Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çdo gjë si në vaj, shfrytëzojmë pushimet

Shko poshtë

Çdo gjë si në vaj, shfrytëzojmë pushimet Empty Çdo gjë si në vaj, shfrytëzojmë pushimet

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 03, 2009 12:29 am

Çdo gjë si në vaj, shfrytëzojmë pushimet



Në një vend ku po shkelet Kushtetuta, a mund të mos thuhet se ai vend është në “gjendje të jashtëzakonshme” politike? Ata “atje lartë” në Veriun (edhe me të) thellë, gati pranë Nordikut, edhe, hajt, mund të pushojnë, se i kanë kryer punët e veta. Por, as ata nuk do të mund të merrnin “pushime verore”, sikur të mos i merrnin të varurit e tyre që vendin e kanë futur në “gjendje të jashtëzakonshme”. Në një vend ku pesë shekuj nuk “kanë ndodhur ndryshime”, ku mund të ndodhë ndryshimi i situatës për vetëm dy muaj vere? Dhjetë vjet institucione të përkohshme, jo nuk bëka veç dy muaj “improvizim” i tyre, shteti në pushim vere, se është mësuar ta “pushojë” që 18 muaj. Zëvendësojmë funksionet e pafunksionueshme që i mbikëqyrë ligjvënësi i huaj. Opozita, e lëshon pllakën e kritikave në gramafon, përsërimat i reprizon “gojafoni” i porositur, e vet i thanë në diell sendet midis plazhit në “detin tonë”. Na kanë dalë auditimet ashtu si i kemi porositur, “mbikëqyrësi” i “emplementimit të ligjit” hë për hë po merret me politikë. Nuk ka kohë drejtësia sipas ligjeve serbe e rregulloreve të OKB-së, të merret me “grumbullin” e problemeve, se kur kanë pritur dhjetë vjet, po hyjmë në dekadën e dytë të kohës së çlirimtare që zyrtarisht quhet “paqe” e armëpushimit. E vërteta e drejtësisë, kanë thonë pleqtë e Bllacës, del shumë vonë në dritë, atëherë kur askujt nuk i vlen pesë para e vërteta. Pritët 18 muaj ta kapni për fyti atë far monstrumi që quhet status quo, jo s’po pritni edhe dy muaj verë! Në vjeshtë, derisa ju t’iu ktheheni “obligimeve” ndaj popullit, Brukseli do ta ndërtojë një traktat për Ballkanin Perëndimor, ku do ta premtojë integrimin për myslimanë të ndryshëm. Pastaj ne edhe dhjetë vjet tjera do t’ia krisim pushimeve verore, sepse kur premton Brukseli, ajo bëhet shekujve të ardhshëm. Lëre po çka po lypin në Bruksel, kur e kanë detin krejt afër, në rrugën që ka nisë ngadalë ta bëjë bashkimin kombëtar? Pushojmë në emër të popullit që nuk ka xhep për pushime. Tash kemi “para nëpër duar” të “shacëve” dhe riparojmë arnat nëpër automobilat tonë, në vendin ku bujqësia subvencionohet me 2 milionë euro, e rrugët e asfaltit me qindra milionë. Sepse traktorët nuk ecin nëpër asfalt, po nëpër ara, kurse veturat nuk ecin arave po kërkojnë asfalt të mirë. Lidhur me Brukselin dhe Bujqësinë po mediton në det “diplomacia” kosovare, haj medet, haj! E bë Zoti mirë, se ka kuvet ai, dhe kur del nga shtëpia jote e shkon mysafir në detin tënd, leja në dorë të Zotit dhe ligjit “implementimin” që përkohësisht merret me politikë. Një popull që del nga lufta, i mjafton të jetë i kënaqur vetëm pse është gjallë. Me shekuj gjithkund në botë pushtetet kanë punë me popuj të rebeluar që nuk i kënaqë “liria” ligjore de jure, e jo de facto, veç popullit që me shekuj del nga luftërat e humbura fitimtar, e ulë kokën dhe është optimist për ardhmërinë e tij drejtë varrezave të qytetit. Këto të gjitha më lartë, fjalët e editorialit, i di mirë “klasa politike” e Kosovës që këto ditë relaksohet në detet e huaja ekzotike, pas punës së madhe që bëri nga qershori i vitit të kaluar, punës për ta betonuar status quo-n nga koha e UNMIK-ut, për të cilin po thonë se është shpërngulur në Mitrovicë, dhe se më nuk ka ingerenca në Kosovën Jugore, veç që në Jug ende punojmë me Rregulloret e tij. UNMIK-u i demobilizuar në Spanjë, ka ingerenca veç edhe në Këshillin e Sigurimit. Këshilli i Sigurimit ka ingerenca mbi BE-në, kurse ingerenca mbi “klasën politike” të Kosovës ka populli që ka dalë nga lufta dhe që i mjafton që është gjallë. Dikur ngushëlloheshim duke prejudikuar “në vjeshtë”, e vjeshtës thoshim “në pranverë”. Tash njëherë nuk dimë se kur!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi