Sabit Rrustemi: Rrëfanë dashurie (Ai jam unë Ajo je ti)
Faqja 1 e 1
Sabit Rrustemi: Rrëfanë dashurie (Ai jam unë Ajo je ti)
Sabit Rrustemi
RRËFANË DASHURIE
(Ai jam unë Ajo je ti)
Tregimi i së hënës ( 1 qershor 2009)
PORTRETI I DRITARES
( Ai )
Dritarja ka marrë fytyrën e saj. Qëmoti. Brenda kornizave muri i qelqtë është shkrirë i tëri në dashuri. Përjetësisht, ajo dritare ka gravuar fytyrën e saj në murin e dhomës së shpirtit të tij. Tash më shumë po ndiente. Më thellë po shihte. Më larg po arrinte përmes asaj embleme në zemrën e tij.
( Ajo )
E gjitha ishte shndërruar në pritje. Një fjalë. Një zë. Oh, veç një shenjë nga Ai. Sall ta dinte se ishte diku. Se mendonte për të. Se...
Tregimi i së martës ( 2 qershor 2009)
PËRJETIMI I ËNDRRËS QË NUK E SHIHTE
(Ai )
Ishte pikërisht e martë dita kur e kaploi dëshira për ta përjetuar ëndrrën që nuk e shihte. E dinte mirë se ajo ëndërr nuk mbyllej më brenda grilash. As mashtrohej nga një mal gjumësirash. Njësoj, sikur e dinte se ajo që aq shumë e kish ëndërruar, tashmë ishte përtej ëndrrës.
( Ajo)
E puthi ëmbël. Ndjeu se gjithë trupi i mori fymë. Fitoi jetë. Rrëshqiti lehtas dorën mbi buzë dhe iu bë se preku shijen e tij. Pastaj hapi sytë dhe psherëtiu e trembur: Zot, e çka nëse nuk është ëndërr!?
PASDITJA E STUHISË ( 2 qershor 2009 )
( Ai )
Stuhia u shfaq krejt papritur me një vrushkulli vetëtimash e një breshëri bubullimash. Kopshtarja e zemrës së tij zhveshi lëkurën dhe vrapoi kah kopshti për t'i mbuluar lulet. Ato posa kishin fluturuar qiellit të errët, përmes krahëve të erës, e u rimbollën në kujtesën e tij. Ajo kapërceu kopshtin dhe eci kah ai. Në udhën që i kalonte përmidis qenies, stuhia u ndesh me flokët e saj. Nuk priti më tej. Iu mbështoll fund e krye trupit për t'mos ia grabitur dredha. Mbetën të shtrirë përtokë, të lodhur nga ecja drejt luleve.
( Ajo )
Nga të gjitha lulet e botës adhuronte trëndafilin. Atë, po që kishte gjithë çfarë kishte edhe dashuria e saj. Gjembat e mprehtë që dhembnin aq sa shpirti pikonte, gjelbrimin e butë që shëronte, e në fund, krejt në fund, rrethuar me atë parajsë petalesh, aromën e ëmbël që dehte.
Tregimi i paramesnatës ( 2 qershor 2009)
MUNGESA E PËRHIRTË
( Ai )
Në dritaren e Lules së Tij, mungesa merr ngjyrën e hirit. Vetëm, zemra i rri e çelur dhe faqet e përndezura. Presin atë. Vishet me ngjyrë mungese nëpër natë, deri te dhoma e saj. Lehtas ia puth ata sy për t'ia falur një gjumë të ëmbël dhe një ëndërr për vete.
Lulja e Tij, e ruan të mbyllur brenda saj deri në agshol.
( Ajo )
Gjithë ritualet e ditës përfundojnë. Heshtja e mesnatës ia kthen vetveten e marrë që me mëngjes. Ajo mjaftohet me atë pak kohë, në terr e në heshtje, të kënaqet me të. Mëngjesi nuk harron të vijë, asnjëherë.
Tregimi i së mërkurës ( 3 qershor 2009)
ZBRAZJA E ZBRAZTËSISË
( Ai )
Nata asgjë nuk kish pjellur në shportën e tij veç zbraztësisë. Mori shportën në dorë, hapi portën, zbriti shkallët, ktheu në të djathtë, pastaj tek këndi, sërish në të djathtë. Eci edhe pak. Trupoi rrugën. Iu afrua një kontejneri të stërmbushur me hedhurina dhe … zbrazi zbraztësinë.
( Ajo )
Nata e shlodhte. Atëherë Ajo nuk dukej. Nuk ndjehej. Nuk kishte nevojë të bëhej ajo që nuk ishte. Kështu bëhej gati për ditën e nesërme ku, mes të gjithave, e priste edhe pritja.
Tregimi i së enjtes ( 4 qershor 2009 )
KLITHMAT E QAKTHIT
( Ai )
Pas një mirëmëngjesi dhe disa fjalëve që i ndërronin rëndom, Nëna ia rrëfeu shkurtazi shqetësimin.
Mbrëmë vonë klithi thekshëm Qakthi. E dëgjove dhe ti atë shpend të trishtë të natës?
Po, tha prerazi. E dëgjova. Dhe?
Është shterrur uji nëpër zgurra. Ka mbetur pa ujë, i shkreti. Ai pi vetëm nëpër ato zgurra rrënjësh. E ke pare atë ujin e zi që mblidhet e ruhet gjatë kohë aty.
Po, tha sërish prerazi.
Nëpër ato zgurra nuk ka më ujë. Qakthi këlthet vetëm kur mbetet i etur. Shi ka kërkuar ai, deri vonë. Ato klithma më trandën, më lanë pa gjumë.
Nëna fliste pa pikë dyshimi saqë e rrënqethi bindja e saj. Sakaq, atij iu kujtua një zgurrë rrënje e mbushur përplot me ujë të cilën e kishte zbrazur para dy ditësh për t'ia njomur rrënjët e një luleje mbirë aty afër po që rritej shumë ngadalë. Qakthi kishte lëvizur pikërisht andej siç e kishte dëgjuar edhe vetë, nga jehona e klithmave që linte pas. Dikur pas një kohe ai u ngjit shpatit përpjetë, shtigjeve zikzake. Për habinë e tij, Brenda, në zgurrën e tharë, pa Qakthin e shterrur bashkë me shtatin e asaj luleje të mbetur në sqep. Klithma e tij nuk u dëgjua më. As natën e dytë. As të tretën.
Nuk mund të nxirrte më as zë, ju kish tharë gjuha. U kujtua pas natës së tretë Nëna.
Dita që gdhiu më pas ishte e mbarsur me breshër.
Tregimi i së premtës ( 5 qershor 2009)
PORTRETI I TË JATIT
( Prapë Ai )
E pati nxënë krejt rastësisht, përmes një të shkrepuri të beftë aparati. Aty, në krye të shkallëve, në shtyllën e parë të shtëpisë.
Shikimi,përmes syve të mërrolur, i kishte humbur diku thellësive të paarritshme, universit të kaltër, në një meditim enigmatik kurrë të zbërthyer.
Bërrylat e krahëve i ngelën në gjunjë. Njejtë si ajo cigare e harxhuar dhe ajo shpuzë e pashkundur. Një barrë e pashprazur kohe nëpër një jetë të tymosur.
Të ndihmoftë vetja, prej tjerëve prite vetëm një punë të mbarë.
Edhe tash e ndjente atë zë tek e shikonte si portret në Dhomën e Pritjes.
Trupi i tij tërësisht ishte shëndrruar në dheun e kësaj toke. Vetëm eshtrat, ky portret dhe një jetë e parrëfyer kishin ngelur prej tij.
Vdekja, thoshte, vetëm në gjumë mund të më përvidhet. Ndryshe nuk kam kohë për ta pritur.
Sikur t’i kishte treguar ai i lumi Zot. Pikërisht ashtu, tinëzisht, e zuri.
Data ishte po kjo që është sot. Vetëm dita kishte një emër tjetër.
Tregimi i së shtunës (6 qershor 2009)
SHEH’ RI
( Ai, përsëri )
Shtrihej tutje, përgjatë rrethit të fundmë të fushës. I bëhej sikur,veçsa nuk prekej nga saçi i kaltër i qiellit i cili përthekonte malet mbrapa tij, për t’mos e djegur të tërin.
Ditën, nganjëherë i fshihej nën mjegullën e luginës. Po, dhe se si bëhej i padukshëm nga drita e plotë e diellit. Sidomos në mesditë. Vetëm e dinte se ishte atje diku.
Pasdita ia kthente para syve, po Ai,në atë kohë ishte në anën tjetër të pamjes.
Vetëm në mbrëmje ngopej duke e parë prej Brijës, shtegut të arës aty nën shtëpi.
Vezullonte i tëri dritash, nën terrin që lëshohej me ngadalë.
Ëndërronte ta arrinte, ta prekte, ta ecte. Brendësisë së tij të kënaqej. Ëndërr për të cilën qante, lutej, çirrej, rrahej e s’ndalej derisa e mashtronte gjumi.
E mashtronin çdo të nesërme. Hajt se të marrim një të shtune. E Ai, priste, priste. Aq shumë priste saqë prej pritjes niste të mërzitej. Madje as nuk iu afrohet më. Nuk i dëgjon. As nuk i shikon më ata që e gënjenin.
Lëre më, nuk mashtrohej as me ëmbëlsirat e larme, as me ndonjë copë bukë furreje, as…Hoqi dorë nga të gjitha.
Ishte lodhur duke i përcjellë kur shkonin kah ai Shehër, duke i pritur kur ktheheshin prej tij me lloj- lloj rrëfimesh. Zuri t’i mbyllte veshët . Sytë. Se, ishte lodhur duke e soditur nga larg.
A të kam thënë, e mori një ditë Cuki, mixha i dytë , ai i cili pa u fshehur nga të tjerët, lozte dhe i merrte në prehër të vegjlit. A të kam thënë që kam për të të marrë ?! A të kam thënë…?
Po nuk më ke marrë, ia ktheu Ai. As ti nuk më ke marrë.
E, do të të marr këtë të shtuneje, do të të marr e, do të ta heq atë mall.
Njëmend e mori.
Diku pas mesnate, i përgjumur u nis pas qerres së druve. Këmbë deri sa ranë në rrafsh. Pastaj në qerren e druve e kishte zënë gjumi, të cilin ia nxori zhurma e pazarit si dhe e njerëzve që silleshin e pështilleshin poshtë e përpjetë. Nuk e dinte ku ishte. Vërtet nuk e dinte. Eh, sa e kishin përtallur pastaj Po ky nuk është Sheh’ri, thoshte. Nuk është. Pse më keni mashtruar. Vetëm qerre, kafshë e njerëz paska. Ku janë ato shtëpitë me drita, ato vendet që na i tregonit pasdarkave, lojërat, ëmbëltoret… ajo rruga përmidis sheh’rit, ku është?
Prit, prit, prit , i thoshte mixha.
Pritjen e tij nuk e soste dita që ikte aq me ngadalë. Ishte i lodhur sërishmi nga ajo pritje të cilën qysh nga ajo kohë , ia Zoti ia bëri ters. E kish pas zënë sërish gjumi, aty, në qerren e zbrazur .
Nga gjumi e shkundën gurët kah Rrasat, atje lartë, mbi Kodrën e Tumës.
Vetëm kur i pa dritat e sheh’rit pas vetes, e mori me mend se ku ndodhej.
Edhe ti më mashtrove, Cuk, i tha mixhës. Ai ishte shqyer së qeshuri nëpër terrin që kish pllakosur tashmë malet anë e mbanë.
Hajt, se Ditën e Panagjyrit, me kualë, do të shkojmë n’Shehër. Ditën e Panagjyrit, i premtoi.
Mbeti sërish duke e pritur atë ditë . Ditën kur do ta kapërcente pazarin e do të hynte në Shehër.
( Ajo )
Qyteti po e ngushtonte. Shtatdobët, e zbehtë, me një frymëmarrje të rënduar astme, arrinte shpeshherë të ikte periferive të qytetit. Ndalej të shlodhej në vendin e saj të zakonshëm dhe hidhte vështrimin larg kah malet. I dukej vetja se ecte diku kornizave të një pikture të mrekullueshme në të cilën nuk mund të hynte. Po sikur të vinte Ai nga atje e ta merrte, lutej në heshtje. Pikërisht Ai, i cili i shfaqej në ëndrra veshur me gjelbrim Peter Pançe, e ta mbushte frymë, ta mbushullonte jetë. Pastaj të rronin në ëndrrën e tyre gjithmonë të rinj. Gjithmonë të dashuruar. Ah, sikur…!
Intermezzo e së dielës ( 7 qershor 2009)
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Sabit Rrustemi: Rrëfanë dashurie (Ai jam unë Ajo je ti)
E DIELA
(Ai )
E diela përpiqet ta mashtrojë përmes një ëndrre. Në të aguar ia mbyll sytë, mu aty skaj dritares. Një Orë Mali zbret nga krojet e Çepurit, e merr një udhe që nuk e kishte shkelur. Krahun e djathtë ia ngrohë me trupin e saj, me flokët dhe faqen e majtë që zë vend në krahërorin e tij.
Nuk je Ti ajo që pres, i pëshpërit butë.
Më iku dita e kaluar, i thotë ajo. Mbeta vetëm pa ditën tjetër që s'di ku e pres.
Sytë i mbushen lotë. Të ngrohta, ato zbresin rrëke tatëpjetë faqes.
Ia ndal vërshimën me pëllëmbën e dorës. Ajo Orë Mali buzëqesh e ia jep dhe faqen tjetër. E mbështet për faqen e tij. Diçka e përflak përbrenda. E shprush.
Po ti ku je? Nuk të shoh.
Ajo ia afron buzët. Përmallshëm. Drejt e në sy, e shpon me sytë e saj të blertë.
Ia zë ngadalthi buzën e poshtme. Dëshiron ta puthë. Ajo çelet edhe më shumë përmes një buzëqeshjeje.
Po nuk je Ti ajo që e pres, që e dua, i thotë.
Fytyra e saj sesi i humbet, pahetueshëm. Edhe ajo puthje aq e lehtë, e cila nuk e dinte në ndodhi apo iu bë.
Shpërgjumet. Fshin sytë. Në dritare prapë ka zbardhur dita pa të.
Mos ishe Ti ajo Orë Mali e nuk më tregove! I flet pa zë. Mos më thuaj që nuk ishe!
E diela lanë fytyrën e saj të bardhë, shprish flokët e zezë dhe ata sy që shpojnë thellë e del në kopsht.
Ai ec e shlodhet me mungesën e kësaj të diele, tërë ditën e lume.
Ajo e sheh, e ndien përmes shpirtit të saj të paqtë, si kjo e diel.
( Ajo )
Ku është?! Çfarë bën?! Si ndihet?!...?!
Mëngjes i së nesërmes
PARANDJENJË
( Ai )
Shtëpia mbetet nën hijen e Çepurit, mes pemësh, lulesh e fluturime zogjësh. Tamam kur ia kthen shpinën, iu bë se u hap dritarja. Ktheu kokën. Ishte Ajo apo e mashtruan sytë? Ndal hapin. Dora mbetet në ajër, si përshëndetje.
Kthehet. Rihap portën. Hyn brenda, shikon dhomë më dhomë. Ajo nuk është askund. Do të jetë fshehur. Gjurmët nuk i shihnin. Ec e gjeje nëpër atë varg lulenusesh që kanë shpalosur faqet e kaltërta e zemrat ngjyrë ari. Nëpër ato shtate të drejta e të blerta. Diku mes tyre rri Ajo. Tërë ditën, deri në të ngrysur. E pret kur kthehet i lodhur prej udhe e i djersirë prej vape. Pastaj e merr dhe e freskon brenda atyre kapakëve të blertë, tërë natën e lume.
( Ajo )
Herë pas here e vështron tinëz nga dritarja. Nuk i flet. As me shenjë ia bën. Nuk mundet. Edhe pse aq shumë e dëshiron. Pas pak Ai duket. Po, aty është. Sigurisht ka menduar për të dhe e kërkon. Largohet nga dritarja pa folur. Pa bërë shenjë. Buzëqeshet e lumtur.
( 8 qershor 2009 )
NË PRITJE
( Ai )
Përmidis sheshit Ajo vjen e vetme. Pritja mungon.
Ah, klithi me gjysmë zëri, Poeti. Sikur ajo të vinte përditë, përditë... E, pritja të mungonte, gjithnjë, gjithnjë, gjithnjë...
( Ajo )
Sa e kishte ëndërruar një ditë të tillë kur do të takoheshin. Sa shumë kishte për të thënë, sa shumë.
Po ajo që ndiente, ua zuri vendin fjalëve. Mes tyre edhe heshtja kishte zë.
( 9 qershor 2009 )
DITA QË NUK IKËN MË
( Ai )
E Marta, që me mesnatë, i hyri në dhomë, përmes rrugës, me zhurmëri, me makina, nëpër derën gjysmë të hapur të terracës.
Nuk u ngrit nga shtrati, as e mbylli atë derë.
Le të shfryhet kjo e martë. Le të shprazet ai dreq që mbështillet flokëve të trishta të saj.
Ishte i vetëm, në dhomë. As që mbyllte veshët nga gjithë ajo trysni erërash, zhurmërimash.
As sytë, për t'u shlodhur sadopak përmes një gjumi të shkurtër.
Ish harruar tërësisht në ditën që posa qe ndërruar. Përpiqej për ta përjetuar, për ta rinxënë në çdo moment ... si një ëndërr të bukur që dëshiron ta shohë saherë i mbyll sytë.
E marta hynte, kalëronte e kokëulur ikte sërish nëpër atë derë gjysmë të hapur terraceje. Mbytej pastaj në tërë atë zhurmërimë që vetë e prodhonte.
Ai, me sytë çiçërr, ditën që posa iku, zuri ta jetojë si ëndrrën më të bukur që ish shfaqur dhe rrënjosur në jetën e tij.
Në ndërkohë…
( Ai )
NUK SHKROI MË ASGJË. VETË U SHËNDRRUA NË TREGIM E, U NIS DREJT SAJ. ETERIT TË PADUKSHËM, DERI TE AJO DRITARE.
( 10 qershor 2009 )
MËNGJESI
( Për atë )
Hap dritaren e del prej dhome. Shpërgjumet shkallëve.Kthjellet krejt sapo hap portën e i lanë sytë me puhinë e kopshtit.
Shpërpush dheun e ndonjë luleje, flatrat e ndonjë zogu, përgjatë shtegut të blertë.
Në momentin që shtrinë duart lart e, merr frymë thellë, duke thithur gjithë atë aromë lulesh, i përfytyrohet Ai, si një portret që tretet universit të pafund.
Kthehet, në dhomë, heq edhe atë perde të hollë dritareje. Brendësisë së saj depërton vetëm drita e një mëngjesi përplot ag e kaltërsi.
Ai tashmë kishte braktisur dhomën e ishte strukur thellësive të virgjëra që di t’i ruajë vetëm shpirti i saj.
( 11 qershor 2009 )
DILEMA
( Ai )
Çka do t'i them kur ta shoh?
E kish mbartur këtë dilemë si kryqin në krahëror, deri në varr. Ai kish ngecur aty, në pritje, me tërë atë peshë dheu, përderisa dilema kish ecur tutje, tutje …dhe ende është në ecje e sipër.
( Ajo )
Njëherë mendoi t'ia kërkonte fjalën e ta mbyllte përgjithmonë brenda asaj poezie që ia kish thurur vetë.
Pastaj ndërroi mendje. Mund ta ketë vështirë, tha me vete. Mund të lëndohet.
Është Poet dhe nuk jeton dot pa kënduar.
MESDITË
( Ai )
Ëndrrën e keqe,harroje, bashkë me natën që gërryen kur të zë skaj rruge.
Kaq i ra ndërmend, kaq edhe i tha. Dhe,si hije u zhduk .
( 12 qershor 2009 )
TREGIM I TRISHTË
( Ai )
Kur e harron dritaren hapur, nata hyn tinëz në dhomë përmes një ere që shfaqet papritur. I gëlltitë, i thyen krejt ato vazo lulesh dhe atë perde kujtese e mbështjellon, e bën lëmsh e, Ai nuk mund t’ ia zërë fillin as edhe një fjale.
E dashura asgjë nuk mund t'i kthejë përmes lotëve, mesa zëri i Tij i çjerrë përmes lutjeve.
Del i përhumbur, ditës së vrantë, nëpër aromën e ndotur të ditës. Gjithnjë i rri në mendje ai gjarpër ëndrre që shtiret i fjetur, midis dhomës së tij. Kur kërkon gurë për ta goditur, ai e pret gatitu, në majë bishti, duke u tallur me mendjelehtësinë e tij.
Gurët sesi shëndrrohen në copa buke. Kot gjuan në drejtim të tij. Ai përtallet sërish, zgërdhihet. Krejt çka mund të bëjë, stepet për mur mbështetet derisa shpërgjumet nga e njëjta ëndërr.
Ec pastaj e kaloje ditën ashtu sikur të mos ketë ndodhur asgjë.
( Ajo )
Vetëm për shkakun e tij do të kishte dashur të shndërrohej në fantazmë. Edhe ashtu, hija e saj jetonte. Vetë ishte atje ku ishte edhe Ai.
Nuk e trembnin të thënat e liga nga bota e përtejme. Mjaft të kishte atë fuqi e ta shihte pa e marrë vesh kush.
Ta donte kur të tjerët ta urrenin.
Ta afronte kur të tjerët ta largonin.
Ta përgëzonte kur të tjerët ta përbuznin.
E, prapë, ta dashuronte. Si gjithmonë, pa e marrë vesh kush.
( 13 qershor 2009 )
NGUSHËLLIMI
( Ai )
Kafeja e mëngjesit iu derdh papritur e pa kujtuar. Nuk qeshi askush. Madje as Ai vetë. Ishte i vetëm, vetëm me atë fjalën ngushëlluese - hajt se paske një gëzim.
Në cilin skaj të ditës, në cilën pjesë të saj do të jetë fshehur që të shkonte e ta merrte atë biletë të përhershme?
Askush s’i dëftonte…
( 14 qershor 2009 )
KTHJELLTËSI BOSHE
( Ai )
Mëngjesi erdhi i kthjelltë si kupa qiellore që nuk prekej, më sa Ajo. Bie në kokërr shpine dhe shikon drejt atij topthi të zjarrtë që fjauron, fjauron, vetëm fjauron, nëpër rrathë të pafund.
Çuditërisht, e kërkon atje ku nuk është, ku nuk e arrin. Ku nuk mund ta gjej.
Ajo fshihet diku pjesëve të tij të thella, hijeve të qenies së tij, afër diku...e, Ai akoma bredh larg, vetmive të kthjellta, kthjelltësive boshe, ku pret të shfaqet Ajo, ashtu e çiltër, plot dritë. Me atë ngrohtësi pret ta marrë në gji, si një foshnje, mbetur pa qumësht a trumcak pa kaçubë.
Pse nuk më troket, nuk më shprush pak me miklime, nuk më dridhë për t'u kthyer në veten time, të të takoj? Po më lë kështu të humbas pafundësive vetmitare e boshe, që nuk shporren as në PikëDitë, as në PikëNatë. Belbëzon nëpër dhëmbë.
Në cilën majëmali të dal, për ta parë rrugën nga vjen Ti, në cilën dritare, për t'mos e lënë atë lule të venitet e vetme.
Ajo vetëm rudh krahët? Si mungesa vetë, flet pa zë.
( 15 qershor 2009 )
BETEJA E PAFITUAR
( Ai )
E uruan përmes telefonit. Është dita e çlirimit. Urime, urime. E di, tha, pa ndonjë emocion, e di. Po pse nuk po del, pse nuk vjen ta ngresh një dolli me ne? Do vij, tha, do vij atëherë kur të çlirohem dhe prej vetvetes.
( Ajo )
Mbylli përfundimisht dritaren dhe i uroi pa zë.
I uroi vetveten. Shpirtin. Zemrën. Ëndrrat. Krejt qenien e saj.
Të gjitha i kishte fituar. Dhe, nuk iu dhimbsën. Aspak.
Asaj vetë, krejt çka i mbeti nga ajo dritare dashurie, ishte një trëndafil i kuq në dorë. Sa më shumë e shtërngonte për ta ruajtur aq më shumë i dhimbte.
E megjithatë, nuk e lëshonte që nuk e lëshonte.
Gjithnjë me të, iu kthye rrugës së njohur dhe eci drejt saj.
FUND

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi