Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Milazim Kadriu: Çdo dëshmor simbolizon Feniksin e Lirisë që rilind nga hiri i tij i shenjtë

Shko poshtë

Milazim Kadriu: Çdo dëshmor simbolizon Feniksin e Lirisë që rilind nga hiri i tij i shenjtë Empty Milazim Kadriu: Çdo dëshmor simbolizon Feniksin e Lirisë që rilind nga hiri i tij i shenjtë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 03, 2009 12:16 am

Recension

ÇDO DËSHMOR SIMBOLIZON FENIKSIN E LIRISË QË RILIND NGA HIRI I TIJ I SHENJTË


Sylejman Lutolli “Ritme lirie”, poezi për dëshmorët e Llapit, botoi “ALBI” Besianë, 2002

Nga Milazim KADRIU

Ndonëse nga përfundimi i luftës për ata që janë më meritorët për lirinë që e gëzojmë ne sot,dëshmorët kombit, autor të ndryshëm kanë shkruar krijime të ndryshme që sado pak ti përkujtojnë ata duke prezantuar veprën dhe heroizmin e treguar në betejat e shumta që zhvilluan kundër okupatorit shekullor. Ishin ata që rrokën pushkën për të sjellur lirinë vendit duke mos kursyer asgjë nga vetja e tyre,madje as gjënë më të shtrenjtë jetën e tyre. Ndër librat e shkruar për dëshmorët e UÇK-së është edhe libri me poezi i poetit llapjan Sylejman Lutolli. Ai në këtë libër ua ka kushtuar nga një poezi të gjithë dëshmorëve të UÇK-së të Zonës Operative të Llapit. Cilido prej këtyre dëshmorëve të prezantuar në libër dhe dëshmorëve tjerë që ranë anekënd Kosovës simbolizojnë feniksin e lirisë, që rilind dhe do të rilindë nga hiri i tij i shenjtë, në çdo kohë e në çdo cep të Shqipërisë etnike. Libri me poezi kushtuar dëshmorëve të UÇK – së të ZOLL – it, me titull “Ritme Lirie”, i Sylejman Lutollit shënon një etapë të historisë së lavdishme të popullit shqiptar dhe sakrificën deri në flijim për t’u çliruar nga pushtuesit. Jemi të vetëdijshëm se sado e përsosur qoftë, asnjë pendë, asnjë dorë dhe asnjë gjuhë nuk mund t’i japë fjalës fuqinë që asaj i jep heroizmi i dëshmorëve të lirisë. Megjithatë autori është munduar që sadopak të spikasë disa prej elementeve të rëndësishme të jetës dhe veprës së dëshmorëve të UÇK-së të ZOLL-it. Shpresojmë se për lexuesin tonë dhe për brezat që vijnë, kjo dhe librat tjerë të shkruar për dëshmorët do të shërbejnë si burim i përhershëm i frymëzimit atdhetar.

Nëpërmes këtyre vargjeve të librit “Ritme lirie” krijohet përfytyrimi për heroizmin, atdhedashurinë, virtytet, idealin, trimëritë e figurave me përmasa kombëtare të UÇK-së në luftë të pabarabartë me një pushtues terrorist e kanibalist, me zot e drejtësi në gojë, me terror e krime në vepër, si dhe me urrejtje patologjike në shpirt. Ndonëse ky libër i shkruar për dëshmorët e UÇK-së të ZOLL-it nuk ka kurrfarë ndarje se përgjithësisht, të gjithë dëshmorët kanë biografi të njëjtë: linden e u rritën në Kosovë,iu përgjigjën kushtrimit të atdheut e ranë heroikisht për t’u përjetësuar në altarin e lirisë. Na hoqën qafe robërinë e dhunën, na dhuruan lirinë, krenarinë, mburrjen, historinë e bujshme, si dhe frymëzimin për vepra artistike. Na mësuan si të luftohet kur duhet, si të mposhtet terrori e krimi, si të mbrohet e të çlirohet atdheu, si të bashkohemi rreth një qëllimi, rreth një flamuri e një ideali. I dhanë shembuj botës e brezave të ardhshëm si duhet bërë luftë të drejtë çlirimtare. Andaj kemi obligim moral e kombëtar që të ngremë çështjen e nevojës për të grumbulluar e ruajtur me përkushtim të dhënat për dëshmorët, sepse ato janë vetë historia dhe ato janë thesari që duhet t’u lihet trashëgim brezave që vijnë, në mënyrë që ne dhe ata ta njohim vetveten.

Autori i librit, me një ndjenjë të hollë iu ka qasur portretizimit të dëshmorëve në formën më të vështirë të shkrimit në akrostik. Kjo përmbledhje e poezive të Lutollit përpos që shënon një vlerë të mirë artistike, por aq më tepër shënon një kronikë të ngjarjeve në formë të fragmentarizuar të kohës që e kemi jetuar. Prandaj, në këtë dimension, duhet shikuar si një vlerë dhe përkushtim të epokës më të lavdishme të shqiptarëve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi