Fuqitë bërthamore në mbarë botën
Faqja 1 e 1
Fuqitë bërthamore në mbarë botën
Fuqitë bërthamore në mbarë botën | ||||
Zoti Berisha mori një mbështetje në parim edhe nga një institucion i rëndësishëm ndërkombëtar. Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Srgjan Kerim tha në Tiranë se e drejta për zhvillimin energjitik është një e drejtë e vendeve në zhvillim siç është Shqipëria. Më poshtë i hedhim një vështrim politikave dhe prodhimit të energjisë bërthamore në disa vende të botës. SHTETET E BASHKUARA Shtetet e Bashkuara janë furnizuesit më të mëdhenj të energjisë bërthamore për qëllime komerciale. SHBA-ja ka më shumë se 100 centrale të liçensuara bërthamore. Në vitin 2006, këto centrale gjeneronin rreth 20% të prodhimit energjitik në vend, duke përmbushur 9% të nevojave të vendit me energji. FRANCA Franca ka më shumë se 50 centrale bërthamore që sigurojnë 79% të prodhimit energjitik. Këto centrale përmbushin pak më pak se gjysma e nevojave të vendit për energji. Franca është eksportuese e konsiderueshme e energjisë elektrike në vendet të tjera evropiane. Politikat për energjinë në Francë morën shkas nga kundërpërgjigjja ndaj krizës së naftës në vitet 70, kur qeveria vendosi të zhvillojë fuqinë bërthamore si një mjet për arritur sigurinë e energjisë. AUSTRALIA Australia nuk prodhon energji bërthamore. Planet për të shqyrtuar nëse vendi ka nevojë për të zhvilluar energji bërthamore u lanë pas dore kur Kevin Rudd, që ishte kundër idesë u zgjodh kryeministër i vendit në vitin 2007. KINA Kina ka 11 reaktorë bërthamorë, por nevojat në vend janë kaq të mëdha, sa kjo infrastrukturë në vitin 2005 përmbushte vetëm 1% të nevojave të vendit për energji. Qeveria planifikon të rrisë kapacitetin bërthamor. Pesë reaktorë të rinj por ndërtohen ndërkaq që pritet të fillojë ndërtimin e të tjerëve. INDIA Infrastruktura bërthamore siguronte vetëm 1% të konsumit kombëtar në vitin 2005, por parashikimet sugjerojnë se reaktorët bërthamorë mund të përmbushin më shumë nevojat e vendit me energji. Një marrëveshje e mbështetur nga SHBA-ja që i jep Indisë mundësi të shfrytëzojë teknologjinë dhe karburantet e huaja, është kundërshtuar brenda vendit prej atyre që mendojnë se kompromenton sovranitetin kombëtar. IRANI Irani aktualisht nuk prodhon energji bërthamore, por është duke ndërtuar një reaktor bërthamor në Bushehr me ndihmën e Rusisë. Për herë të parë Irani e planifikoi ndërtimin e reaktorit në vitin 1974. Plani u braktis pas revolucionit islamik në vitin 1979, por iu rikthye në vitin 1992. RUSIA Rusia hapi uzinën e parë bërthamore në vitin 1954. Zgjerimi i industrisë u ngadalësua pas katastrofës së Çernobilit. Reaktorët bërthamorë prodhonin në 2005 rreth 6% të energjisë që konsumohej. Industria po rritet përsëri dhe qeveria ka si qëllim që të prodhojë më shumë energji për eksport. GJERMANIA Vlerësohet se 12% e energjisë së konsumuar në vitin 2006 erdhi nga infrastruktura bërthamore. Megjithatë Gjermania planifikon t'i mbyllë të gjithë reaktorët deri në vitin 2020. Qeveria po investon në një tjetër burim energjie atë të erës, por ka shqetësime se vendimi mund ta çojë vendin drejt një krize në sektorin e energjisë. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi