Viti 2009 një vit i vështirë për ekonominë
Faqja 1 e 1
Viti 2009 një vit i vështirë për ekonominë
Viti 2009 një vit i vështirë për ekonominë | |||||
Por si shpejgohet që shumë pak njerëz e parashikuan këtë gjë? Një prej tyre ishte edhe profesor Nouriel Rubini nga Universiteti i Nju Jorkut. Ai parashikoi më shumë se dy vjet më parë që tregu i banesave në SHBA po shkonte drejt një kolapsi dhe vetë ekonomia drejt reçesionit. Por si shpejgohet që profesor Rubini i parashikoi këto gjëra dhe të tjerët, si qeveritë, bankat qendrore dhe investitorët nuk e kishin pritur? RUBINI: Kur ka një periudhë të fryrjes në tregun e kredive për banesa, ka një bollëk të paarsyeshëm. Në vitin 2000 njerëzit po thoshin që indeksi Dow Jones mund të shkojë në 36 mijë dhe pas kësaj ai pësoi kolaps. Pastaj ata besuan se vlerat e banesave do të rriteshin me 20 për qind çdo vit. Pra ka momente euforike teprice irracionale, në peridha të tilla që quhen si fluska. BBC: Alan Greenspan e ka përdorur këtë gjuhë, por tani njerëzit thonë se ai ka një pjesë të fajit për atë që ka ndodhur. RUBINI: Ai duhet fajësuar pjesërisht pasi i mbajti interesat shumë të ulta, duke ndikuar në këtë fluskë të rritjes së tregut të kredive për shtëpi. Ai nuk i monitoroi siç duhet kreditë e këqija që po rriteshin me kalimin e kohës dhe për këtë arsye ai ishte një prej fajtorëve BBC: Disa prej kritikëve ju cilësojnë profesor Rubini si një pesimist, të cilit një ditë do t'i dalë fjala. RUBINI: Unë nuk jam pesimist tërë kohën. Unë vura re disbalanca dhe kam qënë shumë i hollësishëm lidhur me atë që do të mund të ndodhte dhe kur. BBC: A ka ndonjë ekonomi në botë që mund të jetë imune ndaj asaj që po ndodh në botë? Apo ndonjë ekonomi që do të mund të dalë nga kjo krizë pa shumë dhembje? RUBINI: Fatkeqësisht ajo që filloi si një krizë amerikane është kthyer në një krizë globale. Vitin që vjen do të kemi reçesion në ekonomitë e Eurozonës në Britani në ekonomitë e zhvilluara. Ngadalësim ekonomik po shohin edhe në ekonomitë në zhvillim. Brazili për shembull, do të jetë me fat nëse rritja ekonomike do të jetë pranë 1 për qindshit, Rusia do të ketë një rritje negative, ngadalësim të rritjes do të ketë në Kinë dhe Indi. Pra kjo epidemi krize po përhapet faktkeqësisht edhe në ekonomitë në zhvillim BBC: Zv/ guvernatori i Bankës së Anglisë në një intervistë për BBC-në tha se një prej gjërave që Banka e Anglisë ka bërë gabim, është fakti që nuk e ka kuptuar natyrën e globalizimit dhe mënyrën se si funskionon aktualisht ekonomia. RUBINI: Është e vërtetë, një kredi e dhënë në mënyrë të dyshimtë në pjesën qendrore të SHBA-së dhe institucioni të falementuara në mbarë botën. Globalizim financiar do të thotë ngjitja e këtij virusi prej SHBA-së në Evropë dhe tani në tregjet në zhvillim. BBC: Dhe kësaj i shtohet mashtrimi i pretenduar i Bernard Madoff me vlerë miliarda dollarë. RUBINI: Kjo zvogëlon edhe më tej besimin në tregje, që ishte i lëkundur që prej fillimit. Ka patur qindra fonde private investimi që tani po humbasin investitorët dhe do të falimentojnë. Pra ky proces, ku njerëzit po humbasin besimin tek transparenca e sistemit financiar, do të përkeqësohet edhe më tej. BBC: Qeveritë në mbarë botën duket se kanë ndërmarrë të njëjtin qëndrim, ata po hedhin shuma të mëdha në sistemin bankar për të inkurajuar kredidhënien. A besoni se është rruga e drejtë? RUBINI: Është rruga e drejtë, sepse bankave duhet t'u mundësohet kapital dhe likuiditet dhe kjo do të thotë që bankat apo sistemi financiar do të jetë pjesërisht dhe përkohësisht i shtetëzuar. Por për momentin nuk ka alternativë tjetër pasi bankat janë gati të paafta për të paguar. BBC: Por a sheh ai ndonjë shenjë që kjo gjë po funskionon? RUBINI: Ende jo. Bankat po e mbajnë të fshehur likuiditetin, ato janë të shqetësuar për partnerët, për dhënien e kredive. Humbjet tani po kalojnë nga kredive e këqija, tek kreditë e mira, tek kartat e kreditit, tek huatë studentore, tek huatë komerciale. Pra ato kanë nevojë për kapital shtesë për të përballuar humbjet që presin vitin e ardhshëm. Mekanizmi i dhënies së kredive është tërësist i ngrirë. Kjo krizë do të marrë kohë. Reçesioni në shkallë globale nuk mund të shmanget. Përfitimet nga lehtësimi i politikave financiare dhe monetare do të mund të shihen në 2010 ndoshta, por 2009 do të jetë një vit shumë i vështirë dhe i dhembshëm për ekonominë globale. Reçesioni më i rëndë që kemi parë prej 60 vjetësh. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Valon Kurtishi: Viti 2009 - një vështrim i shkurtër
» Engjëll Koliqi - Vjersha të 16-21 shtatorit 2009 - Poesie del 16-21 settembre 2009
» Engjëll Koliqi - POEZI TË 17 NËNTORIT 2009 - POESIE DEL 17 NOVEMBRE 2009
» Engjëll Koliqi - POEZI TË 4 DHJETORIT 2009 - POESIE DEL 4 DICEMBRE 2009
» Engjëll Koliqi: Vjershat e 24 gushtit 2009 - Le poesie del 24 di agosto 2009
» Engjëll Koliqi - Vjersha të 16-21 shtatorit 2009 - Poesie del 16-21 settembre 2009
» Engjëll Koliqi - POEZI TË 17 NËNTORIT 2009 - POESIE DEL 17 NOVEMBRE 2009
» Engjëll Koliqi - POEZI TË 4 DHJETORIT 2009 - POESIE DEL 4 DICEMBRE 2009
» Engjëll Koliqi: Vjershat e 24 gushtit 2009 - Le poesie del 24 di agosto 2009
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi