Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (cikël me poezi)

Shko poshtë

Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (cikël me poezi) Empty Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (cikël me poezi)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 03, 2009 12:08 am

Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (cikël me poezi) U1_PerparimHysiVargje të shkruara në gusht

(cikël me poezi)

Nga Përparim Hysi

1.Çupa e lagjes

Po bëj çudi me një çupë të lagjes sime
(më duket sikur çdo ditë rritet e rritet!)
Se,kur kalon,si flakë vetëtime
Shoh se përqark diçka të "digjet"

E shoh vajzën që rritet dhe zjarrin që ndez
(vet jam plak dhe s'ka zjarr të më djegë)
Kam hallin e djemëve,se djemtë vijnë rreth
Dhe mos dikush bie në të sajën"rrjetë"

Pra,jam i shqetësuar për djemtë e "mitur"
Që i vijnë rrotull si flutura rreth dritës
Ah,ç'do t'i "djegë" kjo vajzë e saporritur
A e dinë vallë "rrezikun" e vetëtimës.

6 gusht 2000

2.Portret

Sytë bojëqielli,po pastaj?
Ah,ta hajë dreqi,ta hajë!
Trupi i drejtë si të jetë pishë
Sa e bukur je!Ta dish...

Si durokam kur të shoh
Treçereke zbuluar,oh!
Popo gjoksi si kërcen
Mëndja humb,bëhem ujem.

Po kërciri krejt përjashta
Ah,të qafsha!Moj,të qafsha!
Syri hapet,syri mbyllet
Mua,sakaq,dhe më zënë xhindet.

Edhe sulem i marrosur
Të pushtoj si i xhindosur
Se s'duroj të shoh zbuluar
Jam i falur:kam shkalluar.

6 gusht 2000

3.Në stan

Pisku i vapës seç ka mbrritur,heshti dhe gjuha e këmborës
Mu në shpatin e një mali,po rrëshket pirgu i dëborës
Dhëntë mërzejnë nën hije,se gjinkalla mënd pëllcet
Unë i shoh nën tëndën-hije(mu tek stani,ku jam vet)

Mu aty në rrëzë të malit,çobanët kanë ngritur stane
Tek shkruaj s'i shpëtoj mallit,për pak dhallstopane
Për pak djathë të njomë a pak gjizë të zënë në napë
Sado jam në moshë të vonë,dua të dalë nga stani prapë.

Kur i hedh sytë mbi mal,të rrëmben bukuria
Në lugina lule e bar(në mal,fshehur mrekullia)
E të mbushet shpirti plot,edhe mbushesh me fuqi
Aq sa nuk duron dot, pa shkuar në stan përsëri.

10 gusht 2000

4.Të vështroj nga ku rri fshehur

Mu pas fletëve të një dege,të vështroj nga ku rri fshehur
Se vështroj trupin si gjethe që ma ke,moj,argjendderdhur.
Kurse ti s'e di që ruaj,më shkon rrugës krejt e qetë
Ah,ta dishe,se sa vuaj!Dridhet zëmra ime e shkretë.

Trupi yt thyhet,epet;gati sa ta marrë era?!
Syri im pas teje qepet;nuk ta ndaj argjëndederdhura.
Dua të dalë nga ku rri fshehur,dua të dalë të them një fjalë
A e di,moj argjëndderdhur,unë të dua dhe për ty kam mall.

10 gusht 2000

5.Ti,moj vajzë!

Ti,moj vajzë,që lot e qesh se ke kohën dhe ke vaktin
A e di,moj pëllumbeshë,qejf kam vet,po s'kam takatin.
Porse zëmra,kjo virane, si një djali zë më rreh
Sa të shoh,o moj jarane, dua me ty të shkoj në"re"

Ti s'm'i hedh sytë fare,se ke gjetur tjetër short
Po unë s'ndahem,nuk kam çajre,si nga mëndja të jem dhogë.
Nuk ha zdruk dhe as sqepar,jam dërrasë nyja-nyja
Mëndjen kam unë për"zarar" dhe tani që s'është fuqia.

9 gusht 2000

6.Mu si lot

Që nga gjethe e një peme mu si lot ra pikë e vesës
Ja,ashtu,dole prej dere;më hedh çape si prej shpezës
Unë të shoh,të ndjek me sy dhe s't'i ndaj mezalla
Se ku shkon,nuk e di(them me vete:ishalla!)

Ishalla vjen nga unë,se ka kohë që po të pres
Dhe sa nuk më zë me shkumë(rroj me shpresë,moj,rroj me shpresë)
Por ti ikën,se ku ikën( as e di se ku sose?!)
Shpresat mua seç m'u fikën;dreq-o vajzë që më vapose.

9 gusht 2000

7.Turrem

Turrem,turrem që të kap
(Zihet zogu fluturim?!)
Turp s'më vjen në jam plak
Do të zë,o shpirti im!

Se ma prishe gjumin mua
Gjumi mori arratinë
Do të zë,moj,se të dua
Do ta shporrë,moj,pleqërinë.

Turrem,turrem që të kap
Tash më pe...dhe "krahët"ule
Të pushtova unë si plak
Më rinove,o moj lule...

12 gusht 2000

8.Treçereke zbuluar

Treçereke zbuluar trupi;veç dy rripa si indiane
Zë më ha mua fuxhuti;e ç'të them,o moj jarane?
Treçereke zbuluar trupi;na çipllak e lakuriq
Seç më doli fare turpi,se dhe shpirtin kam eksiq.

Bëj sehir si një ashik dhe më ngrihen flokët gjëmb
Mëndja keqas m'u pik,pa dhe zëmra zu t'më dhëmb
Se më vrau mua lakuriqësia;vetëtije si dëborë
Dhe më luajti mua burgjia,sa u dogja, mora horë.

12 gusht 2000

9.Seç takova me një çupë

Seç takova me një çupë;çupë qe apo qe zanë?!
Thashë t'i flas,po kam turp;s'duroj dot,mor aman!
E që thuaj,or tunjatjeta,seç i fola asaj çupe
S'm'u durua,ç'është e drejta;qe e bukur si një ruspe.

Sa e bukur qe noksania,aq e bukur dhe e rreptë
Fjalën time,kjo,xhanania,seç e priti pak si sertë
Dhe më thotë me plot gojën:-Ik tutje,babagjysh!
Ke parë ti,më nxori bojën(tek më pa me synë me bisht)

E,tani që mendoj kthiellet dhe gjykoj me gjak të ftohtë
Në ajo më gjykoi rreptë,paska hak(më rëntë në kokë)
Se sa shoh një çupë të bukur,unë yrysht e pas asaj
Po ku shkon ,more kokëkungull?Ah,t'më hajë,dreqi,t'më hajë!...

20 gusht 2000

10.Tek shoh

Tek shoh gjirin tënd që rritet
Mëndja ime po lajthitet
Se çfarë kam,as vet s'e di
(duket gjirin dua ta pi?!)

Jam mësuar me të pirë gji
Që i vogël;që fëmij.
Unë e shoh të rritet gjiri
Më zë nepsi si qafiri.

Nuk duroj,s'rri dot pa pirë
Gjiri i rritur më hedh "sirë"
Më hedh "sirë" dhe e humbas
Po s' e piva,zë pëllcas.

14 gusht 2000

11.Katër stinë që ka viti

Katër stinë që paska viti,zënë më dalin më shumë thinja
Se çudi,sa kalon viti,zë dhe më lë fuqia.
Kjo që them,nuk është shpikje;do t'u ndodhë edhe ju
Pa kaloni nga 60-vjeç, do t'ju shoh ç'do thoni ju.

Katër stinë të një viti;fundi i fundit e çfarë janë?
Në një stinë të iks viti,del sëmundja ia bën "bam!"
Nëpër stinë ka qenë e fshehur,seç përgjonte nga një qoshe
Mu si gjarpër helmin mbledhur dhe ta hedhë kjo"kodoshe"

Ta hedhë helimn pika-pika a ta zbraz menjëherë
Ty,gati,të bje pika(në doktorë e në spicerë)
Se sëmundja nëpër vite,ka qenë fshehur,pas si rrodhe
Si i ri për të s'ke pyetur(thuaj sëmundjen e përrmore)

Katër stinë të një viti,tani shoh që nuk janë pak
Nëpër stina zë "mbërdhi"(e kuptoj që tash jam plak)
Katër stinë të një viti(ja kur erdhi,ja ku shkoi)
Vetëm ja,brënda këtij viti,humba shokë dhe dal kërkoj...

14 gusht 2000

12.Mu në mes të pëllëmbës

Mu në mes të pëllëmbës,zë e të thyej trupin
Le të jem unë plak,as që pyes për turpin
Siç e thotë dhe fjala: e kam ngrënë me bukë
Dua të pi të tërën,si verën me kupë.

Se s'duroj dot,moj,kur të shoh me sy
Herë si sheribojë a lule në saksi.
Të shoh ty me sy,bëhem lylyver
Si të rroj pa ty, o moj vetullprerë?!...

14 gusht 2000

3.Shoh një valë

Shoh një valë që po shtyn valën,edhe loz nëpër det
Po më mbetën sytë mbi vajzën;zhytet-mbytet në det
Unë i shoh tek bëj shullë,ku jam shtritur përmbi kum
Edhe lemza keq më zë;për atë vajzë më zë me shkumë.

Se kam frikë se ja dhe"mbytet"(a s'është deti i pabesë?!)
Që nga deti mëndja s'shqitet;andej sytë se bëj"kujdes?!"
Dhe,kur del si kredharake zë kjo vajzë lëshon një klithëm
Unë i mbushur me merake,hidhem në det dhe i jap ndihmë.

6 gusht 2000
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi