Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi: Një qerasje në klubin e ri

Shko poshtë

Përparim Hysi: Një qerasje në klubin e ri Empty Përparim Hysi: Një qerasje në klubin e ri

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 04, 2009 2:05 am

Përparim Hysi: Një qerasje në klubin e ri U1_PerparimHysiTregim

Nga Përparim Hysi

Një qerasje në klubin e ri

Aq e vogël është qyteza jonë,sa,po ndodhi diçka ere,menjëherë merret vesh.Mjafton që ta dijë vetëm një njeridhe,pastaj,kur thonë,doli fjala nga dhëmballa,mori 27 mëhalla.Sekushtha që Lonka i Maqkës na paskësh hapur një klub.Dhe kush pa Lonka.PoLonka deri sa hyri "tranzicioni",na qe shef kuadri në fermë.Apodallandyshe,ktheje ndryshe.Dhe Lonka do ecë me kohën.U hap fjala dhemori dhenë.E ka hapur dhe ka bërë klub,librarinë e qytezës ku punontee shoqja.-More,- tha dikush,- nuk është e mundur,se vërtet e moriSofka(se Sofie e quajnë të shoqen e Lonkës,por dihet që nga anëttona,xhëku i përkëdhelim fjalët dhe vëmë ndonjë k a tjetër gërmë),porligji nuk e lejon që këtë librarinë ta kthej në klub.Ou,-ndërhyritjetri,-unë të them ujku dhe ti më thuaj,gjurma.Po hajde,orbabam,se,po nuk qe e vërtetë kjo që po të them,do të qerasë unë meç'të kërkosh.E për ç'qerasje më bën fjalë,ia preva,me ndonjë kafe andonjë pije me ngjyrë që nuk i honeps fare unë.Jo,o t'u mbylltë,po medopjo raki e meze.Dhe,- shtoi,-ndërsa pijet e mezetë i shërbenLonka,Sofka,ka ndryshuar zanat:nga librare,është bërë kuzhiniere.Dhedëgjo këtu,- më thotë miku,- Lonka,sado pak barkalec,po është bërë ishkathtë.T'i bie asaj "librarisë",ë,më fal,klubit si një djalkë iri.Një peshqir e mban hedhur mbi supet siç bënin qëmoti në klubet egegërisë(se kush ia ka futur në veshë,pa të qe për Lonkën,ëhë?!) dhetë afrohet sikur nuk të njeh fare,dhe të thotë:-Çfarë domerrni?Elbete,si tregëtar i ri,e bën ferk,se,sa i thuaj porosinë,atypër aty,të thotë dopjua bën aq,mezeja kaq.Nuk i durohet,se,siçduket,me mëndje llogarit se sa fiton qoft dhe nga një pije.Nuk idurohet,për të bërë bilancin në fund.Epo kot nuk thonë që "ustaj" i rii samarxhinjëve ua bëri kurriz copë gomarëve.Eh,sa ka zanati!

***
Duke bluar këto muhabete pa bereqet,sakaq dhe erdhëmtek"libraria".E humba bastin dhe miku im qe bërë me pëndë.Uulëm...dhe,sakaq,erdhi dhe Lonka.Miku im bëri porosinë:-Na sill nganjë dopjo raki dhe mezenë e di vete:mëlçi dhe ndonjë pjatkë gjizë,podhe ndonjë hudhër a qepkë,se dhe na i do xhani.Lonka(pse kot kishpunuar me kalem ai?),pa u larguar na tha:-Dopjot kushtojnë me 80-tësecila,pa mezeja sa të vete andej nga Sofka,pa të shoh në ka dhehudhra gjizë a qepë,se mëlçi e di që ka.Tek shkoi të na sillteporositë,mori pak "avdesë"(të më falin besimtarët myslimanë,se e kampa të keq këtë fjalë:avdes!),dhe,kur erdhi,na i kripi mirë dhe atoporositë e tjera.Po mua më kish hipur ca inat me veten dhe qeshë bërëtym.Së pari,për mbylljen e librarisë së vetme në qytezë dhe së dyti,mekëto paravolitë e këtij"tregëtari",nga zorbelaja,që vetëm tregëtar nukqe.Sidoqoftë,e ngushëllova veten( i thashë dhe mikut tim),se me këtomeze,do bënim si do bënim ,po do mernim edhe nga një dopjo tjetër.Mikuim ra dakord.Epo kush nuk e do qelepirin,de?!Po si me humor që qe,mëtha:-Ore,djalkën e beut,kur e zë për të rrahur,rrije mirë.Se njëllojdo ta paguash doganën.Bëmë gëzuar me njëri-tjetrin,po goja s'ma tha qët'i thosha Lonkës:-Të ma gëzosh këtë dyqankën!Në të vërtetë,nuk qedyqankë,po goxha.Dhe Lonka ashtu si këpusha që thith gjak,dinte mirëpër ta vjelë vergjinë.Pa mbaruar mirë dopjon e parë,kur mbrritiorkestra.Ia filluan,o burazer,sazet.Epo si në anët tona.Po dhe ngaato"proçkat" e reja që,mua dhe mikut tim,si të vjetër që jemi,s'parana godisnin në mide.Mirë,o mirë,po Lonkka s'më kish kalem,pokallamar.

Muzika e mbushi klubin,dalëngadalë po rritejpjaca.Pashë që andej,nga Sofka,hyri dhe Leti.Kjo,Leti,na qe kuzhinieree vjetër dhe Lonka,si klaemxhi,e paskësh pajtuar si për ndihmë kurklubi mbushej.Se muzika të ndezë dhe nuk vë veshë më në t'u shpuanxhepat.Ne e mbaruam të parën dopjo dhe porositëm të dytën.Lonka shkoitek banaku(shpëtuam,bërtiti shoku,se nuk na tha çmimin).Po për çfarëçmimi?Po tetëdhjetë lekë se dopjo po marrim.Kur erdhi Lonka dhe,pasina i mbushi godat dopjo,na tha,pa u skuqur fare,dëgjoni:-Këto dopjot edyta janë nga 100lekë!!!-SIIIIIIIIIIII?-mënd bërtita unë.More,poç'ndryshim ka kjo nga ajo e para?-More,burazer,foli Lonkë Faqekuqi,poa nuk e pe që erdhi orkestra.Qejfi vërtet që ha kumbullat.Po qejfi dopaguar.Ja,kështu,...dhe u bëftë mirë!Mënd po kafshoja gjuhën nga ekeqja,por thashë:-Të dalë ku të dalë,po tek klubi i Lonkës nuk shkelmë.Muzika kërciste,po mua s'më mbahej inati,po aty për aty më lindinjë mendim.Kur mbaruam dhe dopjon e dytë(me shokun,ramë dakord që atotë shkreta meze t'i"honepsim" ngadalë),porosita dopjon e tretë.Qeshëbërë xurxull nga inati dhe pija nuk po më zinte.Ndërsa Lonka erdhiserbes këtë herë,i them:-Dëgjo,këto dopjo dua t'i pi pamuzikë.Urdhëro,të pushoj orkestra!...Lonka erdh e t'u bë si njëkungull që e ke pjekur mirë e mirë në furrë dhe nuk e donteveten.Ashtu si sherri t'i këndohej majë hundës,kur mori paratë,pa sekapelja nuk po i rrinte mirë pas kokës.Unë me mikun dolëm nga klubidhe,sa për vete,më nuk u futa në atë klub. Për Lonkën e klubit,sekushmë tha se një ditë prej ditësh,shumë kohë pas kësaj davasë sime,i kishrënë damllaja dhe kish katandisur ulok në shtëpi.Jo pa shpoti i thematij lajmthnësit,pa t'i dërgojmë dhe orkestër që ta rritëatë"ulokllëkun" që të shkojë në botën tjetër.Dhe qeshëm që të dy...

20 gusht 1993
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi