Milazim Kadriu: Reportazh nga fshatrat e Grykës së Llapit
Milazim Kadriu: Reportazh nga fshatrat e Grykës së Llapit
Përmendorja e heroit të rezistencës kombëtare Demë Ahmetit |
FSHATRAT E GRYKËS SË LLAPIT OFROJNË KUSHTE TË MIRA PËR ZHVILLIMIN E BLEGTORISË DHE TURIZMIT MALOR
Nga Milazim KADRIU
Në shumicën e fshatrave malore të rajonit të Llapit ka kohë që është zvogëluar dukshëm numri i banorëve. Madje në disa fshatra tani nuk frymon asnjë njeri dhe në to kanë mbetur vetëm kujtimet se aty jo shumë moti ka pas jetë. Fshatra të tilla që kanë mbetur plotësisht të boshatisura janë fshatrat Reqicë, Uglar, Përpellac, Muhazob, Rakinicë, Bllatë etj
Gjatë kohës së administrimit të dhunshëm serb në Kosovë dhe gjatë luftës së fundit shumë familje nga fshatrat e brezit kufitar duke ndjerë rrezikun që u kanosej kanë braktisur shtëpitë e tyre njëherë përkohësisht por që më pas nuk janë kthyer më. Shtëpitë dhe pasuria tjetër e këtyre familjeve ishte shkatërruar nga barbaria serbe dhe ua pamundësoi që atje të kthehen njerëzit por që edhe pas kësaj kohe atje nuk u kthyen sepse shumica nga ta kanë zgjedhur çështjen e banimit dhe tani janë bërë banor të qytetit apo të fshatrave më afër qytetit. Kështu një numër i madh i njerëzve ende kanë mendimin se në qytet jetohet më mirë dhe se më lehtë mund të vijnë deri tek punësimi.
Edhe në Grykën e Llapit ka shumë fshatra që janë boshatisur tërësisht apo kanë mbetur pak banorë në to mirëpo në këtë rajon shpresohet se më nuk do të ndodhin shpërngulje nga këtu e me të drejtë besohet se edhe shumë nga ata që janë larguar një ditë do të rikthehen sërish në vatrat e tyre stërgjyshore ngase do të përmirësohen kushtet për jetë më të mirë.
Në fshatrat që shtrihen në thellësi të Grykës së Llapit, përkatësisht në Grykën e Mavriqit dikur jetonin shumë familje dhe të cilët i bënin roje atdheut ngase të gjitha këto fshatra shtrihen në zonën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo për shkak të kushteve jo të mira për jetë bënë që tani disa nga këto fshatra të jenë plotësisht të boshatisura e në disa tjera kanë mbetur pak banorë.
Derisa më parë rrugën Kërpimeh - Pollatë duhej ta kaloje me vështirësi tani kjo rrugë kalohet lehtë dhe shumë shpejt ngase tash është e asfaltuar. Kjo njëherit ka bërë që të ndërpritet edhe migrimi nga kjo anë sepse rruga ishte ajo që më së shumti ndikoi në migrimin e popullatës thonë banorët e kësaj ane. Sikur të ishte kjo rrugë që është tani shumë nga bashkëvendësit tanë nuk do të migronin, por ata shpresojnë se një numër sish do të kthehen një ditë në Malësinë e Llapit ku shpresohet se në të ardhmen do të investohet në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë por edhe në turizmin malor ku ka kushte ideale për këtë punë. Nuk është më ajo rruga e dikurshme e ngushtë dhe jo e rrafshët por tani shumë më e gjerë dhe e asfaltuar dhe nuk janë më tatëpjetat e dikurshme dhe kthesat e shumta. Edhe ura mbi lumin aty ku bashkohet lumi Llap me lumin e Mavriqit në fshatin e Pollatës, është e mirë dhe nuk është rreziku se mund të bien ndokush në lum. Aty afër në Pollatë është edhe lapidari i ngritur që ruan kujtimin për betejat e shumta të zhvilluara në këto anë dhe për dëshmorët që ranë në këto beteja në mbrojtje të vendit. Ka kohë që kjo trevë ka pasur nevojë për një rrugë të tillë, por më në fund me kontributin e Qeverisë së Kosovës, kjo u bë realitet.
Në fshatin Pollatë ndahet rruga për Grykën e Mavriqit dhe tjetra për Grykën e rrjedhës së lumit Llap. Ne vazhduam rrugëtimin në degëzimin e djathtë të rrugës, përkatësisht nëpër grykën që prej Pollate të shpinte në Grykën e Mavriqit, përkatësisht në fshatrat Potok, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Uglar.
Avdullah Rama banor i kësaj treve thotë se numri i popullatës në këto fshatra që nga viti 1948 deri në vitin 1981 është rritur për 366 persona apo për 12 për qind, ndërsa numri i banorëve tani është shumë herë më i vogël se në vitin 1948. Kështu fshati Demahmet (Reqicë) në vitin 1948 ka pasur 188 banor me 17 ekonomi familjare ndërsa tani nuk ka asnjë banor. Reçica apo siç njihet në Llap Reçica e Demë Ahmetit, një luftëtari trim të kësaj ane i cili zhvilloi shumë luftëra kundër okupatorëve të këtij vendi. Në këtë fshat është ngritur përmendorja që ruan kujtimin për Demë Ahmetin dhe trimat tjerë të të gjitha gjeneratave që ranë në mbrojtje të atdheut në këto anë të brezit kufitar. Ky vendbanim ka një largësi rreth 25 km nga Podujeva. Këtu dikur jetonin familjet Jaha, Sinani, Shabani, Mehana etj. Këtu vërehen gjurmë arkeologjike si tulla, tjegulla , themele të shtëpive dhe varreza të vjetra siç është edhe ajo e Demë Ahmetit dhe familjes së tij. Kjo dëshmon për lashtësinë e këtij fshati. Përmendorja e heroit të rezistencës kombëtare Demë Ahmetit e cila simbolizon përkujtimin ndaj dëshmorëve nëpër tri etapa. Etapa e parë prej vitit 1797 deri në vitin 1832, që ishte koha e aktivitetit të Demë Ahmetit. Etapa e dytë ishte viti 1878, koha e Lidhjes së Prizrenit, që përkujtonte dëshmorët e asaj ane. Ndërsa etapa e tretë mban emrat dhe fotot e dëshmorëve të kombit të UÇK-së . Këtu jo rrallë vizitohet ky vend nga vizitor të ndryshëm dhe nxënës të shkollave të Llapit të cilët më për së afërmi shijojnë bukurit e këtij vendi dhe njihen me historikun e kësaj ane duke vizituar edhe përmendoren e cila hedh shtat bukur në këtë luginë. Për këtë është e nevojshme që institucionet lokale të parashohin që në këtë anë të bëjnë diç për zhvillimin e turizmit malor pasi që ehe rruga që nga fshati Pollatë deri në Reqicë është paraparë të asfaltohet në një të ardhme të afërt që do të ndikoi në ndaljen emigrimit të banorëve të fshatrave të kësaj ane si dhe kthimin e shumë nga ta jo vetëm gjatë ditëve të verës kur punojnë tokën e tyre. Ky migrim ka ndodhur për shkak të kushteve të vështira për jetë dhe mospërkujdesja institucionale ka sjell këtë gjendje thotë Rama. Ndërsa fshati Mavrishtë (Dvorishtë) më 1948 ka pas 331 banor me 50 ekonomi familjare kurse tani ka vetëm 113 me 16 ekonomi familjare. Fshati Lamaj (Potok) në vitin 1948 ka pas 118 banor me 25 ekonomi familjare ,tani ka vetëm 9 ekonomi familjare me 57 banor. Fshati Mavri (Sllatinë ) në vitin 1948 kishte 402 banor me 58 ekonomi familjare,kurse këtë vit ka vetëm 147 banor me 21 ekonomi familjare.
Në fshatin Mavri (Sllatinë) ekziston shkolla që është paralele e ndarë e shkollës "Shefki Lsatifi" të Pollatës. Sipas Ramës që njëherësh është mësimdhënës në këtë shkollë thotë se në vitin shkollor 1985/86 nga klasa e parë deri në klasën e tetë ka pas 103 nxënës,ndërsa në vitin shkollor 2008/09 mësimet në këtë shkollë i vijojnë vetëm 45 nënës që nga klasa e parë në të nëntën .Në zonën kufitare të fshatit Sllatinë janë themelet e një kalaje, e cila quhej "Gjyteti i Jerlive",afër kësaj kalaje gjendet rruga Llap – Toplicë. Në mes të këtij fshati janë "Varrezat e Mengjeve". Ndërsa në lartësinë e këtij fshati gjendet edhe lagja Uglar ku tani është plotësisht e pabanuar edhe pse deri në luftën e fundit këtu ka jetuar një familje që është në vijën kufitare .Këtu është edhe shkëmbi që e quajnë Kërshi i Uglarit,që shtrihet në anën veriore të Sllatinës. Ky lokalitet dikur ishte edhe si vendbanim në vete. Aty janë zhvilluar luftëra të shumta që nga lashtësia e deri në luftën e fundit ku këtu është vend strategjik dhe siç tregojnë të vjetrit ai i cili e ka zënë shkëmbin i pari e ka fituar betejën. Fshati Potok shtrihet në veriperëndim të Podujevës dhe i takon krahinës së Mavriqit e që përbëhet prej lagjeve: Islamajt, Tashevcët, Nezirajt dhe Ukajt. Është karakteristike se në këtë fshat është lagja e Tashevcve, që e ka marr emrin sipas banorëve që kanë ardhur në fshati Tashefc që tash është andej kufirit dhe që banorët e këtij fshati si edhe të shumë fshatrave tjera janë dëbuar me dhunë. Ata janë vendosur aty afër kufirit me shpresë se një ditë do të kthehen në fshatin e tyre por kjo ka mbetur vetëm dëshirë. Ata thonë se nga këtu e shohin fshatin e lindjes të parëve të tyre dhe se si shprehen ata varrezat e fshatit tani janë të mbuluara me pisha të cilat regjimi serb i kishte mbjellur për të humbur çdo gjurmë të banorëve të këtij fshati të shqiptarëve. Mustafë Abanzi që jeton në këtë fshat thotë se hall më i madh i tyre këtu është rruga e keqe, që edhe traktorët mezi kalojnë këtej,por edhe problem tjetër është largësia e shkollës për fëmijë. Për këtë shkak dy fëmijët e tij kanë kaluar moshën për shkollë, por nuk po mundin fëmijët ta përballojnë këtë largësi, e sidomos dimrit është shumë më keq" tha Mustafë Abazi. Ndërsa sa i përket gjendjes së sigurisë në fshat dhe familjarëve të tyre duke e ditur se jetojnë krejt afër kufirit me Serbinë, Abazi tha se "deri më tani nuk kemi pasur probleme. Pavarësisht se jemi afër kufirit ne kemi vendosur të qëndrojmë këtu në trojet tona stërgjyshore, por kërkojmë nga institucionet lokale të na e ndërtojnë rrugën e fshatit me një gjatësi prej 3.5 km. Abdullah Ramën duke folur për kushtet e vështira për jetesë në këtë pjesë të rajonit të Llapit është edhe ura mbi lumin që është në rrënim e sipër nga pesha e rëndë e automjeteve transportuese që zakonisht bartin dru. Po ashtu edhe rruga e jonë do të kishte nevojë për tu ndërtuar dhe asfaltuar, sepse ne jemi ata që po u qëndrojmë besnik trojeve tona stërgjyshore, duke mos i braktisur dhe lënë vendbanimet pa jetesë. Braktisja e vendbanimeve është një gjë shumë e keqe për shoqërinë në përgjithësi. Prandaj edhe institucionet duhet të bëjmë shumë më shumë për ne dhe ne duhet të jemi gjithmonë prioritet i tyre," tha Abdullah Rama. Të gjitha fshatrat që u cekën i takojnë brezit kufitar Kosovë-Serbi dhe se migrimi nga to është një dëshmi që institucionet lokale duhet të kenë parasysh dhe të ndërmarrin diç në këtë drejtim derisa nuk janë shpërngulur edhe këta banor që kanë mbet dhe që janë pa përkujdesjen e askujt.
Bukuritë e kësaj ane, me mundësitë e mëdha për kultivimin e blegtorisë dhe bujqësisë dhe në veçanti të turizmit malor, jep shpresë që këta banorë së shpejti do ta kenë një standard të avancuar të jetesës dhe kjo do të ndikonte në parandalimin e boshatisjes së këtyre fshatrave nga banorët, natyrisht se për këtë, edhe institucionet duhet të kenë përkujdesje maksimale. Ndërkaq sipas koordinatorit të komiteteve të fshatrave të KK të Podujevës Latif Mehmeti tash në disa fshatra të brezit kufitar nuk jeton asnjë njeri si në Përpellac, Reqicë, Muhazob,në Rakinicë jeton vetëm një familje,në Bllatë dy familje ndërsa në disa fshatra tjera ka pak familje. Sipas tij nga fshatrat e lokalitetit të Pollatës që shtrihen përgjatë brezit kufitar gjatë tri viteve të fundit kanë migruar rreth 50 familje. Ndërsa nga regjioni i Orllalnit kanë migruar 54 familje. Derisa familjet e regjionit të Orllanit janë vendosur në Prishtinë,Podujevë,Fushë Kosovë,Bardhosh e vend e tjera ato të regjionit të Pollatës janë vendosur kryesisht në fshatrat afër qendrës komunale dhe disa në qytetin e Podujevës. Mehmeti thotë se lëvizjet e këtyre familjeve nuk është për shkak të infrastrukturës, por ata shpresojnë në perspektiv në vendet ku vendosen më afër qendrës komunale. Lidhur me këtë Mehmeti na ofron një shembull ku nga fshati Obranqë që është afër qendrës komunale pas luftës 37 familje të këtij fshati kanë shkuar në shtetet perëndimore. Në komunën e Podujevës fshati që më së shumti ka qytetar të saj në botën jashtme është fshati Gërdofc që ka 317 veta në perëndim,ndërsa edhe përkundër infrastrukturës së mirë të fshatit edhe nga ky fshat që nga përfundimi i luftës kanë shkuar 319 veta. Sipas Mehmetit fshati Herticë që shtrihet në brezin kufitar Kosovë –Serbi është fshat që nuk ka pas lëvizje të mëdha gjatë kohës së luftës dhe pas saj. Në këtë fshat kanë filluar të realizohen shumë projekte të cilat bëjnë që banorët e këtushëm ta ndjejnë veten mirë dhe të sigurojnë ekzistencën e tyre. Në këtë fshat kujdes është duke ju kushtuar zhvillimit të bujqësisë ë dhe blegtorisë për çka kanë marr edhe ndihmë nga Qeveria e Austrisë ku janë ndihmuar fshatrat e Grykes së Pollatës dhe Orllanit si dhe lokalitetit të Kërpimehut.
Vlen të ceket se Qeveria e Tirolit për Komunën e Podujevës që nga viti 1999 ka ofruar ndihma në vlerën prej 2.2 milion euro në sferën e bujqësisë, blegtorisë e arsimit. Nga këto mjete materiale që janë dedikuar kryesisht në fshatrat e brezit kufitar janë dhuruar 250 krerë lopë, 43 traktorë për bujqësi, 93 makina bujqësore, janë ndërtuar 6 silose dhe 23 stalla të kafshëve ne Hërticë e Orllan, pastaj është ndërtuar shkolla më moderne në fshatin Pollatë dhe është ndihmuar edhe shkolla e Lupçit të Poshtëm me ngrohje qendrore dhe fushën sportive, si dhe janë dhuruar 35 vetura për komunën e 12 autobus për bartjen e udhëtarëve etj.
Fshatra te brezit kufitar |
Shkolla në fshatin Mavri (Sllatinë) |
Vendkalimi kufitar në Merdar |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi