Njëqind vjet investigim, imagjinatë dhe spekulime për jetën në Mars

Shekulli marsian
Interesi popullor për Marsin, Planetin e Kuq, është i kahershëm, por ai ka patur dy lulëzime dramatikë, njëri në vitet 1890 dhe tjetri një shekull më vonë. Kanë qenë dy ngjarje që kanë përshpejtuar vëmendjen mediatike: zbulimi nga ana e NASA-s në gusht të vitit 1996 se kishte në zotërim një meteor të vogël që besonte se mund të kish mbërritur në Tokë prej Marsit dhe që mund të përmbante fosile të formave primitive të jetës atje; si dhe dërgimi në Mars, prej NASA-s i anijeve kozmike të projektuara për të vëzhguar nga afër planetin si dhe për të zbritur mbi të. "Rrugëzbuluesi i Marsit" preku Planetin e Kuq në 4 korrik, ditën e Pavarësisë së SHBA, të vitit 1997. Shumë shpejt, publiku do të shihte vetë mrekullinë që shkaktohet kur sheh një mjet të vogël që lëviz nëpër rërën e kuqe të Marsit, kontrolluar prej Tokës 11 milion milje larg.
Më pak e njohur është përpjekja e dështuar e Rusisë për të luajtur pjesën e vet në eksplorimin e Marsit; anija e saj kozmike "Mars 96" dështoi shumë pak kohë pasi u nis në nëntor 1996. Bashkë me të tjera gjëra, në bordin e saj (dhe tani ndoshta në fundin e Oqeanit Paqësor) ishte një CD e quajtur "Vizione të Marsit", në të cilën ishin hedhur më shumë se shtatëdhjetë romane, artikuj dhe lajme në shtatëmbëdhjetë gjuhë të ndryshme të botës si dhe në dhjetë alfabete, një kronikë e magjepsjes së kahershme të njerëzimit me Planetin e Kuq, duke filluar që nga poezi arabe të shekullit X, deri tek librat shkencorë dhe dokumentarët bashkëkohorë.
Çdo lloj spekulimi për jetën në Mars, atëherë ashtu si edhe sot është pjesë e një diskutimi të gjatë të "morisë së botëve", që e ka patur origjinën e vet në Greqinë e lashtë. Ky debat u hesht disi në Mesjetë, por që nga Rilindja e këtej, pluralizmi astronomik doli sërish në sipërfaqe. Ishte një pothuajse ortodoksi tashmë në fundin e shekullit XVIII, duke u mbështetur nga Diderot, Benjamin Franklin, Immanuel Kant dhe Tom Pain, mes të tjerëve.
Marshimi përpara i pluralizmit të botëve nisi të çapitet disi në vitet 1850: William Whewell, një shkencëtar i shquar i Kembrixhit dhe njëkohësisht teolog, kritikoi dobësitë metodologjike të kësaj ideje: Darvinizmi ngriti dyshime në lidhje me riprodhimin e formave inteligjente të jetës në vende të tjerë të universit. Por ndihma dhe komforti për pluralistët ishte shumë pranë, gjatë të gjithë kohës. Shkenca e re e astrofizikës sugjeron që pafundësia e yjeve në kupën qiellore është e ngjashme me diellin në përbërjen e vet - ndoshta edhe ata ishin të rrethuar nga sisteme planetarë. Shumë pranë shtëpisë, Marsi, fqinji ynë në sistemin diellor, dukej se ofronte provat që u kishin munguar deri në atë kohë pluralistëve.
Tiparet e orbisës së Marsit janë të tilla që distanca e tij nga Toka ndryshon në mënyrë të konsiderueshme - nga 34.5 në 234.5 milion milje. Nga këndvështrimi i një astronomi, ky planet kish patur një vendndodhje shumë të favorshme për studim në vitet 1877, 1892 dhe 1909. Vëzhgimet në secilin prej këtyre viteve intensifikuan diskutimet dhe debatet në lidhje me mundësinë e ekzistencës së formave të jetës në Mars.
Nëse jeta, inteligjente ose jo, do të gjendej në Mars atëherë jeta në Tokë nuk do të ishte unike. Rezultatet shkencore, teologjike dhe kulturore të një zbulimi të tillë do të ishin të jashtëzakonshëm. Kështu që, nuk është habi që Saga e vonë Viktoriane në lidhje me jetën në Mars e ka patur origjinën e vet në Observatorin 3e Vatikanit. Në vitin 1859, Fr Angelo Secchi, drejtor i Observatorit dhe një pluralist i konfirmuar, vërejti shenja në sipërfaqen e Marsit, të cilat ai i përshkroi si kanale. Kjo fjalë fatale i kushtoi atij karrierën, ndonëse pati shumë zhvillime të menjëhershme nga puna e Secchit.
Në vitin 1877, një tjetër italian, Giovanni Schiaparelli, një prej astronomëve më të spikatur të Europës, vërejti gjithashtu kanalet, por ai i shtoi kësaj se dukej se bëhej fjalë për kanale që ishin përbërës të një sistemi. Të tjerë astronomë vërejtën tipare dhe forma që mund të ishin kontinente ose dete; Schiaparrelli i konfirmoi këto zbulime dhe u vendosi atyre emra klasikë, që tingëllojnë fuqishëm, si Hellas, Mare Erythraeum, Promethei Sinus.
Ndonëse Schiaparelli ishte shumë i matur dhe i kujdesshëm në deklaratat e tij publike, kërkimet e kohëve të fundit tregojnë se ai ishte ndoshta një pluralist i fshehur. Sigurisht, zgjedhja prej tij e terminologjisë së njohur topografike për planetin si dhe publikimi i rrjetit të kanaleve nxitën jo pak spekulimet e mbrojtësve të idesë pluraliste. Pashmangshmërisht, kanali nisi që shumë shpejt të përkthehet në anglisht si "kanal" dhe jo "hendek". Në vitin 1882, Schiaparelli nxiti edhe më tutje spekulimet duke zbuluar kanale binjakë, një konfigurim të cilit ai i vuri emrin "çiftim"; ai përshkroi në veprën e tij jo më pak se gjashtëdhjetë kanale dhe njëzetë çiftime.
Disa prej zbulimeve të Schiaparellit u konfirmuan nga astronomët Perrotin dhe Thollon në Observatorin e Nicës në vitin 1886. Megjithatë, në vitin 1888, Perrotin i ngatërroi gjërat duke deklaruar se kontinenti marsian i "Libisë" i vëzhguar nga Schiaparelli në vitin 1886, "nuk ekziston më sot". Konfuzioni erdhi në rritje; dy observatorë prestigjozë në Shtetet e Bashkuara gjetën në një rast që nuk kish fare kanalë, në një rast tjetër shumë pak prej tyre, por jo çiftime, dhe asnjë ndryshim tek Libia. Këto zbulime, që binin ndesh me njëri tjetrin, ishin shembuj të hershëm i një problemi që vazhdon të ketë ndikim në investigimet tona për Marsin një shekull më vonë - shkenca që operon mu në skajet e teknologjisë në dispozicion. Një shekull më parë, imagjinata krijuese e disa vëzhguesve i çoi konkluzionet e tyre përtej limiteve përgjithësisht të pranueshëm. Debatet mes historianëve në lidhje me natyrën dhe interpretimin e provave duken shumë modeste nëse vihen përballë asaj që do të vinte më vonë.
Ndërkohë që vëzhguesit dhe shkencëtarët shkëmbenin të dhëna dhe projekte, ata që merreshin me popullarizimin e gjithë kësaj iu vunë punës. Ata ishin përgjithësisht të përmbajtur në fillim. Komentatori britanik Richard Proctor, mendonte se kanalet mund të ishin lumenj; ai ishte një ndër të parët që thoshte se një kanal marsian mund të jetë pesëmbëdhjetë apo njëzetë milje i gjerë që të shihej nga Toka. Pluralisti i njohur francez, Camille Flammarion, botoi librin e tij "La Planete Mars" në vitin 1892: "Kanalet mund të jenë për shkak të rregullimit të lumenjve të vjetër nga ana e banorëve për qëllime të shpërndarjes së ujit...", të tjerë komentatorë supozonin se kanalet mund të jenë një iluzion optik, një ide kjo që fillimisht u hodh prej artistit britanik Nathaniel Green, mësues i pikturës i Mbretëreshës Viktoria dhe një astronom amator.
Debati mbi kanalet mund të ishte shuar në këtë pikë nëse nuk do të ishte hedhur në sulm mbështetësi më i flaktë i debatit - dhe një pluralist i bindur - Percival Lowell. Lowell, një bostonian i njohur, hyri në grindjen mes astronomëve pas një karriere në biznes dhe në diplomaci, kryesisht në Lindje. Ai ishte një matematicien i mrekullueshëm, një mjeshtër i prozës ironike shumë popullore për kohën dhe shumë, shumë i pasur. Ai financoi Observatorin vetiak në Flagstaff, Arizonë dhe filloi punën në 1894. Ndoshta nuk mund të thuhet se ai ka qenë një njeri me një mendje objektive. Që përpara se të fillonte të vëzhgonte, ai kishte deklaruar se kanalet ishin ndoshta "punë e qenieve inteligjente".
Lowell ishte i palodhur. Veç shkrimit të studimeve të panumërta si dhe dhënies së leksioneve mbi Marsin dhe kanaleve të tij, ai shkruajti edhe tre libra bestseller: "Mars" (1895); "Marsi dhe kanalet e tij" (1906), si dhe "Marsi si vendbanim" (1908).
Shtypi popullor, një risi në atë kohë, ishte shumë i prirur që të botonte zbulimet dhe pikëpamjet e Lowell; kanalmania u rrit shumë. Deri në 1910, Lowell kish raportuar më shumë se 400 kanale me një gjatësi mesatare prej 1500 milje. Ai shkruante shumë në lidhje me atmosferën marsiane si dhe mënyrat me anë të të cilave kanalet shpërndanin ujë nga kupat polare të Marsit për të ujitur planetin përpara se avullimi të rikthente lagështinë në pole. Ky cikël hidraulik ishte goxha joshës për evolucionizmin popullor që e shihte Marsin si në botë të vjetër në zhdukje, që përpiqej të shmangte fundin e saj përmes inxhinierisë racionale - në fund të fundit, kjo ishte një epokë kanalesh të mëdhenj: Panama, Dortmund-ems, Manchester, Korinth.
Pavarësisht gjithë entuziazmit dhe gjenisë, Lowell mbeti në minorancë. Shumica e astronomëve ishin skeptikë ose kundërshtarë të paepur të teorisë së kanaleve; veç të tjerash, Lowell nuk ishte kurrë një astronom për astronomët. Psikohistoria ka analizuar Loëell-in në vitet e fundit, ndonëse motivet e tij mbeten një mister.
Për disa, ai është Brahmini i zhgënjyer prej luftës, nacionalizmit dhe demokracisë, një njeri të cilit i pëlqente të imagjinonte marsianë të arsyeshëm që e organizonin në mënyrë racionale planetin e tyre. C.K.Hofling mendonte se, Lowell ka qenë ndikuar nga "impulse eksploruese... konflikte të pazgjidhur edipianë".
Lowell ndihmoi për lançimin e një prej ikonave kulturore më popullore të shekullit XX, Marsit imagjinar, me gamën e gjerë të mundësive marsiane. Ndonëse shkrimtarët e kishin përshkruar përpara Lowell-it një Mars të banuar nga qenie inteligjente, popullarizimi që ai u bëri kanaleve rezultoi shumë i rëndësishëm.
Produkti më i famshëm i Marsit lowell-ian ishte ndoshta libri "Lufta e Botëve" e H.G.Wellsit, i botuar fillimisht në vitin 1897. Një prej pasazheve më të famshëm në letërsinë angleze u tregon lexuesve se si në "vitet e fundit të shekullit XIX... punët e njerëzimit po shiheshin me kërshëri dhe nga afër prej qenieve inteligjente më të mëdha se njeriu dhe megjithatë po aq të vdekshme sa edhe njeriu". Marsianët jetonin në një planet që po vdiste dhe e "shihnin me zili këtë Tokën tonë". Wells kishte nëntekste: evolucionizmi dhe imperializmi i pamëshirshëm i bekuar prej superioritetit të teknologjisë ushtarake. Marsi i Lowell-it i jepte atij një skenar të përsosur.
vijo9n

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Njëqind vjet investigim, imagjinatë dhe spekulime për jetën në Mars
Marsi imagjinar kishte një afri të spikatur edhe me modën dhe ideologjitë tokësore. Edgar Rice Burroughs, që më vonë do të krijonte Tarzanin, e përdori planetin si vendngjarje për fantazinë folklorike tradicionale, me një Mars të banuar jo vetëm prej monstrave, por edhe prej princeshave që shtronin vezë me një bukuri të mahnitshme. Në një version më të vrazhdë, bolsheviku Aleksander Bogdanov shkruajti librin "Planeti i Kuq" (në 1909) në të cilin "shteti demokratik ishte i detyruar të niste projektin e kanaleve me qëllim që të absorbonte teprinë në rritje të proletariatit si dhe të ndihmonte atë që kish mbetur nga fshatarësia në zhdukje".
Edhe letërsia për fëmijë u tërhoq prej temave marsiake, për shembull libri "Udhëtim për në Mars" (1909) i Fenton Ash, në të cilin dy fëmijë të vegjël eduardianë vizitojnë planetin. Deri në 1914, një dyzinë filmash e përdornin Marsin si vendndodhje të ngjarjeve, duke përfshirë një film neozelandez, "Mesazh prej Marsi", si dhe një film britanik me të njëjtin titull në të cilin një marsian vjen në Tokë për të reformuar shpirtin e vrarë.
Lowell vdiq në 1916. Tashmë furia e debateve profesionalë kish marrë fund dhe kanalet ishin hedhur mënjanë si thjesht iluzion optik. Megjithatë, ata bashkë me një Mars të banuar, i mbijetuan periudhës së luftërave në letërsinë popullore. Pati një ringjallje të vogël të interesit profesional në vitin 1924 kur u bënë përpjekje për të pikasur mesazhe radiofonikë nga Planeti i Kuq - Marina e SHBA u bind madje duke mbyllur trafikun e vet radiomarrës-dhënës për të ndihmuar.
Disa prej astronomëve më mendjehapur si Sir Harold Spencer Jones, ishin të gatshëm të pranonin se në Mars mund të mos ketë jetë, por ndoshta ka vetëm organizma të shkallëve më të ulëta si myku apo likenet.
Me agimin e Epokës së Hapësirës, spekulimet u rikthyen. Marsi ka qenë objekt i njëzetë e tre misioneve hapësinorë që nga viti 1962. Çështja pluraliste ka qenë e shfaqur qartë apo e nënkuptuar nga të gjithë, sidomos në ekspeditat Viking që NASA kreu në vitin 1976, të cilat ishin projektuar specifikisht për të kërkuar gjurmë jete në Mars. Viking 1 bëri shumë fotografi të Marsit, duke përfshirë edhe objekte që mbështetësit e Lowell-it i kishin interpretuar si vepra të njeriut - dhe të tjerët i kanë kundërshtuar si formacione natyrorë. Viking 2 zbriti në Mars dhe mori mostra të dheut atje, analiza e të cilave ka prodhuar konkluzione të paqarta dhe kundërthënëse, që i kanë dhënë edhe më shumë zjarr debatit shkencor që atëherë.
Ngjashmëritë ndërmjet debatit mbi Marsin në vitet 1890 dhe ato të sotmet janë të qarta; dallimet janë sinjale zgjimi. Të dy epokat kanë shkaktuar spekulime të njeriut në lidhje me mundësinë, madje edhe shpresën, për forma jete në botë të tjera. Atëherë, ashtu si sot SHBA ka mbajtur pozicionin kryesor në gjithë debatin. Njëqind vjet më parë, astronomët amerikanë, pro dhe antipluralistë, kishin në dispozicion pajisjet dhe motorrin e publicitetit të një superfuqie ekonomike në ngjitje; në vitet 1990, mbështetja e tyre ekonomike dhe teknike ka qenë e parivale. Iniciativa ruse, dikur kaq shumë premtuese, ra viktimë e problemeve dhe e kompleksiteteve postsovjetikë.
Spekulimet e 1890 janë zëvendësuar nga komente më të kthjellëta dhe më të mirëinformuara një shekull më vonë. Por edhe kështu, në këto kohë moderne palët e interesuara kanë luajtur në mënyrë të mençur me median, siç bënte edhe Lowell në kohën e tij. NASA u tregua shumë e matur në 1996 në lidhje me mundësinë e gjurmëve të jetës në Mars pas rënies së meteorit, por ajo është një agjenci që punon me fonde publike dhe aspak naive. Media popullore nxitoi të kapë rastin: "Jetë në Mars" dhe "Armata në Mars", ishin atëherë disa prej titujve. Ndërkohë që eksitimi i publikut arriti kulmin, Presidenti Klinton që kryente fushatën për rizgjedhjen, e kapi në ajër shansin dhe premtoi mbështetje bujare për të mbështetur kërkimet për jetën në Mars.
Karl S. Guthke thoshte dikur se debati për jetën jashtëtokësore ishte "miti i kohëve moderne". Siç ka ndodhur nga koha e Epikurit e deri sot, ideja e jetës jashtëtokësore në përgjithësi dhe në Mars në veçanti ka shumë më tepër për të na treguar ne për vetveten se sa jetën "atje tej".
Garat "e nxehta" për dominimin
1. RIKTHIM NË HËNË
Sfida: "Piknik" si në 1969. Duke lënë mënjanë krenarinë kombëtare, një udhëtim në Hënë përbën një sërë mundësish për studime si dhe një fitim të një burimi të mundshëm burimesh natyrore (mendoni helium-3 dhe mineralet e pasur me oksigjen si ilmeniti) për shtetet ambiciozë.
Kampi mbizotërues: Nën programin "Nga Hëna në Mars" të administratës së Presidentit Bush, i shpallur në 2004, Shtetet e Bashkuara synojnë të rikthehen në sipërfaqen e Hënës para vitit 2020, me plane për të ndërtuar atje një bazë që furnizohet me energji diellore, ku astronautët mund të qëndrojnë me turne deri në gjashtë muaj.
Sfidantët: Po vijnë nga të gjithë anët. Me ritmet që po ecin kinezët, ka paralajmëruar NASA, ata nuk do të kenë probleme për të mundur amerikanët në garën për rikthimin në Hënë. Edhe Kina ka në plan të krijojë një bazë në hënë deri në 2020 dhe planifikon të dërgojë trupin e vet pa pilot për të ardhur rreth orbitës hënore deri në fund të këtij viti. India ka në plan të dërgojë një trup të ngjashëm qiellor. Por deri tani, ka udhëhequr Japonia me dërgimin e orbitalit Jkaguya, në shtator të vitit që kaloi. Ky është një hap i madh në realizimin e synimit të Japonisë për të ndërtuar një stacion në hënë deri në 2025. Edhe sektori privat po përgatitet për të hedhur një hap gjigant: Google shpalli kohët e fundit një çmim 20 milion dollarë për ekipin e parë privat të kërkuesve që do të dërgojnë një trup shëtitës në hënë para vitit 2012.
2. MARSI DHE PËRTEJ
Sfida: Dërgimi i një njeriu në Mars - dhe gjithë prestigji që kjo sjell.
Kampi mbizotërues: NASA ka të gjithë llojet e orbitalëve, trupave shëtitës dhe mjetet për Planetin e Kuq. Dy trupa, Spirit dhe Opportunity, i kanë mbijetuar stuhive të rërës dhe eksplorojnë krateret e Marsit që nga viti 2004. Një anije kozmike, "Phoenix" është nisur aktualisht për të kërkuar shenja uji dhe jete. Dhe NASA ka në plan të dërgojë një njeri në Mars para vitit 2037.
Sfidantët: Rusia, Bashkimi Evropian, Kina dhe India. Për momentin, shumica e diskutimeve për një mision në Mars lidhen me anije kozmike pa njerëz, si rusja "Phobos Grunt" si dhe "Mars Express" i BE. Krahasuar me rivalitetin për Hënën, ka shumë më tepër zëra për bashkëpunim në projekte eksplorimi, ku shkencëtarët u bëjnë thirrje shteteve të bashkojnë burimet, siç bënë për Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Deri tani, si kinezët edhe indianët kanë bashkëpunuar me rusët. Kina dhe Rusia pritet të dërgojnë një mision të përbashkët në 2009; Rusia do të lëshojë anijen, ndërkohë që Kina do të sigurojë pajisjet vëzhguese.
3. Armët ANTISATELITORE
Sfida: Cënueshmëria e SHBA. Përparimet e shpejta në teknologjinë antisatelitore po gjenerojnë zhurmën më të madhe në armatimin e hapësirës dhe po bëjnë që rrjeti amerikan i satelitëve të komunikimit kritik, të zbulimit dhe vëzhgimit të duken pata që rrinë ulur në orbitë.
Kampi mbizotërues: SHBA demonstruan aftësinë e tyre për të eliminuar satelitë me raketa balistike që në 1985. Aktualisht, Pentagoni është fokusuar në zhvillimin e teknologjisë së lartë me lazer, si për shembull në bazën Starfire. Pentagoni thotë se kjo ka qëllime gjurmuese, por sistemi mund të përdoret lehtësisht në kapacitete sulmuese. Të tjera teknologji në rritje janë mikrosatelitët manovrues dhe interceptorët në hapësirë, që mund të përdoren për të gjurmuar dhe rrëzuar satelitë armiq.
Sfidantët: Kryesisht Kina, por edhe Rusia, India dhe Izraeli. E gjithë bota mbajti frymën kur Kina kreu testin e parë antisatelit në janar, duke goditur një prej satelitëve të vet të vjetër në orbitën e ulët të Tokës me një raketë balistike. Sikur kjo të mos mjaftonte, ka zëra që Kina ka bërë përpjekje të verbojë satelitë spiunë amerikanë me teknologji lazer. Përmirësimet e Kinës në gjurmimin e satelitëve kanë përdorime të ligjshme paqësore, si shmangia e trupave qiellorë, por mund të përbëjnë edhe rrezik për SHBA. Gjithashtu, ka konkurrencë në rritje nga Rusia, India dhe Izraeli, që kanë përmirësuar me shpejtësi aftësitë e tyre në këtë fushë si dhe kanë zhvilluar teknologji të ngjashme me rreze lazer.
4. Sistemet Satelitorë Globalë TË NAVIGIMIT (GPS)
Sfida: Kërkesa e jashtëzakonshme. Tregu global për pajisje të vendndodhjes arriti në 15 miliard USD në 2006. Dhe nuk blejnë vetëm ushtarakët. Këto sisteme ofrojnë pozicionim të saktë, navigim si dhe informacione në kohë për fermerë, punëtorë shpëtimi si dhe shoferë të humbur, kudo.
Kampi mbizotërues: Sistemi i Vendndodhjes Globale i Pentagonit (GPS) ka qenë sistemi dominues global që kur konstelacioni i plotë me 24 satelitë u vendos në hapësirë në 1994. GPS III, brezi i radhës i satelitëve navigues, do të jetë më rezistent ndaj bllokimeve, më i përdorshëm dhe nuk do të ketë specifikë për fikjen e sinjalit (një gjest ndaj përdoruesve ndërkombëtarë që shqetësoheshin se pajisjet e tyre mund të fikeshin për kapriço të ushtrisë amerikane).
Sfidantët: BE, Kina, India dhe Rusia. BE ka patur dikur ambicie të mëdha për sistemin e vet të navigimit prej 30 satelitësh. Por projekti ra viktimë e zënkave të brendshme për financim kur Komisioneri i Transportit i BE, Zhak Barro, nuk arriti të bindë evropianët se Galileo ishte një prioritet më i madh në buxhet se sa, të themi, subvencionet bujqësore. Të mërzitur nga progresi i Galileos, India dhe Kina, dikur partnerë të BE, tani kanë plane të veçanta për të nisur sistemet e tyre. Ndonëse detajet për Beidoun kinez mbeten të paqarta, qëllimi bazë është që sistemi satelitor të mbulojë krejt territorin dhe disa pjesë të vendeve fqinjë deri në fund të 2008, dhe më pas të zgjerohet për të ofruar mbulim global. Dhe të mos harrojmë Glonass-in rus, të cilit po i kryhet një restaurim total dhe që me siguri do të jetë një lojtar i rëndësishëm në këtë treg.
5. Anijet kozmike: BREZI I ARDHSHËM
Sfida: Vjetërimi. Anija hapësinore e SHBA - e kritikuar si e brishtë, e rrezikshme dhe astronomikisht e kushtueshme - pritet të dalë në "pension" në 2010.
Kampi mbizotërues: NASA po punon fort për brezin e ardhshëm të mjeteve hapësinore (CEV), misioni i parë i të cilëve do të jetë në 2014.
Sfidantët: Rusia, Kina dhe sektori privat. Për 40 vjet, anija ruse "Souyz" ka patur monopolin në transportin e njerëzve në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Dhe një udhëtim në "Souyz" nuk është i kufizuar vetëm për astronautët: Që nga 2001, rusët kanë dërguar 5 turistë hapësinorë për 20 milion dollarë secili. Kinezët pretendojnë se anija e tyre "Shenzhou" është rivale shumë e mirë, por ajo nuk mund të shkojë së shpejti në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, për sa kohë që SHBA kundërshton pjesëmarrjen e Kinës në të. Sa për sektorin privat, Space Exploration Technologies, me qendër në Kaliforni dhe Rocketplane Kistler, me qendër në Oklahoma, fituan kontrata në total 500 milion dollarë me NASA-n për të prodhuar anije kozmike për agjencinë. Të tjerë janë më të interesuar në ndërtimin e industrisë së turizmit hapësinor. Miliarderi britanik Richard Branson dhe sipërmarrja e tij hapësinore, Virgin Galactic, kanë marrë tashmë më shumë se 24 milion dollarë depozita nga afro 200 vetë që kërkojnë të jenë turistë të hapësirës në të ardhmen.

Rilindja Demokratike
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Llemadeo: Njeqind hapa, sa njeqind vjet drejt europes...!
» Libri Don Kishoti:NJËQIND VJETORI I PAVARSISË SË MËMËDHEUT TONË.
» HILARI CLINTON THA:“SHBA ka qëndruar me ju për 100 vjet dhe do qëndrojë me ju edhe për 100 vjet të tjera”
» 9 vjet pa Miloshevicin, 9 vjet Serbia dhe Kosova me miloshevica
» Thaçi:Deklaratat se Mali nuk e ka njohur Kosovën, janë spekulime

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi