Berat Buzhala: Në mes Thatcher dhe Chavez
Faqja 1 e 1

Në mes Thatcher dhe Chavez
Kosova është vendi i fundit në rajon dhe në Europë (harrojeni Bjellorusinë) që po përpëlitet në mes të një mentaliteti të një ekonomie të centralizuar dhe të një dëshire për kapitalizëm. Këto dy rrugë nuk mund të jetojnë gjatë krah njëra tjetrës. Gjithashtu, në mes të këtyre dy alternativave nuk ka kompromis.
Nga Berat Buzhala
Nëse mediat, shoqëria civile, forcat opozitare dhe çdokush tjetër që nuk është pjesë e Qeverisë ka kaq pak simpati për mënyrën se si bëhet menaxhimi i kompanive publike dhe pronës publike në përgjithësi, atëherë pse gjithë këta bashkë insistojnë që, megjithatë, kjo pronë të mbetet edhe më tutje publike?
Pse të njëjtit njerëz që ditë e natë shajnë e bërtasin se drejtorët dhe bordet e kompanive publike nuk janë në nivelin e detyrës, edhe më tutje këmbëngulin që këto kompani të menaxhohen prej Qeverisë?
Pse, pra, të mos jepet në koncesion Aeroporti i Prishtinës, nëse ata djem që janë atje nuk ditkan ta menaxhojnë të vetmin port ajror të Kosovës?
Pse, pra, të mos shitet Vala, nëse kundër drejtorit të saj ka aq shumë pakënaqësi – shpesh me motive të dyshimta?
Nëse që 10 vjet ua shajmë të gjallët dhe të vdekurit menaxherëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, pse të mos e shesim edhe ketë kompani, me “penla dhe rrakapenla”?
A mos rastësisht po pritni që një ditë pushtetin në Kosovë do ta fitojë Partia Laburiste e Britanisë së Madhe, apo ajo Socialdemokratike gjermane? A mos rastësisht dikush po sheh ëndrra të tilla, që befasisht në vendin tonë pushtetin do ta marrin forca të tilla që brenda natës do të fillojnë të qeverisin me tjetër koncept dhe tjetër mentalitet? Nën një, ato parti kurrë nuk do ta marrin pushtetin këtu dhe, nën dy, edhe sikur ta merrnin, hapi i parë që do ta bënin do të ishte shitja e çdo gjëje që do të mund të shitej. Shpresën e vetme kundërshtarët e privatizimit mund ta gjejnë tek miku i tyre i largët me kilometra, por i afërt në koncepte - Hugo Chavez.
Të gjithë ne kemi qenë dëshmitarë të Qeverisë që ishte përpara kësaj. Me pasion e kemi sharë edhe atë. Kemi thënë se po e shkatërron pronën publike, se po devalvohet vlera e rrjetit të distribucionit, se po shkatërrohen termocentralet, se aeroporti po bie përtokë dhe se Vala është para kolapsit.
Nëse është kështu dhe nëse pajtohemi se duke qenë nën menaxhim publik prona publike vetëm po humb në vlerë, atëherë pse duhet të hezitojmë që t’i shesim krejt çka kemi për t’shitur? A mos po pritni ndonjë Qeveri tjetër, që t’i menaxhojë, ose t’i shesë më mirë?
Për t’i menaxhuar më mirë, e kemi parë se si i kanë menaxhuar.
Për t’i shitur më mirë, gjithashtu nuk besoj. Janë disa parametra të pranuar në ekonominë e lirë të tregut që e caktojnë vlerën e secilit biznes. Dihet sa klientë i ka Vala, dihet sa udhëtarë i ka aeroporti i Prishtinës dhe dihet se sa është vlera e thëngjillit, ose e telave të rrymës. Por, nëse dikush po pret ditë më të mira për t’ua rritur vlerën, unë s’e kuptoj ku e gjejnë ketë optimizëm. Apo, thjesht, po flasin sa për muhabet. Përndryshe, ja një e dhënë konkrete. Nëse brenda këtij viti Aeroporti i Prishtinës jepet me koncesion sipas kushteve të paraqitura, koncesionari, në një formë, a një tjetër, brenda 20 vjetësh do t’i japë Kosovës rreth 400 milionë euro. Pas 20 vjetësh, po sipas atyre kushteve, ky aeroport prapë do të jetë i Kosovës. Pra, nuk do të shkojë as në Vjenë, as në Paris, e as në Londër. Do të jetë këtu ku është. A mendoni që për 20 vjet, ky aeroport duke qenë i menaxhuar prej nesh do t’i japë Kosovës 400 milionë euro? Përkundrazi, më përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe me hapjen e alternativave ultramoderne në vende fqinje, krejt çka mund të bëjmë ne pas 20 vjetësh do të jetë që ta organizojmë një ceremoni solemne për aeroportin tonë të dashur publik.
Nëse ketë vit, apo në vitin tjetër, nuk ia japim dikujt të drejtën për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re, a do të mund të kemi më kohë të përshtatshme për ta bërë një gjë të tillë? Harrojeni! Pasuria jonë nëntokësore, thëngjilli, në një të ardhme afatmesme mund të na shërbejë vetëm për t’i mbushur stufat nëpër shkolla dhe për asgjë tjetër. Të gjitha vendet rreth nesh janë duke u përgatitur egërsisht që të ngrisin sa më shumë kapacitete energjetike. Sot është treni i fundit që mund ta kapim për ta bindur ndonjë investitor që t’i fusë në tregun e Kosovës nja 2 - 3 miliardë euro. Është e vërtetë që ambienti mund të na ndotet paksa, por jo aq shumë sa po e ndotë vetëm Kosova A, për të cilën vullnetarisht do të ngritsha në këmbë për ta rrënuar.
Pra, mos u vini veshin disa grave dhe burrave gjysmë të retarduar që dërdëllisin pa pushim në Kuvendin e Kosovës, për gjoja mbrojtjen e pasurisë publike. Ata nuk janë as më shumë e as më pak, se invalidë të periudhës së shokut Tito, të cilët edhe më tutje besojnë se një ditë miniera e Trepçës do të na bëjë të hamë me lugë të arit. Ne e mbrojmë pasurinë tonë publike vetëm duke e shitur atë, për të futur në tregun tonë sa më shumë kesh dhe sa më shumë emra të njohur të tregut botëror. Kosova është vendi i fundit në rajon dhe në Europë (harrojeni Bjellorusinë) që po përpëlitet në mes të një mentaliteti të një ekonomie të centralizuar dhe të një dëshire për kapitalizëm. Këto dy rrugë nuk mund të jetojnë gjatë krah njëra tjetrës. Gjithashtu, në mes të këtyre dy alternativave nuk ka kompromis. Nuk mund të thuash që për ekonominë e tregut kanë të drejtë edhe Margaret Thatcher, edhe Hugo Chavez (ose, ndoshta, Kim Il Sung).
Në vitin 1979, në krye të ekzekutivit të Britanisë së Madhe kishte ardhur Kryeministrja e Hekurt. Brenda disa vitesh, ajo, fjalëpërfjalshëm, kishte shitur krejt çka ka mundur të shiste Britania e Madhe.
Kurse, aleati mendor i disa deputetëve dhe disa kokave të çmendura në Kosovë, Hugo Chavez, me ta marrë pushtetin e filloi të kundërtën. Nacionalizimin e pasurive që më parë ishin privatizuar.
Qëllojani kush ka të drejtë.

Marrë nga Gazeta Express
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Berat Buzhala: Mos luaj me protokoll
» Berat Buzhala:Aleksandri ynë
» Berat Buzhala: Heronj, të kujt?
» Berat Buzhala: Pushkatimi i Heroit
» Berat Buzhala: Magdalena shqiptare
» Berat Buzhala:Aleksandri ynë
» Berat Buzhala: Heronj, të kujt?
» Berat Buzhala: Pushkatimi i Heroit
» Berat Buzhala: Magdalena shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi