Pajaziti: Policia në veri respekton zinxhirin komandues

Arsim Rashiti, Bota Sot
Nuk dihet asgjë për vjedhjen në polici
Pavarësisht që policia në veri të Mitrovicës, e dominuar totalisht nga serbët ka dëshmuar disa herë se nuk i bindet zinxhirit komandues, eprorëve të saj në Prishtinë, ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti kënaqet me faktin se kjo polici, vazhdojka të raportojë për Prishtinën.
Policia e Kosovës në veri, disa herë gjatë protestave të serbëve atje kundër kthimit të shqiptarëve në pronat e tyre, i ka lejuar ata që të shpërthenin kordonin policor. Po ashtu kjo polici besohet se raporton që më parë në Beograd se sa në Prishtinë.
“Të gjithë policët në Kosovë janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ku të gjithë e respektojnë Ligjin për policinë. Sipas tij kanë pasur vështirësi me abstenimin e disa pjesëtarëve, por ata të cilat janë kthyer i raportojnë eprorëve të tyre”, tha Pajaziti.
“Kemi pasur vështirësi më shumë se një vit me disa pjesëtarë që kanë abstenuar, fatmirësisht pjesa kryesore e tyre janë kthyer në vendet e veta të punës dhe ata i raportojnë eprorëve të tyre sipas zinxhirit komandues. Policia e EULEX-it po na ndihmon shumë në këtë proces, ata janë mbështetës në respektimin e zinxhirit komandues”, tha ai. Pajaziti më tej tha se kanë takime të rregullta të menaxhmentit të policisë me të gjitha regjionet dhe stacionet e policisë, duke përfshirë edhe ato në veri të vendit. “Javën që shkoi ka pasur vizita të drejtorit të policisë edhe në stacionet tjera ku ka pjesëtar nga komuniteti serb dhe ky proces tani është pozitiv”, tha ai duke shtuar se nuk kanë asnjë vështirësi në funksionimin e policisë me zinxhirin komandues ashtu siç e kërkon ligji.
Ndërsa, ende nuk ka asgjë për vjedhjen në polici, para më shumë se tre muajve kur qenë vjedhur nga dhoma e dëshmive 50 kilogramë drogë dhe një sasi e konsiderueshme parash. Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, të dielën, gjatë interpretimit të auditimit, u tha gazetarëve se për këtë çështje mund të kërkojnë përgjigje në polici. “Mund të bëni pyetje në organet e policisë se deri ku ka mbërri rasti. Unë e di që është një proces shumë i rëndë, hetuesit më të mirë janë duke punuar, kjo është çështje e drejtësisë dhe fjalën e vet mund ta jap drejtësia për këtë rast.”, tha Pajaziti duke shtuar se është një fazë e hetimeve të thella dhe policia e vlerëson kur do të jap këto të dhëna.
Ndërkohë ministri Pajaziti e vlerësoi pozitivisht raportin paraprak të Zyrës së Auditorit Gjeneral (ZAGJ), duke thënë se në këtë raport nuk bëhet fjalë për ndonjë shkelje të rëndë, apo ndonjë keqpërdorim të buxhetit, përveç disa mangësive të vogla të cilat në vitet e ardhshme nuk do të përsëriten. Ministri, Pajaziti, duke folur për raportin e auditorit gjeneral, tha se MPB-ja këtë raport e konsideron real dhe pozitiv.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi