Halit Bogaj: Abdurrahman Shala
Faqja 1 e 1
Halit Bogaj: Abdurrahman Shala
ABDURRAHMAN SHALA/1922-1994/
Nga Halit Bogaj
Në vite 60-ta, pas disa roleve episodike dhe jo gjithaq të rëndësishme, aktori ynë Abdurrahman Shala, realizoi rolin e tij të shkëlqyer të major Demirit në filmin”Kapiten Lleshi”-pjesa e parë.
Edhepse Aleksandër Gavriq luante rolin kryesor, A.Shala shkëlqeu si një meteor i ndritur në kinematografinë ish jugosllave dhe pikërisht me atë rol bëhet ndër aktorët më autoritativ të atij nënqielli..
Sipas mendimit tonë, duke e parë se Abdurrahman Shala kishte sukses të madh në pjesën e parë të “Kapiten Lleshit”, regjisori antishqiptar Zhika Mitroviq ia besoi atij një rol ballisti që vriste fëmijë në pjesën e Dytë të filmit të përmendur me tituillin’’Qërim hesapesh’’.Këtë rol Shala nuk ishte dashur ta pranonte në asnjë mënyrë dhe na duket se kishte bërë gabim të madh, duke e degraduar autoritetin e vetë dhe të popullit të tij.
Ai interpretoi edhe shumë role të tjera në filmat jugosllavë, e që ishte mjaft vështirë të depërtohej atje si një shqiptar ,por duhej falenderuar aftësisë së tij për aktrime të tilla të fuqishme ku së shpejti hyn në elitën e aktorëve më të përmendur të asaj kohe, madje duke aktruar edhe në disa filma ndërkombëtarë kushtuar heronjve të Perëndimit të egër Old Sheterhend dhe Vinetu.
Në ato vite fillestare për mbarëvajtjen e kinematografisë së re kosovare, Abdurrahman Shala bëhet edhe themeluesi kryesor i shtëpisë filmike”Kosovafilmi” në të cilën fillojnë të prodhohen edhe vepra të pavarura artistike kosovare me tematikë shqiptare dhe me forcat vetanake.“Kosovafilmi” bëhet një vatër e re e përpjekjeve të parreshtura për një zhvillim sa më të hovshëm të artit të shtatë tek ne. Aktori Abdurrahman Shala angazhohej sinqerisht dhe në mënyrë titanike për një arritje sa më të suksesshme të kinematografisë kosovare, kështuqë edhe ne të kishim me çka të prezentoheshim në festivale të ndryshme filmore me të cilat do të mburrej ky popull dhe ky vend, çfarë ndodhi me të vëretë deri në ditët e kobshme kur Kosova e humbi edhe atë trohë autonomi të fituar me mundime të shumta.
Edhepse e themeluar si Ndërmarrje e pavarur,”Kosovafilmi” vazhdoi të bashkëpunonte me shtëpitë e tjera filmore të republikave dhe Krahinën e Vojvodinës, duke realizuar disa filma në koproduksion me të tjerët, ku si i tillë ishte edhe filmi”Uka i Bjeshkëve të Nemuna”, një projekt shumë ambicioz në të cilin luan edhe vetë aktori ynë i shquar.
Edhe në atë film del në sipërfaqe përvoja e tij e gjatë si aktor i përmasave të fuqishme i cili realizoi dhjetra role të ndryshme në ish kinematografinë jugosllave.Talenti i tij shumështresor na bënte përshtypje të shumta, ku shquhej intuita e tij e brendshme që dilte nga një thellësi e paparë vullkanike dhe kreative.
Në filmin”Si të vdiset” interpreton një shqiptar hijerëndë, ashtu siç ishin burrat e mëdhenj të këtij populli dhe të odave tona tradicionale, i cili me praninë e tij të domosdoshme në shoqërinë shqiptare lente mbresa të posaçme edhe për gjeneratat e ardhshme.
Sipas veprës”Era dhe lisi”, e në regjinë mjeshtërore të Besim Sahatçiut, krijohet filmi homonim, me aktorët kosovarë:Shani Pallaska, Istref Begolli, Melihate Ajeti, Çun Lajçi etj., ku shkëlqen sërish Abdurrahman Shala në rolin kryesor të Lisit si njeri i ndershëm i cili kishte luftuar për t’i realizuar idealet e shenjta gjithëpopullore, por që edhe lufta e tij ndaj okupatorit gjerman kishte qenë vetëm një mashtrim tjetër që i ishte bërë këtij populli nga pushteti dinak jugosllav, që Kosovën sërish e la në prangat e veta.Në këtë drejtim, roli i Lisit të paharruar dhe brengat në fytyrën e aktorit tonë të madh, tregonin pakënaqësi të shumta të personazhit kryesor ndaj mashtrimeve të bëra në kurriz të popullit tonë të vuajtur.Meqenëse Lisi ishte karakter i paluhatur dhe i vendosur deri në fund edhe kundër korrupsionit dhe në mbrojtjen e ndjenjave të veta të fuqishme patriotike, UDB-ja fillon t’ i vehet pas përmes një spiuni shqiptar emigrant nga Shqipëria, të cilin e orientojnë edhe në drejtim të lëndimit të nderit familjar të Lisit, çka nuk mund të durohej në asnjë mënyrë.
Për kushtet dhe rrethanat kur u krijua seriali, ai bëri jehonë të madhe, por ajo që e ngriti atë në nivel aq të lartë ishte pikërisht loja maestrale e aktorit kryesor por edhe e mbarë ekipit filmor kosovar, ku Lisi i tij ka mbetur kurorë lavdie, pa të cilin vërtet do të mungonte mozaiku i opusit artistik të aktorit në fjalë por edhe i mbarë kinematografisë sonë në të cilën A.Shala ishte strumbullari kryesor i saj.Në Kosovë ai ishte përherë i pari për të realizuar role specifike dhe të mbajtura mend për vite të tëra..
I tillë, siç ishte gjithmonë, shkëlqen edhe në filmat”Proka”, në regjinë e Isa Qosjes dhe”Tre vetë kapërcejnë malin”, i realizuar sipas novelës së Naum Priftit.Gjithashtu duhet konstatuar unanimisht se çdo film i tij kishte peshë të jashtëzakonshme në qarqet artistike, prandaj ai çmohej dhe nderohej nga të gjithë ngase posedonte një zë karakteristik dhe të thekshëm filmor.
Në vazhdim duhet theksuar se kryevepra e tij më e madhe dhe e mbarë kinematografisë kosovare, pa dyshim ka mbetur filmi antologjik”Njeriu prej dheu” me të cilin vehet në spikamë virtuoziteti kreativ i aktorit tonë, por edhe ndjenjat e tij jetësore dhe shpirtërore për ta realizuar sa më mirë personazhin kryesor, për të cilin e shkriu tërë qenjen e tij artistike.
Duke e parë peshën aq të madhe të filmit në fjalë dhe rrezikun që paraqiste ai për pushtetin aktual, regjimi serb e vuri atë në bunker për dy decenie të plota i cili dritën e diellit e pa vetëm atëherë kur vendi ynë u çlirua nga NATO-ja.Pas çlirimit filmi rilindi sërish dhe filloi të shfaqej nëpër kinematë kosovare së një vlerë e rrallë e artit tonë filmor, duke na e kujtuar një të shkuar të hidhur të deportimit me dhunë të shqiptarëve në tokat e Turqisë sipas asaj marrëveshjes famkeqe ndërshtetërore, ku aktori ynë i madh ishte protagonisti kryesor përmes të cilit evokohen kujtimet.
Pas premierës së filmit në fillmvitet tetëdhjeta ,gati kishin pësuar edhe krijuesit e kësaj kryevepre-Fadil Hysaj dhe Agim Sopi të cilët ishin ftuar shpesh në biseda informative të cilat ishin bërë të rëndomta për çdo intelektual shqiptar që e donte vendin e vetë.
Në ato vite të mundimshme për të gjithë ne, na e ndaluan edhe përjetimin kolektiv të filmit të përmendur por edhe mbarë kinematografinë tonë me tema kombëtare ku bënte pjesë edhe arti skenik në të cilin veheshin në skenë vetëm vepra pa asnjë vlerë letrare, artistike, kulturore dhe kombëtare, të kontrolluara nga pushteti i instaluar serb, por edhe në këtë drejtim Kosova kishte kulturën e vetë paralele e cila nuk i nënshtrohej pushtuesit.
Mbase nuk është e tepërt të thuhet se pikërisht me këtë film aktori Abdurrahman Shala ka hypur në shkallët më të larta ,duke na treguar edhe njëherë se filmin e kishte pasion kryesor jetësor.Sikur filmi të vazhdonte të shfaqej nëpër festivale të ndryshme botërore ai do të arrinte sukses të madh ngase ishte i krijuar nga një mjeshtër i llojit specifik.
Pra “Njeriu prej dheu “u shfaq sërish pas luftës në kinemanë e renovuar”ABC” i cili kishte shikues të shumtë edhe nga fakti se gjeneratat e reja nuk e kishin parë atëherë këtë vepër të rrallë artistike nga e cila mësonin një eksod tragjik të popullit tonë. Në ato ditë kur rishfaqej filmi, të gjithë ishim të përlotur nga mallëngjimi dhe gëzimi që i arritëm ditët e çlirimit që para syve tanë të defilonin aktorët kosovarë ,disa prej të cilëve nuk janë më në mesin tonë , e ku bën pjesë edhe aktori të cilit i dedikohet ky shkrim modest.
“Njeriu prej dheu” një epope e fuqishme e dashurisë ndaj vendlindjes dhe atdheut na tregoi edhe një herë se sa është e vështirë rruga e gjatë e shpërnguljes nga trojet e lashta ku kanë lindur dhe vdekur të parët tanë.
Na tregoi edhe njëherë se sa ishte i lidhur personazhi kryesor për vendin e tij të dashur nga i cili ishte shpërngulur me dhunë nga armiku ynë barbar që Kosovën e donte pa asnjë shqiptar.”Njeriu prej dheu” ishte një tragjedi tjetër kombëtare të cilën e realizoi për mrekulli aktori ynë Abdurrahman Shala duke dhënë nga vetja tërë potencialin e tij të akumuluar..Ky film na kthen edhe në faktin se sikur të ishim të lirë do të krijonim edhe shumë vepra të tjera të tilla me të cilat do të arrinim suksese të mëtejme në botën kinematografike edhe përtej kufijve kosovarë, ngase secili vend i ka karakteristikat e veta të cilat zgjojnë kurreshtje në botë..
Emri i madh i aktorit tonë të ndjerë ishte edhe nder i kombit, krenari për të gjithë ne dhe shembull për gjeneratat e ardhshme se si duhej krijuar role aq te fuqishme, të cilat mund t’i arrinte vetëm një aktor i formatit të tij.
Është për t’u theksuar se A.Shala edhe në kinematografinë ish jugosllave gëzonte respekt të madh, ashtu si edhe aktori Luba Tadiq, duke qenë përherë ndër të parët për role markante dhe specifike të cilat i interpretonte dhe i nxirrte me suksese të pa kontestuara.
Mund t’i kujtojmë edha filmat”Kozara”, ‘’Nën qiell të njejtë’’, ‘’Sulmi i kuq” dhe dhjetra të tjerë , për t’u bindur se ç’ forcë të jashtëzakonshme artistike posedonte i madhi Abdurrahman Shala i cili pas vetes na la një thesar çmuar të artit filmor.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi