Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albert Zholi: Ah! Beso,beso

Shko poshtë

Albert Zholi: Ah! Beso,beso Empty Albert Zholi: Ah! Beso,beso

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 07, 2009 1:09 am

Albert Zholi: Ah! Beso,beso U1_AlbertZholiAlbert Zholi

AH! BESO, BESO

Atë mbrëmbje ndjehesha më tepër se i lodhur. Kisha punuar në mbi 15 orë, sa mezi rrija në këmbë. Edhe dushi nuk më tjetërsoi ..Sa u shtriva të clodhesha, ndjeva cicërimën e telefonit.

-Jam Bedriu, vëllai i Besos ( Beso është një shoku im I shkollës). E pyeta për familjen, mos kishin ndonjë hall, se zëri I tijë e tregontye këtë.

-Po Besua i mori lekët?- pyeta unë përsëri, pasi u sigurova për shëndetin.

-Për këtë të mora, por nuk mund të bisedojmë dot në telefon, po të kesh mundësi eja nga shtëpia e të flasim gjatë – më erdhi zëri zvarrur...

U vesha dhe dola. Kur mbërrita para shtëpisë së tij, Bedriu më priste.

-Më mirë hyjmë në ndonjë lokal, se në shtëpi nuk mund të bisedojmë sic duhet!.

Nuk e kundërshtova. Porositëm nga një birrë.

-Beson e morën në polici –më thotë pas pak, duke psherëtitur

-Pse?

-Qëlloi pronarin me grusht/ Ti e di që kishte tetë muaj pa e paguar …Cdo ditë e gënjente, sa I plasin shpirtin …Dhe ia veshi me grusht, kur nuk donte të ndodhte ashtu. Unë s’mund ta ndihmoj në polici. Duhet një avokat, cështjet shqiptare zvarriten si në kalandrat greke, që thonë gazetarët. I premtova se do ta ndihmoja me sa të mundja. Duke ikur për në shtëpi e mendova gjatë hallin e Besos. Më të qetë se ai nuk kishte! Serioz në punë dhe serioz ndaj vetes. Po tani kishte përfunduar në birucat e policisë...Edhe shumë të tjetrë e kishin atë fat. Nga tetë muaj, një vit e më tepër, punonin nga 10-12 orë e pronarët tallen me djersën e tyre. Disa i spiunojnë tek policët dhe në lojën pronar –polic refugjatët shqiptarë jo vetëm mbeteshin pa para, por përfundonin nga birucat e policisë në Shqipëri...

Dhe Besua në polici priste ndonjë avokat...

Po avokatët ? Me sa dyer janë zyrat e tyre?!...

Ah, Beso, Beso!...

Athine 1999
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi