Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush e shiti kryengritjen e armatosur të Kosovës në 1979

Shko poshtë

Kush e shiti kryengritjen e armatosur të Kosovës në 1979 Empty Kush e shiti kryengritjen e armatosur të Kosovës në 1979

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 25, 2008 12:54 pm

Kush e shiti kryengritjen e armatosur të Kosovës në 1979
Kush e shiti kryengritjen e armatosur të Kosovës në 1979 A_231

Ky artikull eshte marre nga Website zyrtare i Liliana Hoxhes e cila eshte e shoqja e djalit te Enver Hoxhes, Sokol Hoxhes. Artikulli shpreh pikepamjet e autorit dhe jo te adreses sone.

Kush e shiti kryengritjen e armatosur të Kosovës në 1979
Vështrim historik pak i njohur (12 tetor 2005)

Për vetë Kosovën e cila meriton jo thjesht mbështetje morale mbarëkombëtare, por te shtetit mëmë shqiptar, duhen këto radhë për të shpjeguar se si është sabotuar mizorisht çështja e pavarësisë së saj dhe e bashkimit me Shqiperinë prej Ramiz Alisë.
Sidomos pas prishjes me Jugosllavinë, prioriteti i Enver Hoxhës ka qenë Kosova. Në KQ të PPSH ishte strukturuar “sektori special” që mbulonte e madje drejtonte në sekret të plotë zhvillimet në territoret shqiptare jashtë kufirit. Organi shtypit i posaçëm, gazeta “Slloboda”, formuluar prej këtij sektori, shpërndahej jashtë dhe brenda kufirit për emigracionin politik jugosllav (shqiptarë me nënshtetësi jugosllave kundër regjimit të Titos) strukturë kjo që pati jetëgjatësi deri në 1953 bashkë me Stalinin.
Mbështetja nga jashtë ra, ndërsa Hrushovi ndoqi politikën pro jugosllave. Pas viteve 60 me daljen nga Traktati i Varshavës u shtrua në rend të ditës çështja e shqiptarëve jashtë kufirit. Mbështetur fuqishëm prej hovit të madh të lëvizjes komuniste m-l në botë. Në vitet 70 marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë ishin kurorëzuar pozitivisht me shkëmbimet e delegacioneve në fushën e kulturës e arsimit midis Kosovës dhe shtetit amë. Kështu tashmë veprimtaria me shqiptarët jashtë kufijve ishte legale përveç se asaj ilegales me synim të caktuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ndërkaq lëvizja e përgjithshme ndërkombëtare m-l, përbërë nga grupe të majta në Evropë e pse jo deri në Amerike, përveç se shqiptarëve jashtë kufijve, mbanin lidhje me PPSH dhe e mbështesnin për synimin “KOSOVA REPUBLIKË”. Këto zhvillime sollën domosdoshmërinë e sektorit të posaçëm ne KQ. Zhvillime që nxitën kundërreaksionin e UDB dhe politikës shtetërore jugosllave. Meqenëse orientimi i PPSH ishte unifikimi i të gjitha grupeve atdhetare jashtë Shqipërisë në një parti të vetme me program preçiz “Kosova Republikë”, fundi i viteve 70 shënoi reprezalje me gjyqe politike e vrasje në kufi të liderëve kryesorë të lëvizjes për çlirimin e saj si Gërvalla etj etj. Pikërisht kur po ariheshin përpjekjet për unifikimin e të gjitha grupeve , për rebelim masiv por të organizuar politikisht e ushtarakisht, brenda në Kosovë, por sidomos me gatishmërinë totale edhe ushtarakisht nga shteti mëmë ndodhin çuditshëm gjëma me karakter kombëtar. Të tilla në Kosovë, e po ashtu edhe brenda vendit, arsyet e të cilave do të zbardhen gradualisht me refleksione e analiza, dëshmi e deduksione, kundrejt mbylljes hermetike të dokumentimit të tyre nga arkivat, apo nga falsiteti i aktorëve të mbetur ende gjallë si Ramiz Alia e Nexhmije Hoxha. Në vitin 1979 vdes në mënyrë spektakolare Hysni Kapo, pikërisht në Paris në prani të buzëqeshjes së Ramiz Alisë. Pikërisht kur Këshilli i Mbrojtjes në mbledhje të posaçme hartoi dhe miratoi planin ushtarak për ndërhyrje në rast nevoje për çlirimin e Kosovës. Çka ajo do ta kërkonte vetë nëpërmjet kryengritjes së armatosur. Në se në vitet 80 rezultojnë gjithmonë e më shumë të vrarë drejtuesit kryesorë te çlirimit të Kosovës , në pranverë të 81 dështon kryengritja e armatosur e Kosovës, përgatitur me kohë me përkushtim e me sakrifica sublime të krerëve të saj. Thuhet se kryengritja dështoi se u shit nga vetë shteti shqiptar, ndërkaq që “vritet” Mehmet Shehu që kryesonte planin sekret të mbështetjes ushtarake të kryengritjes së brëndëshme Kosova Republikë.
*
* *
Pikërisht në këtë kohë kemi intrigën e fejesës së djalit të Mehmet Shehut e vërtetuar tashmë si e detyruar, për ta djegur si figurë deri në “vetëvrasje” ndërkohë që përgjigjej drejt për së drejti për organizimin ushtarak në mbështetje të Kosovës. Cili do qoftë realisht Mehmet Shehu, (apo edhe gruaja e tij, agjentë sllavo-serbë ) tragjedia ndaj tij është tragjedi kombëtare, se u përdor pikërisht në sabotim të çlirimit përfundimtar të Kosovës, marrë përsipër personalisht nga Enver Hoxha. Paralelisht për të minuar gjithashtu njëherë e përgjithmonë PPSH nga brenda, në dobi të boshnjakut Ramiz Alia ( apo Aliagoviç pa e njohur kërkush të tillë atëherë, i kompleksuar së fundi të këmbgulë në media, se rrjedh nga një familje denbabaden shkodrane, pa guxuar ti përgjigjet drejt për së drejti zbulimit të origjinës së tij të vërtetë).
Alia, aktivisti më pasionant pro jugosllav i PPSH , i pyetur jo pa qëllim në prag të jubileut të 80 të tij, pikërisht në se tragjedia e Mehmet Shehut është përdorur për të sabotuar Kosovën , paturpësisht bën konkluzionet duke mohuar jo vetëm qëllimin por edhe projekt planin e PPSH për gatishmëri organizative dhe ushtarake deri në intervencion të Shqipërisë përkrah Kosovës së ndezur për çlirimin e saj në 79. Më konkretisht ai mohon t’i jetë ngarkuar kjo përgjegjësi Mehmet Shehut automatikisht si kryeministër i Shqipërisë. Ai gënjen e mashtron poshtërsisht duke i konsideruar këto si fantazi e aventura që as s’mund të hartoheshin e as mund të ndërmerreshin. Çka e përsërit për të qenë më i besueshëm edhe për masakrën e Tivarit (ndaj nacionalistëve shqiptarë konsideruar bashkëpunëtorë të pushtuesit, duke ja lënë fajin PPSH, ai lan duart si gjithmonë) : “Luftë me jugosllavët nuk kemi kërkuar, nuk kemi bërë dhe nuk mund të bënim” (1 tetor 2005 , Ramiz Alia në një të përditshme) . Por ç’duhet të ketë bërë ai me dokumentacionin përkatës, që vërteton planin e PPSH për Kosovën në vitet 80 ? Për çka të skandalizon kopsitja e problemit me palën jugosllave, që tragjedia ndaj Mehmet Shehut të kishte aspekt vetëm të konfliktit të brendshëm dhe absolutisht jo lidhje me Kosovën. Menjëherë pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, çka do të thotë që e prisnin (siç edhe e kishin urdhëruar) agjencia shtetërore jugosllave TANJUG jep lajmin e çuditshëm që kryeministri shqiptar në tentativë të vrasë në grindje e sipër Enver Hoxhën, vritet nga rojet e tij, sa gjaku i tij spërkat syzet e sekretarit të parë të PPSH (diversion e tymnajë e UDB mbi të vërtetën).
Kosova në fund të viteve 80
Nuk ka nevojë për tu komentuar dhe analizuar këto zhvillime kur abandonimi me cinizëm përsëri i çështjes kosovare tashmë është lakuriq:
“Kosova është në pragun e shpalljes së kushtetutës. Është punë e tyre, ne kemi programin dhe platformën tonë” (Ramiz Alia mbledhja e Byrosë Politike të PPSH për pluralizmin 1989).
Shteti shqiptar i dobësuar prej tranzicionit traumatik sipas skenarit të vetë Ramiz Alisë, s’mundi ti ndodhej garant (siç do të kish bërë Enver Hoxha) përveç se për strehimin e refugjatëve kosovarë, as në rastin e bombardimit prej NATO-s. Pozicioni i ministrit të jashtëm sot paralajmëron një mosmbështetje në vazhdimësi cinike dhe flagrante qoftë dhe në planin moral dhe psikologjik, premisë për përçarje me popullin kosovar dhe distancim politikisht me krerët e tij. Pikërisht kur ata përfaqësuar nga Rugova (i sëmurur si për çudi në momentet më vendimtare po sfidon edhe vdekjen) kanë ezauruara të gjithë potencialin e rezistencës që nga ajo e armatosur e deri tek pjekuria e durimit për rrugë paqësore apo të filozofisë gandiste, për aspiratën e përgjithshme, pavarësinë e Kosovës. Në planin tonë të brendshëm situata është shumë më shqetësuese për mallkimin që ka rënë midis shqiptarëve sidomos që e majta të mos dali dot as kësaj radhe nga kthetrat e Alisë.
Të terrorizuar kongresmenët e PS s’patën kurajë të votonin demagogjinë e “paketës” Rama, ndërsa votuan me shumicë gati të thellë panikun Rama, kundrejt “okupatorit” të pushtetit Berisha, ( sikur të mos jetë alternativë shqiptare) madje për faj të tyre. Cka veç zhvillim demokratik nuk premton. Pra shteti mëmë mbetet shumë larg Kosovës (si padashur ) së qëni larg për vete nga standardet euroatlantike , çka do të thotë me logjikën e mafies politike të brendshme por dhe të jashtme shovene franko sllavo sërbe të Ramiz Alisë : “kur s’jemi mirë për vehte si do jemi për Kosovën” ?


Marre nga: lilianahoxha.com Website Zyrtare
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi