Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Vuniqi: Prishtina, atëherë dhe sot

Shko poshtë

Agim Vuniqi: Prishtina, atëherë dhe sot Empty Agim Vuniqi: Prishtina, atëherë dhe sot

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 03, 2009 12:05 am

Agim Vuniqi: Prishtina, atëherë dhe sot U1_AgimVuniqiPrishtina, atëherë dhe sot

Nga Agim Vuniqi

Nuk them se e dua Prishtinën aq tepër sa i doja njerëzit e thjeshtë që e bënin atë më të dashur. Nuk ka mbetur gjë nga e kaluara, njerëzit tashmë e kanë bë më ndryshe, kanë ngritur pallate të larta, edhe në fushat e gjelbrimit, i ka humbur rrënja qytetit, edhe tuneleve të gjata të cilat fillonin që nga qyteti i vjetër në qendër deri te varrezat e jahudinjëve...

Që atëherë filluan t'ia ndërrojnë pamjen, atëherë "newborn"-sitt ideologjik, ndërtuan trerremshin, për t'ia shkulur gjurmët qytetit të vjetër dhe dyqaneve të ulta, të cilat ishin shumë më atraktive sesa shumëkatëshet e grumbulluara në një hapësirë të ngusht rreth Kuvendit të tashëm dhe të atëhershëm të Kosovës, i cili u ndërtua me një qëllim djallëzor, për t'ia humbur gjurmët qytetit të vjetër, dhe zejeve të shumta. Sa i ëmbël ishte zëri i gjithë atyre ustajve të vjetër, të cilët rrezatonin me fisnkiëri, vërtet ata nuk ishin të shkolluar si këta të sotmit, por ata nderonin myshteriun, aty rrëfeheshin edhe tregime të këndëshme, tregoheshin barcoleta që të bënin të qeshesh deri në delirium.

Nuk mund të them se Prishtina ishte ndonjë qytet modern, atëherë, ngase njerëzit mbanin edhe berre, zëri i bariut dëgjohej nga Çekliku e deri në Tophane. Kishte edhe nallbanë të cilët mbathnin kuajt atëherë, në qytetzën e tashme moderne Pejton, mu aty në hyrje ku fillon zingjiri i dyqaneve, dhe pijetoreve të shumta. Atëherë vërtet dihej kush është "bekri", më dukej se i jepnin hijeshi vendit edhe pse nganjëherë bënin zhurmë, por gjith5ka ishte në kufinjtë e tolerancës. Rregullat e jetesës i ndërtoj qytetari i Prishtinës edhe normat e sjelljes dhe moralit, si në çdo vend tjetër të civilizuar. Fqinjtë ishin shumë të afërt me njëri tjetrin, si një familje e madhe, nuk kishte ngatrresa, as hile të mëdha. Fëmijtë ishin shumë të kujdesshëm ndaj të vjetërve, por edhe ndaj femrave, nuk dëgjohej ndonjë zë i ngritur apo ndonjë fishkllimë djallëzore, ngase fjala shkonte te prindi, i cili bënte ndëshkimin e menjëhershëm apo pasonte ndonjë këshillë me primesa kërcnimi, ashtu siç bëjnë qendrat e forta diplomatike, sot.

Edhe pse jeta i përplasi shumë bashkëqytetarë larg shumë larg, ata nuk kishin menduar ndonjëherë që do të ndahen fizikisht nga familiarët dhe miqtë e shumtë, si erdhi deri te kjo shumica e kanë të qartë, por e drejta për t'u informuar për shtetin e tyre është e pashterrshme. Meqë Prishtina ishte qendra kryesore adminsitrative e Kosovës, kryeqytet më..., ajo popullohej shpesh dhe shpejt dhe ndryshonte përbërjen e popullatës. Populli bënte jetën normale deri në kufinjtë e prekjes në politikë, çdo tentativë që kishte ngjyrim politikë ndëshkohej rreptë, e çka përbëntë politika atëherë, asgjë më tepër se kultura dhe gjuha, ngase kërkesat politike ishin të rrudhura, çizma e shovenzimit serb shkilte pa mëshirë.

Ajo kohë si çdo kohë tjetër kishte burra fisnik, të ndershmëm dhe me autoritet, lëvizja NDSH-iste ishte e fuqishme, si politikisht edhe ushtarakisht, e udhëhequr nga Ymer Berisha, intelektual, por edhe nga Gjon Sereqi, ushtarak, i cli i takonte krahut luftarak. Ç'është e mirë duhet përmendur shpesh, por edhe ajo ç'është e hidhur duhet rikujtuar, edhe poqëse është e dëgjuar nga dëshmitarët e atëhershëm.

Se sa larg shkonte dhuna serbe (tashmë e kemi përjetuar edhe vet) e përshkruajnë ata të cilët e përjetuan aktin e vrasjes së Gjon Sereqit, të cilit ia kishin vu prangat në duar dhe në këmbë duke e ngrehur zvarrë njeriun që e deshti aq shumë vendin dhe popullin e tij, që edhe aktin e fundit e përballoi me shumë krenari, "parakalimin" e fundit përshëndetës nëpër qytet për ta parë qytetarët, shumë nga ata edhe të detyruar të gjuanin ndonjë guralec, apo ndonjë fishkllimë, kishte të tillë që edhe pshtyenin, atëherë pra kishte servilë siç ka edhe sot, bile pas luftës çlirimtare të fundit që u kurorëzua me pavarësi të mbikqyrur, kryheshin edhe atentate publike në emër të "luftës së drejtë", grabitqarët modern krijuan një pikturë të re, atë të dhunës, plaçkitjes, vjedhjes dhe shkatrrimit të pronës publike, këtë vendosmërisht e përkrahnin strukturat politike, për të përfituar ata vet sa më shumë.

Nuk mendohej si të rindërtohej Prishitna dhe Kosova nga plagët e luftës, siç bëri Konrad Adenhaueri dhe populli gjerman, duke iu përveshur luftës së re të rindërtimit me punë, djersë dhe drejtësi. Tashmë pasi u arritë pavarësia, veç po dihen kush janë përfituesit më të mëdhenjë të saj, përfitimet maten me miliona euro, me pallate moderne, me vila dhe jetë prrallore, ata janë "kremi" i shoqërisë së re të "newborn"-ve të rinjë, të politikanëve. Asnjëherë nuk ka shkuar aq larg shkopi i tyre si tash, të jesh i detyruar të mbash uniformën partiake për të mbijetuar..! Tash të bënë të rikujtosh ata, për të cilët u ndërtua strategjia helmuese e urrejtjes, për të ashtuquajturën "klikën gjakovare" që udhëhiqte vendin. Ata vërtët ishin ideologë komunist, por ata edhe pse të kërcnuar krijuan paradispozitat kushtetuese për pavarësi.

Ata nuk u majën nga kapitali popullor, privilegjet i kishin shumë të vogla, ndonjë drekë, apo darkë e majme, ndonjë gjueti e aranzhuar gjatë sezonës së gjuetisë, dhe aq, fëmijtë e tyre vijonin mësimet në të njejtat objekte publike, ata dalloheshin shumë nga politikanët e sotëm që me parat e buxhetit vet rishkollohen, së bashku me fëmijtë e tyre, deri më tash në Universitetet private, të cilëve iu mbyllë rubineta e financimit. Nuk përmbyllet me aq rruga e nisur e pavarësisë, atë e shënuan me djersë, gjak e burg shumë të rinjë, njëri ishte më i dalluari, disidenti i vetëm politikë atëherë, Adem Demaçi, i cili sfidoj një rexhim despotik jugosllav shumë të organizuar, por i cli asnjëherë nuk shpërndau "lakmuesin" e urrejtjes, ai ishte edhe njeriu më i vullnetshëm për të drejtat e njeriut për të gjithë.

Edhe sot e kësaj dite, edhe pas krijimit të tërë aparatit shtetëror nuk dihet për fatin e Ukshin Hotit, nuk u formua asnjë grup juridik, apo avokatësh për të hulumtuar rastin e ish sekretarit për marrëdhënie me jashtë të Kosovës, i cili në vend të karriesrës zgjodhi rrugën e drejtë, atë të disidentit politikë, i cili kundërshtoi statusin e atehershëm politik të Kosovës, duke kërkuar status më të avansuar në shkallë republike. Ata bënë që të ndërtohet një realitet i ri, i shkollarëve të shumtë, të cilët u përballën ushtarakisht kundër kolonializmit, duke mos harruar për të përkufizuar linjën e rrespektuesit të ligjit dhe shkelësit të ligjit, tash. Para se të bëja një përshkrim paksa ekzagjerues, që ndërlidhej me Prishtinën, përmenda njerëzit e thjeshtë, ata që si milingona nuk ndaleshin asnjëherë për të kryer punën e vet, shumë herë pa pagesë.

Ende e kam të freskët thuprën e Demës, ai ishte një shurdhmemec, i tëri ishte i përkushtuar t'i dënoj shkelësit e gjelbrimit me thuprën e tij, ai nuk të joshte me karrotë, të ndëshkonte me shkop, nuk them që ishte shkop tamam, ishte një thupër e hollë, që mund të vringllonte çdo çast, nuk mund të rikujtoj ndonjëherë ndonjë rast që ai ka ndëshkuar aq rreptësisht ndonjërin nga kalamajt e Prishtinës, por ai qëndronte suprem, dhe ai ishte kudo, ku kishte gjelbrim. Nuk ndalej dot asnjëherë, ai ishte gardiani i gjelbrimit, një njeri që nuk fliste as nuk dëgjonte por ishte njeri me koshiencë të lart, ai ishte Dema, veprimtari më i dalluar ndonjëherë në Prishtinë, njeriu që kishte si detyrë ruajtjen e gjelbrimit, nuk më ka rënë të takoj më ndonjë si ai. Shaban Domi nuk ishte vetëm aktor i njohur, ai ishte shumë më tepër ishte volunter, njeri modest që e donte dhe rrespektonte njeriun, por që për prfofesion kishte zgjedhur aktrimin dhe arsimin, ai ishte edukator i shumë gjeneratave.

Ai ishte njeriu më i dashur për fëmijë, si gjithëherë buzagaz, nuk ndalej dot. Aktrimi ishte detyra që ia kishte parashtruar vetes, ai ishte një njeri me zemër të madhe. Nuk ishin vetëm skeqet që përgatiste për të sëmurit që i vizitonte së bashku me fëmijtë aktorë, ai ushqehej shpirtërisht me zërat e kalamajve. I afronte, interesohej për ta, dhe vepronte së bashku me ta, janë të panumërta shfaqjet që kishte përgatitur, pa asnjë shpërblim. Ai i donte fëmijtë dhe iu përkushua atyre me gjithë zemër deri në fund të jetës së tij. Janë të paktë ata që kanë njohur Nazmiun ai dukej pas mesnate rrugëve të Prishtinës i veshur solemnisht me kravatë mbante republikën mbi kokë ai ishte një boem që nuk vërehej, nuk bisedonte me askend vetëm shetiste deri në mënges, nuk ndalej fare as të pushoj, nuk mund të them që ishte hallëlig ai ishte shumë vital, askend nuk e bezdiste marshimi i tij. Këmbët e tij kishin përshkruar mijëra kilometra.

Nisej aty dikund nga Shkolla Fillore Elena Gjika për t'u ktyer në të njejtin vend, pas maratonit të përnatshëm rreth e përqark Prishtinës. Nuk them që ka qenë ndonjë sportist, por askush nuk mund të shtyhej me te në ecje, ishte një maratonist i ecjes që garonte me veten, vetëm në orët e mbrëmjes, ishte bota e tij. Nuk bëja ndonjë çudi pse ecte ashtu pa ndërprerë, kishte ndonjë hall, apo këtë e kishte shprehi, nuk kam ndonjë spjegim, por ai ishe gardiani i natës në Prishtinë. Nuk u ndal deri atëherë kur nuk e takova më. Por ai meriton të rikujtohet bile si një njeri që ishte i thjeshtë i veçantë dhe i rrallë, asi ishin të paktë, shumë të paktë.

Dy janë ndër të gjallët që kanë mbetur të harruar, Idriz Sylejmani themeluesi i Klubit të Ambasadorëve të vegjël, pran Qendrës së Pionerëve, të cilëve iu mor objekti pa të drejtë (aty ku është RTK-ja tash) dhe Meti Nimani, edukatori, i cili ndihmoj shumë fëmijë që kishin gabuar rrugën e drejtë duke i angazhuar në sport. Ai ishte i palodhshëm, ngase mu aty në Qendrën e Pionerëve kishte marrë fillet ping-pongu, patinazhi mbi akull, basketbolli, volibolli e shumë sporte tjera. Nën drejtimin e tij organizoheshin edhe garat e shkollave fillore në sportet kolektive. Nuk janë këta të vetmit ka shumë të tjerë që ia vlen të përmenden, por ata veç janë të njohur në disiplinat e ndryshme të kulturës, ata edhe kanë lënë shenjë të pashlyer si kompozitorë, piktorë, shkenctarë, poetë... Muslim Mulliqi, Rexho Mulliqi, Mirko Gashi, Qazim Dushku, Dervish Rozhaja, Fehmi Agani, Gazmend Zajmi, Mark Kaçinari e shumë të tjerë të cilët ndërtuan imazhin e qytetarit të Prishtinës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi