Cikël poetik nga Blerim Rrecaj
Faqja 1 e 1
Cikël poetik nga Blerim Rrecaj
Blerim Rrecaj
PERGJIGJE VETES DHE ASAJ
Drejt teje papritur u nisa
Vrullshëm, befas, papandehur,
Gjithsesi të takoja doja ty,
Dhe se ç’ndjeja doja për ta shprehur.
Erdha ashtu siç erdha.
E folëm aq, e ashtu si folëm,
U ndamë, e u përshëndetëm,
Kishim aq kohë pa u pare, e aq ditë ashtu rodhën…
Se doje tjetërkend mora vesh të nesërmen,
Më s’mund të merrja rrugë për te ti,
Qeshem me vetveten, me nisje-ardhjen time,
Dhe vërtet se si ndodhi, më vije shumë çudi.
Shpjegim për vete, e shpjegim për ty ku të gjej,
Përgjigjje a ndonjë fjalë,
Sikur më solli një ndjenjë, një ëndërr,
Ndoshta dashuria dhe I shkreti mall.
Ja që ndodhka që njeriu , në një çast humb mendjen e fare turbullohet,
Së fundi e dëgjova thënien që e kish thënë dikush:
“Dashuria me vështrim të pare vështirë shërohet!”
Kështu I them vetes, kështu të them ty,
A do të mbërri ndonjëherë kjo përgjigjje nuk e di,
Edhe një varg dikur një poet e kishte shkruar:
“Një mjegull pus, një çmenduri”…
Ka luan mjaft vite kur u pamë së pari here,
Dhe kujtimi për ty aty zë fill, aty j anis, aty fillon,
Këto vargje ngjajnë me “Mjergulli i dashurisë”
Por natyrisht mbajnë vulën e variantit tonë.
Loja lozonjare e syve tanë,
Ishte lojë pa fjalë, pa titull, pa koment,
Mes nesh kishte fjalë, afrime e largime – intermeco,
E gjitha se do të mbaronte kaq shpejt kush e shpiente ndër mend.
A u lëndove nga kujtimet sikurse unë,
E po kështu e paska kjo jetë,
Koha loxonjare na bashkoi e na ndau
E tash kujtimet më ftojnë të shkruaj përmbi fletë.
Nëse të kam lënduar të kërkoj falje,
Besoj se ma fal, e ma bën hallall,
Ajo ditë ndoshta ishte vazhdimi i lojës së lënë përgjysmë,
Që mbante përbrenda dashuri dhe mall.
Po ku ta di bëra a s’bëra mire që ashtu t’u shfaqa,
Dhe kështu ca fjalë po I hedh mbi letër,
Paqe, shëndet, gëzim, lumturi,
Ta zëmë se i thashë të gjitha e s’kam, e s’di ç’të them më tjetër…
KUNDRIME
…
Hëna e la faqen e malit
Me ngadalë u ngrit në qiell,
U ngrit me fytyrë të skuqur
E më pastaj ajo u zverdh.
E vazhdove hënë udhëtimin
Lart tit ash u ngrite,
Edhe zverdhja të kaloi
Këtë natë e mbushe me rreze drite.
…
Sytë më fluturojnë tej dritares
Posa e pashë në qiell këtë hënë,
Eshtë vetëm gjysëm, tamam gjysma
Si një mollë gjysëm e ngrënë.
Me dorë pak perdet i hjekë
Si ngahera një mëngjes i ri po vije
Kjo hënë shëndritka edhe retë…
…
Hënë e kuqe ngjitet lart
Herë-herë mbulohet nga retë,
Hënë e kuqe ngjitet lart,
Ngjitet lart, lart përpjetë…
…
Hëna si nënë e kësaj nate
Bisedon diç me yjtë-të bijtë…
…
Dielli lindi… e perëndoi,
Zemrën time (s’)e trazoi…
…
Kur dielli perëndoka si kjo jetë, si kjo botë
Atëherë atë askush s’mund ta fotografojë…
…
Më pëlqen kur kështu bie bore
E veturat shkojnë si nuset,
Por kur asfalti teret bëhet arrë
Shoferëve pse aq shumë iu ngutet…
…
Bie borë, kjo bore e imët
Tokën e sheqeros,
Sorrat nxitimthi qiellit fluturojnë
Duke vështruar vëngër
Embëlsirën me kokos…
…
Prag vere është
Zhurmë e rëndë e automjeteve
Shumë shpesh ndërpren
Këtë këngë karcenjësh
…
Se ç’më duket ç’do gjë e kotë
Ç’po ndodh në këtë çast me mua
O Zot
…
KARIKATURE VETES (dy variante)
Varianti i pare:
Endacak i sillpështjellshëm
Herë i qetë, herë i paqetë,
Herë me kokë të ftohtë akull
Herë me kokë avull të nxehtë.
Sorrollatem nëpër dhomë
E sorrollatem nëpër rrugë,
Marr rrugë për në lëndinë që të mbledh lule,
E shkoj e shtrihem në një llugë.
Zbres e ngjitem, ngjitem e zbres
Shkallëve të mërizisë e vetmisë,
I druhem asaj që ka zënë fill në mua
I druhem melankolisë.
A më duhet të përgatitem pa çare
Për strehëzën time vetmitare?
Varianti i dytë:
Ti mendon se si je vetë
Dhe të tjerët janë në këtë jetë
Ti mendon se s’ka si ti
Dhe gabohesh përsëri
Ti mendon e çfarë s’mendon
Ndoshta mesin e kërkon
E kërkon mesin e artë
Për të ecur ballëlartë
Të mbështetem Zot i gjithësisë
Më mbroj prej pusit të pafund të pakuptimsisë.
UNE
Unë personazhi
I një tregimi
Të papërsëritshëm
MONOLOG
Në këtë natë ç’ke,
Vallë pse kështu je zbe?
I verdhë si limon,
Vallë çfarë të mundon?
Prapë të pyeta ç’ke
Nuk e di më the.
DROMCA JETE
Ndonjëherë sikur ia vlen
Të shohësh lindje e perëndime dielli,
Ose të shtrihesh p.sh., buzë ndonjë një liqeni
Të mbyllësh sytë
Të dëgjosh zëra fëmijësh e cicërima zogjsh.
E ndonjëherë të mbledhësh pendla pëllumbash
Të ndeshësh vështrimet me ata që mbledhin kanaqe pijesh
Përballë një pallati modern politikanësh…
SKICA PER VETMBROJTJE
Kjo botë lloje tipash ndryshe-ndryshe
Sa shumë urithër, ujqër,
Dhelpra me syze…
…
Dikush mund të jetë i shquar dhe talent i madh
Por njëkohësisht edhe patriot i vogël, patriot minimal…
NATE
E ndjej si ikën kjo natë
Me tik-tak, me tik e tak
I lodhur me ndjenja plogështie
S’mund ta thur çaste ëndrrimtare
Shtrirë në shtrat
Nuk ngrihem ta ndez dritën
Të endem nëpër dhomë
As të vështroj nga kjo dritare…
PEISAZH VETMIE
Muzgu ra e hëna doli,
Hedh hapa e ia filloj një shëtitje të kotë,
Ja, dhe një yll..dy, tre…
Unë fillikat qiellin mbi kokë.
Për t’i bërë shoqëri hënës
Kjo natë stoliset me yje të tjerë,
Hëna duket seç herë më e çiltër, e më krenare
E unë endacak i mjerë.
Endem kot me hapa koti
Me barrë vetmie mbi shpinë,
Në sytë e mi a pa ndokush
Një varg, a një fragment për vetminë.
LUTJE
Vajzat e Kosovës janë lule
Mos u vyshkëshin prej telenovelave
TEPRIM
Sa kanë thënë e sa thonë:
“Haj e zeza jetë haj”
Një pasdite unë u deha
Duke pirë kafe e çaj…
SHQETESIME
E pija një pije dhe më shkoi keq sa më zuri kolli
Keq do kem menduar.
Me kujdes do të ecë rrugëve thashë me vete
Sepse ka kohë që po marr në thua
…
Ai është gjallë ai pyetëm
Më pas e pamë në gazetë.
A mund të ketë gjarpërinj këtu pyetëm
Një gjarpër na lëshoi udhë.
Në kopertinën e njërit prej librave që bleva
Tash po e shoh trupin pajetë të këtij bubrreci
…
Sonte është sonte
Fjala e ardhme përdoret me të madhe
Sidomos nga formacionet politike
Tash është tash
Në Mitrovicë në ëmbëltoren “Ballkan”
Do ta pija një bozë…
…
Ka gjasa që greva të shndërrohet në protestë
Protesta në trazirë,
Siç duket fjala më e pëlqyer mbetet
Fjala parashikim
…
Njerëz të marrë, rrugë të marra
Fjalë që tingëllojnë marrëzisht
Cdo fjalë e çdo mendim timin
Mos e merrni seriozisht
Mos ma zini për të madhe
Mos ma zini për të vogël
Hajde të bëjmë ndërrim llafesh
T’u jap dushk
Më jepni gogël…
PERGJIGJE VETES DHE ASAJ
Drejt teje papritur u nisa
Vrullshëm, befas, papandehur,
Gjithsesi të takoja doja ty,
Dhe se ç’ndjeja doja për ta shprehur.
Erdha ashtu siç erdha.
E folëm aq, e ashtu si folëm,
U ndamë, e u përshëndetëm,
Kishim aq kohë pa u pare, e aq ditë ashtu rodhën…
Se doje tjetërkend mora vesh të nesërmen,
Më s’mund të merrja rrugë për te ti,
Qeshem me vetveten, me nisje-ardhjen time,
Dhe vërtet se si ndodhi, më vije shumë çudi.
Shpjegim për vete, e shpjegim për ty ku të gjej,
Përgjigjje a ndonjë fjalë,
Sikur më solli një ndjenjë, një ëndërr,
Ndoshta dashuria dhe I shkreti mall.
Ja që ndodhka që njeriu , në një çast humb mendjen e fare turbullohet,
Së fundi e dëgjova thënien që e kish thënë dikush:
“Dashuria me vështrim të pare vështirë shërohet!”
Kështu I them vetes, kështu të them ty,
A do të mbërri ndonjëherë kjo përgjigjje nuk e di,
Edhe një varg dikur një poet e kishte shkruar:
“Një mjegull pus, një çmenduri”…
Ka luan mjaft vite kur u pamë së pari here,
Dhe kujtimi për ty aty zë fill, aty j anis, aty fillon,
Këto vargje ngjajnë me “Mjergulli i dashurisë”
Por natyrisht mbajnë vulën e variantit tonë.
Loja lozonjare e syve tanë,
Ishte lojë pa fjalë, pa titull, pa koment,
Mes nesh kishte fjalë, afrime e largime – intermeco,
E gjitha se do të mbaronte kaq shpejt kush e shpiente ndër mend.
A u lëndove nga kujtimet sikurse unë,
E po kështu e paska kjo jetë,
Koha loxonjare na bashkoi e na ndau
E tash kujtimet më ftojnë të shkruaj përmbi fletë.
Nëse të kam lënduar të kërkoj falje,
Besoj se ma fal, e ma bën hallall,
Ajo ditë ndoshta ishte vazhdimi i lojës së lënë përgjysmë,
Që mbante përbrenda dashuri dhe mall.
Po ku ta di bëra a s’bëra mire që ashtu t’u shfaqa,
Dhe kështu ca fjalë po I hedh mbi letër,
Paqe, shëndet, gëzim, lumturi,
Ta zëmë se i thashë të gjitha e s’kam, e s’di ç’të them më tjetër…
KUNDRIME
…
Hëna e la faqen e malit
Me ngadalë u ngrit në qiell,
U ngrit me fytyrë të skuqur
E më pastaj ajo u zverdh.
E vazhdove hënë udhëtimin
Lart tit ash u ngrite,
Edhe zverdhja të kaloi
Këtë natë e mbushe me rreze drite.
…
Sytë më fluturojnë tej dritares
Posa e pashë në qiell këtë hënë,
Eshtë vetëm gjysëm, tamam gjysma
Si një mollë gjysëm e ngrënë.
Me dorë pak perdet i hjekë
Si ngahera një mëngjes i ri po vije
Kjo hënë shëndritka edhe retë…
…
Hënë e kuqe ngjitet lart
Herë-herë mbulohet nga retë,
Hënë e kuqe ngjitet lart,
Ngjitet lart, lart përpjetë…
…
Hëna si nënë e kësaj nate
Bisedon diç me yjtë-të bijtë…
…
Dielli lindi… e perëndoi,
Zemrën time (s’)e trazoi…
…
Kur dielli perëndoka si kjo jetë, si kjo botë
Atëherë atë askush s’mund ta fotografojë…
…
Më pëlqen kur kështu bie bore
E veturat shkojnë si nuset,
Por kur asfalti teret bëhet arrë
Shoferëve pse aq shumë iu ngutet…
…
Bie borë, kjo bore e imët
Tokën e sheqeros,
Sorrat nxitimthi qiellit fluturojnë
Duke vështruar vëngër
Embëlsirën me kokos…
…
Prag vere është
Zhurmë e rëndë e automjeteve
Shumë shpesh ndërpren
Këtë këngë karcenjësh
…
Se ç’më duket ç’do gjë e kotë
Ç’po ndodh në këtë çast me mua
O Zot
…
KARIKATURE VETES (dy variante)
Varianti i pare:
Endacak i sillpështjellshëm
Herë i qetë, herë i paqetë,
Herë me kokë të ftohtë akull
Herë me kokë avull të nxehtë.
Sorrollatem nëpër dhomë
E sorrollatem nëpër rrugë,
Marr rrugë për në lëndinë që të mbledh lule,
E shkoj e shtrihem në një llugë.
Zbres e ngjitem, ngjitem e zbres
Shkallëve të mërizisë e vetmisë,
I druhem asaj që ka zënë fill në mua
I druhem melankolisë.
A më duhet të përgatitem pa çare
Për strehëzën time vetmitare?
Varianti i dytë:
Ti mendon se si je vetë
Dhe të tjerët janë në këtë jetë
Ti mendon se s’ka si ti
Dhe gabohesh përsëri
Ti mendon e çfarë s’mendon
Ndoshta mesin e kërkon
E kërkon mesin e artë
Për të ecur ballëlartë
Të mbështetem Zot i gjithësisë
Më mbroj prej pusit të pafund të pakuptimsisë.
UNE
Unë personazhi
I një tregimi
Të papërsëritshëm
MONOLOG
Në këtë natë ç’ke,
Vallë pse kështu je zbe?
I verdhë si limon,
Vallë çfarë të mundon?
Prapë të pyeta ç’ke
Nuk e di më the.
DROMCA JETE
Ndonjëherë sikur ia vlen
Të shohësh lindje e perëndime dielli,
Ose të shtrihesh p.sh., buzë ndonjë një liqeni
Të mbyllësh sytë
Të dëgjosh zëra fëmijësh e cicërima zogjsh.
E ndonjëherë të mbledhësh pendla pëllumbash
Të ndeshësh vështrimet me ata që mbledhin kanaqe pijesh
Përballë një pallati modern politikanësh…
SKICA PER VETMBROJTJE
Kjo botë lloje tipash ndryshe-ndryshe
Sa shumë urithër, ujqër,
Dhelpra me syze…
…
Dikush mund të jetë i shquar dhe talent i madh
Por njëkohësisht edhe patriot i vogël, patriot minimal…
NATE
E ndjej si ikën kjo natë
Me tik-tak, me tik e tak
I lodhur me ndjenja plogështie
S’mund ta thur çaste ëndrrimtare
Shtrirë në shtrat
Nuk ngrihem ta ndez dritën
Të endem nëpër dhomë
As të vështroj nga kjo dritare…
PEISAZH VETMIE
Muzgu ra e hëna doli,
Hedh hapa e ia filloj një shëtitje të kotë,
Ja, dhe një yll..dy, tre…
Unë fillikat qiellin mbi kokë.
Për t’i bërë shoqëri hënës
Kjo natë stoliset me yje të tjerë,
Hëna duket seç herë më e çiltër, e më krenare
E unë endacak i mjerë.
Endem kot me hapa koti
Me barrë vetmie mbi shpinë,
Në sytë e mi a pa ndokush
Një varg, a një fragment për vetminë.
LUTJE
Vajzat e Kosovës janë lule
Mos u vyshkëshin prej telenovelave
TEPRIM
Sa kanë thënë e sa thonë:
“Haj e zeza jetë haj”
Një pasdite unë u deha
Duke pirë kafe e çaj…
SHQETESIME
E pija një pije dhe më shkoi keq sa më zuri kolli
Keq do kem menduar.
Me kujdes do të ecë rrugëve thashë me vete
Sepse ka kohë që po marr në thua
…
Ai është gjallë ai pyetëm
Më pas e pamë në gazetë.
A mund të ketë gjarpërinj këtu pyetëm
Një gjarpër na lëshoi udhë.
Në kopertinën e njërit prej librave që bleva
Tash po e shoh trupin pajetë të këtij bubrreci
…
Sonte është sonte
Fjala e ardhme përdoret me të madhe
Sidomos nga formacionet politike
Tash është tash
Në Mitrovicë në ëmbëltoren “Ballkan”
Do ta pija një bozë…
…
Ka gjasa që greva të shndërrohet në protestë
Protesta në trazirë,
Siç duket fjala më e pëlqyer mbetet
Fjala parashikim
…
Njerëz të marrë, rrugë të marra
Fjalë që tingëllojnë marrëzisht
Cdo fjalë e çdo mendim timin
Mos e merrni seriozisht
Mos ma zini për të madhe
Mos ma zini për të vogël
Hajde të bëjmë ndërrim llafesh
T’u jap dushk
Më jepni gogël…
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi