Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Blerina Gjoka: Jozefina Topalli, Të njohësh forcën e gruas

Shko poshtë

Blerina Gjoka: Jozefina Topalli, Të njohësh forcën e gruas Empty Blerina Gjoka: Jozefina Topalli, Të njohësh forcën e gruas

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 03, 2009 12:13 am

Blerina Gjoka: Jozefina Topalli, Të njohësh forcën e gruas U1_jozefina-topalli
Jozefina Topalli, Të njohësh forcën e gruas

Nga Blerina Gjoka

Nihilisti Frederik Niçe i vendoste gratë barabar me Zotin, për faktin se ato lindin, duke u bërë kështu vendimtare për vazhdimësinë, ndërsa një thënie e vjetër e mençurisë kinezë thotë se “Zoti i krijoi nënat sepse s’mund të ishte vetë kudo”. Përgjithësisht njerëzit e shquar e pranojnë dominimin e forcës së gruas dhe të rolit të saj në shoqëri, por vetë shoqëria është diskriminuese ndaj tyre. Edhe në vendet më të zhvilluara sot vazhdon të jetë prezent debati për të drejtat e grave, në vendin tonë si një vend në zhvillim ky debat është më i ndjeshëm dhe me shumë vend. Por, fjala te gratë bie sa herë duhet të hartojnë ligje (shumica si kërkesë e ndërkombëtarëve) ku detyrohet zbatimi i të drejtave të grave dhe futja e përqindjeve të përfaqësimit. Kjo gjë ndodhi dhe në zgjedhjet e qershorit, ku 30-përqindëshi i kërkuar nga OSBE-ODIHR-i dhe i aplikuar në Kodin Zgjedhor u zbatua sa për sy e faqe dhe nuk solli realisht 30 për qind gra në Kuvendin e ri.

Përpos kësaj situate, aspak në favor të gruas, prej gati dy vitesh jemi bërë dëshmitarë ndoshta të një precedenti shqiptar, ku një grua politikane dhe në detyrë të lartë shtetërore ndërmerr një tur të posaçëm takimesh dhe diskutimesh në qytete e fshatra me kryefjalë “gruan”. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, megjithëse për miqtë që e njohin e dinë se mbron filozofinë se “gruaja duhet të jetë e barabartë në konkurrim dhe të mos i falet asgjë, por ta fitojë”, ka pranuar në fakt se një gjë e tillë vazhdon të jetë akoma utopike në Shqipëri dhe kësisoj i është vënë një misioni... për të risjellë në qendër të vëmendjes gruan. Gruan, në të gjitha aspektet, si nënë, si vajzë, si grua, si politikane, si biznesmene, si një forcë lëvizëse të shoqërisë. Turi që nuk mbeti larg vëmendjes së mediave preku shumë qytete të vendit, fshatra, spitale dhe me pjesëmarrjen e grave tregoi se ato kishin qenë aty gjithmonë në pritje që dikush ti thërriste në emër, ti thërriste ndërgjegjes së tyre femërore, tu tregonte sa të domosdoshme ishin për familjen e për shoqërinë.

“Gratë janë arkitekte të familjes, të shoqërisë. Në çdo grua, në çdo të re, në çdo nënë, në çdo gjyshe, unë gjej më shumë se kudo tjetër, forcën e kurajos, të dashurisë, të karakterit, gjej vizionin e madh për të ardhmen dhe për këtë unë falënderoj çdo grua, çdo nënë, kudo ajo është. Unë jam e sigurt se Shqipëria nuk do të ishte sot kjo që është, pa angazhimin e secilës prej jush”. Kështu shprehet Topalli në një prej takimeve me gratë në qytetin e Fierit. Turi “Gratë për gratë” eci në mënyrë të njëkohshme me një tjetër tur takimesh që kryeparlamentarja ndërmori për një tjetër çështje të rëndësishme që kishte të bënte me shëndetin e gruas, sensibilizimin e tyre për të kapur në kohë kancerin e gjirit, një sëmundje kjo shumë e përhapur tek gratë dhe që në vendin tonë kishte arritur të shënonte raste të shumta vdekjeje vetëm për shkak të mosdiagnostikimit në kohë. E vënë në shërbim të kësaj kauze, një grua me pushtet dhe me kredibilitet politik si Topalli sigurisht ndryshoi një herë e mirë mendimin e grave shqiptare, sidomos të atyre që banojnë në zonat rurale për rëndësinë e shëndetit të tyre.

Jozefina Topalli është nënkryetare e Partisë Demokratike. Turi i saj për gratë ishte politik dhe nuk mund t’i ngjante një fushate OJQ-je (fushata që mungojnë fatkeqësisht). Turi i saj ishte një zgjedhje e mençur dhe e gjetur për të njohur forcën e gruas dhe për ta kthyer këtë forcë në mbështetje të PD-së dhe politikave të saj në 4 vite qeverisje. Në çdo takim Topalli u kujtonte këtyre grave, shtëpiake, mësuese, biznesmene, studente se ato ishin të vlefshme, se ato ishin të domosdoshme, se ato ishin boshti. Në çdo takim ajo u bënte me dije se çfarë kishte bërë qeverisja e PD-së dhe u tregonte një “Shqipëri që po ndryshonte”, një Shqipëri, që sipas saj, nuk mund të ndryshonte pa forcën e gruas.

As Topalli dhe as PD-ja nuk do të mund ta dinë nëse gratë kanë qenë një votues në shumicë për këtë forcë politike në 28 qershor, por një gjë dihet me siguri, se asnjë forcë tjetër politike nuk e bëri gruan çështje parimore të saj, nuk e ngriti kultin e gruas dhe njohu meritat e saj në shoqëri. Në një shoqëri maskiliste si jona, ku dhe shumë gra që futen mes radhëve të burrave në pushtet nisin të sillen si ata, thirrja e Jozefina Topallit ndaj unit të gruas shqiptare, duke e lartësuar vlerën e saj deri më tani mbetet padyshim unikale. Çfarë do të bëjë më tej kjo zonjë, e cila është kryetarja e parë grua e Parlamentit shqiptar, që mundi i saj të mos mbetet vetëm tek turi i takimeve kjo mbetet për t’u parë në vazhdimin e angazhimit të mëtejshëm të Topallit në politikë dhe instancat shtetërore. Duket se s’do ta ketë të vështirë që të vazhdojë atë që ka nisur dhe në betejën e mëtejshme do të ketë dhe disa kolege më shumë në Kuvend, që urojmë të mendojnë si ajo dhe të mos i gëzohen karriges së deputetes vetëm për ambicie personale.

G. Standard
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi