve desha, të ndalesha të pushoja të ulesha në atë ulësen e gjatë të prej druri por nuk munda ashtu siç e parashikova, sepse aty po rrinin një qift dashnorësh. Edhe te kroi tjetër nuk qëndrova për të njejtën arsye. Më duhej të vazhdoja dhe u ula pak skaj kësaj rruge mali tek ato rrënjë drunjësh të zbuluara mu në cep të saj. Edhe këtu ndenjta mjaft kohë dhe vazhdova më tej deri në fund të rrugës që të shpinte poshtë. Vendosa të kthehesha nga erdha dhe udhës ngadalësova hapat, e u ndala ta vështroja një flutur me ngjyrë të kaftë të errët por me pika të bardha. Ky ishte ‘fustani’ i saj pikalosh, dhe fluturimi i saj lozonjar më tërhoqi mjaft dhe më shumë se gjysmë ore duhet të kem lozur me të. U bëra pak si ndonjë fëmijë dhe e nxisja sa të fluturonte, e ndiqja me sy “aterimin” e saj dhe shpejt do ta kisha pranë vetes për ta vazhduar këtë lojë të nisur së cilës do t’i jap fund… Rrugës së kthimit prapë do të më shërbejnë ato rrënjë drunjësh për t’u ulur, por këtë herë do të ndalem edhe te dy krojet në të cilat tash s’kishte njeri. Tek i pari uji do të rridhte nga ato dy shufrat të hekurta e do të binte në koritën e gurtë të tij me gurgullimë. Pllaka do të njoftonte se ky është ‘kroi i ftohtë’ dhe është ndërtuar nga tre bijtë e njërit i cili kohë më parë e kishte vërejtur atë duke bërë aktivitete muzikore me grupin e tij. Do shuaj etjen, do i lajë sytë dhe do vështroj, kroin, zogjtë që cicëronin dhe ia mbathnin me të shpejtë. Do hap edhe librin sikurse do e hapnin arsimtarët ditarin për ta ftuar njërin prej nxënësve të pyeten. Dhe do vazhdoj ta lexojë këtë herë poezinë që e kishte ‘fatin’ për ta lexuar. Dhe kjo ishte “Zë malli”: I lodhur jam, dita shkoi,\ O ylli im i fatit!\ Një zë kumrije m’përmalloi\Për hije të Qabratit. Kumrije moj, për kë më flet\Si dikur në mëngjes?\ Më duket Sija po më thërret:\-Rexhep, te Kroni t’pres.
Këtë poezi e lexoja, e lexoja, e lexoja dhe një gjethe e verdhë pothuajse e tëra ra pranë meje. E mora dhe e lashë mes faqeve të librit ku ndodhej poezia. U afrova edhe një here te qypat e kroit për të pirë ujë dhe për të larë fytyrën ndërsa ca insekte ku dalloheshin disa anza futnin kokën në koritën e gurtë të mbushur me ujë të ftohtë…Nisem rrugës për të qëndruar edhe te kroi tjetër dhe më vonë do largohem dalëngadalë nga Gërmia. Unë nuk vërshëlleja, vërshëllenin gjethet e drunjëve të pyllit me ndihmën e erës që fryente…

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi